Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Deka merr ISO 9001:2000

    Jeton Demi - 24/05/2004

    Kompania “Deka” merr certifikatėn e cilėsisė ISO 9001:2000

    Certifikata i jep tė drejtėn kompanisė “Deka” tė listohet si kompania e parė shqiptare me kapital tėrėsisht shqiptar qė ka sistemin e menaxhimit tė cilėsisė nė pėrputhje me ISO 9001, qė shpreh besueshmėri, autoritet dhe garanci


    Kjo certifikatė i ėshtė akorduar kompanisė “Deka” nga kompania britanike EQA, e njohur edhe nė shumė vende tė botės ku ka filialet e saj. Ceremonia e marrjes sė certifikatės ISO ėshtė zhvilluar fundjavėn e kaluar nė mjediset e kompanisė “Deka”. Pėr administratorin e pėrgjithshėm tė “AM Group” Artan Mene, “kjo ėshtė njė certifikatė e cila nuk i jepet ēdo kompanie. Ėshtė njė investim afatgjatė, njė investim qė kėrkon mė shumė kohė sesa buxhet, por qė konfiguron procedurat dhe marrėdhėniet e brendshme tė menaxhimit tė kompanisė”. Certifikata, sipas drejtuesve tė “AM Group”, i jep tė drejtėn kompanisė “Deka” tė listohet si kompania e parė shqiptare me kapital tėrėsisht shqiptar qė ka sistemin e menaxhimit tė cilėsisė nė pėrputhje me ISO 9001, “qė shpreh besueshmėri, autoritet dhe garanci nė konkurrencėn tonė, por shėrben edhe si pasaportė pėr eksportet e “Dekės”. Sipas Menes, “tė arrish standardet e kėsaj certifikate ėshtė e vėshtirė, por qė t’i ruash ato ėshtė akoma edhe mė e vėshtirė”. Mene bėri tė ditur se pas certifikimit tė kompanisė “Deka” (pjesė e “AM Group”) me ISO 9001, tashmė ėshtė firmosur kontrata pėr tė filluar kontrollin e certifikimit edhe tė kompanisė “Olim”, qė pėrveē ISO-s, pėrfshin edhe certifikatėn ASAP, qė kėrkon mė shumė procedura dhe mė shumė kujdes nė prodhimin e produkteve ushqimore.
    Ndėrsa drejtori i pėrgjithshėm i kompanisė “Deka”, Ani Xhafa, pėr gazetėn “Biznesi” shprehet: “Kompania jonė ka hyrė tashmė nė stade tė reja tė veprimtarisė sė saj prodhuese dhe menaxhuese sipas standardeve ndėrkombėtare. Tė jesh i certifikuar sipas standardit ISO 9001:2000 do tė thotė qė t’i tė bėsh njė seri procedurash dhe rregullash qė janė pjesė e kėtij standardi dhe pėr mbajtjen apo jo tė kėtyre rregullave dhe procedurave ne do tė kontrollohemi nga organi qė na ka certifikuar me kėto standarde”.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Jeton Demi - 24/05/2004

    “AM Group” synon tregun rajonal

    Mbas certifikimit tė kompanisė “Deka”, nėnshkrimit tė kontratės pėr certifikimin e “Olimit” dhe projektit pėr njė investim mjaft ambicioz, “AM Group” hedh sytė pėrtej Shqipėrisė, nė Ballkan dhe mė gjerė


    “AM Group synon tė tregtojė produktet e saj jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Ballkan dhe mė gjerė. Sipas administratorit tė pėrgjithshėm tė “AM Group”, Arian Mene, dhe drejtorit ekzekutiv tė kompanisė “Deka”, Ani Xhafa, njė gjė e tillė synohet tė arrihet duke krijuar aleancė strategjike me kompanitė multinacionale, mė e mundshmja ėshtė gjermania “Henkel”. Sipas Menes, pėr shkak tė efekteve tė globalizimit tashmė nuk bėhet fjalė pėr kufi tregtar dhe kjo certifikatė shėrben edhe pėr njė lloj garancie pėr klientėt”. “Ne synojmė Ballkanin. Certifikata ISO 9001 nuk mundėson vetvetiu nė kapjen e tregjeve tė reja apo rritjen e eksporteve nė tregjet ekzistuse, por kjo ėshtė baza dhe mentaliteti i punės pėr t’u hapur nė tregje tė huaja”.
    Pėr drejtorin ekzekutiv tė “Dekės”, Ani Xhafa, “certifikimi ISO bashkė me investimet qė po pėrgatisim tė kryejmė janė pjesė e planit pėr tė hyrė nė tregun evropian me tė gjithė gamėn e produkteve tona. Duke pasur teknologji tė prodhuar nga “Balestra” (kompani qė zotėron pjesėn mė tė madhe tė teknologjisė sė prodhimit tė detergjentėve) ne jemi nė gjendje qė tė prodhojmė pėr kompani tė tilla, si: “Procter & Gamble”, “Henkel” etj., nėse do tė hyjmė nė bashkėpunim me kėto kompani”.
    Por duket se mundėsia mė e madhe e krijimit tė njė partneriteti ėshtė kompania gjermane “Henkel”, dhe vetė Xhafa thekson: “Pėr momentin ne kemi njė ofertė bashkėpunimi nga “Henkel” pėr tė krijuar aleancė strategjike. Mirėpo ne duhet tė konsultohemi pėr llojin e marrėveshjes qė do tė kemi pėr tė pasur njė pėrfitim nga bashkėpunimi reciprok. Gjatė muajit qershor ne jemi tė ftuar pėr njė takim tė radhės dhe do tė shohim mundėsitė pėr tė krijuar njė bashkėpunim tė tillė qė do tė rriste edhe mė tej vlerėn e “AM Group” nė nivel rajoni dhe evropian”.
    Ndėrsa lidhur me mundėsitė qė i jep certifikata ISO “Dekės” nė rritjen e mėtejshme nė vend dhe jashtė vendit, Xhafa shprehet: “ISO njihet shumė pak nė vendin tonė dhe nuk mund tė themi se ky certifikim do tė na ndihmojė nė rritjen e peshės specifike qė kemi nė treg nė Shqipėri, por ai mund tė na ndihmojė pėr vendet e Evropės, ku ne duam tė eksportojmė, tė cilat e njohin kėtė standard”.
    Pėr sa u pėrket avantazheve qė i jep kjo certifikatė nė penetrimin nė tregje Xhafa thekson: “Duke pasur standardet ISO, arrijmė tė japim njė imazh mė tė mirė para partnerėve, por dhe rritim besimin pėr njė bashkėpunim mė tė shpejtė. Pėr mė shumė, qė kėto vende i njohin mjaft standardet ISO, kjo pėrbėn edhe fuqi pėr ne dhe, duke qenė tė certifikuar me tė njėjtat standarde si konkurrentėt e ardhshėm evropianė, mund tė negociojmė duke qenė nė kushte tė barabarta me partnerėt ndėrkombėtarė.


    Ēfarė ėshtė standardi ISO 9001?
    ISO 9001 ėshtė standardi mė i gjerė ndėrmjet standardeve ISO 9000, qė mbulon kompanitė, tė cilat bėjnė dizajnin, prodhimin, zhvillimin dhe shitjen e produktit tė tyre. Parimi i kėtyre standardeve ėshtė qė sistemi i cilėsisė duhet tė bazohet te formaliteti, i cili bėn tė mundur arritjen e objektivave. Standarde synojnė tė formalizojnė dhe standartizojnė metodat nėpėrmjet tė cilave arrihet cilėsia.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ēfarė ėshtė ISO 9000?

    ISO ėshtė shkurtesa e International Organization for Standardization qė nė shqip do tė thotė Organizmi ndėrkombėtar pėr standardizime. Qėllimi i kėtij organizmi ėshtė krijimi, zhvillimi dhe promovimi i standardeve ndėrkombėtare tė cilėsisė. Certifikimi i kompanive me ISO 9000 dėshmon se ato kompani kanė arritur standardet e cilėsisė tė kėrkuara nga ky organizėm. Kėto standarde janė tė zbatueshme nė ēdo lloj kompanie dhe biznesi dhe sot ky organizėm ka anėtar nga mė shumė se 90 vende tė botės.

    Si merret ISO 9000?

    Kompanitė qė duan tė certifikohen me ISO 9000 duhet tė sigurojnė shumė dokumentacion nė lidhje me gjithė proceset e cilėsisė qė ato zbatojnė, duke pėrfshirė kėtu metodat e monitorimit tė cilėsisė, metodat e trejningut tė punėtorėve dhe sa shpesh bėhen ato, pėrshkrimi i punėve, programet e inspektimit, dhe mjetet e pėrdorura nga procesi i kontrollit statistikor. Dokumentacioni i tė gjitha kėtyre proceseve duhet tė jetė shumė cilėsor dhe pėrmbajtėsor. Kompania pastaj auditohet nga ekspertėt e ISO 9000, tė cilėt vizitojnė fabrikat dhe ndėrtesat tjera tė shfrytėzuara nga kompania, qė tė sigurohen se kompania ka sistem menaxhimi tė cilėsisė shumė mirė tė dokumentuar dhe proceset e kėtij sistemi janė tė nivelit tė kėrkuar nga ISO 9000.

    Tė metat e ISO 9000

    ISO 9000 fokusohet vetėm nė proceset e cilėsisė qė pėrdoren nga kompania dhe pėrputhja me specifikimet e kompanisė (e cila mat se sa produktet e shėrbimet e prodhuara janė brenda normave tė caktuara dhe nivelit tė tolerancės tė caktuar nga dizajnerėt) duke injoruar kėshtu kualitetin e produkteve/shėrbimeve dhe se a janė apo jo tė kėrkuara ato nė treg dhe se sa plotėsojnė nevojat e klientėve dhe tė tregut pėr ato produkte/shėrbime. Pastaj injoron standardet e dizajnit cilėsor, udhėheqjes cilėsore dhe klimės organizative brenda kompanisė, strukturės udhėheqėse, dhe strategjisė organizative. Pra, ISO 9000 vlerėson vetėm procedurat, trejningun e punėtorėve, dhe dokumentimin e sistemit tė menaxhimit tė cilėsisė brenda kompanisė, prandaj kjo certifikatė duhet shikuar vetėm si standard elementar i cilėsisė dhe hap para nė arritjen e qėllimeve kryesore tė menaxhimit gjithėpėrfshirės tė cilėsisė.

    Tė mirat e ISO 9000

    Tė mirat e ISO 9000 sė pari burojnė nga pėrfitimet qė kompanitė qė certifikohen me ISO 9000 marrin si rezultat i rritjes sė nivelit tė cilėsisė brenda kompanisė e pastaj edhe nė pėrparėsitė qė kėto kompani kanė nė shitjen e produkteve dhe shėrbimeve tė tyre kundrejt kompanive qė nuk janė tė certifikuara. Shumė kompani tė mėdha nė botė sot, nuk pranojnė tė kenė punė fare me kompani qė nuk janė tė certifikuara me ISO 9000.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Standarde tjera tė Cilėsisė

    ISO 14000

    Ky standard vlerėson pėrgjegjshmėrinė e kompanive ndaj mjedisit dhe fokusohet nė kėto tre fusha kryesore:

    - Standardet e Sistemit tė Menaxhimit - qė vlerėsojnė nivelin e sistemit tė zhvillimit dhe integrimit tė pėrgjegjėsive ndaj mjedisit nė tė gjithė kompaninė,

    - Standardet Operative - qė masin harxhimin e burimeve natyrore dhe energjisė nė proceset operative tė kompanisė, dhe

    - Standardet e Sistemit tė Mjedisit - qė masin ndotjet e ndryshme nga mbetjet.





    Standardi mė i lartė i Cilėsisė nė Amerikė

    Ēmimi Kombėtar Malcolm Baldrige pėr Cilėsinė

    Ėshtė krijuar mė 1987 nga Kongresi Amerikan dhe mban emrin e ministrit tė tregtisė amerikane tė asaj kohe Malcolm Baldrige me qėllim tė shpėrblimit dhe stimulimit tė kompanive qė marrin nisma pėr ngritjen e nivelit tė cilėsisė. Kėtė lloj ēmimi arrin ta marrin vetėm kompanitė qė arrijnė nivele shumė tė larta tė cilėsisė. Ky ēmim i jepet jo mė shumė se dy kompanive nė fushat e prodhimit, shėrbimeve dhe biznesit tė vogėl. Disa nga fituesit nė tė kaluarėn janė Motorola, Xerox, FedEx, 3M e tjera.

    Vijon....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 25-05-2004 mė 00:43
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    ............
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganoid : 08-07-2004 mė 06:39 Arsyeja: jasht teme
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •