Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Arbëreshët në Itali

    E Enjte, 27 Maj 2004


    MOISIU TAKOHET ME PERFAQESUES TE KOMUNITETIT ARBERESH NE ITALI

    Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, priti dje ne mesdite perfaqesues te komunitetit arberesh ne Itali, te shoqeruar nga ambasadori Ianuci. Presidenti Moisiu shprehu mirenjohjen per perpjekjet e bera nga komuniteti arberesh ne ruajtjen e transmetimin e vlerave shpirterore prej pese shekujsh, per rolin e tyre si ure e forte komunikimi mes dy vendeve tona, duke evidentuar njekohesisht humanizmin e qytetarine e popullit italian, qe krijon hapesira per zhvillim e krijim komuniteteve, shembull edhe per popujt ballkanike. Me admirim te vecante Moisiu, i cili vitin e kaluar vizitoi krahinat arbereshe ne Italine e Jugut, u shpreh per punen shkencore te katedres se gjuhes shqipe ne Universitetin e Kozences, per perpunimin artistik te repertorit muzikor arberesh, per ruajtjen e vlerave etnografike, etj. Keto vlera krahas atyre bashkekohore, te mirepritura nga publiku artdashes italian, kane ndikuar ne permiresimin e imazhit te shqiptareve, te demtuar padrejtesisht nga elemente te papergjegjshem. Presidenti Moisiu theksoi mbeshtetjen italiane ne rrugen per integrimin e vendit tone ne strukturat europiane e euroatlantike. Kryetari i Komunes se Piana deli Albanezi, Gaetano Karamano, vuri ne dukje se vizita ne komunat arbereshe e Presidentit Moisiu i dha nje shtytje punes per "vleresimin e rrenjve tona", sikurse u shpreh ai, dhe shtimit te perpjekjeve per te pergatitur realizimin e nje komunikimi mes te rinjve arberesh dhe atyre shqiptare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Katër vëllime kuruar nga Damiano Guagliardi

    Një enciklopedi për arbëreshët e Kalabrisë


    Shekulli

    Janë katër vëllime me mbi njëmijë faqe secila. Një enciklopedi e vërtetë mbi komunitetin arbëresh të Kalabrisë, kuruar prej arbëreshit Damiano Guagliardi. Kjo enciklopedi, e cila bazohet në traditat dhe kulturën e abëreshëve të provincës së Kozencës, është prezantuar disa ditë më parë në Rexho Kalabria. Në këtë enciklopedi, tentohet të thuret një narracion historik, i cili e merr zanafillën që në vendosjen dhe krijimin e grupimeve të para shqiptare në Kalabri, gjendjen aktuale të traditave të tyre kulturore, zhvillimi kulturor dhe intelektual arbëresh, etj. Për krijimin e kësaj enciklopedie është shfrytëzuar një material i bollshëm prej 1300 titujsh, mbi arbëreshët, të cilët kanë përfunduar në Kalabri, duke filluar prej shek.XV. “Komuniteti shqiptar i shpërndarë në 30 qendra urbane, me një popullsi rezidente më të madhe se 50 mijë banorë, sot është një prej urave më të çmuara mes Evropës dhe vendeve ballkanike”, - ka thënë Guagliardi, duke shtuar se pas takimit të Selanikut të 8 shtatorit, gjatë të cilit, Këshilli Evropian, është shprehur në favor të dialogut me vendet ballkanike dhe shqiptarët e Kalabrisë mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këtë çështje. “Në këtë kontekst, kjo enciklopedi do të luajë një rol shumë të rëndësishëm”, - është shprehur Guagliardi.




    01/06/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema të Ngjashme

  1. Arbëreshët e Italisë - Këngët dhe traditat
    Nga shigjeta në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 14-08-2013, 21:36
  2. Arbëreshët në Shqipëri për Skënderbeun
    Nga Hyllien në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 02:02
  3. Arbëreshët dhe Contessa Entellina
    Nga ILIRI I MADH në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-02-2006, 10:01
  4. Arbëria dhe arbëreshët
    Nga Shpend Bengu në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-01-2006, 16:28
  5. Arbereshet, Katolike te stilit Bizantin.
    Nga angeldust në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-03-2003, 05:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •