D. EVOLUCIONI I GJITHESISE
Duke i pėrkujtuar idetė bashkėkohore mbi formimin e Gjithėsisė e kemi treguar evolucionin qė ka ndodhur duke filluar nga mjergullnajat fillestare e deri te formimi i galaktikave, i yjeve dhe i sistemit diellor, deri nė paraqitjen e planeteve qė kanė rrjedhur nga Dielli nė njė shkallė tė evolucionit tė tij. Tė dhėnat bashkėkohore lejojnė mendimin qė nė sistemin diellor dhe pėrgjithėsisht nė Gjithėsi evolucioni vazhdon akoma. Kur dihet kjo, atėherė si mos ta krahasojmė me disa pohime qė i gjejmė nė Kur'an, kur evokohen manifestimet e plotėfuqisė sė Zotit?
Nė disa raste Kur'ani rikujton se: "... Ai mbizotėroi Arshin dhe nėnshtroi Diellin e hėnėn qė ēdo njėri udhėton deri nė njė afat tė caktuar;..."
Kėtė fjali e gjejmė nė suren 13, ajeti 2; nė suren 31, ajeti 29; nė suren 35, ajeti 13; nė suren 39, ajeti 5.
Por, pėr mė tepėr, ideja mbi afatin e caktuar ėshtė e lidhur me idenė mbi cakun nė suren 36, ajeti 38:
" Dhe Dielli udhėton pėr nė kufirin e vet ( nė cakun pėrfundimtar). Ai ėshtė (udhėtim) pėrcaktim i Ngadhėnjyesit, tė Dijshmit."
Kufiri i caktuar ėshtė pėrkthim i fjalės mustekarr. Nuk ka dyshim se me kėtė fjalė ėshtė e lidhur ideja mbi vendin e caktuar.
Si duket konfrontimi i kėtyre i pohimeve me tė dhėnat qė i ka vėrtetuar shkenca bashkėkohore?
Kur'ani ja cakton Diellit afatin evolutiv dhe cakun. Hėnės gjithashtu ia cakton afatin. Qė tė mund tė kuptohet domethėnia e mundshme e kėtyre pohimeve, duhet t'i sjellim ndėr mend njohuritė bashkėkohore mbi evolucionin e yjeve nė pėrgjithėsi, e tė Diellit nė veēanti, dhe, me anė tė konkluzionit, mbi formacionet qiellore tė cilat detyrimisht e ndjekin lėvizjen e tyre nė Gjithėsi, e tė cilave u pėrket Hėna.
Dielli ėshtė yll, vjetėrsinė e tė cilit astrofizikanėt e vlerėsojnė nė 4,5 miliard vjet. Si pėr tė gjitha yjet edhe pėr tė mund tė caktohet stadi evolutiv. Dielli tani ėshtė nė stadin e parė, tė cilin e karakterizon transformimi i atomeve tė hidrogjenit nė atome tė heliumit: stadi i tanishėm, teorikisht, do tė duhej tė zgjaste edhe 5,5 miliard vjet, sipas llogaritjeve tė bėra tek yjet e tipit tė Diellit, stadit tė parė tė tanishėm, tek yjet e tipit tė Diellit, ia caktojnė kohėzgjatjen e pėrgjithshėm prej gjithsej 10 miliard vjet. Pas kėtij stadi, siē ėshtė vėrejtur tek yjet e tjerė, pason stadi i dytė tė cilin e karakterizon pėrfundimi i transformimit tė hidrogjenit nė helium, pasojė e tė cilit janė zgjerimi i shtresave tė jashtme dhe ftohja e Diellit. Nė stadin e fundit drita ėshtė e zvogėluar shumė dhe densiteti i rritur shumė: kjo shihet nė tipin e yjeve tė cilėve u ėshtė dhėnė emri i xhuxhėve tė bardhė.
Nga e gjithė kjo nuk duhet mbajtur mend datat, tė cilat janė interesante vetėm sa pėr tė dhėnė vlerėsimin e pėrafėrt tė faktorit kohė, por vetėm atė qė mė sė shumti del nė pah: kuptimi i evolucionit. Tė dhėnat bashkėkohore e bėjnė tė mundur parashikimin qė brenda disa miliardė vitesh kushtet nė sistemin diellor nuk do tė jenė kėto tė sotmet. Si edhe pėr yje tė tjerė, transformimet e tė cilėve janė regjistruar deri nė stadin e fundit, mund tė parashikohet fundi edhe pėr Diellin.
Ajeti i dytė qė ėshtė dhėnė mė sipėr (S36 - A38) evokon se Dielli shkon drejt cakut tė vet.
Astronomia bashkėkohore e ka caktuar nė mėnyrė tė pėrkryer duke i dhėnė edhe emrin e apeksit diellor: sistemi diellor me tė vėrtetė lėviz nė Gjithėsi drejt njė pike tė vendosur nė yllėsinė e Herkulit, nė fqinjėsi me yllėsinė Vega (yllėsia e Lirės), koordinatat e tė cilit janė tė pėrcaktuara mirė: lėvizja ka shpejtėsi tė caktuar prej 19 km/sek.
Tė gjitha kėto tė dhėna nga astronomia meritojnė tė paraqiten lidhur me dy ajetet e Kur'anit, tė cilėt, siē duket pėrputhen me njohuritė e sotme shkencore nė mėnyrė tė pėrkryer.
ZGJERIMI I GJITHESISE
Zgjerimi i Gjithėsisė ėshtė fenomeni mė madhėshtor qė e ka zbuluar shkenca bashkėkohore. Ky sot ėshtė kuptimi i pėrcaktuar mirė, kurse diskutimet bėhen vetėm rreth shembullit sipas tė cilit zbatohet.
I sugjeruar nga teoria e pėrgjithshme e relativitetit, zgjerimi i Gjithėsisė ka bazė fizike nė hulumtimin e spektrit tė galaktikave; lėvizja sistematike e spektrit tė tyre kah pjesa e kuqe shpjegohet me largimin reciprok tė galaktikave. Kėshtu sipėrfaqja e Gjithėsisė rritet vazhdimisht e ky zgjerim ėshtė mė i madh, pėr aq sa largohet nga ne. Shpejtėsitė me tė cilat trupat qiellorė lėvizin nė kėtė zgjerim tė pandėrprerė mund tė shkojnė nga pjesė tė shpejtėsisė sė dritės deri nė vlera mė tė mėdha se ajo.
A mund tė krahasohet ajeti vijues nga Kur'ani (surja51, ajeti 47), nė tė cilėn Zoti flet, me tė arriturat shkencore bashkėkohore?
" Ne me forcėn tonė e ngritėm qiellin dhe Ne e zgjerojmė atė."66 (S51, A47)
Qielli, pėrkthim i fjalės sema', a nuk ėshtė pikėrisht Gjithėsia jashtė Tokės, pėr tė cilėn kėtu bėhet fjalė?
Atė qė ne e kemi pėrkthyer "Ne e zgjerojmė" ėshtė pjesorja e kohės sė tashme tė shumėsit muėsiu'na tė foljes auuasaa' qė do tė thotė: zgjerim, shtrirje, zgjerim hapsinor, kur ėshtė fjala pėr objektet.
Disa pėrkthyes, tė paaftė pėr ta kuptuar domethėnien e fjalės sė fundit, i japin kuptimin qė mė duket i gabuar si "Ne jemi plotė gjėrėsi" (R. Blachere). Autorė tė tjerė ia qėllojnė domethėnies por nuk kanė guximin ta thonė: Hamidullahu, nė pėrkthimin e vet tė Kur'anit, flet pėr zgjerimin e qiellit, tė Gjithėsisė, por me pikėpyetje. Ka tė tillė, tė cilėt, duke u mbėshtetur nė komentimet e veta tė mendimeve tė autorizuara shkencore, ia japin kuptimin qė e kemi treguar kėtu. I tillė ėshtė rasti me komentimin e Muntahabit, tė cilin e boton Kėshillin Suprem i Punėve Islamike nė Kajro; ata pa as mė tė voglin dyshim e pėrmendin zgjerimin e Gjithėsisė.
E. PUSHTIMI I GJITHESISE
Nga ky pikėvėshtrim, tre ajetet kur'anore meritojnė ta tėrheqin tėrė vėmendjen. Njėri nė mėnyrė tė qartė shpreh atė qė u takon njerėzve ta realizojnė dhe ēfarė do tė realizojnė. Nė dy ajetet e tjera, Zoti evokon ēudinė qė do t'u ndodhte jobesimtarėve nga Meka, sikur tė mund tė ngjiteshin nė qiell, duke aluduar kėshtu nė njė supozim i cili nuk do tė ketė pasoja pėr kėta tė fundit.
1. Ajeti i parė ajeti 33 nga surja 55:
"O turmė e xhinve dhe e njerėzve, nėse keni mundėsi tė dilni pėrtej kufijve tė qiejve tė tokės, depėrtoni pra, po nuk mundeni vetėm me ndonjė fuqi tė fortė (por ju nuk e keni atė). (A33 nga S55)
Pėrkthimi tė cilin e dhamė kėtu kėrkon disa shpjegime plotėsuese:
a) Fjala frėnge "si" shpreh kushtin e cila zbulon nė mėnyrė tė njėjtė mundėsinė, si dhe supozimin e realizueshėm dhe tė parealizueshėm. Gjuha arabe ėshtė nė gjendje qė ta nuancojė kushtin nė mėnyrė tejet eksplicite. Ekziston fjala qė shpreh mundėsinė (ida), njė tjetėr qė tė shprehet supozimi i realizueshėm (in), dhe njė e tretė qė tė shprehet supozimi i parealizueshėm (leė). Ajeti tė cilin po e shqyrtojmė konsideron se fjala ėshtė pėr supozimin e realizueshėm, tė shprehur me anė tė in. Kur'ani domethėnė evokon mundėsinė materiale tė realizimit konkret. Ky ndryshim gjuhėsor formalisht e eleminon interpretimin e pastėr mistik tė cilin kanė provuar t'ia japin gabimisht kėtij ajeti.
b) Zoti iu drejtohet xhinėve dhe njerėzve e jo nė thelb personave alegorik.
c) "Depėrtim i kundėrt" ėshtė pėrkthimi i fjalės nefedhe pas tė cilės vjen parafjala min,e cila, sipas fjalorit tė Kazimirit, domethėnė depėrtim, kalim pėrtej dhe dalje pėrtej njė trupi (p.sh thuhet pėr shigjetėn e cila del nė anėn kundėrt). Ajo domethėnė evokon depėrtimin e thellė dhe daljen nė anėn tjetėr tė zonave pėr tė cilat bėhet fjalė.
d) Fuqia (sultan) tė cilėn duhet ta kenė njerėzit pėr arritjen e kėtij qėllimi duket se ėshtė fuqi e cila buron nga i Plotėfuqishmi.
Nuk ka dyshim qė ky ajet tregon mundėsinė qė do ta kenė njerėzit dikur pėr ta kryer atė qė ne, nė epokėn tonė, ndoshta nė mėnyrė shumė tė papėrshtatshme, e quajmė pushtim tė Gjithėsisė. Duhet tė theksojmė qė teksti kur'anor nuk e vėren vetėm depėrtimin nėpėr zonėn e qiejve, por edhe nėpėr zonat e Tokės, ky ėshtė hulumtim i thellėsive.
2. Dy ajetet e tjera janė nxjerrė nga surja 15, ajeti 14dhe 15. All-llahu iu flet jobesimtarėve nga Meka, si tregon edhe kjo pjesė e sures:
"Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre njė derė nė qiell dhe tė ngjiteshin vazhdimisht lart nė tė (e tė shihnin ėngjėjt e fshehtėsitė). Ata gjithqysh do tė thonin: " Neve na janė ndalė sytė (tė pamėt). Jo, ne jemi njerėz tė magjepsur." ( S15 - A 14 -15)
Kjo ėshtė shprehje e habisė para njė pamje tė papritur, tė ndryshme nga ajo qė njeriu mund ta paramendojė.
Fjalia kushtore ėshtė futur kėtu me anė tė fjalės leė e cila shpreh supozimin qė nuk do tė realizohet kurrė pėr ata pėr tė cilėt bėn fjalė kjo pjesė.
Domethėnė nė pikėpamje tė pushtimit tė Gjithėsisė ndodhemi nė mesin e dy pjesėve tė tekstit kur'anor, nga tė cilat njėra bėn aluzion nė atė qė njė ditė do tė realizohet nė saj tė fuqisė qė Zoti do t'ia japė intelektit dhe aftėsisė zbuluese tė njeriut, kurse e dyta evokon ngjarjen tė cilėn nuk do ta pėrjetojnė jobesimtarėt e Mekės, nga e cila rrjedh karakteri i kushtėzimit, i cili nuk do tė realizohet... Por kėtė ngjarje do ta pėrjetojnė tė tjerėt siē e supozon ajeti i parė i cituar. Ai i pėrshkruan reaksionet e njerėzve para pamjes sė papritur e cila ndodh qė t'iu shfaqet udhėtarėve tė Gjithėsisė: shikime tė shqetėsuar, pėrshtypje e magjepsjes...
Mu kėshtu astronautėt e pėrjetuan kėtė aventurė tė ēuditshme nė vitin 1961, me rastin e fluturimit tė parė tė njeriut rreth Tokės. Dihet, se kur tė ndodhemi nga ana tjetėr e atmosferės sė Tokės, qielli nuk shihet askund me pamjen e tij tė kaltėr qė u tregohet tokėsorėve, e i cili ėshtė rezultat i fenomenit tė absobimit67 tė dritės sė Diellit nė shtresat atmosferike. Kur njeriu ndodhet nė Gjithėsi, nė anėn tjetėr tė atmosferės tokėsore, ai sheh njė qiell tė zi, kurse Toka i duket e mbėshtjellur nė njė si unazė ngjyrė tė kaltėr, pėr shkak tė fenomeneve tė ngjashme tė absorbimit tė dritės nė atmosferėn tokėsore, kurse Hėna, e cila nuk ka atmosferė, shihet me ngjyrat e veta nė sfondin e errėt tė qiellit. Domethėnė njė pamje krejtėsisht e re pėr njeriun paraqitet nė Gjithėsi, pamje fotografitė e tė cilės janė bėrė klasike pėr njerėzit e kohės sonė.
Edhe kėtu, kur e ballafaqojmė tekstin e Kur'anit me njohuritė bashkėkohore, si mos tė impresionohemi me saktėsitė pėr tė cilat nuk mund tė supozojmė se rrjedhin nga mendimi i njė njeriu, i cili ka jetuar para 14 shekujsh.
Krijoni Kontakt