Shkrimi nga gazeta shqiptare. Si mendoni ju doktorrat e forumit, a eshte ky rast i dyshimte, dhe a kane faj mjeket per kete gje.
Ja dhe lajmi
HAPET DOSJE PER 11-VJEĒARIN NGA SARANDA
Abazaj: Po hetojmė pėr serumin
Dyshimi se glukoza nė gjak vrau fėmijėn diabetik
--------------------------------------------------------------------------------
o.h
Urdhri i Mjekut merr nė analizė vdekjen e 11 vjeēarit nga Saranda Shahin Shenaj. Presidenti i Urdhrit, Din Abazaj, tha se akuzat ndaj mjekėve do tė merrnin njė pėrgjigje tė saktė, po tė kryhej autopsia apo zhvarrosja e fėmijės. Nė kėto kushte mbetet e vėshtirė pėr tė shpjeguar arsyet e rėnies nė koma tė vogėlushit.
LAJMI
Fakti qė Shenaj ka qenė i sėmurė me diabet ka bėrė tė lindin hipoteza nėse serumet qė i janė dhėnė mund tė kenė ndikuar nė rritjen e nivelit tė sheqerit nė gjak (pėrpos faktit qė, siē pohojnė endokrinologėt, diabeti rėndohet gjatė ndėrhyrjeve kirurgjikale), gjė qė shpjegon mė vonė rėnien nė koma diabetike, "megjithatė arsyet e komas pėr ne mbeten tė pashpjegueshme", thotė Abazaj. I sapokthyer nga njė konferencė jashtė vendit ai tregon pėr Gazetėn se me rastin nė fjalė (objekt i pastėr pėr t'u gjykuar nga Urdhrit i Mjekut) ėshtė njohur fillimisht pėrmes medias, derisa kreu i Kėshillit Rajonal tė Urdhrit nė Sarandė i komunikoi situatėn.
Si i gjykon Urdhri i Mjekut akuzat ndaj mjekėve pėr vdekjen e 11 vjeēarit Shenaj?
"Nė radhė tė parė, siē jam informuar nga kolegėt tanė nė Sarandė nuk ka pasur akuza tė familjarėve pėr bluzat e bardha. Megjithatė ne e kemi marrė nė shqyrtim rastin nė fjalė, pasi jemi njohur me rrethanat. Njė pėrgjigje pėrfundimtare jona, nėse kanė apo jo faj mjekėt, ėshtė e pamundur tani kur familjarėt refuzuan nė fillim autopsinė e mė pas zhvarrosjen e kufomės. Na duhet tė mbledhim dėshmitė e mjekėve tė Spitalit Ushtarak dhe tė analizojmė tė dhėnat".
11 vjeēari ka qenė me diabet. Sa i domosdoshėm ishte operacioni dhe a i janė bėrė analizat pėr treguesit e glicemisė nė gjak? A mund tė ketė ndikuar pėrbėrja e serumit qė ai ka marrė nė rėndimin e gjendjes shėndetėsore?
"Mė komunikuan se para se t'i nėnshtrohej ndėrhyrjes kirugjikale atij i janė bėrė analizat pėr tė konfirmuar diagnozėn e apendisitit. Operacioni ka qenė i pashmangshėm. Por unė e pėrsėris qė nuk ka shkaqe pėr tė shpjeguar komėn dhe vdekjen e fėmijės. Ēdo pėrgjigje tani do tė ishte e nxituar dhe e pabazuar"
Nga rastet e fundit tė shqyrtuara nga institucioni juaj a ka tė tillė ku mjekėt akuzohen pėr kequshtrim tė profesionit?
"Po, mund tė themi se mitmarrja ėshtė denoncuar mė pak, ndėrsa mė tė shumta kanė qenė ankesat e pacientėve ndaj kujdesit shėndetėsor".
Kreu i shėndetit publik: 11-vjeēari mori serum pa iu bėrė analizat
SARANDE - Njėmbėdhjetėvjeēari Shahin Shenaj, i cili vdiq disa ditė mė parė nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės, ėshtė trajtuar me serum fiziologjik e glukozė nga mjekėt e spitalit tė Sarandės, para se tė bėhej operacion pėr apendicit. Ky fakt dje ėshtė pranuar nga krerėt e shėndetėsisė nė qytetin bregdetar. Drejtori i Shėndetit Publik tė Sarandės, Stefan Mekshi pohon pėr Gazetėn se nė rastin e fėmijės nga fshati Shijan i Delvinės bėhet fjalė pėr njė gjendje kontaminoze me natyrė tė paqartė. Sipas Mekshit, 11-vjeēari ėshtė paraqitur nė urgjencėn e spitalit "Petro Marko" tė Sarandės rreth orės 6 tė mėngjesit. "Pediatri dhe kirurgu i urgjencės tė ndodhur para njė gjendjeje me tė vjella dhe dhimbje barku tė fėmijės e kanė reanimuar atė me serume (fiziologjike dhe glukozė). Ky reanimim do tė bėhej nė tė gjitha rastet e ngjashme", argumenton mjeku Mekshi. E ndėrsa analiza rutinė nuk ka nxjerrė se fėmija vuante nga sėmundja e diabetit, bluzat e bardha e kanė operuar atė pėr apendicit, pasi Shahin Shenaj vuante edhe nga kjo sėmundje. Pas pėrfundimit tė operacionit, nė orėn 11 gjendja e 11-vjeēarit ka qenė e mirė. Vetėm rreth orės 17, ai ėshtė pėrkeqėsuar, duke rėnė nė gjendje prekome (parakome).
Ndėrkohė mjekėt e kanė vlerėsuar situatėn shqetėsuese.Ata kanė konstatuar rritjen e sheqerit nė gjak nga 250 nė 400 dhe ndryshime nė lėndėt minerare nė gjak. Pas ndėrhyrjeve nga mjeku specialist fėmija ėshtė nisur nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės ku edhe ka vdekur. Gjithsesi, pėrfaqėsuesit e mjekėsisė nė Sarandė pohojnė se nuk ka pasur shkelje teknike nė trajtimin e kėtij rasti. Prokuroria ka nisur hetimin pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje.
Krijoni Kontakt