Te vjen te qeshur me nivelin e njohurive dhe te prepotences se disave ketu.
Presidenti Klinton nuk tha "ca fjale" nga te cilat hoqi shume. Presidenti Klinton GENJEU ndersa ishte nen BETIM. Denimi per kete eshte arrestim i menjehershem.
Kjo filozofi e PD eshte edhe njehere ajo e njerezve pa vizion, pa projkete dhe pa plane per permiresime ne shqiperi. E nje PD dhe Berishe qe tashme nuk kane asgje per ti dhene shqiperise vecse luftes personale ndaj Nanos dhe jetes se tij private. Nje opozite qe e perqendron fushaten e saj per pushtet ne jeten private te Nanos dhe jo ne problemet dhe hallet e shqiptareve si dhe zgjidhjen e tyre.
PD eshte shume e dhene per te mos u angazhuar ne debate per me shume rruge, investime, aeroporte, dhe mireqenie, rekordi i saj ne fakt si manaxhere e shtetit shqiptar eshte e nxire nga falimentimet dhe mosarritjet.
PD eshte e fokusuar totalisht ne sharje, mallkime dhe akuza qe jo vetem jane bere te merzitshme tashme, sepse nuk ndryshojne shume nga vala e thashethemeve qe degjohen neper kafenete e shqiperise, por qe edhe kontribojne kaq shume ne percarjen e shqiptareve, ne polarizimin e tyre dhe ne ndjelljen e urrejtjes dhe merise. Ato e kane angazhuar shqiperine ne fushata merie ku ne qender eshte vene shkembimi i vrereve dhe inateve personale dhe jo i ideve apo alternativave zgjidhjesh. Ndarja dhe ekstremizimi qe ka perjetuar shoqeria shqiptare me nje individ si Berisha dhe me nje parti si PD ne te eshte i paprecedent.
PD deri e sot nuk ka ofruar kurre nje politike stabilizuese dhe qetesuese per shqiptaret, kurre nje politike paqeje dhe nje ambient ku politika te fokusohet ne hallet dhe problemet e shqiptareve. Ajo gjithmone e devijon vemendjen tek jeta personale e Nanos, tek dhuratat apo gruaja e tij.
Per aq kohe sa ky individ dhe ky mentalitet bajraktaro-mesjetar i fryre me nje filozofi kanunore hakmarrese do jete prezent ne shoqerine shqiptare, per aq kohe sa fushatat e luftrave personale te politikaneve do mbizoterojne mbi luftrat per zgjidhje apo alternativa me te mira, per aq kohe sa benzi i Nanos do jete subjekti me i rendesishem per tu debatuar sesa ai i rrugeve, aeroporteve, TEC-ve apo investimeve qe rrisin mireqenien, ne si shqiptare s'kemi per te pare kurre perpara dhe te levizim andej. Ne gjithmone kemi per te vegjetuar ne rrethin vicioz te sherrit injoranto-xhahil dhe aspak produktiv te kesaj politike.
Berisha do vije ne pushtet dhe do harxhoje gjysmen e energjise se pushtetit te tij per te verifikuar benzin e Nanos, apo per te lare hesapet me te duke i zhytur shqiptaret edhe nje here ne nje gjendje kome, asfiksie dhe moslevizjeje te dominuar nga instikti i tij barbar hakmarres.
Mjere ne
Krijoni Kontakt