Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    A janë të sigurta paratë e Shqiptarëve ?

    Pershendetje,

    Ka disa jave qe ne forum shihen shpesh tema rreth nacionalizmit Shqiptar, lufte kunder greqise, tema per Kosoven, si dhe shporrja e Fatos Nanos nga politika shqiptare etj etj.

    Tema e demirit u fshi nga smo apo adminat e forumit pasi po degjeneronte ne nje teme qesharake. Mendimi im per ate teme qe, qe duhet te ishte nisur ndryshe dhe jo ne ate menyre, por ama Shqiptaret gjithmone duhet te jene te ndergjegjshem per situaten dhe per fqinjet tane. Kohet e fundit flitet dhe per viziten e Karamanlis ne SHBA dhe se objekti i kesaj vizite qe nje angazhim kategorik i Greqise kundra pavarsise se Kosoves. Replika Amerikane ka qene heshtje persa i perket kesaj ceshtjeje.

    Dihet qe ne Greqi ka mbi 500.000 emigrante qe punojn dhe kane dhe leket e tyre, dihet qe ne Shqiperi gjithashtu kemi nje Grek si Fatos Nano mes nesh, dhe se gjysma e bankave i kane greket ne dore. A jane te sigurta valle parate e Shqiptareve ? . Gjithkujt me kete pyetje i kujtohet konflikti i brendshem i 97, kur Shqiptaret per aresye ende te panjohura u gjenden nen pragun e nje lufte civile te vertete. Me shume shqiptare qe kam folur ketu, te ardhur nga Greqia mbas vitesh emigrim, thone se mbas lojrave olimpike do kete nje fshese te madhe greke ne varesi te zhvillimeve ne Kosove gjithashtu. Tashme dihet qe ushtria greke ka nje marredhenie te drejperdrejte me ate Serbe, dhe asnjerit nuk i leverdis nje Kosove e lire dhe e pavarur. Me sa cbehet fjale dhe nga radiot greke, dhe nga vete cme thone emigrantet te ardhur nga greqia, kjo fshese do kryhet me aresyen e marrjes se parave te emigranteve, gje qe do krijoj nje situate eksplozive ne kufijte me Greqine. Pra do kemi nje 97 me proporcione nderballkanike dhe jo thjesht brenda kufijve tone. Sado fantashkence mund ti duken disave keto lloj skenaresh, jane gjera qe mund te ndodhen brenda nje jave, pasi ne si Shqiptar nuk jemi te antaresuar as ne NATO e ne asnje organizate te madhe Europiane. Greqia gezon suportin e plote te Evropes, dhe gjendja e politikes se jashtme Amerikane eshte ne nje situate shume delikate. Mbas nderhyrjes ne Irak, opinioni i brendshem rreth nderhyrjeve te tjera te Amerikes ne konflikte eventuale(ne kete rast Ballkanike) mund te shoqerohet me nje mosaprovim te madh nga opinioni i brendshem. Ketu nuk flitet per ndonje ndryshim kufijsh aktual, por per trazira alla 97, qe mund te kene permasa dhe me te medha, jo vetem brenda shqiperise, politkes ekonomise etj, por edhe per imazhin e ballkanit ose shtremberimit te tij ne kurrizin e Shqiptareve. Greket jane te vendosur qe ceshtjen kosovare ta shtyne sa me shume, ti tregojn botes qe ne jemi kafshe etj etj. Mirepo kush nuk eshte po ti cenohen interesat vetiake, te injorohet, ti merren parate etj etj ? Ne kete kuader shihet qarte dhe angazhimi i madh i shoqatave Shqiptare-Amerikane per heqjen e krimbit te vertete qe suportohet me parate e Grekeve, me emrin Fatos dhe Xhoana Nano, te cilet japin kontributin e tyre paresor per shkaterrimin e Shqiperise.

    Keto jane thjeshte mendimet e mia me cfare kam biseduar me shume Shqiptare ketu qe punojn ne organizata te ndryshme, si dhe emigrante te ardhur nga Greqia, dhe lajmet qe degjojme dit per dite. Ju ftoj te merrni pjese dhe te jipni nje mendim rreth kapitalit Shqiptar jashte atdheut, dhe sa i sigurte eshte ai, dhe cfare problemesh mund te sjelli ne nje te ardhme.

    Cdo te mire
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 23-05-2004 më 19:41
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    parate e mengranteve te huaj ne greqi, ne llogari te thjeshta bankara pa vene te tjera menyra parash-kapitali, jane te llogaritura ne 2-4 miliarde E. se sa jane te shqiptareve varet, megjithate nga numrat une besoj qe mbase eshte nje perqindje e rendesishme. (diku kisha nje artikull gazete ,po e gjeta do ta ve te perkthyer). sa sa te sigurta jane? aq te sigurta sa jane dhe te grekerve dhe te gjithe te tjereve. cme ben te mendoj keshtu? thjesh, praktika te tilla nuk behen
    me aq lehte. dhe nqs mund te behen, kurre te mos behen, me duket si e padegjuar. nuk e imagjinoj dot personalisht. dhe nqs behen ka zgjidhje teper te lehte dhe shume effikase. te them ne kete rast qe gjykata e te drejtave te njeriut ne strasburg ka gjykuar pozitivisht ceshtjen e nje shtetase qipriote kunder shtetit ne qipron e veriut (kishte humbur shtepine dhe pronat ne invazionin e fundit te 70eca) duke detyruar shtetin ti jepte demshperblim nukmbajmend sa E. As personi as shteti ne gjykim sqene me nenshtetesi EU. aludimi? jurisdicioni i gjykates. dhe atje ska verc-verc sic e mendoj une. prape nuk besoj ose me mire ky posibilitet rrembim parash me duket jashtezakonisht shume i vogel.

    fshesa? po besoj se do kete. disa te detyruara nga shteti disa nga vete jeta.pse mendoj keshtu? shumica e shqiptareve punojne ne ndertim ose ne buqesi,anyway ne dege ku rralle vene greket (se tani u ngrit niveli, me perpara pastronin fabrikat/halete e gjermanise). ne buqesi ka fshtra te tere qe ka vetem pleq dhe shqiptare qe i mbajne gjalle e punojne per ta. do ti fshijne keta? pak
    veshtire me duket. vetem nqs sjellim ne mase te tjere, mbase nga afrika. ose i lene te kalben te gjitha. (diku prape kisha nje artikull per ndikimin dhe fitimet e bujqesise vecanerisht nga prania e shqiptareve). ndertim? ndertimi ka mbaruar mbas olympiades. kete e dine te gjithe. by the way mbas olympiades priten mbi 100.000 te papune. duke ditur mosditjen e zanateve te tjera, racizmin ndaj te huajve ne pergjithesi, sa kellire jane assistencat sociale dhe paaftesine e ekonomise greke (qe megjithe trilionet e EU akoma i bie fyellit) per te krijuar pune te reja, perfundimet jane llogjike.

    krize si e '97 nderballkanike? cdo krize/destabilizim ne ballkan me cfaredo pasoja ka impakt te menjehershem ne ekonomine azmatike greke, mbi 60% e exports/$$ (qe jane 0 ne krahasim me te tjeret) drejtohen drejt vendeve te ballkanit. shqiperia eshte ne vendet e para te listes, vecanarisht me raporte popullsi/$. ne nje artikull tjeter ne nje business gazete, ne perkthime te lire thuhej : lerini p0rdhet e qurravitjet e kapni ballkanin se u mori dreqi. prape kur ta gjej art/kohen do ta sjell. krize '97 ne shqiperi? hmmm.. mbaruam. ishalla jo. megjithese me ato rrota qe kemi ne koke te vendit asnjehere sje i sigurt.

    per mendimin tim kapitali me i madh i cdo shteti jane njerezit qe ka.
    urime per temen Cyclo. mase ketu mund te shprehemi me fakte dhe ne menyre te civilizuar.
    peace
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pershendetje Clauss,
    rrofsh per urimet, nuk do zgjatem shume pasi jam ne shkolle, por do ishte mjaft me vlere te silleshin qofte pjeserisht artikujt ose nje sitenze e shkurter.
    Do te doja te kujtoja se cfare ndodhi me banken e kursimeve ne vitet 2000-2001, kur u hapen llafe qe falimentoi(gje qe eshte absurde) nje banke shteti. Eshte absurde pasi i bie qe vete shteti te falimentoj. Megjithate kjo pati nje efekt te jashtzakonshem ne arkat e bankes, kur ne JUG TE SHQIPERISE u kthyen te gjithe dhe merrnin parate me thase, te tyret, te fisit, te fshatit etj etj. Kam qene vete aty kur ka ndodhur kjo gje, kur te gjithe i drejtoheshin te ardhurve nga Shteti se kush mi garanton leket mua, etj etj. Njerez qe merrnin para me thase me thase, dhe i kalonin ne kufirin grek.
    Shqiptari dihet gjithashtu qe leket nuk i fut neper banka te gjitha, kush e di sa e sa ka neper breke, te murosura, poshte krevatit a ku di un, qe nuk i deklaron. Atehere problemi qendron qe keto para te padeklaruara nuk jane hic te sigurta ne Greqi, duke pare edhe makabritetet e ndryshme qe po degjojm dite per dite per KUFOMA trupash SHQIPTARE te vrare nga policia greke 1 apo 2 vjet me pare, dhe te gjendura vetem tashti.

    Pra cfar e pengon grekun te bej dicka te tille, duke qene se vete ideatori qe hapi zerat per falimentim te Bankes se Kursimeve ishte vete Greku, gje qe solli nje boshatisje mbi 500 milion dollar ne arkat e shtetit(do te ta gjej dhe shifren e sakte, zyrtare dhe ate qe mendohet). Le ti lejme me njeante keto para neper breke, dhe te shofim ato neper banka. Ja falimentuan bankat nga "situata e papune"(preteksti), si i behet pastaj ? Valle do ti humbin edhe Shqiptaret edhe Greket parate ? Plus pastaj sikur ta alarmosh situaten nder Shqiptareve, asnjeri nuk i sjell ne Shqiperi ti fusi tek bankat greke parate, pasi me i lehte do ishte falimentimi dhe vjedhja aty.

    Un them qe duhet te kete nje ndergjegjsim per kete pune nder imigranteve ne Greqi, pasi sic the dhe vete, 100.000 na qenka dhe si numer zyrtar te papunesh, por imagjino sa mund te jene me te vertete. Atehere cdo ndodhi me keto Shqiptar, tani qe sebepi qenka akoma me i mire per ti hequr qafe ? Po me parate e tyre ?

    Cdo te mire
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Banking on immigrants

    Nje treg i ri terheq vemendjen e bankiereve greke, te cilet tani jane te etur tu sherbejne atyre qe njehere u injoronin egzistencen ( it's a b$itch isn't it? lol )

    ... Vjet, vetem emigrantet shqiptare derguan ne shtepite e tyre nje total prej 400 mil E, shume e barabarte me 9% te GrossProduct te RepSHqipt, pothuajse e njejte me leket qe dergojte emigrantet nga itali-nje ekonomi shume me teper e madhe. .... Bankat greke nuk po ankohen. transferime parash eshte bizness i madh. ..... nje studim i kryer nga BK greke tregon qe me shume se 250000 shqiptare kane llogari neper banka greke. Depozitat totale konsiderohen rreth 3 billione E, afersisht sa 60% e GD te RSH..... studimi i llogarive bankare te emigranteve ne BKG tregon qe kemi nje mesatare rreth 10K-15000 E pothuajse 2 here sa mesatarja e nje llogarie greke ... Per te perfituar nga kjo kategori biznesi BKG po perpiqet te leshoje sherbime te reja si ATM ne gjuhe shqipe ... .. qendra informacioni shumegjuheshe....

    marre nga AthensNews. artikulli ne http://www.athensnews.gr/Immigration/1immi5.htm
    money makes the world go round, money lost, money found.

    nje tjeter artikull, shume interesant mbi legazimin/problemet etc gjendet ketu ->
    http://www.athensnews.gr/athweb/nath...=11&m=A15&aa=1
    eshte ne en, keshtu qe seste problem besoj.

    kjo per leket neper breke , lol, eshte shume e vertete. dhe teper e rrezikshme vecanarisht per ata qe jane pa dokumenta. por sidoqofte avash avash ndryshojne gjerat.
    nuk besoj qe te kemi falimentim en masse te bankava. se besoj fare. dhe me duket se parate jane te sigurta, te pakten ato qe jane ne llogari te thjeshta bankare. sidoqofte asnjehere sdihet. papunesia zyrtare tani qe flasim ne greqi eshte 8-11%. domethene me optimizem eshte rreth 200-250K pa konsideruar emigrantet e papune. vej edhe 100K te tjere nga shtatori dhe i themi mirupafshim shtetit social ashtu sic e njohim. sidoqofte nga gjithe statistikat nenvizohet qe nen 20% te emigranteve shqiptare konsiderojne possibilitetin te rrine ne greqi, pjesa tjeter (sipas studimit) ben kapital dhe iken. peace
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

Tema të Ngjashme

  1. Firma "Silva": Malaj dhe Arapi më kanë vjedhur $40 milion
    Nga rudo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-11-2010, 17:05
  2. Fullani: Paratë mbajini në banka, janë të sigurta
    Nga white-knight në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:30
  3. Sa të sigurta janë paratë në bankat shqiptare?
    Nga Davius në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-07-2006, 17:17
  4. KQZ: Partitë që nuk kaluan pragun, të kthejnë paratë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 03:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •