G. Tema:

------

Tre kategoritė politike

Edvin Kulluri



Nė sferėn publike sot ka tre kategori njerėzish apo organizatash qė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė, janė nė marrėdhėnie me politikėn. Kėta individė e grupime u pėrkasin po ashtu tri sferave. Nė sferėn e parė bėjnė pjesė vetė politikanėt ose ata qė merren me politikė. Nė tė dytėn gazetarėt dhe mediat qė zotėrojnė dhe janė tė punėsuar. Nė tė tretėn bėhet fjalė pėr atė qė nė gjuhėn e pėrditshme quhet shoqėria civile ose ndryshe komuniteti i organizatave jo fitimprurėse.

Tė trija kėto sfera pėrgjithėsisht operojnė tė pavarura nga njėra-tjetra, por ėshtė po aq e vėrtetė se njė pjesė e tyre pėr shkak tė ideve nė rastin mė tė mirė dhe, detyrimeve, nė rastin mė tė keq kanė raporte tė qėndrueshme. Vartėsia kryesisht buron nga pushteti politik nė raport me mediat dhe shoqėrinė civile. Kėto marrėdhėnie nė shumė raste janė klienteliste dhe abuzive. Pėr kėtė vihet re dukshėm apo nė mėnyrė tė kamufluar njė qėndrim mohues dhe kritik ndaj opzitės dhe tolerant ndaj qeverisjes.

Pėr definicion mund tė thuhet se kėto sfera janė tė ndara nė tri kategori. E para pėrbėhet nga ata qė u pėrmbahen principeve tė drejta dhe sensit demokratik nė gjykim. Kėta janė tė prirur qė tė jenė kritikė ndaj ēdo qeverie. Tė dytėt janė ideologjikėt qė nuk ngurrojnė tė afishohen publikisht pranė njėrit krah tė politikės. Tė dyja kėto kategori dallojnė nga e treta pėr shkak tė njė premise superiore morale dhe qytetarie. Ndėrsa kategoria e tretė ėshtė ajo qė i shėrben ēdo pushtetit, ēdo regjimi pra ēdo partie qė plotėson tė vetmin kriter qė kėta njerėz pėrdorin, atė tė qenit nė fuqi. Kjo kategori ekspertėsh, politikanėsh, anal-istėsh e gjithfarė lloj profesionesh, ėshtė shumė e preokupuar qė tė shėrbejė me pathos tė lavdėrueshėm sidomos nė kohėt e vėshtira tė pushtetit politik.

Ky perceptim ėshtė disi i vėshtirė nėqoftėse mungojnė ilustrimet. Pėr tė dalluar shėrbėtorėt, nė vend tė letėr-lakmusit, mund tė pėrdoren dy ēėshtje. Tė dyja jo rastėsisht janė tė lidhura me njėra-tjetrėn, si zgjedhjet dhe rotacioni i pushtetit. Nė diskutimin pėr zgjedhjet zonjat dhe zotėrinjtė e mėsipėrm kanė njė qėndrim shumė solidar. Ata mendojnė se socialistėt nuk i manipulojnė proceset elektorale, por bėjnė tė pamundurėn pėr tė thėnė se ato janė pasojė e difekteve teknike dhe me guximin e pafytyrėsisė, bėjnė pjesėtare dhe pėrgjegjėse edhe opozitėn. Edhe kur nuk shprehen hapur, thėrrasin nė ndihmė termin mė absurd qė kėta kėmishė-kuadratė kanė zbuluar, "klasė politike". Ky term ēalon dhe rrėzohet pėr shkak se zgjedhjet i zhvillojnė institucionet publike nė varėsi tė mazhorancės, e kėshtu qė pėrgjegjėsitė e opozitės vetėm kėta kamikazė tė regjimit mund t'i gjejnė se cilat janė. Pėr mė tepėr nuk ka precedent qė tė demostrojė se zgjedhjet ndonjėherė i ka manipuluar opozita dhe jo pushteti.

Ndėrsa nė ndihmė tė manipulimit tė zgjedhjeve kategoria e sipėrpėrmendur pėrdor prezumimin e rezultatit. Pėr ta kjo opozitė nuk mund tė vijė nė pushtet, apo Rama fiton se "ka punuar shumė" a thua se se tė tjerėt nuk dinė tė "punojnė". Argumenti i tretė dhe mė mediokėr ėshtė se "socialistėt janė tė zgjuar dhe mund tė rrinė plot 50 vjet nė pushtet". Qė kjo kategori ėshtė fatkeqėsi ėshtė e qartė, por jo pėr ata vetė por pėr shqiptarėt qė i kanė jo rrallė mbi krye.

Fatkeqėsisht opzita ėshtė e detyruar t'i thėrrasė nė tryeza, konsultime e pėr mė keq t'i ketė edhe pjella politike si nė rastin e ē'reformatorėve e "Albanirave". Mbase ky fenomen jashtėqitės i shoqėrisė shqiptare do tė mbijetojė edhe shumė kohė, po aq sa do tė ketė pushtet e rotacion dhe si gjithmonė duan apo nuk duan do t'i shohim me sarkazėm teksa do tė bėrtasin pėr arritjet e qeverisjes sė Partisė Demokratike qė brenda njė nate nga rrezik pėr demokracinė, do tė shndėrrohet nė forcė demokratike dhe burim tė progresit. Si qenie qė pėrshtaten do tė luajnė kėshtu rolin sarkastik dhe grotesk si i vetmi qė kjo kategori i ofron publikut.

-------tema-----


Strategjia e re anti-opozitare

Edvin Kulluri

Sulmi qė zoti Nano ndėrmori nė Lezhė ndaj botuesit Lesi dhe Preē Zogajt me ē'duket nuk ėshtė vetėm njė rastėsi apo shfryrje inati pėr atė qė ata thonė e bėjnė nė opozitė. Duke i njohur Kryeministrit dinakėrinė dhe sensin planifikues strategjik pėr tė dalė i fituar nė ēdo rrethanė, mund tė thuhet se PD ndodhet pėrballė njė sjelljeje tė menduar dhe tė pėrgatitur prej kohėsh. Socialistėt prej muajsh janė duke lėshuar batuta dhe tymnaja pėr disa aktorė politikė qė tashmė po rikthehen pranė shtėpisė sė tyre apo dhe janė rikthyer si nė rastin e Spartak Ngjelės. E njėjta gjė ndodhi edhe me Ylli Pangon nė terma tė tjerė, apo dhe me ndonjė deputet themelues tė PD, qė tani nga ish ministėr i socialistėve, ėshtė reduktuar nė 'njė dushkar' sipas Nanos e Dokles.

Mė qartė dėshirat e pushtetit kundėr opozitės vėrehen te gazeta shėrbėtore e tėrė pushteteve tė pas '90 e ē'shitura, por e pablera "Albania", e cila ka kohė qė ngre nė qiell militantizmin e disa segmenteve tė opozitės. Nė tė vėrtetė ajo nuk synon tė vlerėsojė dikėnd nga opozita, por pėrpiqet tė tregojė se ēfarė shqetėson realisht pushtetin.

Kjo ėshtė fushata e kryetarit tė mazhorancės dhe gjithė levave tė tij nė mazhorancė apo opozitė e nė media, pėr tė frenuar hapjen e pashmangshme tė opozitės. Kjo lėvizje pėr tė delegjitimuar njerėzit qė rrisin aksionet e PD, kėrkon qė tė rrisė sensibilitetin e dy kategorive. Tė parėt janė tė lėkundurit, tė cilėt duke qenė se kanė gjykim shpeshherė mekanicist, por jo racional mbi politikėn, mund tė bien pre e kėtyre shantazheve. Sė dyti janė radikalėt e opozitės qė nuk kuptojnė se tė vetėm nuk mund t'i bindin dot shqiptarėt pėr tė votuar dhe se reflektimi mbi historinė 12 vjeēare ėshtė veēse avantazh dhe jo humbje krenarie.

Tashmė ky diskutim ka filluar nė publik. Selia e demokratėve ka lėshuar dy sinjale tė forta pėrmes Ngjelės e Topallit, e cila si politikane inteligjente dhe e pėrcaktuar, e kupton se nga dhe si i vjen e mira Partisė Demokratike. Nėn tezėn e bujshme tė Berishės pothuaj njė vit e gjysėm mė parė pėr hapjen e PD ndaj aleatėve dhe shoqėrisė civile, tashmė po rreshtohen disa njerėz dhe media rilevante. Takimet e liderit tė PD me mediat dhe shoqėrinė civile e kanė acaruar ambjentin socialist, e kėshtu qė reagimi nuk vonoi tė vinte.

Nė thelb ky sulm nė fushėn kundėrshtare nuk ėshtė iracional dhe i pambėshtetur nė arsye tė mirėqena. Guri i fundit i mazhorancės pas rrėzimit tė mitit Rama, tashmė nuk ndodhet mes socialistėve. Mazhoranca nuk ka mė argumenta pėr tė treguar superioritet ndaj kundėrshtarėve, dhe meqenėse zgjedhjet parlamentare janė pranė, atėherė duhet tė shpikin diēka pėr tė bėrė avantazh. Termi mė i duhur nė kėtė rast do tė ishte dizavantazh i opozitės qė nė mėnyrė indirekte do tė thotė mė shumė vota rozė.

Me pak fjalė kjo quhet konkurrencė nė dobėsi, ēka nuk ėshtė nė vetvete garė, por obskurantizėm dhe paaftėsi politike. Tė thuash se PD ėshtė mė keq se ne, nuk prodhon politikė dhe pėrfitim pėr publikun, por nihilizėm negativ. Nė kėtė retorikė ėshtė pėr fat tė keq ortake dhe njė pjesė e inteligjencės qė bėhet e famshme nėpėr ekrane po pa trguar se ē'ka bėrė pėr t'u quajtur e tillė. Qė socialistėt janė mė sistematikė dhe mė tė planifikuar se oponentėt e tyre demokratė, mund tė pranohet, por nė politikė gara ėshtė edhe morale. Skenarit tė Nanos pėr tė penguar hapjen e PD kjo e fundit duhet t'i pėrgjigjet me vendosmėrinė pėr tė pėrballuar pakėnaqėsitė e vogla mediokre dhe emocionale qė mund ta pengojnė kėtė proces. Kėshtu PD duhet tė kuptojė se ajo qė nuk duan socialistėt duhet bėrė pa hezitim.

-----------

tema