Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 44
  1. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Tash pse Shqipëria nuk ka një politikë të mirëfilltë (ashtu siç e quani juve), nuk do të thotë se edhe shqiptaro-amerikanët nuk duhet ta kenë një politikë të mirëfilltë. Unë mendoj se edhe Shqipëria nuk ka politikë të keqe, bile përkundrazi është shumë e mirë në lidhje me raportet me SHBA-në dhe BE-në, por këto mund të jenë të një niveli shumë më të lartë dhe për këtë natyrisht që edhe Shqipëria duhet të punoj më shumë në këtë drejtim, e sidomos në drejtim të fokusimit më të madh në çështjet tona kombëtare.

    Klark që ka ndihmuar aq shumë fushatën e Kerrit, e deklaroi hapur para komunitetit shqiptaro-amerikan se ai do ta pranoj pavarësinë e Kosovës posa të vij në pushtet. Poashtu edhe një nga diplomatët më të mirë të demokratëve por edhe botëror do të thosha, Hollbruk e ka thënë këtë me qindra herë deri tani.
    Të dy këta patjetër se do të jenë në administratën e Kerrit, e poashtu edhe shumica e funksionarëve më të lartë të PD-së Amerikane kanë bërë të njëjtat premtime si këta dy.

    Bush apo administrata e tij, ka deklaruar se për çështjen e Kosovës, poqese përmbushen standardet deri në vitin 2005, atëherë më 2005 do të vendoset statusi përfundimtar i Kosovës dhe për këtë gjë ai ka thënë se do të shikohen të gjitha opcionet e mundshme të zgjidhjes së statusit, që dtth. edhe ribashkimin direkt me Shqipërinë.

    Edhe pse KKSHA përkrah dhe ka lidhje më shumë me demokratë (mos të harrojmë këtu se Klark, ka qenë një zyrtar i KKSHA-së deri vonë pastaj kemi Engell-in e shumë tjerë) nuk do të thotë se të gjithë shqiptaro-amerikanët përkrahin demokratët, sepse kemi LQSHA-në që është pothuajse aq e madhe dhe e fuqishme sa edhe KKSHA-ja, dhe që udhëhiqet nga një republikan shqiptar si Joe Dioguardi e që është edhe mik i shtëpisë i Bushit.

    Për marrëdhëniet diplomatike me Amerikën apo BE-në, këtu edhe njëherë po ta them se e keni gabim, sepse këtu nuk kemi të bëjmë me një ose këtë e ose atë, por këtu mund ti keshë të dyja ose asnjërën. Pamvarësisht divergjencave që herëpashere mund të kenë Amerika me BE-në, prapë këto dyja janë aq afër sa që dikush edhe nuk mund ta paramendoj. Ata shqiptarë që kanë atë lloj politike janë të dështuar. Sikur PS ashtu edhe PD, nuk kanë këtë lloj politike, kjo mund të dëshmohet edhe me luftën në Irak tani ku shumica e vendeve europiane nuk përkrahën Amerikën kurse edhe PS e edhe PD përkrahën, poashtu edhe me një ligj/marrëveshje (që tani harrova se cili ligj apo çfarë marrëveshje ishte) që shumica e vendeve europiane nuk e pranuan dhe nënshkruan atë lloj marrëveshje kurse Shqipëria e nënshkroi marrëveshjen. Pra, me një fjalë këtu kemi situatë ose edhe edhe, ose asnjërën. Mirëpo ne i kemi të dyjat aleate.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Intervista e Dioguardit dhënë VOA për fushatën

    E Shtune, 29 Maj 2004


    SHQIPTARET, KONTRIBUT PER ZGJEDHJET NE SHBA

    Z.DioGuardi, ju keni qene ligjvenes republikan. Si lobist qe punoni per ceshtjet shqiptare, si mendoni t'i kanalizoni energjite e shqiptareve ne fushaten e zgjedhjeve presidenciale?

    - Une jam aktualisht kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro -Amerikane. Kjo eshte nje organizate lobiste, e cila nuk ka ne baze te saj prirje partiake. Tani per tani, nuk mendoj se ne duhet t'i kanalizojme energjite dhe fondet e cmuara te shqiptaro-amerikaneve ne ndonjeren prej fushatave presidenciale. Ne Kosove, koha nuk pret dhe ne nuk mund te presim deri sa presidenti, cilido qe te jete vitin tjeter, te filloje temerret me ceshtjet e mprehta ekonomike dhe te sigurise me te cilat perballet Kosova sot, ku 70 per qind e popullates eshte e papune. Pikepamja ime dhe e keshillit te Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane eshte se ne duhet te bejme ate qe kemi bere ne te kaluaren. Duhet te punojme ne ato aspekte ku kemi patur sukses dhe konkretisht ne Kongresin amerikan. Na duhet te punojme si me republikanet edhe me demokratet ne Kongresin amerikan per te nxitur Departamentin e Shtetit per te ndryshuar politiken amerikane ne Ballkan sidomos per Kosoven. Ne e kemi bere kete per 15 vjet. Kemi punuar me lobin hebraik duke i shtyre demokratet dhe republikanet si senatoret Joseph Biden dhe Joseph Lieberman apo anetaret e Kongresit Tom Lantosh, Benjamin Gilman, Dana Rohrabaker dhe Henry Hyde. Ne patem sukses kur i beme thirrje presidentit Clinton per te bombarduar forcat e regjimit te Sllobodan Milloshevicit. Pra, ne e kuptojme se cilat jane ato gjera qe kane sukses. Ne nuk jemi nje komunitet i madh ketu ne Amerike prandaj duhet ta perqendrojme mire strategjine tone. Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane po punon me force per te garantuar se pavaresia per Kosoven do te jete ceshtja e pare ne rend te dites. Kete po e bejme me ane te nje rezolute te paraqitur ne Kongresin amerikan si dhe permes faqes sone ne internet, eee.aacl.com.

    Presidenti qe do te vije ne Shtepine e Bardhe do te jete ndoshta njeriu ne mandatin e te cilit do te vendosen gjera te rendesishme per statusin e Kosoves. Kam parasysh ne radhe te pare mesin e vitit 2005, kur sipas planit te komunitetit nderkombetar do te kete nje rishikim te standardeve per Kosoven. Si mendoni ju ta shfrytezoni kete rast?

    - E kam bere te qarte ne shume raste se ne nuk mund te presim deri ne vitin 2005. Une e di se cfare deshiron departamenti i shtetit dhe se cfare mendon Bashkimi Evropian nen ndikimin e Frances, Greqise dhe Rusise. Por ne duhet te tregohemi me te zgjuar. Ne duhet te pyesim veten se cfare kerkon Kosova sot, cfare kerkojne shqiptaret perreth Kosoves sot dhe kjo kerkese eshte percaktimi qysh tani i statusit perfundimtar. Une do te shkoj ne Kosove ne muajin shtator se bashku me disa ligjvenes te rendesishem dhe ne do te kemi rastin t'i themi presidentit Bush se nese ai kerkon mbeshtetjen e komunitetit shqiptar per t'u rizgjedhur, shqiptaret kerkojne vetem nje gje: pavaresine per Kosoven. Shpresoj se te gjithe shqiptaret do te bashkohen me organizaten tone, po ashtu si dhe anetare te senatit dhe te Dhomes se Perfaqesuesve per t'i bere thirrje Presidentit qe te perpiqet per pavaresine e menjehershme te Kosoves.

    Nga pervoja juaj e gjate ne punen me shqiptaret, sa aktive jane shqiptaro-amerikanet ne fushatat presidenciale?

    - Nga pervoja ime, komuniteti shqiptaro-amerikan gjithnje ka qene shume me aktiv ne fushatat per anetaret e Kongresit. Me miqte qe ne kemi patur ne te kaluaren dhe qe perseri i kemi, si senatoret Dole dhe Biden si dhe shume te tjere qofte ne te kaluaren apo sot, mund te them se 90 per qind e energjive tona jane perqendruar te Kongresi amerikan sepse kjo na ka dhene rezultat dhe prandaj une e kam perqendruar punen tek perpjekjet per t'u lidhur me te gjitha organizatat shqiptare ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Ballkan per te bindur Departamentin e Shtetit permes Kongresit amerikan qe t'i beje ndryshime poitikes se tij. Mendoj se ne te gjithe duhet te angazhohemi ne garen presidenciale dhe te votojme sipas bindjeve tona. Gara presidenciale do te jete shume e forte dhe ka ende kohe per te marre nje vendim.

    VOA





    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe njëherë i bëj thirrje moderatorëve ta heqin këtë temë nga këtu dhe ta dërgojnë në forumin e shtypit të ditës apo të çështjes kombëtare sepse kjo temë fare nuk përkon me problemet ndërkombëtare, kjo temë është në lidhje të drejtpërdrejtë me çështjet tona kombëtare e jo ndërkombëtare. Bile nuk e di se si mund të bëni një gabim të tillë, ktheni temën aty ku ishte ju lutem.


    Senatori Keri është i angazhuar për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës

    Uashington, 3 maj - Kosova është shembull i suksesit të një aleance të gjerë me pjesëmarrjen e Kombeve të Bashkuara dhe veçanërisht në NATO-s, që ndali spastrimin etnik atje dhe dëboi prej andej forcat shtypëse ushtarake dhe të sigurimit sërb. Në qoftë se zgjidhet President, senatori Keri do të zbatojë pikërisht atë model edhe në Irak, ku NATO-ja do të ishte një organizatë që do të garantonte sigurinë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar do të bashkëpunonte për të dhënë mbështetje politike dhe ekonomike në zhvillimin e Irakut, ka thënë Xhems Rubin, ish-zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.
    Rubin tha se senatori Keri ka bindjen se prania amerikane në rajonin e trazuar të Ballkanit duhet të vazhdojë.
    Lidhur me kohëzgjatjen e pranisë së trupave amerikane në Kosovë, Xhems Rubin tha se senatori Keri është kundër prirjeve të Pentagonit për të gjetur një justifikin që trupat të kthehen në Shtetet e Bashkuara.
    "Senatori Keri do të donte që trupat e NATO-s të qendrojnë në Kosovë për sa kohë që të jetë e nevojshme për vendosjen e stabilitetit, ndërtimin e institucioneve demokratike dhe integrimin me institucionet evropiane. Ai do që Shtetet e Bashkura të kenë rolin udhëheqës në realizimin e këtij objektivi, për të mos lejuar që problemet, të cilat vërehen tani në Ballkan të marrin përpjestime të gjera dhe të shndërohen në një konflikt të rëndë".
    Xhems Rubin tha se Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një sukses të madh në atë rajon dhe në asnjë mënyrë nuk duhet ta dëmtojnë atë duke u larguar para kohe nga Kosova. Lidhur me statusin përfundimtar, zoti Rubin tha se senatori Keri është i mendimit se Kosova duhet të ketë të drejtën të vetëvendosë dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të udhëheqin botën në zgjidhjen e statusit të saj përfundimtar. (Z.A.)


    Pra, Kosova do të ketë të drejtën e vetvendosjes që do të sjell ribashkimin direkt të Kosovës me Shqipërinë dhe SHBA-të do të udhëheqin botën që kjo e drejtë të zbatohet sa më parë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 03-06-2004 më 04:29
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #14
    Personalisht nuk me pelqen administrata akutuale amerikane, megjithate ky kanalizim ne fushaten zgjedhore amerikane i KKASH-se me duket hap i gabuar. Ceshtja e Kosoves nuk eshte loje bixhozi dhe jam shume dakord me ato qe ka thene z. DioGuard.

    StterollA

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22
    Dodoni, te kam thene shpesh, lexo me shume e shkruaj me pak per ceshtje qe ti as nuk i njeh dhe as i kupton, por perseri insiston se eshte ashtu sic thua ti, per ta ndryshuar qendrimin 2-3 muaj me vone.

    Interesat kombetare shqiptare dhe maredheniet me SHBA nuk ngrihen as mbi "parti" dhe as mbi "presidente", ngrihen mbi maredhenie historike dhe mbi interesa te perbashketa kombetare. Por edhe nese do ta anashkalonim kete fakt themeltar dhe do te niseshim nga interesa te ngushta politike, perseri KKSHA ka bere nje gabim te madh qe i eshte afruar kampit te Kerrit me ndermjetesimin e Wesly Clark. Arsyet per kete jane te shumta, por ajo qe DioGuardi e thote ne menyre indirekte me lart, po ta them une ne menyre direkte qe ta kuptosh ti e kushdo:

    1. Republikanet zoterojne gjithe kongresin amerikan perfshi ketu edhe presidence

    Pavaresisht se cili eshte rezultati i zgjedhjeve presidenciale, edhe nese humbin presidencen, pushteti legjislativ ne SHBA eshte ne duart e republikaneve dhe ka per te mbetur ne duart e tyre. Interesat tona kombetare nuk kanalizohen asnjehere nepermjet presidences, por nepermjet kongresit pasi eshte kongresi qe ofron rezoluta dhe vendime per presidentin ti firmosi.

    Me kete veprim qe KKSHA ndermori, beri qe republikanet ne kongres apo ne administrate te mos kene ndonje simpati te vecante dhe te mos i kushtojne ndonje vemendje te madhe KKSHA dhe qendrimeve te saj. I mbylli dyert e kongresit dhe presidences amerikane me duart e saj, pasi jane njerez pa intuite politike qe ndermarrin qendrime sa individuale dhe emocionale. Ishte gabim qe mbeshteten Wes Clark ne fushaten e tij, eshte gabim akoma me i madh qe mbeshtesin Kerrin. Duhet te qendronin neutrale dhe duhet ta linin ne doren e cdo shqiptaro-amerikane qe te votonte ate kandidat qe ai pelqente.

    Shanset qe Kerry te fitoje jane 30% pasi nese demokratet do te ishin aq konfidente sa hiqen neper ekrane televizionesh, nuk do te linin Kerri apo Dean te konkurronte, Al Gore nuk do te zgjidhte qe te mos konkuronte perseri dhe Hilary Klinton nuk do te priste 2008 per te hedhur kandidaturen e saj. Kerry mund te gezoje nje mbeshtetje te madhe ne rradhet e demokrateve qe urrejne Bush, por gezon nje mbeshtetje minimale nga familja Klinton dhe Al Gore te cilet nuk presin dhe nuk duan qe Kerry te fitoje ne nentor.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #16
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Së pari, Amerika udhëhiqet nga presidenca, senati dhe kongresi. Në shumicën absolute të rasteve kemi presidentin që merr nismën për pothuajse gjithçka ndodh me çështjet politike, ekonomike etj. në Amerikë, kurse kongresi pastaj në shumicën e rasteve vetëm aprovon këto nisma të presidentit. Për këtë kemi shembuj të vazhdueshëm nga politika amerikane si tani me Bushin në presidencë ashtu edhe me Klintonin kur ishte në presidencë.

    Kerri për tani është duke udhëhequr në fushatën për presidentë me disa përqind sipas Gallup dhe atë për të paktën dy përqind. Për më shumë mund të shtypni vegzën e mëposhtme dhe të shihni 30 përqindshin tuaj të Kerrit. http://www.usatoday.com/news/politic...todaypolls.htm


    Senati është duke u udhëhequr nga Demokratët 19 me 15 kurse Kongresi nga republikanët 229 me 205 por sivjet kemi zgjedhjet edhe në këto dhe shumë lehtë mund të ndryshoj struktura e tyre. Edhe pse politika e kongresit nuk është sikur në Shqipëri e në shumë vende tjera ku gjithçka vendos partia dhe nuk ka pamvarësi të deputetëve në marrjen e vendimeve. Këtu pothuajse gjithmonë jemi dëshmitar të votimeve të përziera kur edhe pse një bill mund të dorëzohet nga demokratët mund të ketë më shumë republikanë që e votojnë atë se demokratë dhe e kundërta. Pra, gjithmonë votimet janë aq të përziera sa që asnjëherë nuk mund ta dish në bazë të votimeve se nga cila parti ishte ai/ajo kongresmen/e që e hodhi billin në votë.


    Edhe unë e thashë më lartë se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane (me të dyja partitë) janë të shkëlqyera edhe pse mund dhe duhet të ngrihen në nivele më të larta.

    Unë nuk mendoj se KKSHA ka bërë gabim fare, sepse tekefundit shqiptaro-amerikanët do të votojnë ata politikanë që angazhohen më shumë për zgjidhjen e problemeve të tyre, e kontributet e demokratëve për çështjet tona kombëtare në të kaluarën dhe premtimet e tyre tani janë me shumë më shumë interes për ne, përderisa Bush nuk ndryshon asgjë në ditët e ardhshme. Kjo përndryshe duhet të nxit Bush dhe administratën e tij që po deshi të rifitoi edhe këto vota të shqiptaro-amerikanëve duhet të angazhohet një çikë më shumë edhe në çështjet tona kombëtare. Kjo për fushatën presidenciale kurse edhe për kongresmenë do të jetë e njëjta gjë për seicilin veç e veç. Këtë gjë edhe Dioguardi e tha më lartë, ne do të shohim fushatën në vazhdim dhe ata që premtojnë dhe ofrojnë angazhim më të madh në çështjet tona kombëtare do ti votojmë.

    Kurse juve Albo që po jepni këshilla, po të jini ashtu i mençur siç po pretendoni këtu do ta kishit lënë këtë temë aty ku ishte, tek forumi i shtypit të ditës apo te çështja kombëtare e nuk do ta sillnit këtu tek forumi ndërkombëtar. Aq i lartë është kapaciteti juaj intelektual saqë ky problem ju duket ndërkombëtar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 05-06-2004 më 04:18
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #17
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Mos harro aracinoven se cfar beri bushi& cheney me condolezen.....Megjithate une jam i mendimit se s`ka cfare te pritet me...Kuptohet kjo strategji...shtyje-shtyje por s`ka pse te vazhdoje sepse eshte kohe e cuar dem...keshtuqe une do mbeshtes kerrin e elemente te tjere qe duan ti japin dumin dhe shpejtesi punes....Kosova ka nevoje per fishekzjarre vitin e ardhshem dhe jo sterhollim retorikash....Persa i perket ribashkimit me duket se eshte utopi me kallepet e politikaneve qe shqiperia ka...
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    vazhdojne gomarlleqet e shqiptareve edhe ne Amerike.

    Shqiptaret kete here sado antipati te kene per Bushin duhet te votojne per te.
    Dhe kjo per shume arsye.

    Se pari Bushi e ka mbeshtetur jo pak shqiperine ne tentativat e saj integruese, sidomos ato ne NATO. Shqiperia e ndihmoi drejtpersedrejti Bushin me trupa dhe shancet jane qe administrata e tij te ndjeje nje detyrim me te drejtperdrejte per ta ndihmuar shqiperine sesa nje administrate tjeter qe nuk simpatizohet me luften e Bushit.

    Se dyti, Shqiperise nuk i intereson nje adminitrate amerikane qe i jep me shume fuqi dhe kopetenca shteteve te tjere si Franca, Rusia, etj etj duke lene mbas dore shqiperine. Qeveria amerikane sot nuk ka punen shume mire me Europen dhe kjo sikur i le asaj me shume kohe dhe energji per tu angazhuar ne miqesi te tjera. Me tej Bushi akuzohet vazhdimisht si njeri qe perfaqeson interesat e klasave te pasura. Per te zbutur kete imazh ai mund te ndermare, ashtu sic ka bere, shume fushata ndihmash ndaj miqeve te tij te vegjel e te varfer per ti treguar botes shqirtin e tij social.

    Por me e rendesishmja eshte se Kerry eshte kunder ekportimit te vendeve te punes nga amerika. Vetem nje injorant nuk e kupton se kjo shqiperise nuk i intereson. Nqs shqiperia kerkon te zhvillohet dhe te thithe investime te huaja, Kerry do ta bej kete shume te veshtire.

    Pra edhe nje here, shqiptaret nuk dine te marrin vendime te mencura dhe qe i sherbejne interesit te tyre. Ne akoma marrim vendime te ndikuara nga vizioni i ngushte i inatit personale apo emocionet negative qe kemi per karakterin e ketij apo atij individi, dhe kurre nuk jemi treguar te mencur duke pare pamjen me te madhe.

    Ne nuk na kercet dhe nuk duhet te na kercase se cfare mendon bota per Bushin. As duhet te na kercase ne se cfare ben Bushi ne arabi. Ata qe e shajne apo nuk kooperojne me ameriken ose mund tia ofrojne vetes nje luks te tille, ose i kane thene mendjes "ik pir_dhu". Ne nuk kemi asnje nga keto.

    Une nuk kam asgje me Kerry-n perkundrazi e simpatizoj ate, por politika e tij nuk puqet me interesat tona, te pakten deri tani me cfare ka thene.

  9. #19
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Bushi paska mbeshtetur Shqiperine? E ke degjuar ti gje Allbright-in bashke me Kerrin cfare thane per prioritetet e Demokrateve ? ... apo ke degjuar cthote Tos Nano per pergezimet kalimtare te liderave te ndryshem qe kane vene prioritete te tjera ne ket bote(hapje konfliktesh dhe jo zgjidhje konfliktesh).
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Thirrje e WHITE ROSE.org ne favor te Bush junior

    20.07.2004

    Organizata antifashiste the WR u bene thirrje te gjithe shqiptareve qe jane shtetas Amerikan
    te votojne per Presidentin Bush ne zgjedhjet e ardhshme te nentorit.Org. WR e sheh zgjedhjen perseri
    ne Shtepine e Bardhe te George W.Bush si nje domosdoshmeri per te ardhmen e Shqiperise dhe te Kosoves.
    WR eshte nje org.antifashiste qe ka per qellim mbrojtjen e interesave me te larta te kombit shqiptar ne kushtet e rrezikut te asimilimit te tij nga manjatet financiar gjerman,italian dhe greker.

    Are you too an Albanian patriot? Do you love Albania?

    Forget Cerry!
    Choose the best alternative!
    Vote for Bush!

    ************************************************** *************************************************

    Amerike yll i Lirise,
    Krenaria e njerrezimit
    Vend bujar i Bardhesise
    Vllazerise dhe Guximit -Author Wittstar
    Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 20-07-2004 më 10:31

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çlirimi i Frymës
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  3. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •