Faqja 21 - BOTE & RAJON Gazeta Shqiptare
Maj 29, 2004


UASHINGTONI KERKON EKSTRADIMIN

Arrestohet në Londër kleriku radikal Abu Hamza


--------------------------------------------------------------------------------

Nga Londra
Muhamed Veliu


Kleriku ekstremist islamik Abu Hamza i cili predikonte në Londër haptas bindjet e tij anti-amerikane është arrestuar dje në një operacion policor të ndërrmarrë nga policia londineze të mbështetur nga një elitë speciale e luftës kundër terrorizmit.
Arrestimi i kryer në orën tre të mëngjesit, në shtëpinë ku banonte sheiku 47 vjeçar është bërë për llogari të drejtësisë amerikane e cila e ka hartuar një dosje me 11 akuza kundër tij. Nëse akuzat amerikane do të provohet atëherë Hamza një ish-veteran i luftës së Afganistanit kundër rusëve mund të dënohet me vdekje. Menjëherë pas arrestimit Hamza është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në jug të Londrës, Belmarsh nga ku ju kanë komunikuar akuzat, njëra prej tyre për organizmin e një kampi stërvitor në Oregon si dhe për lidhje me Al-Qaidën e Osama Bin-Ladenit. Në një konferencë për shtyp në New York kryepro-kurori i përgjithshëm John Ashcroft konfirmoi arrestimin e tij, kjo ndodhi në të njëjtën kohë kur Hamza u paraqit në një gjykatë speciale para gjykatësit Timothy Ëorkman, në të cilën ju komunikuan akuzat amerikane. Kryeprokurori Ashcroft i tha gazetarëve se Hamza do të përballet me akuza të tjera për konspiracion, marrje pengjesh, si dhe mbajtje pengjesh, për sulmin e ndodhur në Jemen në 1998 ku vdiqën katër nga pengjet. Ai gjithashtu është akuzuar për dhënie ndihme organizatave terroriste "në veçanti Al-Qaidës" shtoi Ashcroft. Por akuzat më të madha që rëndojnë mbi të sipas amerikanëve janë ndërtimi i në kampi stërvitor për "Jihad" në Bly të Oregonit në 1999, si dhe tentative për të ndërtuar të tilla kampe në Afganistan. Për momentin është mësuar se hetuesit amerikanë posedojë përgjime bisedash telefonike që lidhin Hamzën me pengmarrësit në Jemen. Sipas ligjit amerikan një krim i tillë dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjera akuza në dosjen e Hamza mbartin dënime deri në 100 vjet. Sekretari i brendshëm anglez David Blunkett në lidhje me arrestimin u shpreh se Hamza duhet ti hiqet nënshtetësia angleze dhe të dërgohet në Jemen.


Lidhje në Shqipëri
Në një konferencë shtypi menjëherë mbas faljes së namazit të së premtes muajin e kaluar, i rrethuar nga gazetarë të CNN, BBC dhe "Sky Neës", Abu-Hamza u është përgjigjur gazetarëve në lidhje me bindjet e tij antiperëndimore. Në fund të kësaj konference kleriku me origjinë egjiptiane i është përgjigur prerë pyetjes së "Gazetës Shqiptare", nëse ai dhe grupi i tij radikal në Londër kanë lidhje me muslimanë shqiptarë me bindje ekstremiste. "E di që ata janë mbështetësit e mi dhe më duan, unë nuk i di emrat e tyre, por një ditë unë do të bëj që qeveria juaj të ndryshojë, mos u shqetësoni për këtë, do të ndodhë". Kjo ishte deklarata e dalë nga goja e Abu-Hamzës, i cili, sipas autoriteve të shërbimeve sekrete angleze dhe amerikane, është një ndër njerëzit aktiv të Al-Qaedës në Europë.