Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    7
    Per mendimin tim dhe pervojen time 3 vjecare me shendetin mendor nuk mund dhe nuk duhet ti trajtosh njesoj.
    1 Stomaku mund te jete te jete siptome e nje crregullimi psikologjik por jo e kunderta
    2.Shendeti mendor tani shihet ndryshe tani ne Shqiperi dhe pse ndryshimet jane te vogla po ndryshojne eshte nje strategji e cila se shpejti do u ndryshoje jeten shume njerezve.
    Punonjese Sociale

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    A trajtohen njesoj?

    Nje i semure ta zeme nga stomaku operohet dhe sherohet a trajtohet njesoj si nje ish i semure mendor?
    Une mendoj qe jo dhe kjo ka te beje ndoshta me emancipimin e shoqerise.
    Ju si mendoni?

    ps meqe jemi te nenforumi pyesni psikologun nje pyetje-mos jemi gje shoqeri e semure?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shitesi : 24-01-2006 mė 06:16
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Te dy jane njerez, te dy duhen trajtuar njesoj.
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga shitesi
    Nje i semure ta zeme nga stomaku operohet dhe sherohet a trajtohet njesoj si nje ish i semure mendor?
    Une mendoj qe jo dhe kjo ka te beje ndoshta me emancipimin e shoqerise.
    Ju si mendoni?


    te njejten gje i thosha para nja 2 ditesh dikujt ...


    ajo qe thua ti eshte ashtu si duhet te jete, por realiteti fatkeqsisht eshte ndryshe...

    identifikimi dhe trajtimi i semundjeve mendore eshte relativisht rishtaz ne histoine njerezore, dhe qemoti kudo te semuret mendore kishin 'damka' shoqerore dhe parajykime.
    Me ndryshimin e gjerave kjo filloi te ndryshoje me shume ne vendet e zhvilluara, me pak ne ato te tjerat, si puna Shqiperise p.sh.) por askund nuk eshte arritur plotesisht...edhe ne amerike p.sh. prap se prap egziston paragjykimi po vajte tek psikiatri apo psikologu, packa se shume shume me pak se ne shumicen e vendeve te botes...

    me kalimin e kohes jam i sigurt qe gjerat do permirsohen edhe ne kete 'sektor'...fatkeqsisht populli (shumica dermuese e njerzve) i pershatet ngadale ndryshimeve....

  5. #5
    te verteta jane ato qe thone Rexhina dhe diikush; do te shtoja vetem dicka qe pervec mungeses se emancipimit per semundjet mendore shohet nje faktor tjeter qe eshte frika. njerezit sot kane me shume frike nga semundja mendore dhe si pasoje e shmangin sa me shume (edhe me ane te paragjykimeve te cilat jane produkt i frikes). semundja fizike eshte e pranueshme per shoqerine ndersa mendorja nuk eshte sepse ngre ceshtje ceshtje te nivelit personal. per kete te fundit dyshoj se as mbi-emancipimi nuk do bente pune.
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  6. #6
    . Maska e nausika
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Teme interesante...

    Nga ana morale sigurisht qe pergjigjia eshte: Duhet te trajtohen njesoj...semundjet e fizike sikurse ato psikologjike/mendore.

    Por realiteti nuk ka qene dhe nuk ka aritur akoma ne kete barazi themelore. Ne shekullin e 18-te, pacienteve mendore u hapnin vrima ne koke per te "ndjekur" demonet, ne te njejten menyre edhe pacienteve me semundje fizike u canin venat e gjakut qe te "hiqnin" gjakun e keq nga trupi.

    Ne shoqerine e sotme jane bere shume here me shume perparime ne fushen e mjeksise ne krahasim me ate te psikiatrise. Akoma vazhdojne paragjykimet dhe stigma e shoqerise kunder te semureve mendore. Nje nga arsyet per kete fakt eshte presupozimi i gabuar qe te semuret mendore kane disi faj per gjendjen e tyre.

    Edukimi dhe shfarosja e paragjykimeve jane sherimi i cdo shoqerie (bashke me semundjet e tyre)
    When in Doubt, Act Stupid!

  7. #7
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Semundjet mendore s'kane se si te trajtohen (ky trajtimi s'eshte shpjeguar mire se c'dmth, por po supozoj se behet fjale per menyren e perceptimit nga te tjeret) njesoj me ate te, e zeme te stomakut, edhe te thuash ate qe eshte, as nga ana morale nuk duhen trajtuar njesoj, sepse njeriu nuk eshte stomaku... e njejta nuk mund te thuhet per trurin... Njeriu heq melcine, zemren, humbet kembet, duart, syte, eshte prape ai njeri, ndoshta kalon shok, ose depresion, por nuk ka asgje ta ndaloj nga nje rekuperim i plote i trurit, vetvetes, koshiences, ndergjegjes, etj etj, humbe trurin... humbe shume, s'je me ai njeri qe ishe. Pra s'ka se si nje semundje e kaluar e stomakut te jete njelloj me ate te trurit.
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesė pastė nėna e shtrenjtė..
    Sa shumė vėllezėr paska patur!

  8. #8
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    JO! Absolutisht qe s'duhet te trajtohen njesoj,semundjet fizike nuk presin kurse ato psiqike mund ti shtysh pak me medikamente te caktuara,pra si psikiater mund ti japesh me teper kohe sherimit fizik dhe me pas mund te skicosh nje trajekt te caktuar per te ndihmuar pacientin dhe nga ana mendore.
    Do ishte budallek te thuash"po merrem me anen mendore te pacientit" nese po e grind ulcera brenda.Vetem nje diletant do mund ta bente dicka te tille.
    (Dhe jam mese e sigurte qe Shqiperia eshte plot me charlatane te nje kalibri te ngjashem)

    P.s.NAUSIKA: informacioni qe dhe ti e kam pase lexuar identikisht ne nje liber qe ishte pregatitur per drejtime jo-psikologjike ne insitut.E kam pase blere per kuriozitet(pasi s'me lidh gje me insitutet),e kam ne shtepi,i ilustruar me piktura njerezish me rroba te shqyera,me duar te lidhura...etj.(ka nja 1300 faqe me duket ne format A3)Per te ardhur gjynah kur sheh format ne te cilat jane trajtuar njerezit me semundje mendore me pare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 29-01-2006 mė 08:47
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  9. #9
    pershendetje blue sky!

    megithese dalim pothuaj jashte teme (sic e kam kuptuar une ceshtja shtrohet ne aspektin e peshes se paragjykimeve; jo ne trajtimin si term mjekesor) jam dakort qe perparesi merr semundja fizike, ne rast se kjo dukshem nuk eshte e nderthurur me shkaqe psikologjike. Ulcera pershembull eshte nje shembull tipik i semundjes psiko-somatike, dhe nuk shoh ndonje arsye pse te mos trajtohen paralelisht per te pare shkaqet qe ne kete rast mund te jene te dyfishta. S'besoj se kemi te bejme me budallek/diletantizem nqs per cdo rast unik tregojme fleksibilitet ne trajtim.

    (perseri jashte teme) mos ma merr per keq por sharlatane ka kudo, ne usa, kanada, evrope, kudo, sic ka profesioniste kudo. eshte gje tjeter te flasim per sistemin e shendetit ne shqiperi i cili fatkeqesisht eshte akoma afer primitivitetit. Gjithmone duhet marre parasysh konteksti sepse profesionistet e shendetit nuk punojne ne ajer. Normalisht nqs i vendos keta te fundit ne kontekste te sistemeve te shteteve te tjera mund te duken si sharlatane. Prandaj s'me duket i drejte gjithe ai negativizem i shprehur kundrejt tyre sepse nuk eshte realist.
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  10. #10
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Une kuptoj shume mire se ku do dilni me postimin tuaj,dhe deri diku komplementohemi!Por serish,nuk me pelqen te luaj rolin e nje inovatoreje(sic mundohen te behen shume) perballe nje te vertete te pandryshueshme;
    detyra nr.1 e sistemit te perkujdesjes shendetesore eshte :
    1.te kurojne pacientin fizikisht.
    2.te kujdesen dhe per anen psiqike.
    Une mesiper nuk fola per rastet me kritike te DSM si psh schizofreni(si pos.ashtu dhe neg. edhepse dhe ketu mund te luash me pilula qe prekin nivelin e dopamines),shqetesimet bipolare si psh mani te cilat mund te kene qene shkaktare dhe demtimesh fizike te sjellura nga vete njerezit por psh raste depresioni te lehte/stressi qe mund te kene qene shkaktare te ulceres ose demtimesh te tjera fizike. Nuk mund te punosh ne anen psiqike te nje pacienti qe eshte fizikisht pertoke.Ne kete rast ke nevoje per nje pacient nga ana fizike pa probleme i cili me pas mund te perqendrohet ne anen psiqike.Shume mund ta provojne per hir te idealit,por shpesh besoj qe idealet cojne ne nje hipokrizi te papare.

    Ju mund te thonit qe: shqetesimeve psiqike duhet ti jepet nje vemendje e te njejtit nivel me ato fizike...natyrisht qe po!Por ama ne nje shkalle rendesie qendron pak me poshte.

    Charlatane natyrisht qe ka dhe do kete ne cdo fushe,por nese sheh proporcionet atehere ven re qe shancin e ke katastrofik me te larte ne Shqiperi se ne vendet Euro-Perendimore.Ne usa ka nivele te ndryshme arsimi,ndaj as per aty s'do vija doren ne zjarr.Per vendet e tjera s'mund te flas.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 30-01-2006 mė 12:02
    Kam vetem nje limit: qiellin!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Abdylazis Islami
    Nga Vanilla_Angel nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 20-02-2011, 08:14
  3. The Doors dhe J. MOrrison...
    Nga Niēe nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 02-12-2010, 08:49
  4. Martesat midis shqiptarėve dhe tė huajve?
    Nga rili nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 17-05-2008, 15:12
  5. Ēmimet e energjisė elektrike rriten, gjendja ngelet njėsoj
    Nga gabriel nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 20:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •