Gjendja e Kombit Shqiptar
Shkruan: Joseph J. DioGuardi
Mė 20 janar tė kėtij viti, tek po qendroja nė Kapitol Hill sė bashku me Bordin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ku po e pėrcjellnim presidentin Bush ndėrsa mbante fjalimin e tij vjetor para kombit, gjatė tė cilit ai erdhi nė pėrfundim se shteti i kombit tonė ėshtė i fuqishėm, mua mė shkonte mendja tek kushtet e mjera ekonomike, politike dhe shoqėrore qė po vazhdojnė tė rendojnė mbi supet e shtatė milionė shqiptarėve qė jetojnė pėrkrah njėri-tjetrit nė gjashtė jurisdiksione politike tė Ballkanit. Pėr njė ēast mendova me vete a thua sikur tė ishin kėtu sot e tė dėgjonin atė qė po e shihnja dhe dėgjoja unė, si do ta kishin vlerėsuar gjendjen e kombit shqiptar nė kontekstin ekonomik dhe politik tė botės sė sotme, Gjergj Kastrioti dhe Fan Noli?
Nuk kam as mė tė voglin dyshim se Kastrioti dhe Noli do tė vinin nė pėrfundim se gjendja e kombit shqiptar sot ėshtė e mjerė. Dhe kjo jo sepse shqiptarėt si individė dhe familje nuk janė tė fuqishėm, pėrkundrazi janė shumė tė fuqishėm dhe kjo ėshtė madje vetė arsyeja qė u ka mundėsuar atyre t'u bėjnė ballė e t'i mbijetojnė tė 2300 vjetėt e agresionit dhe okupimeve tė huaja, tė renditura mė poshtė:
Historik i okupimeve dhe i rezistencės shqiptare
Nga Perandoria romake e deri nė shekullin 21
Periudha Vendi Agresori Simboli i Rezistencės
300-100 PK Ulqin Perandoria Romake Mbretėresha Teutė
1443- Kruja Turqit otomanė Gjergj Kastrioti
1878-1912 Plava-Gucia Sllavėt malazezė Ali Pashė Gucia
28 nėntor, 1912 Vlore Fuqitė e Mėdha Ismail Qemali
1913- Qafa/Gostivar Sllavėt vendės & Serbėt Sulltane Saliu
1920-tat Drenica Serbėt Shota dhe Azem
1920-tat-1930-tat Shqiptarėt nė Ballkan Pėrzėnia nga Serbėt pėr nė Turqi Fan Noli
1944- Ēamėria Greqi Ēamėt
1945- Tivar Serbėt & Malazezėt Azem Hajdini
1947 Tiranė Stalinizmi/Hoxha Pjetėr Arbnori
1956- Lugina e Preshevės Serbi Kosovarėt
1974-1980 Beogradi Komunizmi/Tito Adem Demaēi
1981-1989 Prishtina Komunizmi/Millosheviqi Studentėt
1990-1997 Kosova Milosheviqi/Ushtria serbe LDK/LQSHA
1998- Prekaz, Drenicė Serbia Adem Jashari
1998 - Washington Lobet greke, serbe dhe ruse LQSHA lobi ēifut dhelobby
1998-1999 Kosova Milosheviqi/
Ushtria serbe UĒK/LQSHA
2000-2004 Kosova Beogradi dhe aleatėt e tij LQSHA/Seanca dėgj. 28 Lantos/Hyde
Tė huajt qė e njohin agresionin brutal dhe okupimet e panumėrta tė tė huajve nė njėrėn anė dhe rezistencėn e guximshme shqiptare nė anėn tjetėr, gjatė dy mijėvjeēarėve tė shkuar mund tė numėrohen nė gishta. Por, pėr ligjet ndėrkombėtare, historia nuk ėshtė mjaftė qė ta arsyetojė pavarėsinė e Kosovės dhe sjelljen e drejtėsisė nė vend pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan. Ngritja e ēėshtjes dhe kėrkesave tė tilla nė Washington dhe nė parlamentet e mbarė botės, varet nga populli shqiptar nga lutjet dhe dėshmitė e tij para SHBA-ve dhe nga vetė interesi ndėrkombėtar pėr njė Evropė paqėsore dhe stabile.
Dhe kjo ėshtė pikėrisht ajo qė Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane po e bėn qė nga themelimi i saj kėtu e pesėmbėdhjetė vite mė parė, si vazhdimėsi e punės qė e pata filluar si kongresmen nė vitin 1986 dhe mė pas e vazhdova me Shirli Cloyes DioGuardi, si kėshilltare e Lidhjes pėr ēėshtjet e Ballkanit, qė nga viti 1994.
Cilat janė kushtet ekonomike dhe politike me tė cilat pėrballet populli shqiptar sot nė Ballkan dhe nė mbarė botėn? Nga aktiviteti dhe angazhimi im gati njėzetvjeēar nė mbrojtje tė popullit shqiptar nė Washington dhe gjėtiu nė botė, jam pėrpjekur ta analizojė madhėsinė numėrike dhe statusin e popullit shqiptar nė mbarė botėn dhe rezultatet mė kanė dalė si vijon mė poshtė:
Pasqyrė e shqiptarėve nė botė
Vendi Popullsia shqiptare Statusi politik Statusi ekonomik Pengasat pėr liri dhe tė drejta tė njeriut
Shqipėria 3,000,000- 3,500,000 I kontrolluar nga Partia Socialiste dhe krimi i organizuar
Papunėsia 30-50% Mungesė e opozitės reale dhe efektive
Mbėshtetje e Perėndimit pėr status quon.
Kosova 1,800,000- 2,000,000
Protektorat i OKB-sė Mungesė statusi final Papunėsia 60-70% Mungesė e pavarėsisė, mbėshtetje e panortodoksizmit pėr Serbinė dhe mbėshtetje e Evropės pėr "status quo"
Maqedonia 800,000- 1,000,000 Ėshtė nėnshkruar marrėveshja e
Ohrit pėr barazi Papunėsi e lartė Racizėm sllav
Marrėveshja e Ohrit nuk po implementohet.
Mali i Zi 50,000 Aparteid Papunėsia 50%
Mungesė investimesh nė zonat shqiptare Racizėm sllav dhe asimilim
Preshevė,
Medvegjė
Bujanoc 100,000 UĒPMB nėnshkroi marrėveshjen paqėsore Papunėsia 50%
Mungesė infrastrukture nė zonat shqiptare Racizėm serb dhe intransigjencė
Greqi
(Ēamė/
Arvanitas/ Imigrantė) 750,000- 1,000,000 Nuk u pranohet kombėsia.
Shkelje e tė drejtave tė njeriut Papunėsi e lartė
Eksploatim i krahut tė lirė shqiptar tė punės Shovenizėm grek.
Nuk ka ndarje nga kisha orthodokse dhe ekzistoen skllavėri ekonomike nga shteti
Turqi
(Stamboll & vende tė tjera - Arnaut) 3,000,000- 5,000,000 Vazhdon procesi
i asimilimit E pėrzier Shovenizėm turk
Mosnjohje e origjinės etnike dhe kulturore.
Itali
(Arbėreshė/
Imigrantė) 500,000- 1,000,000 Barazi e plotė E pėrzier Mungesė pėrfaqėsimi politik nė Romė
Zvicėr 500,000 Pjesės dėrrmuse i mohohet shtetėsia e plotė I favorshėm Diskriminim i pjesėrishėm
Gjermani & Austri 500,000 Pjesės dėrrmuse i mohohet shtetėsia e plotė I favorshėm Diskriminim i pjesėrishėm
Belgjikė 50,000 Integrim I mirė Minimal
Skandinavi 50,000 Integrim I mirė Minimal
Francė & Britani 25,000- 50,000 Pjesės dėrrmuse i mohohet shtetėsia I favorshėm minim i pjesėrishėm
Lindje e Mesme
& Afrikė 250,000 Kryesisht tė asimiluar E pėrziėr Asimilim
Australi & Z. e Re 50,000 Barazi e plotė Shumė e mirė Asnjė
Kanada 50,000- 100,000 Barazi e plotė E mirė Asnjė
SHBA 550,000- 750,000 Barazi e plotė Shumė e mirė Asnjė
TOTALI 12,000,000-16,000,000
T'i kthehemi nė fund rrėmujės sė ēakorduar politike dhe ekonomike tė quajtur Ballkan. Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, tė cilėn e themelova pasi e lėshova Kongresin nė vitin 1989, vazhdon tė pėrqendrohet nė shėndetin politik dhe mirėqenien ekonomike tė tė gjithė shqiptarėve nė Ballkan. Ndėrkohė qė shqiptarėt e kanė tė lehtė tė flasin pėr "kauzėn kombėtare", amerikanėve nuk ėshtė aspak e lehtė t'u shpjegohet se shtatė milionė shqiptarė jetojnė pėrkrah njėri-tjetrit nė gjashtė pushtete politike, sepse i kishin ndarė nė mėnyrė shumė tė padrejtė nga njėri-tjetri, apo "i kishin mashtruar", pa pėlqimin e tyre, para, gjatė dhe pas Luftės sė Parė Botėrore. Prandaj nuk ekziston rrugė tjetėr pėr t'iu qasur e pėr t'u marrė me kombin shqiptar pėrveēse duke e shpjeguar edhe mėnyrėn pėrmes tė cilės shqiptarėt e shohin tė ardhmen e tyre politike nė secilėn prej kėtyre gjashtė vendeve ku vazhdojnė tė jetojnė sot.
E ardhmja e kombit shqiptar nė Ballkan
Vetėvendosje pėr shqiptarėt Pasoja nėse kjo nuk arrihet
Shqipėri Demokraci e plotė bazuar nė pluralizmin politik, iniciativė e lirė, sundim i ligjit dhe qarkullim i lirė i njerėzve dhe mallrave me fqinjėt. Diktaturė, krim i organizuar, Kontroll ekonomik dhe politik nga Greqia dhe Serbia, qė shpie nė destabilizim dhe nė luftė civile.
Kosovė Shtet i pavarur. Ndarje e Mitrovicės qė pashmangshėm shpie nė konflikt.
Maqedoni Barazi e plotė mes shqiptarėve dhe sllavėve, dy grupeve mė tė mėdha etnike, pėrmes implementimit tė plotė tė marrėveshjes sė Ohrit dhe demokratizimit politik. Shpėrbėrje e shtetit qė shpie nė konflikt.
Mal i zi Barazi e plotė dhe pushtet i shqiptarėve nė komunat me shumicė shqiptare. Vazhdim i asimilimit qė shpie nė destabilizim dhe nė konflikt.
Preshevė Barazi e plotė dhe decentralizim. Vazhdim i mohimit tė tė drejtave pėrmes veprimeve policore, qė shpie nė konflikt.
Ēameri Tė drejta tė plota humane dhe civile dhe reparacion pėr ēamėt. Vazhdim i eksploatimit tė shqiptarėve dhe vazhdim i mohimit tė tė drejtave tė ēamėve, qė pashmangshėm shpiejnė nė destabilizim dhe konflikt.
Pėrfundim
Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane e shqetėson potenciali pėr njė konflikt tė ri nė Ballkan. U kemi sugjėruar miqėve tanė nė Kongresin amerikan se duhet tė qendrojnė tė angazhuar pėrkrah nesh nė Ballkan, veēanėrisht tani kur SHBA-ve nuk u duhet fare edhe njė pikė tjetėr e nxehtė. Dhe ne kemi insistuar se paqja e drejtė dhe e qendrueshme nė Ballkan mund tė arrihet vetėm duke i njohur Kosovės pavarėsinė, duke pėrkrahur demokraci tė vėrtetė nė Shqipėri dhe barazi tė plotė, tė drejta tė njeriut dhe drejtėsi pėr shqiptarėt nė Maqedoni, Mal tė Zi, Luginė tė Preshevės dhe nė Greqinė Veriore. Pa kėto tė fundit, e them me keqardhje se gjendja e kombit shqiptar prej shtatė milionė banorėsh nė Ballkan, si dhe respekti ndėrkombėtar pėr diasporėn shqiptare prej mesatarisht shtatė milionė banorėsh tė tjerė, do tė vazhdojė tė jetė e mjerė.
Krijoni Kontakt