Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Çminimi i kufirit shqiptar mbetet në dorë të të huajve

    viktimat


    INTERVISTE/ Flet çminuesi Idajet Pista: Fajin e ka shteti që nuk heq minat nga kufiri i tij

    "Ja si na plasi mina mes 36 nxënësve"

    Tregon kursanti: Dikush duhet të ketë shtypur ndezësin


    BLERINA KACA

    TIRANE

    Ka qenë në klasë duke zhvilluar orën e mësimit për çminimin e minave. Kur papritur ka dëgjuar një zhurmë të madhe dhe disa saçme që i ranë në trup.

    Idajet Pista, 32 vjeç, nga fshati Krumë i Hasit është një nga të plagosurit e ngjarjes së djeshme, kur një minë shpërtheu në duart e kursantëve. Në një intervistë për gazetën "Panorama" ai tregon se si ndodhi ngjarja, si plasi mina në dorën e shokut të tij, si kërkuan ndihmë nga kalimtarët e rastit, për transportimin në Spitalin e Kukësit, si dhe për mbërritjen në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ai qëndron i shtrirë në krevatin e dhomës numër 6, në pavionin e ortopedisë, me plagë në këmbën e djathtë e në trup, pikërisht në brinjën e anës së djathtë. Me një fytyrë të trembur nga ngjarja që kishte ndodhur, Pista tregon se kjo tragjedi do të ishte evituar, nëse shteti do të ishte marrë me pastrimin e minave në kufirin shqiptar.

    Si ndodhi ngjarja?
    Ishim në një orë trajnimi për çminimin e minave dhe ndodheshim në klasë. Kur është shi, trajnimin e bëjmë në ambiente të mbyllura, ndërsa kur është kohë e mirë ne e zhvillojmë mësimin jashtë. Pikërisht ditën e djeshme po merreshim me minat-kasetë ose ndryshe me ato që ne të profesionit i quajmë KB1. Kjo është një minë e cila ka një ndezës dhe rreth 500 saçme. Në të gjitha trajnimet e tjera që kemi bërë për ilustrim janë marrë mina të cilat shkarkohen nga lënda eksplozive dhe nuk paraqesin rrezik për jetën e njeriut. Por, me sa duket, kjo minë nuk ka qenë e kontrolluar dhe njëri nga nxënësit, i cili mund ta ketë pasur në dorë e ka shtypur ndezësin e minës-kasetë dhe ajo ka shpërthyer menjëherë.

    Sa nxënës keni qenë në klasë?
    Kemi qenë 36 nxënës, disa prej të cilëve e kanë pasur edhe trajnimin e parë. Sepse unë kam tre vjet që punoj në skuadrën shqiptare të çminimit për heqjen e minave në kufi. Gjithashtu, në klasë kanë qenë edhe tre instruktorët e firmës "Handicap International", e cila ka fituar këtë vit tenderin për trajnime. Sepse para dy vjetësh trajnimet na i bënte një federatë zvicerane.

    Sa persona janë plagosur?
    Të them të drejtën, unë nuk e di numrin e saktë, por, me sa kam dëgjuar nga të afërmit e mi, nëntë persona janë plagosur dhe dy kanë vdekur. Ata që kanë qenë rëndë kanë mbërritur në Spitalin Ushtarak dhe tre të tjerë ndodhen në Kukës, sepse nuk kishin plagë të mëdha. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes dhe tjetri rrugës për në spital.

    Po dhoma çfarë përmasash kishte?
    Dhoma ka qenë rreth 30 metra katrorë dhe unë vetë nga mina-kasetë kam qenë rreth 6 metra larg.

    Çfarë mbani mend nga ngjarja?
    Mbaj mend që pas plasjes së minës u bë një zhurmë e madhe në klasë. Tmerri ishte në sytë e të gjithëve dhe sapo kemi dalë përjashta vetëm kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Në fillim ne kemi kërkuar ndihmën e makinave të rastit për të dërguar të plagosurit në Spitalin e Kukësit për të marrë ndihmën e shpejtë. Pasi kemi shkuar në spital, mjekët, infermierët na kanë mjekuar. Më vonë kanë ardhur në spital edhe prefekti, kryetarët e qarqeve, të Hasit, Kukësit dhe Tropojës. Ata kanë lajmëruar Ministrinë e Shëndetësisë për ngjarjen dhe i kanë kërkuar asaj që të vinte sa më shpejt në dispozicionin tonë helikopterët. Për fatin tonë të mirë ata mbërritën shpejt dhe unë gjej rastin që t'i falënderoj autoritetet lokale dhe personelin e Spitalit të Kukësit për ndihmën jo vetëm e thjeshtë profesionale.

    Ku i merr shoqata minat që përdor për ilustrim gjatë orës së mësimit?
    Nuk e kam shumë të sigurt, por, me sa di unë, minat dhe materialet e tjera grumbullohen në kufirin shqiptar. Sepse ne kemi shumë të tilla në kufi, të cilat kanë mbetur nga lufta në Kosovë.

    Mund të ishte evituar kjo që ndodhi?
    Nëse shteti shqiptar do të kishte punuar për pastrimin e të gjitha minave shpëthyese, të cilat janë në kufi, kjo tragjedi s'do të ndodhte. Të gjitha minat janë të rrezikshme dhe kushdo që mund t'i prekë rrezikon jo vetëm jetën e tij, por edhe të të tjerëve përreth.

    Po me instruktorët çfarë ka ndodhur?
    Ata janë kapur në kufi duke u larguar. Unë kam menduar se do të ishin me ne në spital, domethënë do të na kishin shoqëruar, por jo. Përveç tyre, as menaxheri i firmës nuk është bërë i gjallë, as në Spitalin Ushtarak dhe as në Kukës.

    Sa ju paguan kjo shoqatë?
    Ne paguhemi 350 euro në muaj. Ndërkohë që për dy vitet e para, kur trajnimet i bënte federata zvicerane, jam paguar me 450 euro.

    Cili është roli juaj në këtë grup çminuesish?
    Ne të gjithë së bashku përbëjmë një skuadër. Fillimisht unë kam qenë një çminues si gjithë të tjerët, më pas u bëra zëvendësdrejtor i skuadrës dhe tani jam pësëri çminues. j.h



    Çfarë janë minat kasetë

    KUKES - Menjëherë pas përfundimit të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, në kufirin shqiptar nisën të shpërthenin një e nga një minat e hedhura nga serbët.

    Bëhet fjalë për një numër të madh minash kasetë, ashtu si ajo që solli edhe tragjedinë e djeshme në Kukës. Sipas burimeve ushtarake, mina kasetë ose e quajtur KB1, është një minë shumë e fuqishme. Ato janë metalike të lidhura me një lloj parashute në fund. Kjo është zakonisht me ngjyrë të bardhë, ndërsa pjesa metalike ngjyrë argjendi apo e verdhë. Mina përmban 900 gramë eksploziv dhe 500 saçme dhe ka një rreze veprimi prej dy metrash. Por rrezikshmëria e saj është deri në shkallën 15 metër. Ajo aktivizohet nëpërmjet prekjes, lëvi-zjeve, që mund t'i bëhen si dhe me ndryshimin e menjëhershëm të dritës që i bie asaj. Edhe sikur të zihet drita e diellit, mina mund të shpërthejë nën çdo fluks drite të rastit. j.h.





    Precedentët e minave

    27 të vdekur
    228 të plagosur
    1400 hektarë të minuar

    KUKES - Janë 27 persona që kanë gjetur vdekjen në brezin kufitar nga shpërthimi i minave, ndërkohë që 228 të tjerë janë plagosur, që pas përfundimit të luftës në Kosovë. Viktima e fundit e minave serbe është një 13-vjeçare nga fshati Markaj i komunës Lekbibaj, dy javë më parë, që u plagos rëndë nga shpërthimi i një granate. Një ditë më parë, katër persona, tre vëllezër dhe një komshi i tyre, gjetën vdekjen në Çajë të Krumës, teksa mblidhnin bimë medicinale. Gjatë luftës së Kosovës nga ushtria serbe u minua një sipërfaqe prej 1400 hektareësh, deri në 20 kilometër brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Në sektorin kufitar që ka Kukësi me Maqedoninë, në një gjatësi prej 3,8 kilometrash, nuk ka pasur incidente të tilla. Deri tani, kompanitë e specializuara në fushën e çminimit kanë mundur të çminojnë 75 për qind të sipërfaqes së minuar dhe ky proces, që po ha përditë jetë njerëzish, pritet të përfundojë në vitin 2005.



    Ja kush i pastron minat. Viktimat dhe ndihmat për ta
    Çminimi i kufirit shqiptar mbetet në dorë të të huajve

    KUKES - Gjatë dhe pas luftës së Kosovës, ushtria serbe minosi një sipërfare të madhe jo vetëm përgjatë kufirit me Shqipërinë, por deri në një thellësi prej 500 metrash në territorin administrativ të Republikës së Shqipërisë. Për këtë Shqipëria ka ratifikuar traktatin për ndalimin e minave AP dhe protokollin 2 të ndryshuar të konventës Çë. Në fund të '99-ës, qeveria shqiptare vendosi të zbatonte standardet ndërkombëtare të veprimit ndaj minave dhe krijoi një strukturë për kryerjen e çminimeve humanitare. Në tetor '99-ës, u krijua një organizëm ndërdikasterial - Komiteti Shqiptar i Veprimit ndaj Minave (AMAE). Për pastrimin e minave dhe municioneve të paplasura disa kompani të huaja kanë paraqitur interes dhe kanë zbatuar disa projekte. Si të tilla, në territorin tonë, kanë vepruar disa kompani si RONCO, HELP, fondacioni zviceran për çminimin FSD. Aktualisht, për pastrimin e minave në Has dhe Tropojë vepron kompania DCA-ACT, me financime të Danimarkës, Zvicrës, SHBA-së, BE-së, Gjermani-së. Por jeta e banorëve të këtyre zonave vazhdon të jetë e rrezikuar nga minat. Për edukimin dhe sensibilizim ndaj rrezikut vdekjeprurës, janë bërë dhe po kryhen projekte të tjera, që kapin miliona dollarë. Ndër patnerët kryesorë për këtë qëllim janë përfshirë, AMAE, UNICEF-i, Kryqi i Kuq Shqiptar, shoqata e viktimave të minave dhe armëve, OJQ të ndryshme. Ndërkohë, shumë e vogël ka qenë asistenca për viktimat. Janë trajnuar deri tani me mbështetjen e italianëve 14 teknikë protezazh. Ndërkohë që 62 viktima kanë marrë trajtim të avancuar dhe janë pajisur me proteza nga instituti slloven i rehabilitimit. Por pamundësia ekonomike edhe për të nxjerrë një pasaportë, ka bërë që shumë prej viktimave të mos kenë mundësi të shkojnë për trajtim në Slloveni. j.h.

    Gazeta Panorama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Titulli i temes ne rradhe te pare eshtei pabaze dhe se dyti nuk ka lidhje fare me cfare shkruhet ne teme.

    I kujt eshte faji se dikujt i plas mina ne dore? I instruktorit apo i qeverise? Ministria e Mbrojtjes, qofte gjate drejtimit te PD-se qofte gjate ketij te tashem, nese kane bere ndonje gje me vlere gjate drejtimit te tyre ka qene cminimi i zonave kufitare. Ne 1998 Shqiperia u be antare Individuale e Partneritetit per Paqe ne NATO dhe kerkoi si ndihme kryesore trainim ne cminosjen e vendit. NATO krijoi nje fond specifik per Shqiperine, per trainimin e oficereve Shqiptare dhe shkaterimin ne mase te minave. Shqiperise iu vendos si detyre qe ne Baze te Konventes se Otawes, Artikulli 4 te shkateronte pjesen me te madhe brenda Shkurtit te 2004.

    NATO Maintenance and Supply Agency- qe eshte departamenti kryesor qe meret me menaxhimin e logjistikes dhe ko-ordinimin e projekteve dergoi ne Shqiperi nje grup te posacem trainimi per cminim dhe shkaterim armatimi.

    Fabrika e Armatimit ne Mjekes, eshte qendra kryesore e shkaterimit te minave, qe sillen nga shume zona kufitare te vendit. Ekipi dhe ushtaret Shqiptare jane forva kryesore e grumbullimit dhe shkaterimit te ketyre minave. NATO pervec ndihmes ne trainim, solli dhe veshjet e nevojshme per ushtaret Shqiptare. Ushtria Shqiptare ne bashkepunim me forcen drejtuese te NATO-s ka pastruar me teper se 220 hektare zone te minuar.

    Grupi i punes shkateron mesatarisht 900 mina ne dite, dhe eshte i perbere nga 50 veta.

    Per me teper informacion ne grupin operativ Shqiptar te punes per shkaterimin e minave dhe fotografi nga puna e tyre shkoni ketu

    EKIPI DREJTUES I CMINIMIT NE SHQIPERI

    Ekipi i trainimit NATO ASDIT u dergua ne Shqiperi ne fund te 98 per te stervitur oficeret Shqiptare ne Shkatrimin e Armatimit Konvencional. SI rezultat i kesaj stervitjete Ministria e Mbrojtjes ka ngritur nje grup specialistesh ne shkaterimin e minave, dhe mbikqyrjen e "zonave te nxhta". Ky ekip perbehet nga:

    Kolonel SALILLARI, Inxhinjer i pare (Albanian Armed Forces)

    Kolonel SALILLARI eshte Inxhinjer i pare dhe gjithe ekipi i cminimit (perfshi oficerat e NATO-s) jane nen komanden e tij

    ZV Kol MIFTARI, (Albanian Armed Forces)

    ZVK MIFTARI ka qene nje nder studentat me te afte gjate trainimit te Cminimit gjate stervitjes se 1998 dhe si i tille eshte zgjedhur zevendes-drejtues ne Ekip.


    Major BRAHA, (Albanian Armed Forces)

    Major BRAHA eshte gjithashtu nje nga studentet me te afte te kursit NATO EODASTT CMD per cminimin. Ai eshte Drejtori Ekzekutiv i Planifikimit per Shkaterimin e minave, dhe meret me planifikimin dhe logjistiken e pastrimit te zonave te minuara.


    Nje pjese e madhe e fondeve te Minsitrise se Mbrojtjes derdhen per pastrimin e minave. Akoma dhe me i madh eshte rreziku i perditshem qe oficeret Shqiptare ndermarin cdo dite kur pastrojne keto mina. Kur thua "Çminimi i kufirit shqiptar mbetet në dorë të të huajve", ti mohon punen kolosale te ktyre oficereve dhe keqinformon antaret e tjere. E gjithe kete keqinformim e bazon ne thashethemet e nje gazete te paskrupullt, te etur per lajme sensacionale.

    Informacionet e mesiperme mbeshteten faktikisht ketu

    dhe ketu

    Nese kerkon informacion te metejshem per cminimin e zonave kufitare mund te kerkosh informacion ne www.nato.int apo www.mod.gov.al

    Gjithe te mirat
    R2t
    Ndryshuar për herë të fundit nga R2T : 25-05-2004 më 12:36
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Gazeta Panorama bazohet ne faktet e viktimave dhe te plagosurve , qe po ndodhin ne kete zone .

    Toka e "mbjell me vdekje",kercnon cdo dite.

    Toka e "mbjelle me vdekje",kercenon cdo dite
    Eshte nje rajon i madh ne Kukes, i cili eshte i kercenuar, nga minat e vendosura nga ushtria serbe. Te 1400 hektaret e tokes shqiptare, te mbjella me mina, duan vite qe te pastrohen, sipas specialisteve. Fale edhe fondacioneve te huaja, ky proces vazhdon, ndersa vdekja vigjelon ne cdo kohe mbi vendasit

    Kur pak dite me pare, miq dhe te aferm, u kane dhene lamtumiren e fundit Safet dhe Izet Cunit, te dy kusherinj ne moshen 27 dhe 21 vjec, nga fshati Letaj i Hasit fare prane kufirit, te gjithe ishin te bindur se do te bashkoheshin ne te njejten menyre sebashku.Mina vrastare u mori atyre jeten ne diten e Bajramit.Ata sapo kishin hyre 200 metra ne thellesi te territorit te Kosoves, kur nje mine e tipit surprize i ka copetuar plotesisht.Keta ishin viktimat me te fundit te minave, pasi historia e dhimbshme nisi tre vite me pare, kur ushtria serbe minoi 1400 ha toke brenda territorit administrativ te Shqiperise.Vetem nga fshati Letaj ka kohet e fundit dhe shtate te tjere te plagosur dhe tre te vdekur Xheme, Adem dhe Besim Bardhoshi.

    Pasojat

    Ndonese lufta ka mbaruar zyrtarisht, ne fakt ajo vazhdon te shkaktoje cdo dite viktima. Qe nga 13 qershori i vitit 1999, kur trupat e NATO-s, hyne ne Kosove dhe ushtria serbe u terhoq, duke lene nje gjatesi te vijes kufitare prej 120km qe nis me Shishtavecin e Kukesit dhe perfundon ne veri te Tropjes kane gjetur vdekjen ne aksidentet me mina 27 shtetas shqiptare dhe jane plagosur 220 te tjere. Sipas specialisteve ne zonen e minuar qe perfshin nje territor prej 5 km ne thellesi te kufirit tone eshte ndotur me mina antinjeri, antipersonel, antitanke dhe mina surprize,por nuk kane munguar dhe hedhjet e bombletave deri ne fshatin Kolsh 10 km vije ajrore nga kufiri. Rajoni eshte mjaft i ndotur dhe nga UXO-t ,ose municionet e paplasura. Vjet ekipet e cminimit munden te zbulojne ne majen e Pashtrikut nje predhe tomahok me peshe 500kg e hedhur nga NATO-ja dy vite me pare, por qe nuk kishte plasur. Per ekstradimin e saj u mobilizuan helikoptere dhe specialistet me te mire te Aleances. Viktimat me se shumti kane qene femije, qe kane rene ne mina duke kullotur me bagetite e tyre.

    Reagimi

    Menjehere pas luftes ushtra shqiptare beri identifikimin e zonave te minuara.Me pas nje projekt i shoqates "Care International" me nje fond prej 650 mije $ zhvilloi nje fushate te edukimit antimine, sidomos me nxenesit e shkollave. Por, fjalet shpeshhere, ishin te paefektshme dhe shiritat dhe shenjat paralajmeruese u hoqen nga moti i keq dhe njerezit e painformuar, duke shtuar rastet e aksidenteve me mina.Shteti shqiptar dhe ushtria ishin te pafuqishem per te pastruar rajonet e infektuara, keshtuqe sipas praktikave boterore ishin shoqatat dhe donacionet e huaja, qe mund te cminonin kufirin.Fillimisht operuan kompania RONCO,HELP dhe tani se fundi SFMA (federata zvicerane e cminimit) me aktivitet ne Kukes ,Has e Tropoje dhe kompania daneze DCA-ACT ne Tropoje. Pergjegjese per menaxhimin e kontrollin e cilesise se cminimit eshte AME-ja zyre koordinuese me qender ne Tirane dhe Kukes.

    Aktualisht procesi i cminimit ne terren shte nderprere per arsye te motit dhe ekipet e cminuesve po trajnohen per teknikat me te reja te cminimit per te nisur punen ne pranveren e ardhshme, ku pritet te shtohen edhe kompani te tjera. Sipas statistikave zyrtare te zyres se AME-se deri tani eshte bere nje pune jashtezakonisht e mire ne fushen e cminimit ,ku jane pastruar nga minat 680 ha ,ose gjysma e siperfaqes se ndotur. Llogaritet qe ne fund te vitit 2005 toka e minuar te cminohet dhe tu kthehet banoreve per kullota dhe mbjellje. Zyra e AME-se do ti paraqese qeverise shqiptare dhe AMAC (komiteti shqiptar Antimine),dikastereve te tjera dhe shoqatave si IKRC,UNDP,UNICEF etj komunat ku do te veprohet ne Qarkun e Kukesit vitin tjeter.

    Viktimat

    Ato jetojne nje jete te veshtire.Fatkeqet ne te shumten e rasteve jane nga familje te rrenuara ekonomikisht. Korab Mula 19 vjec kujton se teksa ndiqte bagetite ra ne mina dhe humbi dy duar Ai merr nje pension nga shteti sa per te paguar hakun e rojtareve te bagetive qe nuk i ruan dot me. Ai eshte nga fshati Dobrune, ku pothuajse cdo familje ka nje viktime ne mina. Aktualisht, 20 femije te fshatit vazhdojne shkollen 8-vjecare ne fshatin fqinj te Kosoves perdite mes minave. Shkolla e tyre eshte mbyllur se nuk plotesohet numri i nxenesve. Kryetari i fshatit Agim Mula thote se: fshati i tij eshte me i izoluari ne republike. Asnje investim shteteror apo perkujdesje nga shteti nuk ka. Banore te tjere cuditen nga indiferentizmi i shtetit. Askush nuk ka ardhe ne fshatin tone,- thote Brahimi ne kohen e luftes ,por te pakten tani qe mbaroi.Hysni Hoti qe eshte i gjymtuar rron me 11 pjestaret e tij te familjes ne cader.Nena e Merita Cahanit e vrare ne maj 1999 sebashku me babain e saj ende ne oborrin e shtepise ne Cahan, ruan edhe femijet jetime ne shtepine e te afermeve, ne pritje te pensionit dhe ndihmes se shtetit.E gjithe komuna e Golajve eshte ne gjendje te tille.Shumica e banoreve jetojne me ndihme ekonomike dhe mundesi te kufizuara jetese.Nje grua, qe mban 60 litra uje ne shpine, thote se nuk shkohet tek burimi afer ,pasi ai eshte i minosur.E njejta situate eshte dhe ne Tropoje.Bajram Hajdarit dhe kater vellezerve te tij serbet i dogjen shtepine ne vitin 1999 dhe qe nga ajo kohe ai jeton ne cader bashke me 33 familjaret e tij te moshes 3-94 vjec.

    Rikthimi ne jete

    Ështe Instituti Slloven i Reabilitimit te viktimave te minave qe ne bashkepunim me zyren e AME-se ka derguar vetem per vitin 2002, 16 viktima ne Slloveni ,thote oficeri i asistences ndaj ketyre viktimave ,Veri Dogjani. Se fundi drejt Lubljanes u nisen dhe Fetah Dalaci nga Kukesi,Agron Hoti nga Hasi; ndersa nga Tropoja Skender Mema,Sadri Kuca, Shkelqim Mehmetaj dhe Ramiz Haxhiaj. Sipas Dogjanit deri tani jane ndihmuar ata qe kane humbur gjymtyret,por se shpejti instituti do te nderhyje dhe per venien e protezave,nderhyrjet kirurgjikale dhe tek syte.Viktima me e fundit qe humbi syte eshte Lumturi Muhadri me date 30.10.2002 nga fshati Letaj.Ai po ndiqte bagetite e rena ne mina kur nje mine tjeter plasi poshte kembeve te tij.Te gjithe viktimat falenderojne ne menyre te vecante mjeken sllovene Elena Brgas per ndihmen qe u ka dhene atyre.

    Ndihma e huaj me e madhja

    Sikur te mos ishte kjo ndihme dhe sensibilizimi i situates, sidomos nga OSCE-ja situata do te ishte edhe me kaotike. Pak dite me pare, vete kreu i misionit Osmo Liponent, shprehu garancine e organizmit te tij per ndjekjen e ketij problemi. Ndersa, ambasadori amerikan Xhejms Xhefri, ne ambasaden e tij deklaroi se Komuniteti Nderkombetar duhet te jape ndihmen e duhur qe cminimi te perfundoje ne 2006-ten. Brenda vitit, tre ekipe me diplomate te huaj dhe perfaqesues te organizmave te huaj kane vizituar zonen e minuar. Per ndihme jane shprehur vecanerisht zvicerianet, amerikanet dhe te tjere. Per ndihme eshte shprehur edhe projekt manaxheri i UNDP-se Jab Seart qe ka premtuar rritje te fondeve nga projektet e tij.

    Shoqata rritet cdo dite

    "Fatkeqesisht 'Shoqata e Viktimave te Minave', rritet cdo dite",- thote kryetari i saj Neritan Muja. "Ne kerkojme me shume fonde ne menyre qe kjo kategori e renduar e shoqerise te ingranohet.Nga disa ndihma e fonde te UNICEF-it, disa nga viktimat kane mesuar kompiuter, pikture etj. Nevojat jane shume te medha, por edhe Kryqi i Kuq dhe UNHCR-ja kane ndihmuar me ndihma humanitare.Vete shteti,- thote Muja ,-duhet te mendoje me shume per keta njerez,pasi ka dhe anetar te shoqates qe jane aksidentuar ne krye te detyres.Njerezit nga padijeni dhe problemet ekonomike ne disa raste e kane futur vete vdekjen ne shtepite e tyre.Te genjyer, se nje dite minat do te shiten ,ato kane grumbulluar qindra te tilla duke cminuar vendin dhe duke i ruajtur neper shtepi ne pritje se nje dite do te shiten.Ndersa, femije te fshatrave kufitare, te mashtruar per pak para kalojne neper shtigjet malore "kalimtare" ilegale, te cilet nuk kane edhe dokumente identifikimi per tu marre me trafiqe.Sh Hasani



    Ne qofte se ti mendon se cminosen 900 mina ne dite , apo thojne ato qe meren me ate pune , kjo eshte dicka e pabesushme , qe kur ka mbaruar lufta atehere dhe sikur gure te kishin qene ato mina , do ishin cminosur . Por faktet tregojn ndryshe . Lexoje mire artikullin komplet jo vetem titullin .

    Citim Postuar më parë nga R2T
    "Grupi i punes shkateron mesatarisht 900 mina ne dite, dhe eshte i perbere nga 50 veta."

    Meqenese grupi punes qenka 50 vete , pse mos te meren masa dhe te punesohen 200 vete , qe te realizohet me sukses cminimi i gjithe kufirit ne nje kohe me te shpejte , qe te evitohet numri i te vrareve dhe te plagosurve shqiptar ?.Apo ka pak te papune ne Shqiperi ?

    Qeveria duhet te mari masat per kete ceshtje , dhe jo te pllasin ne parlament si gomere duke share nenat njeri tjetrit .

    Lexoje dhe kete artikull dhe bindu , dhe mos ki vetem manin e kundershtimit , dhe te injorimit te mesazheve te mija .
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Meqenese grupi punes qenka 50 vete , pse mos te meren masa dhe te punesohen 200 vete , qe te realizohet me sukses cminimi i gjithe kufirit ne nje kohe me te shpejte , qe te evitohet numri i te vrareve dhe te plagosurve shqiptar ?.Apo ka pak te papune ne Shqiperi ?

    Qeveria duhet te mari masat per kete ceshtje , dhe jo te pllasin ne parlament si gomere duke share nenat njeri tjetrit .

    Lexoje dhe kete artikull dhe bindu , dhe mos ki vetem manin e kundershtimit , dhe te injorimit te mesazheve te mija .


    Jam plotesisht dakort qe qeveria mund te beje me teper dhe duhet ta kete nje nga prioritetet kryesore ne axhenden e saj. Po c'ka shof si te padrejte eshte te thuash se gjithe spastrimi i minave po behet nga te huajt, e te mohosh punen e oficereve shqiptare qe rrezikojne jeten per ta bere sa me te sigurt ate kufi.
    Vertet eshte detyre e qeverise ta beje shtetin me te sigurte, po ti nuk mund te lesh dhe pa faj njerezit qe bredhin ne zonat e minuara. Nje nga hapat e para ne cminim ishte paralajmerimi ndaj zonave te minuara. Ne keto zona jane vene tabla perkatese dhe popullsise u jane shperndare fletushka inforumese mbi zonat e minuara dhe demin qe ato sjellin. Eshte kryesisht detyra jote te sigurosh mireqenjen tende, pastaj eshte detyre e qeverise.
    Per injorimin apo kundeshtimin tim. Injoroj rralle here postime qe me jane drejtuar mua. Diskutimi kur eshte frytdhenes eshte interesant, nuk i behet bisht. Ka patur raste kur postimi me duket pa vlere dhe bashkebiseduesi shume i stakuar ne mendimet e veta per ta ndryshuar,atehere po qe me lejohet te injoroj. Per shpirtin e kundeshtimit, me duket se nuk i ke pare postimet e mia mire. Ka shume pika ku une te jap plotesisht te drejte ty dhe bie dakort me ato qe thua. Po shume nga postimet tuaja politizohen pa qene nevoja. Thua se gjoja po te ishte PD ne fuqi do ishte me mire. 15 vjet demokraci duhet t'ju kishin treguar tashme se i vetmi ndryshim mes PS dhe PD eshte nje shkronje.
    Cminimi eshte detyre ushtarake, dhe e vetmja gje qe qeveria mund te beje eshte informimi i popullsisse dhe akordimi i fondeve. Nuk mund te me thuash qe cminimi do menaxhohej me mire nga PD-ja. Gjate githe kohes qe ishin ne pushtet nuk shkateruan nje mine, nuk vune nje atbele, apo shperndane nje fletushke. E vetmja gje qe bene ishte kerkesa e ndihmes nga NATO. Dhe qeveria e tanishme nuk eshte engjellore. Bie dakort plotesisht qe te ritet numri i oficereve qe meren me cminimin ne 200 e pse jo 500. Fatkeqesisht kemi politikane plotesisht te korruptueshem qe fondet ja akordojne familjeve te veta, qe jam i sigurt nuk angazhohen ne cminim. Por a mendoj se kjo qeveri po ben me teper se ajo e para, patjeter qe po, a mendoj se cminimi i Shqiperise po kryhet nga Shqiptaret e jo nga te huajt, patjeter qe po, a mendoj se faji kryesor per ata qe plagosen nga minat mbetet i tyre, patjeter qe po. Disa gjera jane logjike, disa te tjera bazohen ne fakte, po ne te dya rastet me duket se kundeshtimi im eshte i bazuar diku dhe diskutimi ka vlere.
    Ne kete rast eshte kenaqesi dhe jo irritm te replikoj me ty.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Mbi konfliktin në Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  5. Genocidi Dhe Masakrimi I Popullit Shqiptar Nga Helenasit
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 07:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •