PRISHTINË
Punëtorët e Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës paralajmëruan se do ta ndërprejnë punën, nëse nuk anulohet vendimi për përdorimin e “swift” kodit të Serbisë e Malit të Zi në bankat kosovare. Ndërprerja e punës në BPK nënkupton bllokim të sistemit bankar në Kosovë. Ndërkohë, qeveria e Kosovës ka kërkuar edhe njëherë nga drejtuesit ndërkombëtar të Autoritetit Bankar dhe të Pagesave që të anulojnë këtë kontratë. Nga ana tjetër një zëdhënës i UNMIK_ut Kris Litier, tha se ky kod përdoret për shkak se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe nuk ka të drejtë të ketë kodin e saj.
marrë nga europa e lirë
Këtij Kris Litierit i duhet treguar se Kosova edhe nëse nuk është shtet i pavarur dhe nuk ka të drejtë të ketë kodin e saj, Kosova as Serbi nuk është, kështu që nuk ka askush të drejtë që tia imponoj swift kodin e një shteti që shqiptarët atje mezi e hoqën qafe. Nëse Kosova nuk ka të drejtë të ketë kodin e saj atëherë le të përdor kodin e Shqipërisë që do ta pranojnë 90 përqind e popullsisë atje, sepse edhe është pjesë e Shqipërisë. Serbia më jo të drejtën e swift kodit por nuk ka asnjë të drejtë mbi Kosovën.
Krijoni Kontakt