Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26

Tema: Bipolar

  1. #11
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    Te lutem, vdis! Fytyre e bukur; kur je larg meje, te mos te te shikoje askush.
    Ngjallu me mua.

    Varg i c-lire

    Mos fol


    Dhe hidhesha prapa vetes sime...
    Dikur kisha degjuar nje kenge te bukur.
    E kisha fershellyer mijera here;
    Fliste per te heshtur, per t'u puthur.

    E di qe kjo kenge te pelqen dhe ty.
    I ke mbyllur shpesh frazat me ate titull
    Dhe shfrytezoje heshtjen, pa fjale,
    Duke me puthur, shume e uritur.
    The end is the beginning is the end

  2. #12
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    shkruar dikur nga Delirium...atehere kur krijoja kenge

    Xhaketen rrembej
    Deshiren per t'u larguar
    Bulevardeve te varfer
    Duke vrapuar

    Petalet luleve
    Ngadale do t'u heq
    Te shoh
    Ne me dashuron vertet

    Mos i fshi lotet me duar
    Leri te rrjedhin te lire
    Porsi frazat e nje poezie
    Padashur te krijuar

    Portretin tent
    Te buzeqeshur do ta kthej
    Endrrat e mija
    Derdh buzeve te tua

    Duke u rrezuar
    Ne enderrimet e tua
    Nese s'me kupton
    Lutu ti per mua



    P.S. Mbaj mend qe s'te erdhi shume mire kur i futa muzike brenda...duke e konsideruar si kengen time te pare. Megjithate ajo eshte...Ringjall kohet kur u thurrnim vargje (nje goxha shuk letrash ne xhepin e prapme) fytyrave te pakuptimta...jo dhe aq te paqena.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lit : 04-06-2004 mė 02:14
    The end is the beginning is the end

  3. #13
    une e konsideroja te humbur kete "copez". Gjithesesi...., per mua nuk kishte asnje vlere. Kjo eshte nje pershtatje e disa vargjeve nga "SANE", per kenge. Nuk me kujtohen rrethanat ne te cilat ta kam dorezuar, por ..., jam i sinqerte me veten, se ... per hir te nje kenge po perpiqesha te "mprehja" rrimen.
    Tani, i ripertypa keto vargje, dhe ... perseri jam i mendimit se ..., rrima e jashtme eshte shkaktarrja e cektesise neper liqenet, ... formojne vargjet.
    kam nje ide ... e ke sjelle te perpunuar. Mua me kujtohet se ... ka qene "xhaketen xhins rrembej..." apo jo? (ndoshta jam gabim)!!!
    Me thuaj kur te nxjerresh librin e pare, me shume kenaqesi do te deshiroja te te ndihmoja perbrenda mundesive te mia, (i kam parasysh ca fytyra te mykura po vrenjten - po hap cadren!!!)

  4. #14
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    Mire-se-te-kam-gjetur prej kohesh. Xhaketa eshte xhins, patjeter. Per te publikuar ne liber s'e kam ushqyer trurin, por s'ma do mendja se do e beja. Forumi eshte me se shume.

    Anticiklike

    Pas Vjedhjes


    Me vodhen celesin tim te brendshem
    Naten kur ecja ne terr, vone.
    Bleva nje te ri celes, te eger.

    Hap dritare thelle ne dhe'
    Ne dhe', dritare, dyer...
    Te di ne ka shpirt kjo toke.

    Objekte satelitare fshihen ne ate...
    ...carcafin e bardhe...
    qe ajo e quan ndergjegje.
    Kur kisha nevoje per clodhje
    Me folen per hajduteri.

    Me vodhen nje ore te vjeter kujtimesh.
    Trembem se vetem celesi i saj
    Hapte sirtare. Ndjej mall.

    Nate shtazarake sharrjesh
    Deformon gojet.
    Terhiqet nga te dy anen nga Dita
    Duke zgjatur agonine e shikuesve
    Ne pritje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lit : 05-06-2004 mė 02:45
    The end is the beginning is the end

  5. #15
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    Fragmente endrrash te "asaj" qe s'mund te enderroje

    Anti-tunel

    "Me nxirrni jashte," - cirrej dhe ulerinte si dreqi...qe kishte brenda.
    Ishte ajo qe e mbante mbyllur.
    Shihte fundin e saj tek bllokonte rrugen per jashte...bllokonte vetem nje grusht rrezesh dielli qe formonin nje rreth hije ne mes te dhomes - anti-tunel...
    Drita futej prej cdo bashkesie hapesire qe e rrethonte dhe i jepte hijes nje pamje triumfuese, pamposhtesie.

    - Si ka mundesi qe asnje s'pergjigjet?
    - Nuk ta kane nevojen.
    - Do t'ua shperbleja...
    - Nuk u intereson asnje perfitim prej teje!

    Nje cilinder i vogel, i bute...nje nga gjerat me te parendesishme te kesaj bote, e ndante nga cdo mundesi per te rijetuar.
    Ai ishte skllav i askujt dhe kjo gje e tmerronte. Historikisht, lloji i tij i kishte sherbyer plotesimit te cdo deshire te "zoterise." Ndjente parendesine e rrahjeve te zemres qe dukeshin sikur masnin gjatesine e asaj kohe te manget; ajo rendohej, ntrashej dhe e shtypte nga siper, pameshirshem.

    Boshlleku nuk ka permasa.
    Koha nuk ka permasa kur i perket nje hapesire bosh.
    Dicka e tille nuk mund te quhet se ekziston - kjo gjendje e mundonte deri ne dyshimin e vetekzistences.

    "Hapeni porten...
    .................rrugen...
    e qelqet."

    Rrumbullaktesia e nditshme e dhomes i shkaktonte dhimbje mbi orbitat e syve, siper kufirit te ballit. Sinuset e mbushur me leng te dhimbshem. Mbyllja e syve nuk ishte zgjidhje.

    Boshlleku nuk ekziston per sa kohe ka jete idea e tij. Cfare mund te jete nje gje qe s'eshte? - Asgje! per sa kohe ti s'mendon per te. Atehere, ai ushqente qenien e asgjese qe ishte mesuar te jetonte...te pakten.
    I drobitur, gjuante me grusht qelqin qe e burgoste...jo!...me shume e mposhtte ajo gje atje siper. Hija e saj i shkulte frymen nga gjoksi dhe ia flakte jashte qelqit.
    Mospercaktueshmeria e hartave te trurit te tij ia kishte mohuar te drejten e endrrave. Raca e tij vuante nga nje pavetedije kronikisht e varfer, gati e mosqene, gati...bosh. Mbante frymen, qe ajo, hija, te mos ia prekte dhe imagjinonte fundin e tij...vdekjen qe donte te shikonte (nese ndonjehere do te kishte mundesi) ne endrrat e tija vetvrasese.
    Vetes i percaktonte fatin e virusit. Cfare i falte jete atij ishte gjithcka jashte ngushtesise se qelqit, mbylltesine e te cilit ai vuante.
    Ne gojet e te tjereve ai ishte vetem nje xhind brenda nje shisheje, paturpesisht te mbyllur me tape.
    The end is the beginning is the end

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Pershendetje Lit,
    shume interesante kjo teme me shume e hape sepse para ca javesh nje burre po qante dhe ore minute po merrte cdo spital duke pyeter per gruan e tij qe ishte bipolar dhe suicidal... me erdhi kaq keq, god bless them.
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  7. #17
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    ekzistencializem, absurd-izem, e pse jo edhe budizem :)

    E lexova! U ndjeva krejt e zbrazet....dhe zbrazetia ka nje veti te mrekullueshme: te kthjellon veshtrimin. C'fare pashe? Ate "qe cirrej dhe ulerinte si dreqi...qe kishte brenda"....ajo ishte vete objekti dhe subjekti--ajo ishte gjithckaja dhe asgjeja! Nje minute! Si ka mundesi qe "gjithckaja" te jete ne te njejten kohe "asgjeja"? Ka vetem nje mundesi...kur ajo eshte nje enderr. Ajo vete - nje enderr, nje ide! Me merr vesh????????????

    "Ai ishte skllav i askujt dhe kjo e tmerronte"--me kete i ke thene te gjitha!

    Lit--ti shkruan ekzaktesisht pas shijes sime. Nese do ti kisha rezervuar vetes kenaqesine e te shkruarit, do kisha dashur te te ngjaj! Ah, se mos harroj: ke marre persiper nje pune kolosale kur mundohesh te ndricosh labirinthet e trurit. Dikush mund te thote qe vuaj nga "bipolar disorder" por s'kam piken e keqardhjes. Fundja, pa "hyper" and "hypo" harta e trurit do te ish krejtesisht e papercaktuar (paradoks?! ehhh...) pasi do ti mungonin kufijte.

    "Cfare i falte jete atij ishte gjithcka jashte ngushtesise se qelqit, mbylltesine e te cilit ai vuante." Pikerisht, jashte kadavres jeton qenia--asgjeja!

    Natan. u rrezofsh ne endrra te pambukta
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #18
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    cikl-on

    Gjysmerruzull

    Kohe e keqe! Gjysmesfera qe me ka mbetur ne dore perjetesisht, nuk do te luaje me. Ajo tani eshte bere e rende, plastike, e perthyeshme, e turbullt...

    Shoh nga dritarja, sic me pelqen te bej kur dredh cigare. Qielli me duket shume i ngjashem me gjysmesferen time. Ka harruar te qeshe, nxin dhe ashtu i ngrysur, sheh hijen e tij tek mbyt qytetin me gjithe c'ka brenda. Ai me duket sikur po tregon me gisht drejt meje me anen e nje reje me forme te cuditshme. Une hul grilat sepse nuk kam qejf te me shikojne ne kete ore te dites.

    Shtrengoj neper gishta ate cope te manget rruzulli. E ndjej siperfaqet dhe cuditerisht dhe brendesine e saj. I ngjan nje cope plasteline te gatshme per t'u punuar. E deformoj dhe e flak jashte deres, ne korridor dhe ndjej sesi ajo dhemb.

    Ajo ndjek me sy te gjitha veprimet e mija, ngrihet, merr gjysmesferen qe tani kishte marre nje pamje gati te cthurrur dhe ma perplas ne dore. Ka dite qe nuk flasim. Cdo komunikim eshte joverbal, i papercaktuar. Eshte thjesht nje veprim-kunderveprim i ndersjellte, i ndergjegjshem, qe s'ka nevoje per fjale. Nuk e di sesi kemi arritur te krijojme kete situate, por pak me intereson.

    Ndjej rete te tregojne me gisht nga mua dhe perpiqem te heq mendjen nga to.

    I jap forme plastelines pa marre kurre mundimin qe te krijoj dicka me shume se nje gjysem rruzulli. E kaluara s'mund te kete tjeter forme. Gjithcka fillon ne nje fare poli, zgjerohet dhe hapet deri ne ekuatorin e perjetshem te se tashmes qe ushqen pambarimisht rrezen e saj. Poli tjeter arrihet cuditerisht menjehere, pa paralajmeruar, gjithmone kur s'e ke mendjen dhe i jep fund paturpesisht nje sfere qe rrokulliset tatepjete, tatepjete...

    Ajo me shikon dhe me puth, e kenaqur nga skulptura ime. Ajo - ndergjegjja ime.
    The end is the beginning is the end

  9. #19
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119

    Brenda

    copez nga Brenda (draft)

    Brenda...
    Trillet jetojne
    Te vertetat shtrydhen
    Aludimet mbreterojne
    Zhgenjimet zgjohen nga gjumi
    Harresat dalin jashte dhe...
    Duam te nxjerrim kuptim te fjaleve qe hyjne
    Brenda.
    "Jashte" jeton vetem per "Brenda"
    Asgje s'ka rendesi per sa kohe eshte
    Jashte.
    Jashte eshte e zbehte
    Merr ngjyre vetem brenda.
    Gjithcka qe nuk arrin te futet eshte e humbur.
    Brenda mundohet te sistemo-je/het.
    Kur isha mesuar te mbaja rregull zbulova se kaosi eshte me i embel.
    Jashte, eshte pa shije.
    Jam mesuar te perafroj ngjyrat me shijet
    E hirta eshte e athet
    Blu eshte e tharta
    Ka gjithmone ngjyre te gjelber e hidhura...vrer
    Procesoj kobshem embelsirat e kuqe...
    ...Brenda.

    ____________

    Dedikuar perkohesisht, Mi_Corason
    (perjetesisht, perjetesisht)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lit : 09-07-2004 mė 03:09
    The end is the beginning is the end

  10. #20
    Narcizist Maska e Lit
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    off of
    Postime
    119
    (cikl-iste)

    Copez


    Dymbedhjete





    Duke pikasur perseri veshtrimet tinzare te reve dhe duke imagjinuar thashethemet e tyre qe gumezhinin ne ajer bubullimisht, dredh cigare.
    Pres qe akrepat e ores se murit te arrijne njeri-tjetrin dhe te puthen ne gjunjet e dymbedhjetes.
    Pres dhe dredh cigare...dredh cigare kur pres...
    M'u kujtua se si ajo me pat porositur nje nate te rregulloja kaligrafine tek me shihte te zhgaravitja firmen ne dysheme. Ate e kisha mbi koke, gjithmone...s'mund ta hiqja qafe.
    Ora dymbedhjete eshte me e zhurmshmja. Perpjasja ndodh aq fuqishem sa jashte mund te shihen dhe vetetima qe cajne uniformitetin e ajrit dhe arrijne te shperbejne avujt qe lekunden gjithandej pa itinerar. Kete te fundit e kisha lexuar ne nje reviste shkencore per femije, bashke me nje artikull te sterzgjatur rreth drethjes se cigareve ne Kube. S'eshte shume me vend qe artikuj te tille te strehohen ne revista femijesh...fundja, kujt po ia paraqisja kete konstatim?
    Ajo u zgjua dhe me kthen pergjigjen e perhereshme, te paraprire gjithmone nga e njejta pyetje: "C'po te pjell mendja sot?"- pastaj shton me ton te egerrsuar - "Shikoji duart! Nuk je duke dredhur asnje cigare. Sheh revista rrotull? Te duket vend per te mbajtur revista ky? S'je ne vete!"
    Nuk i duroj dot llapacitjet e gojes se saj. Gjithmone kunder.
    Cuditerisht ajo eshte i vetmi njeri qe e njoh mire dhe perseri nuk e mbaj mend si e kam njohur. Por kjo pak rendesi ka tani. Ajo fillon te cjerre veten dhe te ulerije pyetjet e saj, kthen mbrapsht tavolinen, tund hekurat e krevatit dhe perplas karrigen fatkeqe pas murit duke origjinuar nje gropez qe thith drite pangoperisht. Por pasqyra ne te majte me genjen - reflekton imazhin tim duke bere te gjithe zhurmen e mepareshme. Ajo tregon si nje film pa ze dhe me xhirim te shpejte nje tablo te asaj qe ndodh duke me vendosur ne rolin e privilegjuar te personazhit kryesor.
    Ajo eshte e padukshme ne pasqyre. Therret dhe perplaset pas murit. Nuk gjen rehat ne asnje vend, duke kercyer ne dyshemene si fushe shahu te dhomes, shmangshem pllakave te bardha dhe une, gjithmone brenda pasqyres duke imituar cdo veprim te cmendur te saj. Sikur kjo te mos mjaftonte, akrepat e ores terhiqen pas njeri-tjetrit, turpshem, para dymbedhjetes qe i veshtron me nje buzeqeshje perverse poshte perdredhjes se siperme te dyshit. Dera hapet me potere dhe dhoma mbushet me silueta qe me mberthejne nga krahet dhe me kryqezojne forcerisht ne krevatin e hekurt. Vetetimat dhe bubullimat tashme kane shperthyer, duke sjelle nga jashte nje ere te djegur - avujt e ujit qe shperbehen si nje elektrolize gjigande. Siluetat nuk i besojne pafajshmerine ne fjalet e mija; ato refuzojne te me degjojne. Cuditerisht "ajo" i shpeton gjithmone ketij gjyqi te njeanshem dhe me qesh tani nga prapa pasqyres. I lidhur pas hekurave te krevatit shoh me lakmi shiringen qe behet gati te caje rrugen per brenda venes se krahut te djathte. Lengu shtrydhet me presion duke pushtuar te gjithe rrjeten venoze dhe arteriale brenda meje. E ndjej qe hyn lavdishem ne teritoret e zoteruara te trurit dhe zbaton ligjin e tij gjumesjelles, qe permbush gjithashtu dhe deshiren qe i dhashe jete pak me pare. Siluetat treten ne ajer siper syve qe refuzoj ti mbyll dhe "ajo" qendron solide tek me puth ne balle dhe ul siparin e shfaqjes...
    Bie rende ne ate bote te erret, monotonina e se ciles prishet here pas here nga kthetrat e endrrave bardhe e zi qe ua dija te gjitha kuptimet. Ky ishte i vetmi moment qartesie qe me kishte mbetur...si heshjta perpara shtrengates se ardhshme te ores dymbedhjete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lit : 03-08-2004 mė 02:34
    The end is the beginning is the end

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •