Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kandidati për president të SHBA-ve Xhon Keri pohon se populli i Kosovës duhet të vendosë vetë të ardhmen e tij

    Uashington, 12 gusht - Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokrati Xhon Keri pohon se populli i Kosovës duhet të vendosë vetë të ardhmen e tij dhe mënyrën se si do të qeverisen. Deklarata e z. Keri erdhi në një moment kritik. Ai e bën të qartë se dëshiron të shohë zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, se ai mbështet vetëvendosjen për popullin e Kosovës dhe se është i gatshëm të riangazhohet në këtë proces, ka thënë Ilir Zherka në një intervistë për "Zërin e Amerikës", i cili shërben si këshilltar në fushatën e senatorit Keri.
    Ai ka mohuar njoftimet se z. Keri ka bërë një deklaratë për pakicën greke në Shqipëri, duke shtuar se për këtë ka pasur njëfarë paqartësie dhe ka nënvizuar se Xhon Keri nuk ka bërë deklaratë mbi pakicën greke në Shqipëri.
    Zherka thotë se z. Keri ka mbështetur luftën për çlirimin e Kosovës dhe ka këshilltarë njerëz që janë miq të fuqishëm të shqiptaro-amerikanëve, si ish-sekretarja e Shtetit Medlin Ollbrajt dhe Xhejms Rubin. Riçard Hollbruk është gjithashtu shumë i angazhuar në këtë çështje. Natyrisht edhe gjenerali në pension Uesli Klark. "Mund ta mendoj se nëse Xhon Keri zgjidhet president, ne do të shikojmë një politikë amerikane shumë më të angazhuar në Ballkan dhe që mbështet zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës", ka thënë veç tjerash z. Zherka.


    Shumë mirë që u sqarua dhe doli dezinformim ajo deklarata për pakicën greke, dhe poashtu shumë e mirë deklarata për mbështetjen e vetvendosjes në çështjen e Kosovës. Keri dhe demokratët duken më mirë për çështjen tonë kombëtare por edhe për Amerikën në përgjithësi, duke pasur parasysh se ne kemi interesa të njëjta me ato të amerikanëve.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #42
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Intervista/ Flet Ilir Zherka, një nga hartuesit e deklaratës së fuqishme të senatorit Kerry për çështjet shqiptare në përgjithësi

    “John Kerry do të angazhohet në pavarësinë e Kosovës”


    Shaqir Salihu

    Këtu në Shtetet e Bashkuara mbeten më pak se tre muaj deri në zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe dy kandidatët kryesorë kanë ndërmarrë fushata në pjesë të ndryshme të vendit. Tradicionalisht, dhe kështu po ndodh edhe këtë herë, kandidatët synojnë të bëjnë për vete një kategori votuesish siç janë grupet e ndryshme etnike që jetojnë në Amerikë, midis tyre edhe shqiptarët. Senatori nga shteti Masstchusets John Kerry, tashmë ka bërë një deklaratë në mbështetje të vetëvendosjes për popullin e Kosovës. Administrata e presidentit Bush ka caktuar mesin e vitit 2005 si afat për të bërë një rishikim të gjendjes në Kosovë për hapjen e bisedimeve për statusin përfundimtar. Por, kolegu ynë intervistoi një nga shqiptaro-amerikanët që angazhohet në fushatat presidenciale, zotin Ilir Zherka, i cili së bashku me disa figura të tjera të komunitetit shqiptar, ndihmoi për hartimin e deklaratës së zotit Kerry. Zoti Zherka, i cili shërben si këshilltar për fushatën e senatorit Kerry, thotë se deklarata që ai bëri për çështjet shqiptare në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti, ishte mjaft e fuqishme. “Në këtë deklaratë thuheshin një numër gjërash shumë të rëndësishme. Në radhë të parë thuhej se John Kerry pranon faktin që shqiptarët janë ndër njerëzit më pro amerikanë në botë, dhe kjo është plotësisht e vërtetë. Ai pohon gjithashtu se populli i Kosovës duhet të vendosë vetë të ardhmen e tij dhe mënyrën se si do të qeveriset. Kjo është në kontrast të drejtpërdrejtë me deklaratën e kohëve të fundit të presidentit serb. Ka rëndësi fakti që deklarata e zotit Kerry erdhi në një moment kritik. Ai e bën të qartë se dëshiron të shohë zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, se ai mbështet vetëvendosjen për popullin e Kosovës dhe se është i gatshëm të riangazhohet në këtë proces”.
    Zherka mohoi njoftimet se zoti Kerry ka bërë një deklaratë mbi pakicën greke në Shqipëri. “Për këtë tha ai ka patur një farë paqartësie. Instituti amerikano-helenik i kishte kërkuar fushatës së zotit Kerry të bënte një deklaratë por kjo u refuzua. Pra John Kerry nuk ka bërë deklaratë mbi pakicën greke në Shqipëri”.
    Ai gjithashtu thotë se John Kerry ka qenë mbështetës i fortë i ndërhyrjes amerikane në Ballkan. “Ai mbështeti luftën për çlirimin e Kosovës dhe ka si këshilltarë njerëz që janë miq të fuqishëm të shqiptaro-amerikanëve si ish -sekretarja e shtetit Madeleine Albright dhe James Rubin. Richard Holbrooke gjithashtu është shumë i angazhuar në këtë çështje, dhe natyrisht edhe gjenerali në pension Wesley Clark. Pra mendoj se nëse John Kerry zgjidhet president, ne do të shikojmë një politikë amerikane shumë më të angazhuar në Ballkan dhe që mbështet zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës”.
    Seanca e dëshmive për Shqipërinë që u organizua muajin e kaluar nga Komisioni amerikan i Helsinkit tregoi qartë se Kongresi amerikan mund të ndikojë ndjeshëm në përpjekjet për t’i dhënë shtytje luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri si dhe për të sensibilizuar politikanët e të gjitha krahëve mbi rëndësinë që do të kenë zgjedhjet e ardhshme. Zoti Zherka mendon se në këtë drejtim mund të ndihmojë edhe komuniteti shqiptar, por në fund të fundit, thotë ai, përgjegjësia kryesore bie mbi vetë shqiptarët.
    “Mendoj se komuniteti shqiptar i Amerikës është i angazhuar shumë aktivisht për të ndihmuar në zgjidhjen e disa prej këtyre problemeve përmes Kongresit dhe Departamentit të Shtetit. Por në fund të fundit, janë vetë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri por kudo në Ballkan, janë ata drejtpërdrejt përgjegjës për të ardhmen e tyre. Pra, ajo që synojmë të bëjmë ne këtu në Amerikë është t’i inkurajojmë njerëzit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të angazhohen për të garantuar se qeveritë do t’u përgjigjen nevojave të popullit. Ky është edhe thelbi i demokracisë”. Zherka thotë se diaspora do të vazhdojë të luajë rolin e saj në Uashington, në Nju Jork dhe në OKB për të ndihmuar.



    12/08/2004

    Edhe njëherë shumë mirë që u sqarua/demantua ajo puna e deklaratës për pakicën greke, dhe poashtu edhe deklaratat për vetvendosjen e Kosovës, investimet në trojet shqiptare, të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, luginë të Preshevës, janë shumë të mira. Poashtu edhe për amerikanët Gjon Keri është shumë ma i mirë, dhe duhet dhe do të fitojë patjetër.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 12-08-2004 më 04:56
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Citim Postuar më parë nga edspace
    Kerri premton të rregullojë ekonominë, të pajtojë Amerikën me evropën, dhe të "shpëtojë" ushtarët Amerikanë nga lufta. Të gjitha këto janë gjëra të mira për Amerikën dhe Amerikanët por jo të gjitha janë të mira për interesat tona si Shqiptarë.

    Pajtimi i Amerikës me Evropën do të thotë që Evropa do luaj një rol më të madh në të ardhmen e Kosovës. Nuk kemi parë ndonjë të mirë nga Evropa dhe nuk duhet të presim tani. Interesi jonë është që çështja e Kosovës të zgjidhet nga vëndi që e filloi, Amerika. Kerri nuk mund të pajtohet me Evropën dhe në të njëjtën kohë të kërkojë pavarësinë e Kosovës, të paktën jo për vitin 2005 siç është parashikuar. Edhe pse Kosova mund të jetë një mundësi e mirë që Kerri të shpallë fitore për veprimet e tij, interesi i tij kryesor do jetë zgjidhja e problemeve brënda vëndit dhe çështjeve më të mëdha si Iraku dhe Afganistani.
    Kosova është çështje delikate për Evropën dhe Kerri nuk ka interes të ndeshet me Rusin, Serbin, Grekun, Francën dhe armiq të tjerë të Shqiptarëve.

    Nqs pavarësia e Kosovës ngelet në duart e Evropës, nuk është çudi që rajoni të trazohet në një luftë te re dhe për këte luftë do duhet përsëri një ndërhyrje ushtarake. Kerri po premton shpëtimin e ushtarëve Amerikanë dhe nuk do jetë i gatshëm të përdorë burimet Amerikane (financiare, ushtarake) për të bërë luftra si kundërshtari i tij, sidomos luftra që nuk sjellin ndonjë fitim për Amerikën.

    Arroganca e Bushit kundër vëndeve Evropiane është në favor të Shqiptarëve. Pas gjëndjes së vështirë në Afganistan dhe Irak, Bushi do dojë të shpallë fitore në Kosovë duke i dhënë pavarësinë Shqiptarëve. Kjo do jetë një mënyrë që ai të tregojë suksesin e politikës Amerikane. Mbështejta e Shqipërisë për luftën e Irakut, edhe pse e vogël, ka luajtur rol të madh për marrëdheniet midis Shqipërisë dhe Amerikës. Pavarësia e Kosovës mund të jetë një shpërblim nga Bushi për Shqipërinë.

    Amerika nuk ka ndonjë interes të madh në Ballkan dhe nqs varemi kaq shumë mbi presidentët, ka mundësi që Kosova të kthehet në lojë fati, siç është përmëndur edhe më lart. Diguardi ka qënë vetë politikan dhe e di si merren vendimet në Uashington. Prandaj nguron të përkrahë presidentët dhe lidhet drejtpërdrejt me kongresmenët dhe votat e tyre.
    Kerry tha qe ishte pro luftes n'Iraq mbasi qi tha se ishte kundra para se me thane se ishte pro, mbasi ishte kundra ate dite kur doli pro....
    Defend the second amendment

  4. #44
    Kerry e meriton , bravo
    !!!

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Çlirimi i Frymës
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  3. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •