Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Behajdin Allaqi

    Popullit duhet t“i shpjegohet se lufta nuk ėshtė njė betejė, por njė varg betejash lokale, prej tė cilave, ē“ėshtė e vėrteta, asnjėra nuk ėshtė vendimtare. Lufta jonė pėr ēlirim e pavarėsi duhet tė vazhdojė pa u dehur nga disa suksese joesenciale nė raport me gjendjen koloniale” – Behajdin Allaqi


    Behajdin Allaqi, njė nga ideatorėt e konceptit tė qartė pėr ēlirimin e Kosovės

    RIKUIEM PĖR LUFTĖTARIN E LIRISĖ – BEHAJDIN ALLAQI



    Shkruan: Binak BERISHA, Kempten

    (www.pashtriku.org – 21.06.2007 / 16:00)

    ***

    Behajdin Myrteza Allaqi u lind mė 7 prill 1963 nė Prizren. Rrjedh prej njė familje me tradita kombėtare, e cila vazhdimisht ishte nė sy tė regjimeve pushtuese serbe. Nė tė tilla rrethana dhe frymė atdhetare u rrit edhe Behajdini. Shkollėn fillore dhe atė tė mesme (gjimnazin e pėrgjithshėm) i kreu nė Prizren. Aktiviteti i tij patriotik zė fill qysh nė bankat e shkollės sė mesme, me pjesėmarrjen aktive nė demonstratat gjithė popullore tė pranverės sė vitit 1981. Gjatė verės sė vitit 1981, Behajdini me shokėt e tij organizon aksione pėr shkrimin e parullave “Kosova Republikė”..., si nė qytet ashtu edhe nė disa fshatra tė rrethit tė Prizrenit. Nė kėto zhvillime aktiviteti i tij bie nė sy tė sahanlėpirėsve tė regjimit serb, dhe si pasojė disa herė merret nė bisedė informative nė zyrat e UDB-sė, mirėpo nė mungesė tė fakteve do t“i shpėtoj burgosjes. Pėrkundėr kėtyre pėrjetimeve tė hidhura, Behajdini nuk do ta ndalė dot pėr asnjė moment aktivitetin e tij kombėtar.

    ***

    Behajdin Allaqi, nė shtator tė vitit 1981, pasi regjistrohet nė Fakultetin Filozofik - Dega Filozofi, detyrohet tė shkojė nė shėrbim ushtarak, nė Zemun - Beograd. Gjatė shėrbimit ushtarak, Behajdini ishte vėnė nė shėnjestėr tė oficerėve tė shėrbimit sekret tė ushtrisė jugosllave, dhe duke qenė nėn masa tė rrepta vėzhgimi e izolimi, atij do t“i pamundėsohet kryerja e aktiviteteve tė lira dhe kontaktet me ushtarėt tjerė shqipėtar.



    Behajdin Allaqi

    (07.04.1963 - ?. 06.1998)



    Pas kryerjes sė shėrbimit ushtarak, Behajdini i vazhdon studimet nė vitin akademik 1982/83, dhe nė tetor tė vitit 1986, i pėrfundon ato mė sukses tė lakmueshėm. Gjatė kohės sė studimeve, Behajdini, krahas punės shkencore nuk do tė ndalet sė vepruari pėr ēėshtje kombėtare. Asokohe ai bie nė lidhje me anėtarė tė lėvizjes ilegale qė vepronin nė Prishtinė dhe mėpastaj do tė vė kontakte edhe me anėtarė tė organizatės qė vepronin nė Zvicėr, veēanėrisht me Fazli Veliun, ish-udhėheqėsin e degės sė LPRK-sė qė vepronte nė perėndim.

    Pasi i pėrfundoj studimet, (nė vitin 1986), Behajdini u punėsua nė gjimnazin e Prizrenit, si profesor i lėndėve sociologjike. Nė kėtė qendėr arsimore Behajdini do tė punojė sė bashku me Prof.Xhemajli Berishėn dhe kjo lidhje do tė forcohet nė drejtim tė shtrirjes sė aktivitetit nė radhėt e veprimtarėve nė Prizren dhe rrethinė. Nė kėtė periudhė Behajdini me shokėt e tij, do tė pėrpiqen qė tė jenė tashmė pjesė e organizuar brenda strukturave tė organizatės LPRK.

    ***

    Falė pėrkushtimit tė tij tė madh pėr ēėshtjen kombėtare dhe besimit qė krijoj nė shumė rrethe tė organizuara mirė nė ilegalitet, arriti tė zgjoi interesim tė veēantė tek strukturat mė tė larta tė LPRK-sė.

    Nė fillim tė vitit 1988, ėndrra e Behajdinit me shokė, pėr tu kyqur nė radhėt e LPRK-sė, u bė realitet. Pikėrisht nė kohėn kur LPRK-ja do ta rrisė dukshėm aktivitetin saj, nėpėrmes veprimtarėve tė Lėvizjes nga Rrethi i Rahovecit, gjegjėsisht pėrmes veprimtarit Ramush Krasniqi nga Brestoci (shokė i ngusht i Fadil Vatės), Behajdinit do t“i jepet rasti tė provohet pėr detyra tė mėdha nė kuadėr tė LPRK-sė.

    Behajdini, nė takimin qė pati me krerėt Lėvizjes, tė prirė nga Fadil Vata, do tė dėshmojė cilėsi tė njė luftėtari tė paepur, aftėsi e njohuri tė gjera politike e organizative, shkathtėsi e guxim tė madh pėr tė vepruar, nė ēfarė do kohe e rrethane. Ai, kyējen nė LPRK e konsideron si njė mision tė shejtė.

    Kėshtu, nė Konferencėn e parė qė mbajti LPRK-ja, nė Divjak tė Berishės, ku merrnin pjesė pėrfaqėsuesit kryesor tė organizatės, siē ishin Afrim Zhitia, Fadil Vata, Bardhyl Mahmuti, Binak Berisha, nga diaspora: Ali Ahmeti, Hajdin Abazi etj pėrveē tjerash do tė vendoset qė Behajdin Allaqi, si pėrfaqėsues i Kėshillit tė Rrehtit tė LPRK-sė nė Prizren, tė kooptohet nė Komitetin Drejtues tė saj. Nė mbledhjen e parė tė radhės, (pas konferencės sė parė), Behajdini ngarkohet me detyrėn e Sekretarit Politik tė LPRK-sė. Ardhja e Behajdinit nė udhėqjen mė tė lartė tė LPRK-sė padyshim do tė gėzonte tė gjithė, por gėzimi mė i madh do tė reflektohet te Fadil Vata, i cili nė njė bisedė me Ramush Krasniqin, do tė theksoj, me entuziazėm, se “Tani LPRK-ja ėshtė bėrė me kokė”.

    Pas vrasjes sė Afrim Zhitisė dhe largimit tė detyrueshėm tė Fadil Vatės nga Kosova pėr nė Zvicėr pėr shkak tė keqėsimit tė gjendjes shėndetėsore, gjatė viteve 1988-90 Behajdini do tė bartė barrėn kryesore tė punėve organizative nė Komitetin Drejtues. Nga kėto goditje tė marra, pėr shkaqe sigurie, me qėllim tė ruajtjes se radhėve tė organizuara tė LPRK-sė, Behajdini zhvendoset nė Prizren ku me ndihmėn e bashkėveprimtarėve gjithandej nėpėr Kosovė, tė familjes sė ngusht dhe tė gjerė (dajės Isuf me djemė, nipave nė Krushe tė Madhe ...), do tė arrijė tė mbajė kontinuitetin e veprimit aktiv tė LPRK-sė nė tėrė Kosovėn.

    Detyra e Sekretarit Politik pėr Behajdinin, do jetė njė rast i mirė pėr materializimin e njohurive tė tija politike e organizative, dhe kėto cilėsi i dėshmojė gjatė punės nė pėrgatitjen e shumė takimeve e mbledhjeve konsultative tė niveleve tė ndryshme. Kontributi i tij do tė ndihet kudo e sidomos nė nxjerrjen e vendimeve tė rėndėsishme nė tė gjitha forumet e Lėvizjes. Nė arkivat e LPK-sė ruhen shumė shkrime si: Pamflete, komunikata, proklamata dhe projektprograme, tė lėshuara nė periudhėn prej vitit 1988, 89 dhe nė vitet 90-ta, nė formulimin e tė cilave roli i tij ka qenė shumė i madh. Mbi tė gjitha, Behajdini me pėrkushtim ka punuar nė pėrsosjen e Programit dhe Statutit tė LPRK-sė nė frymėn e rrethanave tė kohės.



    Programi dhe dokumente tė LPRK-sė



    Puna e Behajdinit ėshėt sprovuar edhe nė prėgatitjen dhe organizimin e takimeve me rėndėsi tė veēantė pėr LPRK-nė, siē ishin takimet dhe mbledhjet parapėrgatitore, e nė veēanti Konferenca e dytė e Lėvizjes, mbajtur nė Prapashticė nė rrethinė tė Prishtinės, pastaj Mbledhja e Tretė e Pėrgjithshme e LPRK-sė qė mbahet nė tetor 1991 nė Ujėmirė tė Klinės dhe takimi konsultativqė mbahet nė Prill 1993, nė Kollare tė Kėrēovės, ku u pėrgatitėn materialet pėr Mbledhjen e Katėrt tė Pėrgjithshme tė LPRK-sė qė do tė mbahet nga 28-29 korrik 1993 nė Kodėr tė Trimave nė Prishtinė.

    Behajdini nė mbledhjen e Ujėmirit, qė pėrfaqėsonte rrethin e Prizrenit, kėrkojė qė platformėn dhe strategjinė e luftės politike tė kėsaj organizate ta zėvendėsojė organizimi i armatosur, pėrkatėsisht tė pėrgatitet masa pėr njė luftė tė armatosur, qė e pret Kosovėn. Nė kėtė takim pos Behajdinit kanė marrė pjesė Ahmet Haxhia, Ramadan Avdiu, Xhavit Haziri, Ilaz Kadolli, Azem Syla etj .

    Ndėrkaq nė prill tė vitit 1993 nė Kollare tė Kėrēovės, Behajdini si pjesėmarrės i mbledhjes konsultative, shprehu qėndrimin qė LPRK duhet pėrkrahur grupet e armatosura kundėr pushtuesve. Nė kėtė takim tė pranishėm ishin edhe Gafurr Elshani, Ali Ahmeti, Adnan Asllani, Hashim Thaēi, Adem Grabovci, Azem Syla, Bilall Sherifi, Halil Selimi , Hidajete Krasniqi etj.

    Pra, siē vihet nė dukje roli i Behajdinit, si kuadėr i dėshmuar nė LPK, ėshtė dhe do tė mbetet historik.

    Behajdini ka pas njė bashkėpunim tė mirė edhe me kolosin e ēėshtjes kombėtare shqiptare Mr.Ukshin Hotin. Ai kishte arritur tė krijonte njė lidhje tė fortė e tė natyrshme nė mes tė profesor Ukshinit dhe tė Lėvizjes. Behajdini do tė dėshmohet si njė veprimtarė me dinjitet tė madh, duke i sfiduar tronditjet e rėnda e tė dhimbshme qė i shkaktoheshin Lėvizjes, me rastin e rėnies sė shokėve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, vdekja tragjike e Fadil Vatės, Prof. Xhemajli Berishės, Nesimi Elshanit etj. Kėto sprova tė rėnda, edhe pse do ja vėshtirėsojnė veprimtarinė Behajdinit, nuk do tė arijnė dot ta ndalin nė rrugėn e shejtė – nė rrugėn drejt lirisė.

    ***

    Krahas veprimtarisė ilegale Behajdini do t“i pėrkushtohet edhe hulumtimeve kėrkimore e shkencore nė fushėn e studimeve sociologjike. Kėshtu nė vitin 1989 ai regjistroi studimet posdiplomike nė Fakultetin e shkencave politike nė Sarajevė. Atėbotė provimet i kreu nė afat rekord, por nuk pati mundėsi tė diplomojė pėr shkaqet qė pasojnė mė vonė: fillimi i luftės nė nė ish-Jugosllavi... Behajdini gjatė viteve tė 90-ta do tė arrijė tė merret edhe me punė kėrkimore tė familjes dhe ka pėrfunduar hulumtimin e vitit tė katėrt tė gjimnazit, ku ka hulumtuar dhe ndihmuar personalisht nxėnėsit.

    Nė shkollėn ku edhe punonte ishte bartės i miniprojektit “Organizimi i debateve pėr trajnimin e fenomeneve sociopatologjike” me tė cilat pėrballen jo vetėm nxėnėsit, po edhe shkolla, familja dhe shoqėria nė tėrėsi. Pra, siē shihet mė lartė, Behajdini posedonte edhe aftėsi tė tilla qė i mundėsonin tė krijohej si njė personalitet i nivelit tė lartė intelektual, politik e shkencor.

    ***

    Nė vazhdėn e aktiviteteve tė LPRK-sė Behajdini kontribut tė veēantė ka dhėnė edhe nė ruajtjen, strehimin dhe kalimin ilegal tė shokėve tė tij pėr nė Shqipėri. Ta zėmė nė janar tė vitit 1992, pas njė sulmi tė forcave policore e ushtarake serbe nė familjen e Jasharajve nė Prekaz tė Drenicės, pėrmes veprimtarėve tė LPRK-sė Rifat Jashari (vėllau i madh i Adem Jasharit) gjen strehim nė lagjen Tusus (tani lagjja e trimave) nė Prizren dhe pas disa ditėsh qėndrimi nė kėtė lagje, Baci Rifat, nėn pėrcjelljen e Behajdin Allaqit, Besnik Krasniqit dhe Shaip Budurit kalon nė trevėn e Vėrrinit, nėpėr fshatin Hoqė tė Qytetit dhe nė hymje tė fshatit Billushė (tani Kushtrim) i dorėzohet veprimtarit Sheradin Berisha, dhe prej kėtij fshati nėpėr mot tė acart tė asaj nate Baci Rifat kalon nė Zhur prej ku (nė orėt e para tė mėngjesit) me ndihmėn e veprimtarit Ismet Badallaj pėrfundimisht kalon nė Shqipėri. Kjo vijė e kalimit ilegal tė veprimtarėve tė shumtė pėr nė Shqipėri, gjatė viteve 1990-93 ka shėrbyer edhe si kanal pėr futjen e armatimit pėr anėtarėt e LPRK-sė dhe tė grupimeve tjera atdhetare, tė cilėt bėnin pėrgatitjet e para pėr rezistencė tė armatosur nė Kosovė.

    Pas njė aktiviteti tė bujshėm atdhetare Behajdin Allaqi mė 1 gusht 1993 arrestohet nga UDB-a dhe mė 11 nėntor 1993 , nėn akuzėn pėr: ” Bashkim pėr veprimtari armiqėsore dhe rrezikim tė tėrėsisė teritoriale tė Jugosllavisė”, nė Gjyqin e Qarkut nė Prizren denohet me 2 vjet e tre muaj burg tė rėndė. Sė bashku me Behajdinin u burgosėn edhe Ilaz Kadolli, Hysen Gega, Binak Berisha dhe Shefki Muēaj. Behajdini burgun do ta vuaj nė Dubravė tė Istogut (tani Burim).

    Pas lirimit nga burgu, Behajdini sėrish vazhdoi tė punoj nė gjimnazin e Prizrenit, deri nė qershor tė vitrit 1998.

    Me formimin e celulave tė para tė UĒK-sė nė regjionin e Prizrenit, Behajdini do tė jap kontributin e tij nė forcimin dhe masovizimin e radhėt tė UĒK-sė. Disa herė merrė pjesė nė organizimin e aksioneve ushtarake nė fshatrat e Pėrdrinisė dhe planifikon rrjetin e bartjes sė armatimit pėrmes maleve tė Pashtrikut.

    Nė fillim tė qershorit, sipas konsultimeve tė shokėve kontributi i tij ishte i nevojshėm nė vijat e frontit dhe pėr kėtė gjė ai shkon pėr t’u takuar me shokėt. Mė 11 qershor 1998, nga Shtabi i Drenocit, niset me disa pėrfaqėsues tė SHP tė UĒK-sė pėr nė selinė e SHP nė Drenicė. Dhe, nga data 11 qershor 1998, familjes Allaqi dhe shokėve tė Behajdinit do t“i mungoj jo vetėm informacioni por edhe vendi i rėnjes sė tij, do t“ķ mungoj jo vetėm vendi i rėnjes por edhe varri i tij dhe nė fund do t“i mungoj edhe dėshmori. Prej asaj ditė (11 qershor) nuk dihet mirėfilli se a ka arritur Behajdini nė SHP tė UĒK-sė, apo gjatė rrugės ėshtė pėrleshur me forcat pushtuese serbe!

    Dėshmori i kombit Behajdin Allaqi ka lėnė njė mori krijimesh shkencore tė botuara dhe nė dorėshkrim nė fushėn e sociologjisė. Ai la pas vetes gruan Nazmijen, vajzėn Qėndresėn, dhe djemtė Qėndrimin dhe Ēlirimin.

    Qershor, 2007 Kempten
    www.pashtriku.org

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102
    Behajdin Allaqi, njė nga ideatorėt e konceptit tė qartė pėr ēlirimin e Kosovės

    BEHAJDIN ALLAQI ISHTE VEPRIMTAR I DEVOTSHĖM, STRATEG DHE MENDIMTAR POLITIK


    Shkruan: Ramadan AVDIU, Prishtinė

    (www.pashtriku.org – 25.06.2007 / 10:05)

    ***

    Pas rėnies heroike tė Afrim Zhitisė, i vetmi anėtar i skretariatit tė

    Komitetit Drejtues kishte ngelur Behajdin Allaqi

    “Po shkojmė nė Konferencė. Do tė kthehemi mė tė fortė, do t’ia dalim. Pėr herė tė parė organizimi ilegal po e mban njė mbledhje kaq me rėndėsi pėr Lėvizjen dhe Kosovėn tonė”, do tė thotė Fadil Vata para se tė nisej nga Prishtina nė Divjakė ku u mbajt Konferenca e parė e radhėve tė organizuara Klandestine.

    Nė kėtė Konferencė tė mbajtur nė mars tė vitit 1989 ku kanė marrė pjesė ndėr tė tjerė edhe: Afrim Zhitia, Fadil Vata, Ali Ahmeti, Hajdin Abazi Bardhyl Mahmuti, Binak Berisha etj…. Behajdini do tė zgjedhet anėtar i Komitit Drejtues.

    Nė mbledhjen e parė tė Komitetit Drejtues Behajdini do tė zgjedhet anėtar i Sekretariatit tė kėtij Komiteti. Natyrisht se pėr tė ardhur deri tek zgjedhja nė organin mė tė lartė tė Organizatės Lėvizja Popullore pėr Republikėn e Kosovės rruga nuk ka qenė rastėsi. Por qėllimi dhe pėrkushtimi i Atdhetarit tė madh, revolucionarit tė devotshėm, veprimtarit tė palodhur qė tė gjitha punėt tjera i kishte hedhur pas shpine dhe nuk merrej me asgjė tjetėr pos me organizimin e rrezistencės dhe vetėdijėsimin e popullit tė Kosovės pėr pozitėn e tij prej tė robėruari.



    Dėshmorėt e kombit Afrim Zhitia, Behajdin Allaqi dhe Fadil Vata



    Behajdin Allaqi kėtė rrugė e kishte nisur nė rininė e tij tė herėshme, gjatė kohės sė studimeve nė Fakultetin Filozofik.

    Pėrvoja organizative e fituar si student dhe thellimi i njohurive shkencore ndikuan nė formimin dhe kompletimin e personalitetit tė Behajdinit, tė cilin njė numėr i konsiderueshėm i njerėzve e veēėnarisht i veprimtarėve e njihte si Besim. Dhe tė gjithė ata qė e njihnin kishin besim nė tė, kishin besim nė fjalėn, punėn, angazhimin dhe luftėn e “Besimit” pėr liri dhe demokraci.

    Kishin Besim nė rrugėn qė e trasonte Behajdini. E Behajdini nuk u ndal asnjėherė nė kėtė rrugė, ecte me hap tė vendosur dhe tė sigurtė. Vetėm duke ecur nė kėtė rrugė, vetėm duke trasuar rrugė tė vėshtirė ne mund tė arrijmė nė liri thoshte ai.

    Pas njė veprimtarie dhe aktiviteti tė bujshėm tė Lėvizjes gjatė gjithė vitit 1989 nė shtator tė atij viti do tė arrestohen disa veprimtarė. Bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Behajdinit, Afrim Zhitija dhe Fadil Vata kanė kaluar nė ilegalitet tė thellė.

    Pėr shkak tė gjendjes sė rėndė shėndetėsore pėr Fadil Vatėn ėshtė marrė vendim qė tė del jashtė vendit, tė shkojė nė Zvicėr pėr tu shėruar nė radhė tė parė. (Fadili vuante nga kanceri dhe si pasojė nga kjo sėmundje ka vdekur me 25 prill 1990 nė spitalin e Bazelit nė Zvicėr).

    Ndėrsa Afrimi ka qėndruar nė Kosovė pėr tė ndihmuar procesin e ristrukturimit tė organizimit sepse planifikohej pėrqėndrimi i tė gjitha lidhjeve nė duart e sektorit tė lidhjembajtjes dhe tė Sekretariatit. Pas rėnies heroike tė Afrim Zhitisė, i vetmi anėtar i skretariatit tė Komitetit Drejtues kishte ngelur Behajdin Allaqi.

    Qendra kryesore e vazhdimit tė veprimtarisė sė LPRK-sė u bė Prizreni

    pėr shkak tė Behajdinit

    Rrethanat e krijuara nė organizim pas rėnies heroike tė dėshmorėve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu e kanė vėshtirėsuar shumė shkallėn e organizimit. Shumė shpejt radhėt e organizuara e kanė marrė veten dhe janė takuar pėr tė vazhduar veprimtarinė. Qendra kryesore e vazhdimit tė veprimtarisė sė LPRK-sė u bė Prizreni pėr shkak tė Behajdinit, sepse konsideronim se ai nuk duhet tė lėviz shumė pėr shkak tė shkallės sė rrezikut tė dekonspirimit dhe pėrgjegjėsisė qė kishte nė hierarkinė organizative.

    Tė gjitha protestat qė u organizuan nė vitet ‚88, ;89. 90 janė organizuar nga LPRK kurse nė Prizren organizatori kryesor i tyre ka qenė Behajdin Allaqi.

    Asnjė dokument i Lėvizjes nuk ėshtė lėshur dhe nuk ėshtė bėrė publik

    pa u konsultuar Behajdini

    Edhe nė rrafshin e organizimit nė nivel tė Kosovės, tė hartimit tė planit operativ, strategjisė politike, politikave tė veprimit dhe hartimit tė dokumenteve Behajdini ka luajtur rol kyq, asnjė dokument i Lėvizjes nė kėtė kohė nuk ėshtė lėshur dhe nuk ėshtė bėrė publik pa u konsultuar Behajdini. Behajdini ishte autorė i shumė trakteve, proklamatave, komunikatave, rezolucioneve, vendimeve por edhe i shumė shkrimeve publicistike e shkencore tė cilat botoheshin nė shtypin e LPK por kishte edhe raste tė botimit nė gazetat e kohės.

    Nė kohėn e vlugut tė organizimit ilegal dhe tė rresistencės bėhen edhe ndryshimet e mėdha nė vendet e lindjes dhe nė Kosovė fillon organizimi legal i partive politike. Behajdini ėshtė angazhur edhe nė kėtė drejtim dhe ėshtė njėri nga themeluesit e degės sė LDK pėr Prizrenin.

    Dekonspirimiet e para pėr Behajdinin si veprimtar dhe njė prej udhėheqėsve tė organizimit tė LPRK-sė jo vetėm pėr rrethin e Prizrenit por nė nivel tė Kosovės vinė pikėrisht nė kohėn kur ėshtė dashur tė zgjedhet kryesia e degės sė LDK pėr Prizrenin pėr shkak se Behajdini ka qenė kandidati mė potencial pėr t’u zgjedhur nė krye tė kėtij organizimi, pėrkundėr faktit se nuk ka qenė i interesuar. Ai nė fakt interesohej tė pėrshpejtonte procesin e shkatėrrimit tė LKJ-sė pėrmes formimit tė degės sė LDK-sė nė njerėn anė, kurse mendjen dhe pėrqėndrimin e kishte si tė forcoj organizimin klandestin dhe LPK-nė.

    Gjatė gjithė kohės Behajdini ka punuar nė rrafshin teorik dhe ka afruar projekte

    dhe propozime pėr veprimtari tė LPRK-sė nė nivel tė Kosovės

    Behajdini ka marrė pjesė nė organizimin e mbledhjes konsultative nė janar tė vitit 1991 nė Prishtinė ku ėshtė vendosur qė tė mbahet Konferenca e dytė e radhėve tė organizuara ilegale dhe ku do tė mirren vendime pėr shkėputjen nga ēdo ngjyrim ideologjik .





    Konferenca e dytė ėshtė mbajtur nė shkurt tė vitit 1991 nė Prapashticė (fshat afėr Prishtinės) ku Behajdini do tė merr pjesė dhe do tė jetė anėtarė i Komisionit pėr hartimin e rezolucioneve tė mbledhjes.

    Pėr shkak tė angazhimit tė shumtė dhe veprimtarisė sė dendur Behajdini kėrkon qė tė mos zgjedhet drejtpėrdrejtė nė organin drejtues nė nivel tė Kosovės por tė vazhdoj veprimtarinė nė kontakte tė drejtpėrdrejta me drejtuesit e organizatės dhe tė pėrqėndrohet nė forcimin e radhėve nė rrafshin organizativ nė Prizren por edhe nė komunat pėrreth e sidomos nė Sharr, Rahovec dhe Therandė.

    Gjat ėgjithė vitit 1991 Behajdini ka punuar nė rrafshin teorik dhe ka afruar projekte dhe propozime pėr veprimtari tė LPRK-sė nė nivel tė Kosovės.

    Nga gjysma e dytė e vitit 1991 kanė filluar pėrgatitjet pėr organizimin e Mbledhjes sė Tretė tė Pėrgjithshme tė LPRK-sė. Behajdini nga dita kur ėshtė vendosur tė mbahet kjo mbledhje ka qenė i kyqur nė procesin e pėrgatitjes sė Mbledhjes.

    Mbledhja e Tretė e LPRK ėshtė mbajtur nė fshtain Ujėmirė afėr Klinės ku Behajdini do tė jep kontribut tė ēmueshėm si pėr organizimin ashtu edhe pėr mbarėvajtjen e mbledhjes.

    Behajdini edhe pas Mbledhjes sė Tretė tė LPRK ka vazhduar veprimtarinė me tė njejtin intenzitet, por me kėrkesėn e tij dhe tė rrethit tė Prizrenit ai ka kontaktuar me rrethet e organizuara vetėm kur ka qenė e domosdoshme ngase pėr shkaqe sigurie i kishte reduktuar lėvizjet e dendura.

    Disa herė pas mbledhjes se Tretė Behajdini ka shkuar nė Shqipėri ku janė mbajtur konsultime me shokėt nga diaspora, me autoritetet e shtetit shqiptar dhe me shokė tė organizuar nė rrethet e Republikės sė Maqedonisė.

    Njė takim nė Shqipėri ėshtė mbajtur edhe nė janar tė vitit 1993 ku ėshtė vendosur tė mbahet mbledhja konsultative e LPRK-sė ku do tė hartoheshin strategji tė reja veprimi nė pėrputhje me situatat e krijuara nė trojet e okupuara shqiptare.

    Mbledhja ėshtė pregatitur dhe ėshtė mbajtur nė Kollare (fshat afėr Kėrcovės) ku Behajdini ka marrė pjesė dhe ka kontribuar shumė nė organizimin e saj.

    Zakonisht para mbledhjeve nė nivel tė gjithė organizatės Behajdini kyqej dhe merrte pjesė edhe nėpėr mbledhjet paraprake tė rretheve ku interesohej drejtpėrdrejt pėr mendimet dhe vizionet e anėtarėsisė sė gjėrė dhe pastaj mbi bazėn e diskutimeve hartoheshin edhe politikat e veprimit qė i propozoheshin mbledhjes pėr aprovim.

    Njė prej vendimeve tė mbledhjes konsultative ishte krijimi i grupit pėr organizimin e Mbledhjes sė Katėrt tė Pėrgjithshme tė LPRK-sė.

    Ky grup ka mbajtur lidhje dhe ka zhvilluar konsulta tė vazhdueshme me Behajdinin. Mbledhja e Katėrt ėshtė mbajtur nė Prishitinė mė 26-27 korrik 1993.

    Behajdin Allaqi ishte veprimtar i devotshėm, strateg dhe mendimtar politik…

    Duke qenė se nė Kosovė ishte zhvilluar aktivitet i dendur ēlirimtar dhe se po pėrgatitej njė faze e re e veprimit me strategji tė re duke i dhėnė prioritet strukturimit dhe krijimit tė organizimit ushtarak, aksionet ēlirimtare pėr tė asgjėsuar pjesėtarė tė aparatit represiv tė okupatorit kishin filluar: UDB-ja u vu nė aksion pėr zbulim dhe arrestim tė veprimtarėve dhe bartėsve tė kėtij organizimi.

    Pas arrestimit tė disa anėtarėve tė LKĒK-sė mė 27 korrik 1993 do tė pasoj edhe njė goditje e rėndė pėr LPRK-nė kur mė 2 gusht 1993 u arrestuan disa veprimtarė tė dalluar tė LPRK-sė nė mesin e tė cilėve edhe Behajdin Allaqi. Tė njejtėn ditė janė arrestuar edhe disa veprimtarė tė tjerė jo vetėm nė rrethin e Prizrenit por nė shumė anė tė Kosovės.

    Me njė fjalė mund tė thuhet se Behajdin Allaqi ishte veprimtar i devotshėm, strateg dhe mendimtar politik, organizator i shkathėt me guxim tė madh. Kontributi i Behajdinit ėshtė i jashtėzakonshėm nė ruajtjen dhe forcimin e LPRK-sė nė kohėn mė tė ndieshme kur ajo u godit rėndė me vrasje tė anėtarėve dhe me arratisje tė disa tė tjerėve, pastaj nė kohėn kur po bėheshin ndryshime tė mėdha nė vendet e lindjes dhe kur nė Kosovė po lindnin organizime partiake legale tė cilat ndikuan dukshėm nė uljen e intenzitetit tė rrezistencės aktive.

    Sot Behajdini renditet nė radhėn e plejadės sė dėshmorėve tė kombit qė gjithė jetėn e tyre e kanė vėnė nė shėrbim tė luftės pėr liri tė popullit dhe zė vend meritor nė historinė mė tė re tė popullit shqiptar si njė veprimtar dhe udhėheqės me kualitete tė larta intelektuale politike, shkencore dhe atdhetare.

    Lavdi jetės, emrit dhe veprimtarisė sė dėshmorit Behajdin Allaqi.

    * Ky fjalim u lexua, nė akademinė pėrkujtimore kushtuar dėshmorit Behajdin Allaqi, organizuar nė Prishtinė mė 07.04.2003.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Behajdin Allaqi

    BEHAJDIN ALLAQI - ATDHETAR, INTELEKTUAL E POLITOLOG I KLASIT TĖ PARĖ


    Shkruan: Abdullah ABDULLAHU, Vjenė

    (www.pashtriku.org - 28.06.2007 / 14:15)

    ***

    Behajdini ishte njė intelektual e patriot qė nuk i duronte dot stolirat nė politikė, pėrkundrazi ai e urrente pa masė romantizmin e folklorizmin nė Politikė. Ishte ithtarė i krijimit tė njė mendimi tė Ri Politik, qė kishte tė bėnte me depolitizimin e masave tė gjėra dhe krijimin e njė elite tė re politike… e cila Politikėn do ta kuptonte - akceptonte si njė teori tė pozitivizmit dhe funksionalitetit tė saj, si njė kategori institucionale dhe mbi tė gjitha si njė proces jashtėzakonisht tė rėndėsishėm dhe serioz nė ndėrtimin e vizionit pėr njė Shtet tė ardhshėm tė Kosovės.
    Sot, Behajdini i mungon shumė Prizrenit, i mungon Kosovės qė akoma nuk u bė shtet, pra sot mungon mendimi i tij i mprehtė Politik dhe praktik. Behajdini na mungon tė gjithė neve qė e njohėm dhe vepruam sė bashku, pėr mė tepėr i mungon familjes sė tij! Dhe, mungesa e tij ėshtė njė mister qė kėrkon zbardhje – zgjidhje
    ***

    Kam ndjerė njė tronditje tė madhe, tė pazakontė do tė thoja, nė ditėt e fundit tė atij qershori 1998 kur nė njė mėnyrė jo fortė tė zakonshme mė shprehu ngushllime pėr Behajdin Allaqin, veprimtari i LPK-sė Shyqėri Bytyqi (vėllai i Murat Bytyqit – LPK- Suharekė) nė banesėn e tijė nė Wells tė Austrisė, pas njė aktiviteti tė Fondit „ Vendlindja Thėrret“.

    Me Behajdinin mė lidhin shumė gjėra, jo vetėm Qyteti i Prizrenit, jo vetėm lagja nė tė cilėn u rritėm sė bashku, ku pėr njė kohė tė gjatė nuk na ndau as dita e as nata.

    Tė shkruash pėr Behajdin Allaqin do tė thotė tė shkruash pėr njė Intelektual, pėr njė politolog (ku pėr shumė ēėshtje tė aspektit Sociologjik me te kosultohej edhe Babai i mendimit Politik Kosovar Mr. Ukshin Hoti ), tė shkruash pėr Behajdinin duhet tė jesh shumė i kujdesshėm, sepse ai ishte njė trim i pafrikshėm, ishte i pakompromisė, donte tė vėrtetėn, ishte njeri i kompletuar dhe mbi tė gjitha e donte punėn dhe dijen.



    Mr.Ukshin Hoti dhe prof.Xhemajli Berisha



    Zhvillimet politike tė fundviteve tė tetėdhjeta dhe fillimit tė nėntėdhjetave padyshim vė nė pah - shėnojnė kulmin e pėrparimit tė Behajdinit si njė personalitet lider. Kanė shkruar shumė tė tjerė pėr veprimet, punėn dhe aktivitetin e organizuar tė Behajdin Allaqit, ndėrsa unė po provojė tė shpėrfaqi nė mėnyrė kronologjike njė pjesė tė jetės sė kėtij strategu.

    Punėsimi i tij nė Gjimnazin e Prizrenit si Profesor i Sociologjisė-Filozofisė shėnon edhe kthesėn e madhe nė fillimin e njė rreshtimi tė ri dhe tė veēantė tė pregatitjes sė aktivistėve tė rinjė pėr ballafaqimet qė do t“i prisnin ata nė procesin e shkatėrrimit tė njė Sistemi Shtetėrorė Antishqiptarė siē ishte Juogosllavia. Ai pėr njė kohė shumė tė shkurtėr do tė krijojė njė rreth tė organizuar nė kolektivin e tij tė punės, dhe kėtu vlen tė veēohen Prof. Xhemajli Berisha, Besnik Krasniqi, Shaip Buduri e shumė tė tjerė. Me kėtė kuadėr Behajdini arriti qė nxėnėsit e Gjimnazit t“i vėjė nė shėrbim tė ēėshtjes, duke organizuar njė mori aktivitetesh kundėr Pushtetit Komunal tė Prizrenit. Ai isht shumė pragmatik, dhe kishte njė prirje tė veēantė nė mobilizimin e masave tė gjera .

    Nė fund tė viteve tė tetėdhjeta ashtu si nė gjithė Kosovėn edhe Prizreni u pėrcollė me shumė turbulenca, LKJ-ja po jepte frymėn e fundit shkapėrderdhja kishte filluar dhe fundi dihej, po perėndonte njė Sistem Politik totalitar, dhe nė vend tė tij po lindėte njė sistem i ri.

    Kontributi i Behajdinit nė kėtė periudhė ishte i madh, me organizimin e shumė aktiviteteve ilegale tė LPRK-sė nė Prizren dhe rrethinė. Behajdini si udhėheqės i organizatės koordinonte tė gjitha veprimet, pėrpilonte shkresa, pamflete, trakte etj, tė cilat pastaj ne i shpėrndanim gjithandej.

    Nė kėto aktivitete kanė marrė pjesė: Musa, Nijaziu, Begushi, Beqiri , Xhemajliu – vėllai i Behajdinit dhe Krenarja – motra e tij, Sinani , Iljazi e shumė tė tjerė.

    Si nė ēdo qytet tjetėr tė Kosovės edhe nė Prizren, me themelin e LDK-sė anėtarėt e LPRK-sė kanė zhvilluar njė dualizėm politik dhe nė kėtė kuadėr roli i Behajdinit ishte i jashtėzakonshėm. Kjo periudhė ishte mė e vėshtirė, pėr faktin se puna legale rezultoi me dekonspirim tė Behjadinit dhe shokėve tė tij.



    Nė njė takim pune: Bashkim Mazreku, Behajdin Allaqi, Arsim Braha dhe Abdullah Abdullahu



    Asokohe pėr kėtė ēėshtje u zhvilluan shumė debate e konsulta. Behajdini pėr kėto zhvillime konsultohej shpesh me Mr. Ukshin Hotin dhe kėtė gjė e bėnte shumė herė nė Krushė tė Madhe, tė shoqėruar nga unė dhe Bashkim Mazreku. Kėto biseda e konsulta mė vonė artikuloheshin e bėheshin tema tė shumė tribunave Politike tė organizuara gjithandej nėpėr Kosovė. Mė kujtohet njė takim tė mbajtur nė Sallagrazhdė tė Therandės (Ish – Suharekės) nė shtėpinė e atdhetarit Hysen Gega ku merrnin pjesė: Iljaz Kadolli, Ibrahim Shala, Abdullah Abdullahu, Behajdin Allaqi, Ramadan Avdiu etj.,kur Behajdini me prirje tė njė Intelektuali tė mirfilltė trajtoi gjithanshėm dukurinė e veprimit tonė politik Legal dhe Ilegal nė tė njejtėn kohė .

    Behajdin Allaqi gjithė potencialin e tij organizativ dhe politik e kishte konceptuar nė pėrpjekjen pėr tė dalur nga kthetrat e robėrisė serbe, nė kėtė pėrpjekje ai kishte rreth vetes njė ekip tė gjerė aktivistėsh , patriotėsh e profesionistėsh nga Prizreni si: Bedrush Ēollaku, Salajdin Braha, Asllan Shala, Bashkim Mazreku, Arsim Braha, Besnik Krasniqi, Shaip Budurri, Pėrparim Asllanaj dhe shumė e shumė tė tjerė, me tė cilėt pėr ēdo ditė ai po ndėrtonte njė vizion tė qartė tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės .

    Behajdini ishte njė intelektual e patriot qė nuk i duronte dot stolirat nė politikė, pėrkundrazi ai e urrente pa masė romantizmin e folklorizmin nė Politikė. Ishte ithtarė i krijimit tė njė mendimi tė Ri Politik, qė kishte tė bėnte me depolitizimin e masave tė gjėra dhe krijimin e njė elite tė re politike… e cila Politikėn do ta kuptonte - akceptonte si njė teori tė pozitivizmit dhe funksionalitetit tė saj, si njė kategori institucionale dhe mbi tė gjitha si njė proces jashtėzakonisht tė rėndėsishėm dhe serioz nė ndėrtimin e vizionit pėr njė Shtet tė ardhshėm tė Kosovės.

    Sot, Behajdini i mungon shumė Prizrenit, i mungon Kosovės qė akoma nuk u bė shtet, pra sot mungon mendimi i tij i mprehtė Politik dhe praktik. Behajdini na mungon tė gjithė neve qė e njohėm dhe vepruam sė bashku, pėr mė tepėr i mungon familjes sė tij!

    Dhe, mungesa e tij ėshtė njė mister qė kėrkon zbardhje - zgjidhje !

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Behajdin Allaqi, njė nga ideatorėt e konceptit tė qartė pėr ēlirimin e Kosovės

    Behajdin Allaqi, njė nga ideatorėt e konceptit tė qartė pėr ēlirimin e Kosovės

    BEHAJDINI ME VEPRIMTARINĖ E TIJ I NGJANTE VETĖ JUSUF GĖRVALLĖS, ATA DONIN TA ĒANIN BORĖN PARA SE TĖ DALĖ PRANVERA



    Shkruan: Fazli VELIU

    (02.07.2007 / 12:40)

    ***

    Behajdini Vinte nė perėndim, merrte porositė, heshtur kthehej nė vendlindje dhe thellė shkonte atje ku vėrtet unė ndiqesha…

    Shumė e nderuara familje e Behajdin Allaqit, tė nderuar bashkėveprimtarė, tė nderuara familje tė dėshmorėve, tė nderuar UĒK-istė tė gjithė hapsirės shqiptare.

    Ju sjell pėrshėndetjet e vendlindjes ku qėndroi para meje vetė Behajdini dhe njėkohėsisht edhe organizimeve tona, tė subjektit tonė atje, nė viset tona arbėrore dhe tė udhėheqjes sonė dhe ju pėrgėzoj tė gjithėve sė bashku pėr kėtė Akademi Pėrkujtimore tė cilėn po e bėni me pėrkushtim pranė figurės sė ndritshme tė Behajdinit tonė tė pavdekshėm dhe qėndroni pranė familjes sė tij e cila ngadhėnjeu moralisht e fizikisht dhe iu bashkangjit radhės sė familjeve tė mėdha tė kombit me forcėn e tyre, me forcėn e saj dhe njėkohėsisht sė bashku me ju po ēan pėrpara pėr tė realizuar amanetin e bijave dhe bijėve tė kombit tonė.

    Unė e kam vėshtirė tė flas pėr kėtė veprimtar sepse edhe siē e shihni ai ka qenė mė i ri dhe njėkohėsisht mė i guximshėm. Vinte nė perėndim, merrte porositė, heshtur kthehej nė vendlindje dhe thellė shkonte atje ku vėrtet unė ndiqesha dhe ndoshta do tė isha edhe ndryshe po qe se ai nuk e zėnte vendin tim dhe po qe se ai me shokėt e tij nuk shkonte pėr tė bėrė ēėshtjen e Atdheut nė tė gjithė hapėsirėn tonė shqiptare.

    Behajdini me veprimtarinė e tij mund t“i ngjante vetė Jusuf Gėrvallės

    E veēanta e kėtij veprimtari ishte se ai ndėr tė parėt ēau njė bllokadė tė kohės ndėrmjet asaj qė quhej fillim i njė lufte pėr tė ardhur deri tek njė pavarėsi, e cila, kuptohet qė mungon edhe sot pėr kėtė Kosovė dhe pėr mbarė viset tona shqiptare. Unė mund tė them lirisht se Behajdini me veprimtarinė e tij mund t“i ngjante vetė Jusuf Gėrvallės pėr fillimin e tij qė kishte Jusuf Gėrvalla nė fillim, sepse edhe ai nuk u kuptua drejt pse veproi ashtu aq hapur nė perėndim, dhe nuk u kuptua aq drejt vetė Behajdini pse veproi aq hapur nė perėndim, nė Prizren dhe mė gjerė nė Kosovė. Mendoj se edhe njėri edhe tjetri janė, mund tė them, viktimė e kėtyre veprimeve tė hershme tė tyre, dhe derisa njėri ėshtė njė lule qė u kėput shumė herėt(1982), ky tjetri ėshtė poashtu lule qė ra shumė herėt, pasi qė edhe njėri edhe tjetri donin ta ēanin borėn para se tė dalė pranvera.





    Tjetėr, ėshtė e veēanta e njėrit dhe e tjetrit, sepse edhe njėri e bėri propagandėn e tij nė perėndim hapur edhe tjetri e bėri propagandėn e vet hapur brenda vendit, dhe, edhe njėri edhe tjetri nuk u kuptuan poashtu pėr kėtė propagandė tė hapur. Por, edhe njėri edhe tjetri kishin udhėzimet e Lėvizjes gjithėpopullore atėherė mė herėt, ndėrsa, tė definuar mė vonė, Behajdini e kishte Platformėn e Lėvizjes Popullore pėr Republikėn e Kosovės.

    Kėtė dėshmorė tė heshtur, ta shpallim dėshmor tė vėrtet, dėshmor tė kombit shqiptar

    Atėherė edhe ishte i vetmi qė ēante mes kėtyre vėshtirėsive tė mėdha dhe i vetmi ishte qė bėnte pėrpjekje tė definojė njė Lėvizje qė ishte e ngushtė nė njė Lėvizje e cila duhej tė bėhej gjithėpopullore, prandaj edhe vetė Behajdini nė gėrshetim me udhėzimet qė ishin nga kreu politik i LPK-sė jashtė vendit, pėr tė kombinuar veprimtarinė ilegale gradualisht me njė veprimtari pak a shumė tė dukshme, tė cilėn mė nė fund e pranoi ai politolog i madh – Ukshin Hoti. Ėshtė ndėr ata tė cilėt, mė nė fund, ndoshta qė mbeti edhe sot e kėsaj dite pėr disa i pakuptimtė pėr veprimtarinė e tij pėr ne jashtė vendit dhe pėr ne brenda vendit nė administratė e cila ėshtė e sakt dhe pėr tė cilėn administratė dėshmoi edhe vetė veprimtari i madh Fadil Vata, qe i udhėzuar nga veprimtarėt jo vetėm tė Suharekės, Ferizajt, Prizrenit dhe tė Prishtinės, por edhe mbarė viseve shqiptare qė tė bėjė njė gėrshetim tė tillė tė njė veprimtarie ilegale me njė veprimtari gjysmė ilegale pėr tė shkuar deri te lufta jonė e hapur, e cila u bė nė gjithė hapėsirėn shqiptare, e fjalėt tė cilat ai i radhiti nė Mbledhjen e Tretė tė Pėrgjithshme janė dėshmi e kėsaj qė unė po them tash dhe ju qė e dėgjoni dhe mendoj qė ju e mbėshtesni, dhe ėshtė ai guxim i parė qė na jep neve guximin e sotėm kėtu, qė kėtė dėshmorė tė heshtur, ta shpallim dėshmor tė vėrtet, dėshmor tė kombit shqiptar.

    Lavdi atij, lavdi tė gjithė luftėtarve qė ranė pėr liri dhe dėshirojmė qė njė ditė prej ditėsh tė ndriēohet e gjithė veprimtaria e tė gjithė veprimtarėve, e gjithė luftėtarėve nė Kosovė e mė gjerė dhe njėkohėsisht dėshiroj qė tė na kthejnė bijtė dhe bijat tona nga burgjet e Serbisė dhe burgjet tjera dhe ju sė bashku me ne tė gėzoni njė herė e pėrgjithmonė lirinė qė i takon Kosovės dhe viseve tė saj.

    Ju lumtė qė na erdhėt tė na e bėni tė gjallė kėtė dėshmor dhe i lumtė familjes qė doli ngadhnjyese pėr tė qenė pranė jush dhe pėr tė qenė ju tė gjithė ngadhnjyes pranė vargut tė madh tė familjeve tė kombit.

    * Fjala e Fazli Veliut, e mbajtur nė akademinė pėrkujtimore kushtuar dėshmorit Behajdin Allaqi, organizuar nė Prishtinė mė 07.04.2003.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-07-2007 mė 14:21

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    "Nė fillim tė qershorit, sipas konsultimeve tė shokėve kontributi i tij ishte i nevojshėm nė vijat e frontit dhe pėr kėtė gjė ai shkon pėr t’u takuar me shokėt. Mė 11 qershor 1998, nga Shtabi i Drenocit, niset me disa pėrfaqėsues tė SHP tė UĒK-sė pėr nė selinė e SHP nė Drenicė. Dhe, nga data 11 qershor 1998, familjes Allaqi dhe shokėve tė Behajdinit do t“i mungoj jo vetėm informacioni por edhe vendi i rėnjes sė tij, do t“ķ mungoj jo vetėm vendi i rėnjes por edhe varri i tij dhe nė fund do t“i mungoj edhe dėshmori. Prej asaj ditė (11 qershor) nuk dihet mirėfilli se a ka arritur Behajdini nė SHP tė UĒK-sė, apo gjatė rrugės ėshtė pėrleshur me forcat pushtuese serbe!
    ---------
    Nertili,
    Qe te jesh objektiv ne kete histori te dhimbeshme per kete njeri,mungojne me ose pa dashje edhe disa fakte shume ,shume te rendesishme dhe domethense,jo vetem per fundin tragjik te Beajdinit,por edhe te shume beajdinave tjere.
    E para,thua e B.H.,nga Shtabi i Drenocit,niset me disa perfaqesues te SHP te UCK-se per ne seline e SHP te UCK-se ne Drenice.
    Logjikisht,pasi qe ishte me pjesetaret e Sh. te Drenocit,ai njeri ishte ne duar te sigurta,duke marre parasyshe edhe poziten e tij te larte ne LPK.Ku i leshoi toka..?
    Nertil,kush ishin ata pjesetare te Shtabit te Drenocit,kane emra ata ose nofka,ku rane ata,kush ka konstatuar renien e tyre..?
    E dyta,si ka mundesi qe te rikonstruohet historia e tij me kete lloj hamendesimi;"Prej asaj dite (11.qershor) nuk dihet mirfilli se a ka arritur Behajdini ne SHP te UCK-se,apo gjate rruges eshte perleshur me forcat pushtuese serbe!"
    Nertil,keshtu nuk shkruhet historia.Si ka mundesi qe SHP i UCK-se, qe dinte gati gjithcka cka ndodhte ne Kosove dhe rreth saj ( me dhjetra komunikata te nenshkruara nga Jakup Krasniqi edhe per ngjarje shume ,shume me bizare),te mos dij per renien e ushtareve te vet nga nje shtab rajonal, dhe ate ne percjellje te njerit nga figurat kryesore te LPK-se ?

    PS.Per kurgja tjeter,per familjen e brezat e ri, qe nje dite do ta marrin vesh te verteten,ajo duhet thene me kohe nga ju shoket e tij !
    Kjo,sic e ke shkruar ti,jo vetem se nuk eshte e verteta,por fatkeqesisht ajo mjegullon edhe me shume fatin e keq te nje njeriu te humbur pa nam e nishan ne vorbullen e luftes.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •