Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Aventura vrasëse e 2 gardistëve, morën dy pengje e qëlluan dy polic

    E cka te themi per mbrojtjen e vendit ton atehere kur gardistet tan qellojne ne kasketat blu dhe ne qytetaret e rendomt.
    Mjer ne ne c gjendje kemi rene.
    E behej problem pse Buckovski kalonte kufirin ton vitin e kaluar haptas pa bere asfar kontrolli kush?
    Pse more politikajt tan nuk merren me problemet tona por em te botes???
    Pse ???
    Pse????
    Pse???
    A ka kush pergjigje ne kete?


    Aentura vrasëse e 2 gardistëve, morën dy pengje e qëlluan dy polic

    TIRANE (25 Maj) - Çmenduria që pushton në pesë orë mendjen e dy ushtarëve të Gardës, shkakton vrasjen e një polici, plagosjen rëndë të një tjetri dhe dy shoferë të marrë peng e të grabitur. Ngjarja ka nisur në orët e vona të natës së të djelës dhe ka përfunduar në agimin e të hënës. Allaman Dervishi, 35 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, ka vdekur si pasojë e plagëve të rënda me armë zjarri në Spilan Ushtarak, ndërsa kolegu i tij Resmi Hasanpapa, është dërguar në gjëndje të rëndë në një klinikë në Itali për një ndërhyrje të specializuar mjekësore. Gjithçka ka qenë pasojë e një aventure të pakuptimtë të dy ushtarëve Guxim Beqir Kërtoçi, dhe Sovran Qeleposhi, që të dy nga 22 vjeç. Me një pistoletë që Kërtoçi, i kishte marrë kushërit të tij me të njëjtin emër Guxim Kërtoçi, ata kanë alarmuar policinë e Durrësit dhe atë të Tiranës. Pas 5 orësh dy autorët e ngjarjeve dhe pak orë më vonë edhe njeriu që u dha armën, oficer i repartit 324 të policisë, kanë përfunduar në pranga. Polici i plagosur Resmi Hasanpapa është dërguar me një helikopter të ushtrisë italiane për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e qytetit të Barit në Itali. Sipas zëdhësit të Ministrisë së Rendit Publik Florion Seriani, mjekimi jashtë vendit i punonjësit të komisariatit të policisë rrugore të Tiranës është kryer me interesimin e drejtpërdrejtë të titullarit të dikasterit të rendit dhe ambasadës italiane në Tiranë. "Për ne është e rëndësishme që të bëhet mirë polici, ndërsa na vjen keq që autorët ishin pjesëtarë të forcave të armatosura," u shpreh Toska, ndërsa ka qenë vetë i pranishëm në ngritjen e helikopterit me të plagosurin. Por ministri i është shmangur pyetjes së gazetarëve për të shpjeguar implikimin e forcave të armatosura dhe atyre të rendit në ngjarjen e rëndë. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Taksisti i rrembyer Biba: M u duk vetja si ne film

    Mark Biba, 57 vjec, pengu qe mundi t'u shpetonte dy ushtareve grabites tij ne nje menyre te paimagjinueshme, ka rrefyer me te mberritur ne posten e policise se Shkozetit, me shprese qe dikush ta ndimonte per te marre se paku mbrapsht makinen. Sipas burimeve te policise, te cilet i referohen shoferit Biba, ai ka dale nga bagazhi "Benzit" te tij, te pershtatur si taksi dhe eshte hedhur ne rruge. "Me kerkuan qe te shkoja me ta ne Tirane, por pasi kaluam pak Durresin, duke me kercenuar me detyruan te futesha ne bagazh". Sipas tij, personat e armatosur kishin marre me pas drejtimin e makines, ndersa ai vete, nepermjet nje leve qe kishte pasur ne bagazhin e makines se tij, ka mundur te heqe kapaket e sinjaleve te pasme te mjetit. Duke perfitur nga fakti qe duart i kishte te zgjidhura, ka mundur te zgjatet dhe te hape deren e bagazhit e te hidhet, ndersa mjeti ka qene duke ecur rruges se vjeter Tirane- Durres, prane Shkozetit. "Me dukej vetja si aktor i nje filmi hollivudian", mesohet te kete sqaruar ne polici, Biba. Ai ka shtuar se kishte ecur rreth 200 metra ne drejtim te Shkozetit, te cilet me pas e kishin derguar ne posten e policise aty prane. Nderkaq po dje policia e komisariatit nr.2 ne Tirane, ka mundur te siguroje ne dosjen e kesaj ngjarjeje, rrefimin e deshmitarit kryesor te saj, i cili disa ore pas ngjarjes, kishte mesuar se dy rrembyesit e tij, ishin edhe autore te vrasjes se dy policieve te Policise Rrugore, prane Ktheses se Kamzes ne Tirane.


    /Marre nga Korrieri/

  3. #3
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Gardistët
    · Guxim Beqir Kertoçi, i vitlindjes 1982, lindur dhe banues në Tropojë, ushtar në Gardën e Republikës
    · Sovran Agim Qeleposhi, i vitlindjes 1982, lindur ne Tropojë dhe banues në Durrës, ushtar në Gardën e Republikës.
    Polici
    · Guxim Ahmet Kërtoçi, i vitlindjes 1974, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz, polic në repartin 324 të Ministrisë së Rendit

    Hajde tani, shani per qejf!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fringo : 25-05-2004 më 14:01
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta panorama..

    -------

    vrasja e policit

    autorët e krimit


    Brenda 10 orësh Gëzim Kertoçi dhe Sovran Qelepoçi kryen aventurën që u mbyll me vrasje


    Nga ushtarë të Gardës, në vrasës

    Dy të rinjtë qëlluan mbi policët se u njohën nga Hasanpapa




    Tiranë

    Prej katër muajsh kanë filluar shërbimin e detyrueshëm ushtarak, pranë Gardës së Republikës TLSH, që shoqëron personalitet më të larta të shtetit dhe qeverisë.

    Quhen Guxim B. Kertoçi dhe Sovran Qelepoçi, të dy janë me orgjinë nga Tropoja dhe vetëm 22 vjeç. Por duket se tani e tutje “shërbimin ushtarak” do ta kryejnë në qelitë e burgjeve. Dje, në orët e para të mëngjesit, ata janë arrestuar nga policia e kryeqytetit dhe mbajnë mbi kurriz një lumë akuzash, të gjitha të marra brenda 10 orëve të një aventure me fund tragjik. Të dielën, në orët e vona të natës, ata i kanë “marrë hua” një pistoletë, kushëririt të Guximit, polic në repartin 324 në Tiranë dhe, sipas hetimeve paraprake të policisë, janë nisur për të vjedhur. Një veprim ky që, sipas policisë, dyshohet ta kenë bërë edhe herë të tjera. Plani i tyre ka qenë i thjeshtë. Kanë marrë një taksi në kryeqytet dhe me të i janë drejtuar qytetit të Durrësit. Që këtu fillon për ta numërimi i akuzave. Ndërsa mësohet se sulmin ndaj policëve dy personat e kanë kryer, pasi janë identifikuar nga polici Resmi Hasanpapa. Të frikësuar se pas kësaj do të arrestoheshin ata kanë vendosur t´i eliminojnë dëshmitarët, që në këtë rast ishin dy uniforma blu.

    Në qeli
    Ndërsa qëndrojnë në këmbë me pranga në duar dhe të shoqëruar nga policët e Komisariatit numër 2, ata nuk ta mbushin syrin se janë autorë të një krimi makabër. Qelepoçi është këmbëzbathur, jo më i gjatë se 165 centimetra, me rroba të pista dhe plot njolla të mbetura nga aventura e darkës. Ai nuk e ul kokën, para objektivëve të aparateve fotografikë. Ndërsa krejtësisht i qetë, shqipton emrin e tij, pa iu dridhur zëri. Në anën tjetër ndodhet “kolegu” i tij. Njeriu që dyshohet se ka zbrazur pistoletën mbi dy policët. Kertoçi, qëndron me kokën gjysmë të ulur, por e ngre kur i kërkohet nga policët që e shoqërojnë. Ka të veshur një këmishë me viza blu dhe të bardha, e cila është e mbërthyer pa kujdes. Brun, ashtu si shoku i tij, por disa centimetra më i gjatë nga ai dhe më i bardhë në fytyrë. Emrin detyrohet ta përsërisë disa herë, pasi e thotë me gjysmë zëri, sikur e thotë vetëm për vete. Në mes të tyre qëndron ish-polici i repartit 324. Guxim A. Kertoçi, djali i xhaxhait të Guxim B. Kertoçit, bashkëpunëtorit të tij.

    Akuza e parë
    Kanë marrë një taksi nga Tirana, pranë hotel “Rogner”, për në qytetin e Durrësit, duke pasur si synim që ta vidhin. Madje, për këtë edhe kishin marrë hua një pistoletë, nga djali i xhaxhait të Guximit, polic në repartin 324. Për këtë akuzohen për armëmbajtje pa leje, që është edhe akuza më e lehtë për të dy. Pastaj të dy personat, kanë grabitur duke e kërcënuar me armë dhe përdorur dhunë, taksistin Eduart Dhalesi. Por s’janë mjaftuar me kaq dhe, në më pak se dy orë, e njëjta akuzë është dyfishuar, kur ata kanë grabitur dhe taksistin e dytë që po i sillte nga Durrësi në Tiranë, madje në këtë moment ata akuzohen edhe për sekuestrim personi. Ndërsa vetëm pak minuta më vonë ata do të qëllojnë duke vrarë një polic dhe plagosur rëndë një tjetër. Dhe për këtë akuzohen për vrasje me paramendim, për shkak të cilësive të veçanta dhe vrasje në bashkëpunim të më shumë se një personi. Të gjitha bashkë, 6 akuza të rënda, pesë prej të cilave dënohen me më shumë se 25 vjet dhe i përkasin Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ndërkohë, akuza të rënda, por jo aq sa të bashkëpunëtorëve të tij, ka edhe polici i repartit 324, që akuzohet për shpërdorim detyre me pasoja.

    Të dhënat e ngjarjes

    Policët

    Allaman Dervishi, 33 vjeç, viktima
    Resmi Hasanpapa, 31, i plagosuri
    Taksistët e marrë peng

    Eduart Dhalesi nga Tirana
    Gjetë Biba nga Durrësi
    Të arrestuarit

    Guxim B. Kertoçi, 22 vjeç, gardist
    Sovran Qeleposhi, 22 vjeç, gardist
    Guxim A. Kertoçi, 30 vjeç, polic
    Beqir Kertoçi, babai i gardistit Guxim Kërtoçi


    Hasanpapa, për kurim në Itali

    E ndërsa të afërmit e policit të vrarë Allaman Dervishi ishin mbytur në lot nga dhimbja, një tjetër gjendje e rëndë ishte edhe në Spitalin Ushtrak. Familjarët e Resmi Hasanpapës qëndronin në koridoret e spitalit më sy të përlotur dhe pyesnin herë pas here mjekët që dilnin nga reanimacioni, për tu informuar mbi gjendjen e 31-vjeçarit. “Gjendja është e rëndë dhe duhet të dërgohet jashtë vendit për kurim”. Ka qenë kjo përgjigjia e mjekëve rreth shëndetit të punonjësit të policisë. Më pas një helikopter ushtarak është ulur në oborrin e spitali dhe u nis në Rinas ku e priste Avioni që u nis urgjent në Itali.



    Lamtumirë dëshmorit 166

    Viktima e 166-të në radhët e policisë nga viti 1992 e deri tani, u përcoll dje për në banesën e fundit. Allaman Dervishi, polic i seksionit rrugor të kryeqytetit, i vrarë në krye të detyrës, nga dy ushtarë të Gardës së Republikës, “u nda” dje, me të afërmit dhe shokët, pas homazheve në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. Një tjetër kapelë do të varet në memorialin e dëshmorëve të rënë në luftë kundër krimit, sërish një jetim për të cilin shteti duhet të kujdeset dhe sërish një nënë e një grua që janë të gatshme të kalojnë në botën tjetër, për të ndjekur pas të afërmin e tyre. Pasi ka shtrënguar duart e më shumë se 400 miqve dhe kolegëve të bashkëshortit të saj, pasi ka marrë ngushëllimet nga ministri i Rendit, Igli Toska, dhe zëvendëskryeministri Namik Dokle, Silvana, 28 vjeç, është lëshuar e tëra në kolltukun e vënë para arkivolit të bashkëshortit 33-vjeçar. Me gjithë ngulmimin e një kushërire që i kërkon të rrijë drejt e të presë miqtë, ajo duket se nuk mundet më. Lëshohet e tëra në kolltuk, mbështet kokën në krahë dhe sytë i ngul mbi arkën e drunjtë të mbuluar me flamurin kombëtar. Në krah të saj qëndron nëna e dëshmorit, e cila çjerr faqet herë pas here dhe thërret në emër të birin. Edhe ajo ia ka ngulur sytë arkivolit dhe, ndërsa i japin dorën për ta ngushëlluar, lëviz kokën sa majtas djathtas dhe mes lotëve, mundohet të mos ta humbë nga sytë djalin e saj më të vogël. Më shumë se 300 policë të seksionit rrugor dhe një pjesë e mirë e Policisë së Tiranës, të vënë në rresht qëndrojnë kokulur. Dikujt i rrëshqet një pikë loti mbi faqe, por duke qenë se është burrë, ai i fshin me mëngët e uniformës, për të cilën miku i tij dha jetën dhe mundohet të mbajë veten. Në rresht, njëri pas tjetrit ata i japin lamtumirën kolegut. Madje ka prej tyre, që ndalen gjatë para shokut të armëve dhe ndodh që edhe e puthin në ballë apo i ledhatojnë kokën. Në sfond muzika funebre, në qendër arkivoli me flamur, përballë tij të afërmit dhe në krahë shokët e skuadrës, lart në mur fotografia e policit Allaman Dervishi i 166-ti dëshmor i uniformave blu. I 166-ti i rënë në luftë kundër krimit. Por kjo viktimë e fundit ndryshe nga shumë të tjera, nuk është vrarë nga një armë dosido, dy plumbat që i morën jetën duke e zënë në gjoks, dolën nga një TT, që u ishte dhënë dy ushtarëve të Gardës, nga një ish-kolegu i tij i repartit 324 në kryeqytet. Është pikërisht ajo që nënzë, për të mos prishur zinë, përsërisin të gjithë policët që ndodhen aty, “këtë herë na vranë me armën tonë”.

    ------------








    Dy llafe..

    Sipas zakonit enverist ushtaret e gardes i zgjedhin nga sorrollopi i spiuneve, besnike fanatike te partise se xhelatve.

    Prej 1997-tes PS ne pushtet ne Garden e saje qe mbron mullaqe medhenjte e polit birose saje mafioze zgjedh per ushtar djem nga familjet me partishmeri te larte enveriste puniste socialiste..nga ata te llojit qe jane gati te shkrehin mitroloza mbi popull ne se u cenohet rehatia boseve mafioze roze..
    Rastesia zbuloi se cjane keta gardistet socialiste qe mbrojne krieministrine e Nano Rucve...

    Te llojit Jaho Salihi i gjen ne Tropoje PS-ja gardistet e saje.
    Rendesi per ta ..per seleksionuesit socialiste te besnikeve te tyre .. nuk ka edukata e formimi qytetar por thjesht biografia si bij policesh a spiunesh kufiri..

    Me kesi plehrash e mbushi gjat 60 vjeteve PPSH PS Tiranen..

    Gezohet fringo se dalin Tropojane ata.. e po tropojane te partise tuaje jan a derbardhe..
    se nuk i zgjedh Saliu qe nga 97-ta gardistet..sikurse edhe Orik shytet e terbacit po tuajet i keni..Altin Lamet e Arapet.

  5. #5
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    E degjova mir kte turp nga TV , dhe nuk kam ca te shtoi.

    Si kjo ne shqiperi degjoj e shikoj perdit, mjer populli.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  6. #6
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Nuk besoj te jete sic thote Brari. Tropojanet gardiste jane mbeturina te periudhes te Tropojanit president. Por le te mos nxitohemi e te damkosim gjithe Tropojanet packa se dihet tashme qe jane njerez qe nuk dine te jetojne ne qytet.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Bo bo cbehet, te vjen te qash e ta vesh kujen kur lexon ngjarje te tilla te dhimbshme. 32 vjec biri botes iken si pa gje te keq. Ah moj shqiperi sa poshte ke rene, sdi nga ti numerosh hallet.

    Ti brari turp te kesh qe i gjen nga nje interpretim politik cdo gjeje. A ske nje fjale te mire pe kte cunin e ri qe vdiq fare kot?

  8. #8
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ata sikur jane gardiste pra = ushtarake! Nuk duhet te kalojne ne gjykate ushtarake perpara se te kalojne ne ato civile? Po ministri i Mbrojtjes cfare deklarate beri per bemat e "trimave" te tij?
    "Who is John Galt?"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    cilit batalion i perkisnin keta dy ushtare te gardes ? garda ka 5 batalione dhe me te rendesishmet jane bat i 1 i 2 dhe i 3 ; zakonisht ushtaret per ne garde zgjidhen dhe shikohen nese kane nje biografi te mire ose jo ; por meqe mungon deshira per rekrutim sepse shume djem emigrojne ose paguajne ushtrine dhe nga kjo shteti mer ca te gjeje perpara ne radhet e gardes ; GARDA E REPUBLIKES mendohet te jete elita e ushtirse se nje vendi por kjo nuk ndodh ne ushtine e shqiperise ; PRA FAJIN E KANE OFICERAT SEPSE ME TE VERTETE NE GARDE MUNGON DISIPLINA DHE RR4EGULLI USHTARAK ; GJITHASHTU MUNGOJNE DHE KUSHTET E DUHURA PER KRYRJEN MIRE TE KETIJ SHERBIMI ; TE TILLA INCIDENTE KANE NDODHUR EDHE SHUME HERE TE TJERA ; NE VITIN 2000 NJE USHTAR VDES I GODITUR ME PISTOJLETE NGA EPRORI I TIJ SEPSE KY I FUNDIT KISH PIRE ; NE 2001 NJE USHTAr DHE NJE KAPTER GRABISIN NJE CIFT TE RINJSH NE PIKEN E TYRE TE SHERBIMIT ; E SHUME INCIDENTE TE TJERA QE KANE NDODHUR DHE NUK JANEW BERE PUBLIKE ; si mund te eliminohen te tilla incidente ; ?duke e marre me seriozisht kete problem vete komandanti i garedes ARBEN CUKO ; NESE ESHTE ENDE KY NE KRYE TE GARDES ;

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •