Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Shqiptaro-Amerikanët në ndihmë Kerrit

    Në Nju Jork, shqiptarët grumbullojnë fonde për kandidatin për president Xhon Keri

    Nju Jork, 27 maj - Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ka zhvilluar në Nju Jork një darkë për të mbështetur fushatën e kandidatit demokrat Xhon Keri. Në darkë merrnin pjesë një numër politikanësh të njohur amerikanë.
    Një numër politikanësh, të njohur si përkrahës të shqiptarëve, ishin ftuar për të marrë pjesë, ndër ta gjenerali në pension Uesli Klark, ligjvënësi Eliot Engel dhe ambasadori Riçard Hollbruk.
    "Ndjehem mjaft i nderuar nga përkrahja që shqiptaro-amerikanët më dhanë mua, kur vura kandidaturë për zgjedhjet presidenciale. Siç e dini, kur u largova nga gara, shpreha përkrahjen time për John Kerrin. Ne do ta ndihmojmë Xhon Kerin të bëhet presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara", tha gjenerali në pension.
    Ligjvënësi Eliot Engel, mik i shqiptarëve dhe një ndër anëtarët më aktivë të Kongresit amerikan për çështjet e shqiptarëve, theksoi se ndjen kënaqësi të madhe nga puna në të mirë të kombit shqiptar. Ai u kujtoi të pranishmëve vendimin e presidentit Klinton për të ndërhyrë në mbrojtje të shqiptarëve në vitin 1999. Ambasadori Hollbruk e cilësoi veprimtarinë si një mundësi tjetër për të bërë më shumë për popullin shqiptar. Ai i bëri thirje komunitetit shqiptaro-amerikan për të tërhequr sa më shumë njerëz në mbështetje të zotit Keri.
    "Kjo administratë nuk ka bërë asgjë dhe nuk do të bëjë asgjë nëse fiton një mandat të dytë. Isha në Prishtinë, Beograd dhe Sarajevë në tetor, dhe theksova se Serbia ka përpara një rast historik për të zgjedhur ose Evropën ose Kosovën. Nëse vendosin të zgjedhin Kosovën, do të përfundojnë duarbosh, pasi nuk do ta kenë as Kosovën. Por administrata e presidentit Bush nuk ka bërë asgjë. Bazuar në biseda private që kam patur, Presidenti Bush do të tërhiqet nga Kosova, sapo t'i jepet mundësia. Xhon Keri nuk do t'i lërë gjërat në këtë pikë, por do të veprojë", tha zoti Hollbruk.
    Shqiptaro-amerikanët që morën pjesë u përpoqën të tërhiqnin vemendjen e zotit Keri për çështjet shqiptare. Dhe ata e dinë se për këtë do t'u duhet të përdorin kontributin e tyre financiar. Ndërsa politikanët e ftuar angazhojnë vetëm kohën e tyre për veprimtari të tilla, të gjithë pjesëmarrësit e tjerë duhej të paguanin një minimum prej 1 mijë dollarësh për të marrë pjesë. Fondet e grumbulluara i dërgohen ekipit të zotit Kerry për të financuar fushatën. (Z.A.)

    Patjetër duhet të fitoj Kerri sepse Bush pothuajse nuk bëri asgjë për shqiptarët.
    Meqenëse Kerr është nga Bostoni, tani duhet të vihen në punë shqiptaro-amerikanët e Bostonit sepse shumë prej tyre kanë edhe të hyra e të dala me Kerrin, me aq sa kam dëgjuar unë.

    Partia Demokratike e ka dëshmuar veten ndaj ne shqiptarëve duke pasur parasysh kontributin që ka dhënë për çështjet tona kombëtare.

    Mendoj se fitorja e Kerr dhe e Partisë Demokratike është e sigurtë sepse edhe për Amerikën e për të gjithë do të jetë më mirë.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22
    Qe nje grup shqiptaro-amerikanesh te mbeshtesin nje kandidat apo nje tjeter ne zgjedhjet presidenciale, eshte mese e drejte dhe e pranueshme. Por te aludosh se gjithe shqiptaro-amerikanet mbeshtesin Kerrin apo ca me keq, se Kerry e demokratet mbeshtesin interesat tona kombetare, eshte nje gabim trashanik qe behet nga njerez jo te ndergjegjshem mbi politikat e SHBA ndaj rajonit te Evropes Juglindore dhe ndaj shqiptareve ne pergjithesi.

    Do te shkruaj nje artikull mbi fushaten presidenciale dhe si ajo ndikon ne interesat tona kombetare dhe me gjere.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Te shkretet Shqiptare nuk e kane kuptuar akoma ekonomine e politikes. Te gjitha shoqatat e tjera etnike marin fonde nga Partite Politike ti reklamojne dhe ti mbeshtesin ato, ne bejme te kunderten e ngreme fonde per to.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un sdi ndonje shoqate etnike te marri fonde nga partite. Partite financohen nga keto njerez, dhe hapi qe kane bere Shqiptaret tregon qe jane nje komunitet i fuqishem dhe i pasur qe te nderrmare akte te tilla, qe pak etni ne amerike jane ne gjendje te bejn. Mos harrojm se Amerika ka shpenzuar biliona dollare vetem per luften ne Kosove.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Qe nje grup shqiptaro-amerikanesh te mbeshtesin nje kandidat apo nje tjeter ne zgjedhjet presidenciale, eshte mese e drejte dhe e pranueshme. Por te aludosh se gjithe shqiptaro-amerikanet mbeshtesin Kerrin apo ca me keq, se Kerry e demokratet mbeshtesin interesat tona kombetare, eshte nje gabim trashanik qe behet nga njerez jo te ndergjegjshem mbi politikat e SHBA ndaj rajonit te Evropes Juglindore dhe ndaj shqiptareve ne pergjithesi.

    Do te shkruaj nje artikull mbi fushaten presidenciale dhe si ajo ndikon ne interesat tona kombetare dhe me gjere.

    Albo

    KKSHA mendoj unë, nuk është një grup shqiptaro-amerikanësh por përfaqëson shumicën e shqiptaro-amerikanëve, si një ndër organizatat më të fuqishme shqiptaro-amerikane së bashku me LQSHA-në e Dioguardit. Në KKSHA e kemi gjithë elitën e shqiptaro-amerikanëve duke filluar nga nobelisti Ferid Murati, biznesmenët si Anthony Athanasi, Riçard Lluka, Ekrem Bardha, Tush Nikolla e shumë të tjerë shkencëtar, avokat e biznesmen shumë të njohur në SHBA dhe më të njohurit nga shqiptaro-amerikanët.
    Domethënë aludimi se shqiptaro-amerikanët mbështesin Kerrin është më se i drejtë në këtë rast kur shumica e tyre po e mbështet Kerrin, e kemi fjalën për tani-për-tani.

    Bush dhe Partia Republikane gjatë gjithë këtyre katër viteve të tyre në pushtet pothuajse nuk ka bërë gjë për shqiptarët. Bush nuk ishte asnjëherë në Shqipëri, në Kosovë ishte njëherë dhe injoroi totalisht gjithë politikanët e u takua vetëm me trupat amerikane atje. Në Shqipëri e dërgoi njëherë Kolin Powell-in dhe atë vetëm për një vizitë sa për sy e faqe. Në Kosovë e dërgoi disa herë atë Grosman-in vetëm për të rikonfirmuar atë politikë standarde para statusit që na u ka bërë bozë të gjithëve tani më, nga përdorimi aq i shpeshtë i kësaj fjalie nga politikanët e huaj. Ka pasur disa investime aty-këtu, por edhe ato janë bërë nga kompanitë private amerikane që nuk janë dërguar nga Bush por kanë ardhur me nisma të veta private.
    Deri tani as Bush dhe as asnjë nga administrata e tij nuk është duke ju premtuar asgjë shqiptarëve as në lidhje me çështjen kombëtare e as në çështjet ekonomike etj. Tash-për-tash e dijmë që Bush dhe administrata e tij pothuajse nuk janë të interesuar fare për shqiptarët, dhe i gjithë fokusi i tyre është vetëm në Lindje të Mesme.

    Kurse po të shikojmë kontributet e Partisë Demokratike gjatë kohës që ishte ajo në pushtet, për çështjen tonë kombëtare, për çështjet ekonomike e shikuar nga çfarëdo aspekt janë aq të shumta sa që do të më merrte orë të tëra t'i listoja të gjitha këtu.
    Poashtu edhe premtimet e tyre se shqiptarët do të jenë prioritet i politikës së tyre, e veçmas çështja kombëtare, pastaj afërsia e tyre me Shqiptarët si në atdhe ashtu edhe me ata në Amerikë, janë shumë domethënëse për ne dhe shumë me interes që ti përkrahim dhe mbështesim ata. Vetëm gjatë këtyre viteve që PD nuk ishte në pushtet, Klinton ishte dy herë në Prishtinë edhe atë edhe për vizita private, ashtu edhe Ollbright, Hollbruk, Clark e shumë e shumë tjerë nga Partia Demokratike.
    Pra, deri tani Partia Demokratike e ka dëshmuar veten që është shumë më afër nesh dhe poashtu edhe premtimet i kemi nga shumica absolute e funksionarëve të saj kryesor, prandaj edhe përkrahja jonë do të jetë për Partinë Demokratike dhe Kerrin për president. Përveç nëse Bush dhe administrata e tij, me të vërtetë ndërron kursin e politikës së tij dhe na ofron shumë më shumë se Partia Demokratike, gjë që mua më duket se është shumë e vështirë të ndodh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 28-05-2004 më 01:49
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Bushi u gjet ne nje ambient politik shume te acaruar dodon. Menyra se si ai hypi eshte ende enigmatike, dhe dihet qe eshte bere president pa shumicen e popullsise, megjithate te arrish deri aty sa te thuash se kemi nje mbeshtetje demokrate eshte pak si e nxituar them une. Nese Politika Amerikane keto 8 vjet te Clintonit ka qene pro ceshtjes Shqiptare, ka qene sepse edhe rrethanat ishin te tilla qe Evropa e la Serbine te kryente gjenocide ne Bosnje. U perdor e njejta Politik si me Hitlerin, "lere te haj, vetem ne mos na shqetesoj". Fakti eshte qe edhe ne Kosove nuk shqetesoi njeri qe u fut, pervec Amerikes, qe e pa se kapaku po mbushej tashme, dhe se influenca Ruso-Serbe po merrte hov shum te madh ne nje Ballkan qe vetem luftera po shef cdo 3 vjet.

    Pra nuk e di nese ky "rreshtim" i joni si Shqiptaro-Amerikan eshte shume i dobishem, jemi ende komunitet i ri, dihet pak per Shqiptaret(ne fakt keta as ne harte se dime nga bie Shqiperia), por ama kerkohet shume per ta dhe kane filluar publikime te ndryshme per kombin tone, si dhe nje interesim i pergjithshem i akademive ne bote per gjuhen, kulturen etj. Megjithate prap nuk ke nje "identitet" tendin ketu, nuk ke ndonje afinitet me politiken Amerikane qe te besh kalime te tilla. Do ishte mire te kishte marredhenie sa me te mira te Politikes Shqiptare me ate Amerikane, ashtu sic ka dhe Angleze me Amerikane, por jo qe nje shoqate te kaloj totalisht ne suport te Demokrateve, aq me teper nese kjo eshte Shoqata kryesore.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ky qenka problem ndërkombëtar për Albon!!!

    Cyclo, këtu jemi duke diskutuar për këto kokrrat e minimum 700-800 mijë shqiptaro-amerikanëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Amerikë e jo për politikën shqiptare ndaj Amerikës. Këta dikujt do tia japin ato kokrra e sipas të gjitha gjasave shumica do ti shkojnë Kerrit dhe demokratëve për arsyet e lartpërmendura, poqese Bush dhe administrata e tij nuk ndryshon asgjë.
    Të gjithë në Amerikë e në Europë e dijnë se shqiptarët janë një ndër popujt më pro-amerikan. Poashtu edhe në Amerikë edhe pse thashë se Bush nuk ka bërë pothuajse asgjë për ne, nuk e thashë se Bush dhe administrata e tij ka qenë kundër nesh, kjo nuk është e vërtetë aspak por çfarë thashë unë ishte se nga demokratët kemi pasur më shumë angazhime dhe kontribute në çështjet tona e edhe premtime për më shumë angazhime.
    Ardhja e Kerrit në pushtet do të sjell edhe Hollbrukun, Klarkun e shumë tjerë dhe disa nga premtimet e tyre për angazhimet e tyre në çështjet tona kombëtare i ke në postin e parë të kësaj teme, prandaj të themi se kemi premtime nga demokratët nuk është e nxituar aspak. Lexoje edhe njëherë postin e parë sepse duket se nuk e paske lexuar fare.



    PS: Ata amerikanë që nuk e dijnë se ku biem ne në hartë, nuk e dijnë këtë punë as për anglezët,gjermanët, italianët e françezët, kurse ata që dijnë për këto vende e dijnë edhe për ne. Edhe shqiptarë ke sa të duash që nuk e dijnë se ku i bie Amerika në hartë. Pastaj nuk ka amerikan nga New Yorku, Bostoni, Detroiti, Çikago e shumë qytete tjera amerikane me komunitete të mëdha shqiptare që nuk dijnë për shqiptarët, shumë prej tyre më flasin edhe fjalë shqip kur i takoj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 28-05-2004 më 20:10
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Dodon, me duket se nuk e paske kuptuar mire mesazhin tim.
    Them se nje rreshtim i joni eshte gabim. Mirepo per momentin nuk ke cte besh tjeter, pasi ne Shqiperi me Fatos Nanon nuk mund te kesh politike te qendrueshme qe te krijosh keto marredhenje, pasi vete Amerika nuk do te merret me njerez qe kane qene ne burg dhe po e bejne popullin te vuaj jashtmase. Nesje, problemi qendron se ky rreshtim eshte gabim, pasi eshte nje rreshtim i nje grupi njerezish qe per momentin mund te mendohet se raprezenton dhe shumicen e Shqiptareve te diaspores.

    Po te kishe shtet, do ishte ndryshe puna, pasi do kishe marredhenie te mira dipllomatike ne rradhe te pare. Un sot e kesaj dite mendoj se Shqiperia me Ameriken nuk kane ndonjefare marredhenie shteterore me njera tjetren. Shqiperia per gjith keto vjet ka ngelur si eksperiment qe asnje nuk do qe te vej dore direkt e te na ndihmoj. Pra po i referohem investimeve.

    Un si hap e pergezoj, po do ishte me mire qe ne te kemi marredhenie diplomatike solide sesa rreshtime te tilla, aq me teper kur per ne nuk dihet shume etj etj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Cyclo, ne nuk jemi duke diskutuar për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA por për kokrrat e shqiptaro-amerikanëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

    Edhe unë pajtohem se marrëdhëniet bilaterale Shqipëri-SHBA mund të jenë në nivele shumë më të larta se tani, por kjo është një çështje tjetër dhe në vete.
    Për këtë shumë lehtë mund të jetë shkak Nano. Por kjo edhe njëherë është çështje më vete, dhe marrëdhëniet Shqipëri-SHBA duhet të jenë në nivele më të larta pamvarësisht se kush është në pushtet tek ne dhe mvaret nga SHBA poaq sa mvaret edhe nga Shqipëria. Poashtu edhe Nano mendoj që do të jetë në pushtet vetëm deri në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, edhe pse edhe Berisha pothuajse nuk është më i mirë se ai fare. Mendoj se largimi i këtyre dyve nga politika dhe ardhja e disa të tjerëve me interesat shqiptare në prioritet të punës së tyre është më se e domosdoshme për interesin tonë më të mirë. Dhe të tillë ka sa të duash si në PS ashtu edhe në PD e në shoqërinë civile.

    Kokrrat e shqiptaro-amerikanëve normalisht se do të shkojnë tek ai kandidat që ofron më shumë për interesat e tyre, kjo është shumë normale. Juve vet personalisht a do t'ia jepnit kokrrën tuaj një kandidati që të ofron më shumë apo më pak? Siç e dijmë, të gjithë do i jepnin kokrrën atij që ofron më shumë, e edhe ju ashtu, e edhe unë, e edhe të gjithë.
    Prandaj, edhe deklarimi i hapur i shumicës shqiptaro-amerikane pro Kerrit dhe PD-së në zgjedhjet presidenciale është një gjë më tepër se normale, poqese nuk ndryshon asgjë në ditët e ardhshme, pra poqese Bush nuk ndryshon asgjë në ditët e ardhshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 28-05-2004 më 23:07
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Dodon, po pra ate po them, pikerisht sepse nuk kemi marredhenie te niveleve te larta bilaterale, kjo lloj gjeje me duket e nxituar mua, sepse ka tendencen qe te gjithe Shqiptaret anohen tek demokratet bie fjala, nderkohe nqs marredheniet me Shtetin Amerikan do ishin shume me te mira atehere keto lloj interesash mund te manovroheshin dhe me mire per nje imazh sa me te qarte te interesave tona, por kur kjo gje behet pa patur nje politike te mirfillte me Shqiperine me duket e nxituar.

    Vetem ne rastin se Amerika merr persiper te nderhyj vete ne politiken Shqiptare, te arrij pershpejtimin e pavaresise se Kosoves etj, vetem atehere ke garanci. Por te japesh leke per nje parti kshu vetem se nje ex demokrat na ka mbrojt me duket pak si e nxituar, sepse sic thashe ne Shqiperi politiken e ben Nano dhe jo Shqiptaret e Amerikes. Pra Kerri duhet te bej me te vertete cudira qe te marri ne dorezim politiken Shqiptare. Mirepo do kesh me plot njerez kundra kesaj gjeje, pasi shofin Evropen si "rruge shpetimi". Kshu qe un nuk them se garantohet ndonje gje, aq me teper ne rastin se Bushi fiton perseri zgjedhjet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çlirimi i Frymës
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  3. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •