gazeta tema
Dėshmi tronditėse pėr njė nga vrasjet mė enigmatike tė vitit 1997
Si hetuam vrasjen e nėnės sė kėngėtares
Nėna e kėngtares ishte parė shumė herė nė Burgun e Bėnēės nė Tepelenė, kur ishte i burgosur zoti Nano. Kishte dhe informacione tė paverifikuara se Nano, me leje tė komandantit tė Burgut, zhvillonte takime tė kėsaj natyre
Saimir Hamiti
Ish Drejtor i Antiterrorit nė Ministrinė e Rendit
Midis shumė vrasjeve tė ndodhura nė Shqipėri, na ka ngelur nė mendje, dhe shpesh diskutojmė kur mblidhemi, vrasja e nėnės sė njė kėngtareje famoze shqiptare me tė cilėn jo vetėm ne, por ēdo bashkatdhetar krenohet; ėshtė simbol i krenarisė sonė kombėtare. Prandaj vendosėm tė shkruajmė disa rreshta pėr tė kontribuar dhe nxitur organin e hetimit, pėr ta riparė e rivlerėsuar dosjen hetimore tė pezulluar pėr mungesė autori.
Pėrpara se tė shkruajmė kėto rreshta, i kėrkojmė ndjesė kėngtares, xhaxhait tė saj qė ėshtė ish kolegu ynė, si dhe pjesėtarėve tė tjerė tė kėsaj familjeje tė nderuar, jo vetėm nė Tiranė, por nė tė gjithė Shqipėrinė, pėr dhimbjet qė mund t'i shkaktojė kujtimi i ngjarjes si dhe pėr faktet e pėrmendura.
Gjatė vitit 1997 -1998, midis shumė problemeve qė okuponin Shėrbimin e Antiterrorit nė Ministrinė e Brendshme, ishte zbulimi i autorit, dokumentimi ligjor e kapja e autorėve tė vrasjeve tė oficerėve dhe policėve qė binin nė krye tė detyrės, duke i konsideruar kėto vrasje, si akte terroriste. Kėshtu mė kujtohet se ndiqnim autorėt e vrasjes sė ish policit tė nderuar tė Komisariatit tė Elbasanit me emrin Kristaq Bega, vrasja e tė cilit na kishte goditur rėndė, ku pėrveē efekteve tė zakonshme qė tė shkakton njė vrasje, njohja personale e cilėsitė profesionale tė rralla (i kapėrcente edhe ato tė njė oficeri), si dhe humbja pėr familjen e tij, si baba i katėr fėmijėve, na obligonin tė sakrifikonim ēdo gjė e tė merreshim me kėtė ēėshtje.
Dua tė theksoj se nė atė periudhė qyteti i Elbasanit i ngjante qytetit tė Kansas City, gjatė periudhės sė Far-West ne Amerikė. Ishte vendi ku grumbulloheshin tė gjitha bandat kriminale tė vendit (sikur tė mos mjaftonin tre bandat e qytetit), personat nė kėrkim, ku sheshet e kėtij qyteti shpesh shndėrroheshin nė skena tė vrasjeve spektakolare, sekuestroheshin persona, pasuri etj..
Nė funksion tė zbulimit tė autorėve, - me shumė vėshtirėsi, duke rrezikuar jetėn nė shumė raste, - kryenim filmime sekrete nė njė lokal aty nė periferi tė qytetit, si vend ku bėheshim takimet e bandave, ndarje fitimesh nga grabitjet etj.. Shpesh nė kėto filmime dilnin fytyra tė disa politikanė e avokatė me emėr. Kėshtu nė ditėn e vrasjes sė shtetases (nėnės sė kėngtares), nė lokal pėrveē pjesėtarėve tė bandės sė "Kateshit" e tė bandės sė lagjes Ēelepije tė Beratit, tė cilėt bisedonin me njė avokat tė kryeministrit Nano (sot mė thonė se ėshtė bėrė i madh), ishte edhe njė tjetėr tavolinė nė tė cilėn ishin ulur pėrveē nenės sė kėngėtares, edhe tre persona tė njohur pėr mua, nga Tirana. Nėna e kėngėtares ishte parė shumė herė nė Burgun e Bėnēės nė Tepelenė, kur ishte i burgosur zoti Nano. Kishte dhe informacione tė paverifikuara se Nano me leje tė komandantit tė Burgut, zhvillonte takime tė kėsaj natyre edhe nė hotelin e Gjirokastrės etj.. Shtetasen e mėsipėrme e shoqėronte shpesh nė Tepelenė njė pjesėtar i kėsaj tavoline, ish anėtar i grupit "Tė Tregtisė", para viteve '90, ku dhe janė dėnuar me pushkatim disa persona, si i ashtuquajturi "Beu i Saukut" etj., por qė "ēuditėrisht" ky si i "shkathėt" qė ishte, ia hodhi pa u lagur. Thonė dhe janė ngritur "legjenda" nga Sigurimi i Shtetit, pėr aftėsitė "pėrpunuese" tė tija, nė drejtim tė kėtij grupi etj..
Pas vitit 1997 thonė se Nano ia shpėrbleu kėtij, pėr "sakrificat" qė kishte bėrė duke i shkuar nė burg shpesh, dėrguar ushqime e plotėsuar disa "kėrkesa" tė tjera, pėr tė cilat Nano kishte shumė nevojė, duke emėruar kėshtu nė pozicione tė larta shtetėrore (mirėbesimi), komandant toge pėr deputetėt e PS, lokale luksi, e shumė funksione tė tjera.
Dy personat e tjerė ishin dy "ushtarėt" e tij.
***
Hollėsitė e nėnės sė kėngtarės, nuk doja t'i bėja publike pėr moscėnimin e parimit kushtetues tė "privacy"-sė qė ėshtė i shenjtė nė botėn e qytetėruar, por duke parė rėndėsinė qė paraqesin ato pėr zbulimin e tė vėrtetės (pėr familjen), efektet pozitive, tė cilat superojnė shumė herė dėmin nga ky cėnim, mendoj se ia vlen.
Pa dashur ta paragjykoja veprimin e avokatit ("brenda etikės sė profesionit tė tij"), i cili jepte "kėshilla ligjore", si tė pozicionoheshin ligjėrisht, kujt dėshmitari t'i mbyllnin gojėn, si mund tė ngushtohej rrethi i personave qė kishin dijeni pėr vrasjet e ndodhura etj., pjesėtarėve tė bandave respektive, - na tėrhoqi vėmendjen largimi i nervozuar i personave tė tavolinės tjetėr, pa mbaruar akoma mirė drekėn. Ndėrkohė ne vazhduam filmimet deri nė mbrėmje. Gjatė kthimit pėr nė Tiranė, nė vendin ku pėrfundojnė kthesat e forta tė Qafė -Krrabės, pamė se ishin grumbulluar disa persona si dhe pjesėtarė tė forcave tė policisė, tė cilėt po kėqyrnin njė kufomė. Ndalojmė pėr tė parė se ē'kishte ndodhur dhe shikojmė se shtetasja qė ishte nė lokal ishte e vrarė. Kėshtu, pėr t'i dhėnė njė ndihmė njė oficeri tė Komisariatit nr.4, fillojmė tė dy kėqyrjen e kufomės, nga e cila dukej qartė se:
1.Kishte prova mėse tė mjaftueshme, pėr tė arritur nė njė konkluzion se vrasja nuk ishte e kryer aty ku ndodhej kufoma. Pra ishte e transportuar nga autorėt nė vendngjarje.
2.Nga dimensionet e pikave tė hyrjes e tė daljes sė predhave nė trup, rezultonte se vrasja ishte bėrė nė distancė shumė tė afėrt. Arma pothuajse kishte qenė e takuar nė trup etj..
3.Nga kėqyrja e pjesshme e kufomės, shqisave, fytyrės, trupit etj., rezultonte se viktima, kishte qenė e qetė nė momentin e vrasjes, nuk kishte shenja dhune nė trup, nuk paraqiste shfaqje paniku pėr rrezikun qė mund t'i kanosej etj., pra i njihte mirė autorėt. E shumė e shumė tė tjera qė pėr shumė arsye nuk po i shtjellojmė.
Pas largimit nga vendngjarja, shkoj pėr tė raportuar tek Zv\Ministri pėr objektin e punės sime nė Elbasan si dhe pėr ngjarjen e ndodhur, tė cilit pasi i shpjegova rezultatet e filmimit, planin pėr tė nesėrmen, pėr shumė arsye, i kėrkova dhe ndjekjen e kėsaj ngjarjeje. I kėrkova atij se kjo vrasje pothuajse ėshtė e zbuluar, mjafton vetėm pak punė edhe pse paraqiste rrezik. Nga ana e tij m'u ndalua kjo gjė pasi nuk ishte objekt pune i shėrbimit qė mbuloja, dhe se ishte objekt i sektorit tė krimeve kundėr jetės dhe shėndetit.
Vijon nė numrin e nesėrm
(-Pse ishte bėrė e rrezikshme pėr reputacionin e Nanos, shtetasja e mėsipėrme?
-Ēfarė kishte parė ose dėgjuar kjo shtetase, pėr tė cilat ishte e domosdoshme eleminimi i saj?
-Pse nga kjo dosje hetimore nė momentin kur u pezullua pėr mungesė autori, ishte lehtėsuar nga dokumentat e shumė veprimeve tė para hetimore?)
tema
Krijoni Kontakt