Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    EX-IM Bank- 40 miliardė $ financim biznesit shqiptar

    E Merkure, 26 Maj 2004


    EX-IM BANK: NA JEPNI PROJEKTE, T'U JAPIM FINANCIME

    Amerikanet kerkojne projekte konkrete nga biznesi shqiptar per t'i financuar. Nese komuniteti i biznesit shqiptar do te ishte i afte te paraqiste projekte konkrete, ata mund te perfitojne nga potenciali prej 40 miliarde dollaresh qe Ex-Im Bank mund te financoje ne Shqiperi. Kjo u be e ditur dje ne nje takim qe komuniteti i biznesit shqiptar zhvilloi me drejtuesit e Ex-Im Bank. Ky takim u organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise ne Shqiperi. Ai ishte i vetmi qe perfaqesuesit e Ex-Im Bank zhvilluan direkt me biznesin shqiptar. Perfaqesuesit e Ex-Im Bank ishin te interesuar per t'u njohur nga afer me klimen e pervojen e biznesit amerikan qe vepron ne Shqiperi. Ne kete takim u diskutua rreth industrive kryesore qe veprojne ne vendin tone, ku u theksuan vecanerisht industria e ndertimit dhe sektori i sherbimeve. Perfaqesuesit e Ex-Im Bank pyeten biznesmenet anetare te Bordit Drejtues te Dhomes Amerikane te Tregtise ne Shqiperi rreth biznesit te tyre si dhe u njohen nga afer me biznesmenet pjesemarres. Gjate takimit perfaqesuesit e Ex-Im Bank theksuan tre parimet mbi te cilat punon Ex-Im Bank qe jane: rritja e eksporteve amerikane; rritja e numrit te vendeve te punes ne Amerike si dhe rritjen e ekonomise amerikane duke vepruar vetem me kapital privat. "Ne kete menyre Ex-Im Bank ndikon dhe mbeshtet dhe vendet ne zhvillim sic eshte Shqiperia" tha President i Ex-Im Bank, Philip Merrill. Gjithashtu ai theksoi se "Ex-Im Bank ka nje potencial prej 40 milirade dollaresh qe mund te financohen nepermjet projekteve ne Shqiperi, por per sektoret se ku mund te investohet kjo shume nuk vendos Ex-Im Bank por biznesi dhe qeveria shqiptare". Kusht themelor per te perfitaur nga kjo shume eshte levrimi i kredive dhe transaksionet e ndryshme te Ex-Im Bank vetem nepermjet bankave per kompamite qe veprojne me bankat dhe jo me para cash ne dore. Ex-Im Bank investon ne projekte te medha qe kapin nje vlere minimumi 100 mije dollare. Por Presidenti Ex-Im Bank ka theksuar se " mund te investojme dhe ne projekte me vlere nen 100 mije dollare nepermjet nje marreveshje te nenshkruar me Banken Amerikane te Shqiperise". Ex-Im Bank ka pervoje ne finacimin e projekteve te medha ne fushen e Energjitikes, transportit si dhe ne industrine e gazit dhe naftes.

    t.shamku





    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    S`ka cfar te beje Bota kur plehrat zihen me plehrat...
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  3. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •