Apartamenti i Nanos, mbi 500 metra katrore
35 mijė dollarė ėshtė vetėm gjysma e TVSH-sė qė duhet tė paguajnė biznesmenėt qė ia kanė shitur apartamentin familjes Nano. Biznesmenėt qė ia kanė "dhuruar", kanė shpresuar se dhurata do t'u shėrbejė pėr legalizimin e dokumentacionit.
Sipas verifikimeve fillestare, hapėsira prej 260 metra katrorė ėshtė vetėm hapėsira e njė kati tė apartamentit tė familjes Nano pa llogaritur verandėn e tij dhe korridorin e jashtėm qė ėshtė pjesė e apartamentit. Sipas llogarive fillestare apartamenti shkon tek rreth 500 metra katrore dhe nėse shitet me ēmimin normal nė treg, ai kushton rreth 350 mijė euro. Nėse marrim TVSH-nė 20 pėr qind, biznesmenėt duhet tė paguajnė rreth 70 mijė euro TVSH pėr kėtė apartament, tė dhuruar. Shuma prej 35 mijė dollarėsh qė ka deklaruar zonja Nano pėrbėn vetėm gjysmėn e TVSH-sė qė kėta biznesmenė duhet tė paguajnė.
Burimet e gazetės "TemA" thonė se ata e kanė bėrė kėtė dhuratė me qėllim qė tė nxisin Kryeministrin nė miratimin e ligjit pėr legalizimin e shtesave pa leje nė pallate. Ligji u miratua nė Kuvend disa muaj mė parė.
Ndėrtuesit e pallatit janė njė grup prej katėr biznesmenėsh, kryesori prej tė cilėve ėshtė nga Shkodra. Ata nuk kanė komunikuar me shtypin dhe po u qėndrojnė larg zėrave qė flasin pėr tregun e shitjeve nė kėtė apartament.
Sipas deklaratės sė Xhoit, ky apartament ėshtė blerė me njė vlerė prej 134 dollarėsh pėr metėr katror, kurse nėse llogarisim hapėsirėn e vėrtetė ai ėshtė blerė sipas kėsaj deklarate me 67 dollarė metri katror (520 metra katror me gjithsej 35 mijė dollarė). Kaq para, nė Tiranė paguhen vetėm pėr tė marrė lejen e ndėrtimit nė atė vend.
Ndėrsa nė zonėn ku ndodhet apartamenti privat i ēiftit Nano, ēmimet variojnė nga 600 deri nė 900 dollarė pėr metėr katror.
Nėse Inspektoriati i Lartė pėr Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, do tė zbatojė ligjin pėr ndėshkimin juridik, financiar dhe administrativ pėr zotin Nano ai rrezikon tė ndiqet penalisht.
Fatos Nano
-Autoveturė Benz-Mercedez i dhuruar
-2 letra me vlerė 0.02 milionė lekė
-2 letra me vlerė 0.04 milionė lekė
-3139.07 euro Mastercard (eurocard)
-23.64 euro llogari rrjedhėse dega Tiranė
-2.635.000 lekė paga
Xhoana Nano
-Apartament 35000 USD, blerė me tė ardhurat nga dėmshpėrblimi pėr vuajtje tė dėnimit tė padrejtė qė iu njoh bashkėshortit tim nga gjykata e rrethit Tiranė
-Shoqėria JOY TRAVEL sh.p.k, 21.654.593 lekė kapital
-50% tė shoqėrisė ALBACOPTER sh.p.k, 1.186.000 lekė kapital
tema
Krijoni Kontakt