Eqerem Grori, babai i Arbenit pėrgėnjeshtron deklaratėn e Nanos pėr Benzin e blinduar
Babai i Grorit: Nuk i kam dhuruar, as shitur benz Berishės
Nuk i kam dhuruar, as shitur dhe as dhėnė nė pėrdorim Berishės njė makinė tipit Benz apo tė njė lloji tjetėr
Lindita Ēela
TIRANE- Nuk kam asnjė lidhje me liderin e Partisė Demokratike Sali Berisha. Kėshtu ka deklaruar dje Eqerem Grori, babai i Arben Grorit pėr gazetėn Shekulli pas deklaratės sė bėrė dy ditė mė parė nga kryeministri Fatos Nano. Gjatė seancės parlamentare sė mocionit ndaj tij Nano ka shtruar pyetjen kompromentuese ndaj Berishės pėr njė lidhje me Arben Grorin i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm. A ka lidhje Sali Berisha me njė autoveturė Mercedes Benz tė blinduar qė ka qenė pronė e Arben Grorit, i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm dhe Elvis Gjetės i dėnuar me shtatė vjet burg pėr drogė nė Itali,- ka thėnė kryeministri gjatė seancės parlamentare. Ndėrkohė qė lideri demokrat ka preferuar tė mos i pėrgjigjet kėsaj pyetjeje tė kryeministrit, prindėrit e Arben Grorit kanė treguar dje tė vėrtetėn e Benzit tė blinduar.
Nuk i kam dhuruar, as shitur dhe as dhėnė nė pėrdorim Berishės njė makinė tipit Benz apo tė njė lloji tjetėr,-thotė Eqerem Grori pasi ka dėgjuar qė nė Parlament ėshtė pėrmendur emri i tė birit nga kryeministri Fatos Nano. Eqeremi pohon faktin se ka patur nė pronėsi njė Benz tė blinduar, por qė ky fakt nuk ka asnjė lidhje me Berishėn. Sipas tij jo vetėm qė lideri demokrat nuk disponon kėtė Benz por deri nė momentin qė makina ka patur si pronar Grorin nuk ka patur asnjė tentativė tė Berishės pėr tė disponuar Benzin e blinduar. Pasi ka dėgjuar aludimin e kryeministrit pėr njė lidhje ndėrmjet djalit tė tij dhe Berishės, Eqeremi ka pėrgėnjeshtruar dje pėr gazetėn Shekulli thėniet e kryeministrit duke vėnė nė dispozicion edhe dokumentet e pronėsisė sė makinės sė blinduar, qė tashmė ka pronar tjetėr.
Pronarėt e Benzit tė blinduar
Eqerem Grori thotė se Benzin e blinduar ia ka blerė nė vitin 1998 nė Holandė Gėzim Kondit kundrejt njė vlere prej 50 mijė markash. Pėr tė vėrtetuar kėtė Eqeremi tė vė nė dispozicion edhe kontratėn e shitjes ku janė tė pėrcaktuar edhe tė dhėnat teknike tė Benzit tė blinduar. Mė 20 shkurt tė vitit 1998 shtetasi austriak H. Velma i shet nė Holandė makinėn e tij tip Benz me numėr shasie WDB126039 1A 263641 Gėzim Kondit. Pas pesė muajsh pėrdorimi tė makinės Gėzimi vendos tia shesė atė kundrejt 50 mijė markave gjermane, Eqerem Grorit. Eqremi thotė se e ka pėrdorur kėtė makinė deri nė dhjetor tė 2002 kohė nė tė cilėn vendos ta shesė makinėn e tij. Kundrejt njė shume prej 21 mijė eurosh, pronar i ri i makinės sė pėrfolur nga kryeministri Nano bėhet Vasillaq Jani, pėrfaqėsues i shoqėrisė ALFA S.A. Edhe pėr kėtė akt shitje tė makinės sė tij, Grori vė nė dispozicion aktin e shitjes duke vėrtetuar kėshtu se makina e blinduar dhe familja e tij nuk kanė asnjė lidhje me liderin e opozitės. I revoltuar nga ajo qė ka dėgjuar nė Parlament, ku sėrish i biri i tij kthehet nė qendėr tė vėmendjes pas dėnimit tė marrė nga gjykatat italiane, Eqeremi pėrgėnjeshtron ēdo aludim jo vetėm tė kryeministrit, por edhe tė personave tė tjerė tė njė lidhjeje tė mundshme me drejtuesit e Partisė Demokratike.
shekulli
Krijoni Kontakt