Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 55
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Eqerem Grori, babai i Arbenit pėrgėnjeshtron deklaratėn e Nanos pėr Benzin e blinduar

    Babai i Grorit: Nuk i kam dhuruar, as shitur benz Berishės

    “Nuk i kam dhuruar, as shitur dhe as dhėnė nė pėrdorim Berishės njė makinė tipit Benz apo tė njė lloji tjetėr”

    Lindita Ēela

    TIRANE- “Nuk kam asnjė lidhje me liderin e Partisė Demokratike Sali Berisha”. Kėshtu ka deklaruar dje Eqerem Grori, babai i Arben Grorit pėr gazetėn “Shekulli” pas deklaratės sė bėrė dy ditė mė parė nga kryeministri Fatos Nano. Gjatė seancės parlamentare sė mocionit ndaj tij Nano ka shtruar pyetjen kompromentuese ndaj Berishės pėr njė lidhje me Arben Grorin i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm. “A ka lidhje Sali Berisha me njė autoveturė “Mercedes Benz” tė blinduar qė ka qenė pronė e Arben Grorit, i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm dhe Elvis Gjetės i dėnuar me shtatė vjet burg pėr drogė nė Itali”,- ka thėnė kryeministri gjatė seancės parlamentare. Ndėrkohė qė lideri demokrat ka preferuar tė mos i pėrgjigjet kėsaj pyetjeje tė kryeministrit, prindėrit e Arben Grorit kanė treguar dje tė vėrtetėn e Benzit tė blinduar.
    “Nuk i kam dhuruar, as shitur dhe as dhėnė nė pėrdorim Berishės njė makinė tipit Benz apo tė njė lloji tjetėr”,-thotė Eqerem Grori pasi ka dėgjuar qė nė Parlament ėshtė pėrmendur emri i tė birit nga kryeministri Fatos Nano. Eqeremi pohon faktin se ka patur nė pronėsi njė Benz tė blinduar, por qė ky fakt nuk ka asnjė lidhje me Berishėn. Sipas tij jo vetėm qė lideri demokrat nuk disponon kėtė Benz por deri nė momentin qė makina ka patur si pronar Grorin nuk ka patur asnjė tentativė tė Berishės pėr tė disponuar Benzin e blinduar. Pasi ka dėgjuar aludimin e kryeministrit pėr njė lidhje ndėrmjet djalit tė tij dhe Berishės, Eqeremi ka pėrgėnjeshtruar dje pėr gazetėn “Shekulli” thėniet e kryeministrit duke vėnė nė dispozicion edhe dokumentet e pronėsisė sė makinės sė blinduar, qė tashmė ka pronar tjetėr.
    Pronarėt e Benzit tė blinduar
    Eqerem Grori thotė se Benzin e blinduar ia ka blerė nė vitin 1998 nė Holandė Gėzim Kondit kundrejt njė vlere prej 50 mijė markash. Pėr tė vėrtetuar kėtė Eqeremi tė vė nė dispozicion edhe kontratėn e shitjes ku janė tė pėrcaktuar edhe tė dhėnat teknike tė Benzit tė blinduar. Mė 20 shkurt tė vitit 1998 shtetasi austriak H. Velma i shet nė Holandė makinėn e tij tip Benz me numėr shasie WDB126039 1A 263641 Gėzim Kondit. Pas pesė muajsh pėrdorimi tė makinės Gėzimi vendos t’ia shesė atė kundrejt 50 mijė markave gjermane, Eqerem Grorit. Eqremi thotė se e ka pėrdorur kėtė makinė deri nė dhjetor tė 2002 kohė nė tė cilėn vendos ta shesė makinėn e tij. Kundrejt njė shume prej 21 mijė eurosh, pronar i ri i makinės sė pėrfolur nga kryeministri Nano bėhet Vasillaq Jani, pėrfaqėsues i shoqėrisė “ALFA S.A”. Edhe pėr kėtė akt shitje tė makinės sė tij, Grori vė nė dispozicion aktin e shitjes duke vėrtetuar kėshtu se makina e blinduar dhe familja e tij nuk kanė asnjė lidhje me liderin e opozitės. I revoltuar nga ajo qė ka dėgjuar nė Parlament, ku sėrish i biri i tij kthehet nė qendėr tė vėmendjes pas dėnimit tė marrė nga gjykatat italiane, Eqeremi pėrgėnjeshtron ēdo aludim jo vetėm tė kryeministrit, por edhe tė personave tė tjerė tė njė lidhjeje tė mundshme me drejtuesit e Partisė Demokratike.


    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #32
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Nano: A ka lidhje Berisha me Benzin e Artur Grorit?


    “Inspektoriati i Deklarimit tė Pasurive duhet t’u japė pėrgjigje disa pyetjeve: A ka lidhje Sali Berisha me njė autoveturė “Mercedes Benz” tė blinduar qė ka qenė pronė e Arben Grorit (tė dėnuar me burg tė pėrjetshėm pėr vrasje) dhe Elvis Gjetės (tė dėnuar me 7 vjet burg pėr drogė nė Itali)”. Ka qenė kjo pika e fortė e kundėsulmit tė Nanos pėr akuzat e Berishės para dy ditėsh nė Kuvend gjatė debatit pėr deklarimin e pasurisė sė kryeministrit. Pėrveē kėsaj pyetje Nano dje ka pėrsėritur tė njėjtat gjėra pėr liderin e PD-sė. “E ftoj Sali Berishėn tė vetėdeklarojė sa ka pėrfituar vetė dhe sa ka pėrfituar klani i tij nė 5 vjet privatizime abuzive kur kishit pushtetin. Kujtoj se me vendim tė regjimit tė z.Berisha, dosjet dokumentare tė kėtyre privatizimeve janė asgjėsuar nė mėnyrė periodike vit pas viti. Sali Berisha duhet tė pėrgjigjet pėr fatet e 1 miliard dollarėve ndihma e kredi qė mori nga vendet partnere kur regjimi i tij qeveriste Shqipėrinė, pasi trashėgim na la vetėm 5 km rrugė. Sali Berisha duhet tė pėrgjigjet pėr kontrabandėn e naftės dhe cigareve nė favor tė regjimit tė Milosheviēit duke thyer embargon e NATO-s dhe aleatėve strategjikė tė Shqipėrisė nė favor tė kriminelėve tė kėrkuar nga drejtėsia ndėrkombėtare. Ai duhet tė tregojė se sa para tė pista dhe tė pėrgjakura shkuan nė xhepat e tij dhe sa nė xhepat e klanit tė tij kriminal. Sali Berisha duhet tė tregojė se sa para ka marrė nga bosėt e piramidave qė nuk i arrestoi dhe nuk u bllokonte pasuritė pėr njė vlerė prej 1.2 miliard dollarė qė i kishin grabitur qytetarėve shqiptarė”,-tha Nano.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  3. #33
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nano:

    Pėr pasurinė tregova tė vėrtetėn

    Kryeministri hedh poshtė akuzat e opozitės pėr pėrfitime tė paligjshme dhe deklarim tė rremė tė pasurisė qė zotėron, sė bashku me bashkėshorten. Familja Nano ėshtė pronare e njė apartamenti 260 metėr katror dhe njė "Mercedes"-i, ndėrsa Xhoana Nano ka aktivitet biznesi nė transport dhe turizėm. Reagon Berisha: "Kryeministri gėnjen"

    Nga korrespodenti ynė:

    Elton METAJ (Tiranė)

    Kryeministri shqiptar Fatos Nano hodhi poshtė tė ketė pėrfituar nė mėnyrė tė paligjshme financime apo fonde dhe u shpreh se ka bėrė njė deklarim tė vėrtetė tė pasurisė qė zotėron. Gjatė njė seance parlamentare lidhur me deklarimin e pasurisė, Nano tha se akuzat ndaj tij pėr abuzime ishin pjesė e njė strategjie tė nisur nė korrik tė vitit 1993, kohė nė tė cilėn ai u burgos.

    "Nga verifikimi dhe kontrolli i ushtruar rezulton, se tė dhėnat e paraqitura nė deklaratėn e subjekteve (Fatos dhe Xhoana Nano) gjejnė vėrtetim nė dokumentat e organeve pėrkatėse, dokumenta tė cilat janė administruar nė dosjen e kontrollit", u shpreh Nano, duke cituar njė raport tė Inspektoriatit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive.

    "Nė pėrfundim tė kėtij kontrolli tė Inspektoriatit rezulton se ėshtė i vėrtetė deklarimi qė Fatos Nano dhe bashkėshortja e tij Xhoana jetojnė nė njė apartament prej 260 metra katror, tė blerė me paratė e burgut tė Berishės, zotėrojnė njė autoveturė tė tipit "Mercedes Benz" tė dhuruar nė vitin 2001 nga "Auto Star Albania", me pronar zotin Basri Ruka, qė nuk kemi nė pronėsi asnjė helikopter apo target", u shpreh Kryeministri para deputetėve. Ai shtoi se me paratė e burgut tė Berishės i ka dhuruar pjesėn e tij tė pronėsisė nė njė shtėpi djalit tė tij Sokol Nano, pas divorcit me bashkėshorten e parė.

    Nga verifikimet rezulton se bashkėshortja e Kryeministrit e ka nisur aktivitetin sipėrmarrės nė fushat e transportit dhe turizmit qė nė vitin 1999, pėrpara se tė martohej me Kryeministrin e Shqipėrisė. "Ky aktivitet, siē edhe vėrtetohet nga dosja e krijuar nga Inspektoriati i Lartė i Verifikimit tė Pasurive, ėshtė tėrėsisht ligjor dhe transparent pėrballė institucioneve, ligjeve dhe rregullave tė shtetit dhe pra "Xhoikopter" apo "Xhoitravel" nuk ka nė pronėsi asnjė helikopter, por vetėm nė pėrdorim me qera", sqaroi Kryeministri.

    Ai tha se e gjithė zhurma e ndėrtuar ndaj tij dhe familjes sė tij "pėr mashtrime me apartamentin, autoveturėn, me para tė pastra apo tė pista, tė deklaruara dhe tė padeklaruara, me helikopterė, avionė apo tragete ėshtė pjesė e njė montature shpifjesh tė cilat kanė nisur nė vitin '91, qė u zyrtarizuan nė vitin '93 duke mė dėnuar me 12 vjet burg pėr tė vazhduar pa ndėrprerje deri mė sot".

    "Regjimi i Berishės, - u shpreh Nano, - mė arrestoi nė korrik tė vitit '93 me akuzėn e shpėrdorimit tė ndihmave italiane nė bashkėpunim me Kompaninė Levante&Co dhe pėr llogari tė qeveritarėve tė atėhershėm italianė, apo marrėzira tė tjera. Tani historia e tė ashtuquajturės vjedhje ėshtė e njohur nga tė gjithė dhe unė nuk kam asnjė dėshirė t'I rikthehem".

    Mė tej, shefi i qeverisė tha se pasuria e tij mė e madhe dhe mė e ēmuar dhe e hipotekuar nė sytė e tė gjithėve ėshtė Sali Berisha, "ky i disekuilibruar amoral". Gjithashtu, Nano akuzoi disa nga deputetėt e opozitės pėr pėrfitime tė paligjshme financiare. Ndėrsa vetė Berisha e cilėsoi Nanon mashtrues dhe vjedhės tė miliona dollarėve.

    PASURITE E OPOZITES

    Akuzat e Nanos pėr:

    Sali Berishėn
    A ka lidhje Sali Berisha me njė autoveturė "Mercedes Benz" tė blinduar qė ka qenė pronė e Arben Grorit (tė dėnuar me burg tė pėrjetshėm pėr vrasje) dhe Elvis Gjetės (tė dėnuar me 7 vjet burg pėr drogė nė Itali).

    Pjetėr Abnorin
    A ėshtė e ligjshme dhe morale, qė Pjetėr Arbnori ka hipotekuar nė emėr tė tė birit 13 vjeēar 3 apartamente nė plazhin e Kavajės nė zonėn kadastrale 2291 dhe me vlera respektive prej 950 mijė, 1 milion dhe 1.5 milion lekė? Pse kėto pasuri nuk janė nė emėr tė vetė z.Arbnori siē janė deklaruar 3 autoveturat e tij, kur ky i fundit ka pėrfituar tė ardhura nga burgu dhe shitja e librave? Pse zotit Arbnori dhe shumė zyrtarėve apo deputetėve tė PD u lejohet t'iu falin autovetura, ndėrsa zotit Nano jo?

    Jozefina Topallin
    A ėshtė korrekte nė deklarimin e saj zonja Topalli? Kush ėshtė statusi i saj i pronėsisė mbi:

    Dhomėn e Tregėtisė Shkodėr, ndėrtuar nga shteti dhe privatizuar prej saj (Topallit) nė kohėn kur PD ishte nė pushtet, Ish-kinemanė verore, Shtypshkronjėn "Migjeni".
    Tė kontrollohen regjistrat e pasurive nė Shkodėr pėr:
    Truall 1007 m katror pėrfituar me vendim gjykate,
    Ndėrtesė 604 m katror pėrfituar me vendim tė
    Komisionit tė Kthimit tė Pronave,
    Ndėrtesė 48 m katror pėrfituar nga AKP,
    Truall 436 metra katror pėrfituar me vendim gjykate.
    Shtėpi banimi 2 copė me sipėrfaqe trualli 910 metra katror dhe sipėrfaqė ndėrtese 474 metra kėtrorė me numėr hipoteke 231, datė 17.10 2003.

    Tė verifikohet nėse apartamenti i zonjės Topalli I deklaruar nė formular ėshtė legal apo ndėrtim pa leje, pasi nuk figuron i regjistruar nė hipotekė. Gjithashtu zonja Topalli duhet tė deklarojė nėse ka pėrfitime financiare nga trajtimi ndihmave humanitare me tė cilat merret familja e saj, apo nga qeratė qė pėrfitojnė prej fondacioneve bamirėse (ish-kinemaja verore)?

    Besnik Mustafajn
    Ai rezulton pronar i 984 metra katror apartamente nė 4 banesa dhe i 6 mijė metra katrorė truall, nga tė cilat vetėm 2 mijė metra katror janė kthim prone nė fshatrat e Tiranės! - Ju kujtoj se ai ėshtė nga Tropoja - Kėrkoj tė verifikohet saktėsia e deklarimit tė tij tė pasurisė dhe e burimit tė pėrfitimit, pasi prona qė ai pretendon nė deklaratė (apartament prej 108 metra katror, i blerė dhe i zgjeruar pa leje ndėrtimi) nuk figuron e regjistruar nė hipotekė.

    Muhamet Ukperajn
    Nuk e ka tė regjistruar banesėn e deklaruar prej 110 m katror nė rrugėn "Komuna e Parisit", tė cilėn e ka pėrfituar me kredi nga shteti. Gjithashtu, ai zotėron njė autoveturė "Mercedes Benz" tė regjistruar, si tė falur, por tė deklaruar si tė blerė.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #34
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Sepse PD dhe Berisha eshte e paafte dhe teper inkompetente per te paraqitur zgjidhje dhe rrugedalje te problemeve reale te shqiptareve, deri tani ajo vetem ka preferuar ta ktheje luften politike ne lufte personale ndaj Nanos.

    Te gjithe shqiptaret e dine shume mire qe morali i Nanos eshte morali i cdo politikani modern ne bote. Morali i Berluskonit, i Andreotit, i Klintonit, i Cheney-t apo edhe i vet Bush-it, te gjithe te akuzuar kush me shume e kush me pak per genjeshtra, per hajduteri, imoralitet apo korrupsion.

    Te gjithe shqiptaret e dine se zgjidhja e halleve te tyre nuk eshte vertetimi i Benz-it apo apartamentit te Nanos, dhe as marrja neper goje e jetes se tij private apo i asaj te gruas se tij, por ajo e alternativave integruese, progresiste dhe konkuruese me ato te Nanos.

    Por PD eshte e paate per kete. Ajo eshte e mbushur me njerez te paafte, me njerez anadollake dhe medioker.
    PD dhe Berishen rralle here e shikon te angazhohet me kaq vrull, apo te kerkoje me pasion zbatimin e projekteve dhe strategjive alternative ekonomike qe i sjellin shqiptareve me shume pune, uje, drita dhe mireqenie. Ajo nuk ka asgje te tille, ajo eshte shterp, eunuke dhe nuk pjell ide te tilla. Asaj i mungon axhenda dhe largpamesia.

    Si perfundim e mberthyer ne mjerimin e shterpesise se vet, ajo kerkon shpetim tek jeta private e Nanos, tek vlerat morale, apo karakteri i individit, qe ajo e degjeneroi dhe e korruptoi me keq se kurre gjate pushtetit te saj.

    E vet Nano kurre nuk eshte marre me jeten private te kundershtareve te tij. Asnjehere nuk i ka marre ai ata ne goje. Vete Nano gjithmone flet per projekte, per zgjidhjet qe ka, sido qe te jene ato, gjithmone i kerkon bashkpunim PD dhe Berishes per zgjidhjen e problemeve.

    Po kur shqiptaret shikojne se ku dhe si eshte fokusuar konflikti politik shqiptar, kur shikojne se PD nuk do te flase per zgjidhjen e halleve te tyre, per projekte apo plane me te mira, me te begata dhe progresiste, sigurisht qe ata plogeshtohen, deshperohen dhe nuk votojne.

    Ne shqiperi askush nuk eshte i interesuar te ngreje grupe paralamentare dhe te harxhoje miliona ne hetime per makina apo apartamente. Ne shqiperi te gjithe pranojne qe nje kryeminister te jete i rehatuar ekonomikisht, ashtu sic kerkojne qe tashme fokusi i jetes politike te kryeministrit dhe politikes ne pergjithesi te jene hallet e tyre, rruget, investimet, jeta me e mire.

    Duke i lene menjane keto probleme, dhe duke i konsideruar ato si pa lidhje me qellimin e tyre politik, PD dhe Berisha vazhdon politiken e tyre anadollako-bajraktare me nje mentalitet personalo-hakmarres, ashtu sic i shohim ata ti kercenojne gjithmone qeveritaret.

    Cfare te mednojne shqiptaret kur Berisha u ofron lufte personale me Nanon, cfare te mendojne shqiptaret kur shikojne se si PD dhe Berisha zihen ne parlament duke kercenuar Nanon se kur te vijne ata ne pushtet ai nuk do gjeje strehim politik vecse ne Afrike, apo kur ministri me i suksesshem i rendit deri me sot i thuhet se do ti behet fytyra si sholle kepuce. Cfare te mendojne shqiptaret per kete opozite me keto alternativa? Zoti na shpetofte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 21-07-2004 mė 23:50

  5. #35
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Po cna krahason ti njerez qe kane ne terezi vendet e tyre me Shqiperine. Duhet te pundohet ne Shqiperi ore mik e jot e shkoj kryeministri e te tall menderen me popullin. Ti me krahason moralet mua, sje Kennet Starr mer daj qe te shofi allatet e Clintonit edhe tja fillosh dhe ti me ato te Nanos.

    Sa per Nanon dhe jeten private mjafton te shofesh ato xhevairat qe dolen parvjet tek mbledhja e PS... qe u kenaq gjith bota me idiotesite e parlametenareve inkopetent Shqiptare.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Nano, mashtrime tė sinqerta?


    Andrea Stefani

    Duan t“i bėjnė njerėzit tė pranojnė qė marrja nga kryeministri i dhuratave qindramijė dollarėshe, qenkėrka njė dukuri normale! Dhe normale e bėkėrka edhe fakti qė kryeministri i deklaron gjėra tė tilla, publikisht...

    ...Kjo sfidė, ky sulm i hapur -prandaj edhe i pacipė - kundėr moralit tė shtetit, ėshtė njė nga rreziqet mė tė mėdha pėr demokracinė nė Shqipėri. Eshtė njė paradoks, por mjerisht, i vėrtetė. Askund, nė asnjė shtet, transparenca nuk ėshtė korruptuar si kėto ditė nė Shqipėri. Askund, nė asnjė vend, transparenca nuk ka tentuar pėr t“i bėrė mė tė pranueshme pėr publikun aktet imorale tė njerėzve tė pushtetshėm. Por nuk ka si ndodh ndryshe. Ne, njė shtet ku nuk ka drejtėsi tė lirė nga sundimi i politikės, transparenca deformohet duke i shėrbyer jo antikorrupsionit, por korrupsionit.

    Debati i fundit parlamentar mbi pasuritė e kryeministrit Nano, nuk solli asgjė tė re. Si pėrherė, Nano dhe Berisha shkėmbyen sharjet dhe akuzat e forta me njėri-tjetrin, tė pasuara edhe nga mbėshtetėsit e tyre. Pėr herė tė parė, Nano e pranoi publikisht se pasuria e tij e vetme ėshtė Berisha. Sarkazma e kryeministrit zbulon, mes rreshtash, njė tė vėrtetė tė madhe. Ėshtė, pikėrisht, Berisha ai qė mban liderė tė tejkaluar si Nano nė politikė. Jo se Berisha e do Nanon, por duke mbajtur Nanon, Berisha mban edhe vetveten. Nano dhe Berisha janė pole tė kundėrta qė mbajnė nė kėmbė njė antagonizėm dhe antagonizmi nga ana e tij, i mban ata nė sundim tė politikės.

    Kryemintri Nano i qėndroi besnik kėsaj koniukture tė zezė, edhe nė mbrojtjen e tij para Parlamentit. Argumenti kryesor i mbrojtjes pėr Nanon, u bė lista e gjatė e akuzave miliarda dollarėshe qė Berisha ka lėshuar pa doganė, gjatė kėtyre viteve tė fundit kundėr Nanos. Kryeministri shfrytėzoi, maksimalisht, edhe gabimin fatal qė ka bėrė Berisha dhe gjithė opozita gjatė kėtyre viteve, duke mos i dėrguar akuzat nė prokurori. Kryeministri u pėrpoq ta paraqesė qesharake ēėshtjen e korrupsionit tė Nanos, duke shfrytėzuar gabimet e Berishės dhe llafazanėrinė “antikorrupsion” tė opozitės, dėshirėn dhe dinakėrinė e saj pėr ta pėrdorur antikorrupsionin vetėm si njė mjet tė zhurmės politike, por dhe mungesėn totale tė vullnetit pėr ta shdėrruar atė nė ēėshtje thelbėsore tė drejtėsisė.

    Dhe pėrsėri, duke pėrdorur “Kartėn Berisha”, mbrojtja e Nanos u shndėrrua nė njė sulm. I akuzuar pėr njė veturė, Nano akuzoi Berishėn pėr njė veturė. I akuzuar pėr zotėrimin e pasurive tė tjera tė paligjshme, Nano akuzoi disa nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė Berishės pėr pasuri tė paligjshme. Pėr t“u mbrojtur nga akuzat pėr korrupsion, Nano akuzoi kundėrshtarėt e tij pėr korrupsion. Janė hajdutėt qė thėrrasin `Kapeni hajdutin!`, – tha Nano.

    Nga gjithė kjo tollovi akuzash dhe kundėrakuzash, shpėrthen duhma e korruptimit tė thellė tė klasės politike shqiptare, qoftė nė pozitė dhe nė opozitė. Dhe kjo ka ndodhur, sepse drejtėsia nuk ka vepruar si njė pushtet i pavarur asnjėherė: as nėn Berishėn dje, dhe as nėn Nanon sot. Kuptohet mjaft qartė, nga ajo qė thonė vetė liderėt nė fjalė dhe mbėshtetėsit e tyre. Deputeti Erjon Braēe e pranoi hapur se ishte njė gabim i socialistėve, mosndėshkimi nė vitet e pushtetit tė tyre tė korrupsionit nė radhėt e opozitės, por – sqaroi ai – kishin vepruar kėshtu qė tė mos imitonin Berishėn, i cili, kur ishte nė pushtet, futi nė burg liderin e socialistėve. Njė deklarim qė nėnkupton se drejtėsia varet nga vullneti i njė lidershipi, partie apo shumice parlamentare. Por edhe njė mbrojtje absurde e mungesės sė vullnetit tė socialistėve, pėr tė luftuar korrupsionin. Sepse, nėse Nano u burgos dje pėr qėllime politike tė maskuara me antikorrupsion, ku qėndron imitimi i pushtetit tė Berishės, nėse sot drejtėsia do tė ndėshkonte, jo pėr qėllime politike, por ata kėdo qė ėshtė realisht i korruptuar?

    Nė fakt, mund tė thuhet pak, pėr shumė nga akuzat me shumė zero nga pas qė Berisha ngriti kundėr Nanos. Sa janė tė vėrteta, sa janė shpifje? Nuk dihet. Nga fronti akntikorrupsion, qė ka hapur opozita, kemi vetėm zhurmė dhe aspak punė pėr tė sqaruar kėtė tymnajė akuzash publike qė shitet si transparencė, por qė ėshtė errėsirė. Dhe kėshtu do tė vazhdojė derisa prokuroria tė mos hyjė nė lojė. Por ndėrkaq, mund tė thuhet diēka mė shumė pėr dy akuza qė ngrihen kundėr Nanos: dhurata e njė veture luksoze, si dhe blerja e njė apartamenti 260 metėr katror, me njė ēmim tmerrėsisht tė lirė. Deklaratat e dhuruesve, qė shprehin dėshirėn e tyre tė mirė ndaj kryeministrit dhe “shtetit shqiptar”, nuk ndihmojnė as publikun, as Nanon. Ato janė alibia mė e keqe pėr Nanon. Dhe nuk ėshtė detyrė e publikut tė zbulojė sesa pa interes janė kėto dhurata mbretėrore, qė i janė bėrė Nanos. Kudo nė botė, publiku ėshtė dyshues dhe as mund tė mendohet tė tolerojė raste tė tilla qė bėjnė Mmmuuuu...! Nė Perėndim, zyrtarė tė lartė kanė dhėnė dorėheqje pėr incidente mikroskopike si, pėr shembull, pėrdorimin (vetėm pėrdorimin) e kartės sė kreditit tė zyrės pėr njė blerje tė vogėl personale ose janė ēuar nė gjyq se kanė siguruar, pėr pjestarė tė familjes, apartamente me qira mė tė ulta se tarifat e tregut. Publiku, nė Perėndim, mendon se edhe njė drekė nuk ta jep njeri gratis, pa njė interes. Dhe ndėrsa mund t“i gėlltisin me qejf drekat nga njeri-tjetri, qytetarėt nuk kanė qejf tė shohin kryeministrin e tyre, tė bėjė tė njėjtėn gjė. Pse? Sepse kanė frikė se kryeministri nuk i shėrben mė qytetarėve, por atyre qė i servirin “drekėra”.

    Ata qė mė akuzojnė pėr korrupsion, janė vetė tė korruptuar – bėrtet Nano. Kjo nuk ėshtė mbrojtje. Minimumi i dinjitetit do tė ishte qė Nano tė dėrgonte nė gjyq Berishėn, duke e akuzuar pėr shpifje. Nano e njeh kėtė praktikė se e ka bėrė me ish-gazetarin dhe sot deputetin Lesi. Por Nano nuk dėshiron tė tregohet i keq si Berisha. Nano ėshtė aq i mirė (ose aq mė i mirė, krahasuar me Berishėn) sa ndėrsa Berisha e dėnoi Nanon padrejtėsisht, Nano nuk bėn as pėrpjekjen mė tė vogėl qė Berisha tė ndėshkohet drejtėsisht.

    Po kush ja jep tė drejtėn Nanos, qė ato qė publikisht i quan akuza false kundėr kryeministrit, tė mos i dėrgojė nė gjykatė? Me ē’tė drejtė qytetari Fatos Nano, duke qenė mė nė dijeni se ēdo qytetar tjetėr pėr tė vėrtetat dhe tė pavėrtetat e kėsaj ēėshtjeje, nuk vepron nė frymėn e ligjit pėr tė mbrojtur reputacionin e kryeministrit, i cili ėshtė njė institucion, pra dhe diēka mė shumė se personi me emrin Fatos Nano? Ky i fundit, nesėr mund tė largohet nga ai post, por kryeministri mbetet, dhe pjesa publike, jo personale, ėshtė ajo qė i intereson mė shumė qytetarėve.

    Mbrojtja qė po i bėn Nano vetes, pėr tė ashtuquajturat dhurata tė vetėdeklaruara, ėshtė njė praktikė shumė e rrezikshme dhe kompromentuese pėr postin e kryeministrit. Vėrtet Nano mund tė jetė, nė kėtė rast, nė rregull me ligjin pėrkatės qė nuk i vė kufi masės sė dhuratės, qė mund tė pranojė njė zyrtar publik, por nuk ėshtė aspak nė rregull me moralin. Eshtė nė rregull me njė ligj tė keq dhe jo nė rregull me njė moral tė mirė. Dhe duhet qė ligjet e kėqija, tė shėrbejnė si alibira pėr liderėt? Tė pranosh publikisht se ke marrė dhurata qindramijėdollarėshe, nuk ėshtė transparencė, sinqeritet, ėshtė mashtrim me transparencėn. Do tė thotė tė testosh shkallėn e degjenerimit tė moralit publik, duke qenė i sigurt, ndėrkohė, qė ligji nuk tė ndėshkon. Do tė thotė tė ofrosh njė lavatriēe tė tipit tė ri, me anė tė sė cilės tė gjithė pushtetarėt apo zyrtarėt publikė, tė pastrojnė pasuritė e paligjshme, vilat, hotelet, milionat. Mjafton qė ēdo ministėr apo deputet, tė gjejė njė bamirės tė kamur, i cili tė pohojė publikisht se njė ditė apo njė natė, i lindi dėshira e mirė t“i dhurojė deputetit apo ministrit, tė themi, 1 milion dollarė. Do tė shihnim tė shtoheshin, nė progresion gjeometrik, historitė e bukura me “ēekun 1 milion”, tė gjitha bazuar nė idenė dhe skenarin e kryeministrit tonė progresist
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    top-channel.tv

    BLER REFUZON NJE DHURATE NGA LIDERI I GRUPIT U2

    Kryeministri Toni Bler ka refuzuar nje dhurate nga lideri i grupit te njohur U2. Bono i kishte dhuruar kryeministrit i cili eshte edhe kitarist amator, nje kitare nga koleksioni i tij. Por sipas ligjit kryeministri britanik mund te pranoje dhurata deri ne 300 dollare dhe i duhet te paguaje nga xhepi i tij cdo gje qe e kalon kete shume. Pavaresisht dhuratave te shumta ndaj kryeministrit britanik qe kalojne shume e 300 dollareve amerikane, Bler ka pranuar vetem njehere disa veshje te nje kompanie australiane, me vlere prej 600 dollaresh. Te gjitha dhuratat qe kalojne shumen e percaktuar, Blair dhe ministrat e tij i kane deklaruar para parlamentit.

  8. #38
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ka nje element dhe dimension psikologjik ne figuren e Nanos kur vjen puna se si ai perceprohet nga publiku, politika dhe mbi te gjitha administrata shqiptare.

    Te gjithe e dime se kur Nano erdhi ne pushtet shqiptaret tashme ishin kthyer ne nje shoqeri ku mbreteronte mentaliteti i hajduterise, korrupsionit dhe degjenerimit. Besoj se duhen vetem dy pare mend qe te kuptosh se Nano gjeti dhe nuk ishte ai qe krijoi, ate ambient te shkatrruar ne shqiperi persa i perket vlerave te larta, sic eshte puna, sakrifica dhe ndershmeria. Te gjithe e dine se Nano mori ne dore per te qeverisur nje shoqeri horrash dhe gangsteresh, ku mafia ishte disa here me e fuqishme se shteti.

    Sikur Nano te paraqitet apo te sillet si njeri i ndershem, i padjellezuar dhe te mos leje pershtypjen e nje finoku, hileqari dhe njeriu te fuqishem, panvaresisht nga menyra e arritjes se kesaj, ne Shqiperi mund te ndodhe po ai fenomen qe ndoshi gjate 92-97.
    Njerezit pereth tij dhe punonjesit e degjeneruar te administrates, qe perbenin dhe perbejne shumicen, bile do ta perbejne ate ne cdo rast kushdo qofte ne pushtet, - do ta konsideronin Nanos si nje derdimen me te cilin ata mund te luajne si te duan. Ata edhe nje here do ta perdornin Nanon si nje fasade te ndershmerise, sic bene me Saliun dhe nga ana tjeter do ti suleshin shtetit per ta vjedhur dhe degjeneruar sa te mundeshin, sepse ne krye tashme eshte nje qorr qe nuk merr vesh nga prapesite e kesaj bote.

    Nano do perceptohej si njeri qe ia shket duke i bere qejfin dhe mbajtur ne pushtet, qe ujqerit rreth tij mund ta perdorinin si te donin ashtu si me Berishen.
    Jo pak njerez ketu akoma e konsiderojne Berishen njeri te ndershem, dhe per falimentimet e 92-97 akuzojne njerezit rreth tij.

    Nano duke u paraqitur me imazhin e nje gangsteri i tregon pikerisht shumices se shqiptareve dhe sidomos atyre qe jane ne administrate se ai e njef kopilllekun shume mire, se ai eshte apo mund te jete, njeri prej tyre, dhe keshtu e di mjaft mire se cfare kane ata nder mend, dhe keshtu ata nuk ia shkasin dot. Kjo e ben Nanon te jete ne kontroll dhe i plotfuqishem, ndryshe ujqerit perreth tij do ti turren shtetit seicili per interes te vet per ta ber ate lesh si dikur. Nje shtet ku te gjithe kerkojne interesat e veta pa pyetur per ate publik, dhe keshtu nje shoqeri ku mbizoteron kaosi dhe anarkia.

    Eshte vertetuar deri me sot se eshte me mire qe Nano te marre nje dhurate te pandershme sic eshte benzi dhe shtepia, sesa nje administrate e tere shteterore te jete jashte kontrollit te bosit dhe ti sherbeje interesit te vet pa kriter. Demi ekonomik per shqiptaret te shkaktuar nga keto dhurata imorale dhe te tepruara eshte teper minimal, duke e krahasuar kete me demin prej 1 miliarde dollare te administrates e padisiplinuar dhe te paafte te Berishes.

    Sido qe te jete, shteti sot eshte shume here me solid dhe i forte se ai i dikurshem dhe me kete paralelisht po ecen edhe eliminimi i krimit dhe i fenomeneve korruptive. Zhdukja e skafeve, fushata e sekuestrimeve, lufta kunder droges kane dhene rezultate qe dikur as qe mund te imagjinoheshin, le me pastaj te arriheshin. Nano nuk mund ta bej pra konvertimin e mentalitetit prej horri te shqiptarit ne menyre tjeter vecse gradualisht sic po e ben.

    Jane vertet qorra ata qe mendojne se Berisha do vije ne pushtet dhe korrupsioni do eleminohet. Ne e pame se si u eleminua ai kur PD qeverisi. Kjo nuk do brire vetem ate qe quhet "common sense".

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Gradualisht Nano po ben konvertimin e mentalitetit te shqiptareve ne administrate....




    Banka Boterore: NJE KAPITULL VETEM PER REZULTATET E QEVERISE

    Korrupsioni i zyrtarėve, nė rritje
    "Institucionet e shtetit, tė dobta dhe jo efektive"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Anila Basha


    Qeverisja e dobėt dhe pėrpjekjet inefektive pėr tė luftuar korrupsionin, mbeten njė ndėr faktorėt kryesorė qė ndikojnė nė ekonomi, pėrcakton Banka Botėrore. Hapa modestė janė bėrė pėr ndėrtimin e institucioneve por "kthimi mbrapa" ka reduktuar apo fshirė kėtė progres modest qė ėshtė bėrė. Perceptimi pėr efektivitetin e qeverisė shqiptare ėshtė si gota ndoshta gjysėm e mbushur dhe konsiston nė disa evidenca sipas Bankės.

    Korrupsioni, sa ndikon nė ekonomi
    Korrupsioni ngadalėson rritjen ekonomike nė mėnyra tė ndryshme: ndikon negativisht nė investime, financat publike, dhe zhvillimin e biznesit. Korrupsioni ėshtė i lidhur gjithashtu me produktivitetin e ulėt tė investimeve publike, mbajtjen nėn kontroll tė shpenzimeve dhe me kualitetin e varfėr tė infrastrukturės (rrugėt janė nė gjendje tė varfėr, sistem telekomunikacioni ineficent etj). Dokumentohet ndėr tė tjera edhe impakti negativ i korrupsionit nė strukturėn e taksave nė vend. Sipas njė vėzhgimi pėr shpenzimet administrative dhe rregulluese e cila mbuloi 500 kompani u projektuan intervista me rreth 25 autoritete qeveritare pėrgjegjės pėr rregullat e biznesit. Raporti i FIAS (2003) nxorri se 50 pėrqind e tė pyeturve ishin "diēka tė pakėnaqur", "tė pakėnaqur" ose "shumė tė pakėnaqur". Njė pjesė e madhe 59 pėrqind kanė raportuar pėr "sjelljen burokratike" nga zyrtarėt qė merren me kėto rregullime.

    Faktorėt
    Sipas tė njėjtit raport, nė kėtė situatė ndikojnė disa faktorė: implementimi i dobėt i rregullimeve dhe guideline operacionale; mungesė efektiviteti i strukturave (investitorėt nė tė shumtėn e rasteve nuk dinė ku tė shkojnė dhe pėr ēfarė dhe autoritetet qeveritare janė konfuze gjithashtu pėr kėtė dhe pėr investitorėt kjo ėshtė njė humbje e kotė kohe) si dhe mungesė efektiviteti pėr zbatimin e ligjeve dhe rregullave. Njė arsye tjetėr, ėshtė se ka njohuri tė pakta ga zyrtarėt publikė tė tė gjithė niveleve. "Nė pėrgjithėsi zyrtarėt nuk i besojnė biznesmenėve. Shumė prej tyre e shohin veten si polic dhe jo si shėrbyes. Ky ėshtė njė perceptim i pėrbashkėt qė i bėnė ata tė abuzojnė me pozicionin e tyre duke marrė pėrfitimin personal" shkruhet nė raportin e Bankės.

    Ēfarė ėshtė bėrė
    Sipas BB janė ndėrmarrė hapa tė limituar nė fushėn e administratės publike ku ėshtė adaptuar edhe njė ligj pėr shėrbimin civil. Kapacitetet juridike e legale janė shtrėnguar, njė plan antikorrupsion ėshtė nė zbatim. Eshtė arritur progres edhe nė modernizimin e sistemit gjyqėsor si rritja e rrogave pėr gjykatėsit e prokurorėt, adaptimi i njė ligji tė ri pėr avokatinė, njė kod i ri pėr familjen, reformat nė fushėn kriminale dhe vendosja e gjykatės sė krimeve tė renda, adaptimi i ligjit pėr pastrimin e parave, trafikut tė qenieve humane, mbrotja e viktimave dhe terrorizmi sipas standateve evropiane apo implementimi i mėnyrave speciale tė investigimit. Janė bėrė hapa modestė nė drejtim tė luftės kundėr korrupsionit si njė marrėveshje e nėnshkruar mes Prokurorit tė Pėrgjithshėm shoqėrisė civile dhe njėsisė anti-korrupsion. Megjithatė, perceptimi i institucioneve nė Shqipėri mbetet njė shqetėsim, sipas Bankės sidomos kur krahasohet me vendet e tjera tė SEE dhe kėrkohet ndėrtimi i institucioneve tė besueshme nė Shqipėri.


    Tė ruhet stabiliteti dhe tė rriten kapacitetet

    Shqipėria ėshtė njė nga historitė e rritjes mė tė suksesshme ndėrmjet ekonomive nė tranzicion gjatė dekadės sė fundit. Duke qenė se Shqipėria do tė lėvizė nė njė fazė tė re tė rritjes sė saj ekonomike duhet tė rrisė kapitalet e veta akumuluese dhe gjithashtu tė ketė pėrmirėsime nė produktivitetin e pėrgjithshėm. Banka sugjeron qė Shqipėria duhet tė zhvillojė mė tej reformat strukturore pėr tė pasur pėrmirėsime nė produktivitetin e pėrgjithshėm nėpėrmjet burimeve alternative. Pėr tė arritur kėto qėllime Shqipėria duhet tė rrisė shkallėn e investimeve, kualitetin e arsimit tė mesėm, dhe sidomos shkollimin nė zonat urbane ku ekzistojnė mundėsitė e punėsimit. Duhet tė pėrmirėsojė edhe infrastrukturėn publike, kualitetin institucional dhe qeverisjen. Kėto do tė arrihen duke pėrfshirė: mbajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe reformave strukturore. Kjo kėrkon disiplinė fiskale, pėrmirėsim nė menaxhimin e shpenzimeve publike dhe lehtėsimin e politikave monetare. Banka sugjeron njė tjetėr factor edhe pėrmirėsimin e qeverisjes duke ushtruar presion pėr procese meritokratike nė nivelet e larta tė shėrbimit civil ndhe duke rritur transparencėn me tė cilėn operon qeverisja. Njė tjetėr factor ėshtė shpėrndarja e aksesit nė tregun ndėrkombėtar e cila kėrkon kapital humanitar mė shumė sesa ka aktualisht vendi.


    Integrimi nė BE i dobėt, kėrkohen reforma tė thella

    Sipas Komisionit Evropian, reformat nė Shqipėri nė 12 muajt e fundit kanė qenė tė limituara. Raporti vjetor i 2004 shėnon se "mjaft nga reformat…nuk janė bėrė akoma". Mė tė rėndėsishme janė reformat pėr zbatimin e ligjit, luftėn kundėr krimit tė organizuar e korrupsionit dhe funksionimin e sistemit gjyqėsor. Shqipėria ka disa pėrparime ku pėrmenden roli konstruktiv nė rajon, reduktimin e trafikut tė qenieve njerėzore dhe drogave nga bregdeti si dhe firmosja e marrėveshjeve tė ripranimit. Por nė zonat kyē qė janė krimi i organizuar, reforma juridike dhe reforma nė administratėn publike kanė ende shumė pėr tė bėrė. Sipas BB ky raport ka disa qėllime kryesore njė ndėr tė cilėt ėshtė edhe ai pėr diskutimin e reformave afatmesme tė tė gjithė axhendės si dhe identifikimi i ēėshtjeve kryesore me tė cilat perballet ekonmia shqiptare.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Realiteti ne shqiperi eshte shume grotesk.

    Parafytyroje te kishte marre Bushi [Presidenti i SHBA I FUQISE ME TE MADHE NE BOTE] nje benc dhurate per $300,000 ca do ti kishte bere Keri e pale te kisht blere nje apartament ne Washington katerhere te ulet ne vleren e tregut ne nje pallat qe te kishte 4 kate me shume se leja si ai i Nanos.
    To ta hiqnin direkt.
    Klintoni per nje fjale e ca hoqi!
    Te vjen per te qeshur keto dhurata qe presidenti i vendi me te madh ne bote si merr dote i merr dhe i pranon me gojen e tij Kryeministri i vendit nga me te varfrit e botes?
    E kur Toni Bler nuk mund te marre dhurata mbi $300 kryeministri jone mund te marre dhurata $300,000.

    LUMSI NE PER KET PARTI

    Nuk ka justifikim dhe ato ne gjithe boten nuk quhen dhurata qe i jipen qeveritarit ato jane thjeshte korrupsion e shfrytezim posti e keto dhurat ai i ka marre vetem nga qenia ne krye te qeverise e PS.
    KY ESHTE THJESH SHFRYTEZIM POSTI DHE PIK.

    E me qesharakia Nanua e pranon me gojen e tije.

    Nuk cuditet ndonje me Nanon.

    Nanua qe i pari qevritar e politikan qe ka vjedhur ne shqiperi atehere kur shume veta se dinin ca qe vjedhja.Ai vodhi sa u ndryshua sistemi ndihmat humanitare qe erdhen ne shqiperi e te gjithe shqiptaret kane qene deshmimtar okular te kesaj vjedhjeje.

    Po kur Nano qe ne burg per vjedhje qahej e na ankohej se ai nuk qe hajdut fare po e kishte futur ne burg Berisha per politike.
    Se Nanua nuk kishte dore ne vjedhje e nuk vidhte.
    Tani eshte qesharake se pasi fitoi tere kete pushtet duke mundur Meten ne parti e duke krijuar ne pushtet personal ne qeverisje krekoset nga tribuna e parlamentin e mbrojtur nga shumica e votave dhe me gojen e tij aprovon se ka marre dhurate bencin $300,000 e nje shtepi 4 here me te vogel se vlera keto jane akte te pastra mitmarje dhe korrupsioni me postin zytare.
    Plus nje njeri qe gjeti rrugeve te Athines tani na e shet si afaristen me te madhe te shqiperise per 4 vjet.

    Shume groteske kur qe ne burg ankohej e qahej tani qe eshte ne qeveri vjedh e ben korupsion dhe me mburrje e aprovon dhe vete.

    Nuk e di sot ne ka nje shqiptar qe te mendoj se Nano nuk vjedh qofte dhe ne partine e tij?

    Nanua DUHEJ TE QE SHUME I KUJDESSHEM TI TREGONTE POPULLIT SE AI VERTETE NUK VJEDH E NUK E KA ZAKON TE VJEDH se i qe ankuar qe e kishin denuar kote per vjedhie.
    Se Nanua nuk vjedh sote nuk e beson asnje njeri e te gjithe e dine vjedhja eshte semundie po e bere nje here nuk ndahesh.

    Ky eshte kryeministri jone e mos e fol me.

    Nga ana morale Nanua,te gjykimi i shqiptareve,se a Nanua vjedh apo jo, Nanua e ka humbur kete e gjithe shqipater e dine qe ai vjedh dhe perkrahesit tij ketu ne forum te cilet nuk e mohojne dote kete te vertete po thjesht justifikohen me ate qe gjithe politikanet vjedhin.
    Po nuk e di te shikojne njehere ne bote se ca behet me ata politikan qe kapen qe kane shfrytezuar postin apo kane vjedhur ca behet me ta?
    Keshtu zoti Nano ai opinion qe reflektoi me ankesat e qariet e tua qe te kishin denuar kote per vjedhje ate ti e shkaterove dhe keshtu nuk i ankohesh e qahesh dot me njeriut ne te ardhmen.
    Cdo e keqe ka nje te mire zoti Nano.

    Nuk e di sot ka me shume hajdut ne qeveri se sa ne burgjet e shqiperise.
    Goxha haritje e qeverise se kryesuar nga KRYE-..... Nano.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Fituan gjyqin ndaj shtetit, qeveria dėmshpėrblen ish-bosėt e firmave piramidale
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 15:35
  3. Lajme ekonomike
    Nga Era1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 09-05-2008, 15:03
  4. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19
  5. Shqipja Standarde: ASHAK-u ngren komision rishikimi...
    Nga drini_nė_TR nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •