Ky eshte nje pjese e nje artikulli te gazeta e perditeshme "Koha Jone" i titulluar "Bemat e presidentit dhe shteti ligjor".
Artikulli eshte i gjate dhe po ta lexoni me vemendje do te vini re qe sulmon ashper te majten dhe mbron Presidentin e sapozhgjedhur.....
"Nderkohe Moisiu ben nje gabim fatal: deklaron se nuk do te dekretoje te korruptuarit, ata qe jane njollosur. "E majta luksoze" sensibilizohet. C'eshte kjo? Si ka mundesi? A e kupton qe s'ke te drejte ligjore ta thuash kete? A e di ti qe kete mund ta thote vetem prokuroria? A e kupton se kjo bie ndesh me shtetin ligjor qe mezi e ndertuam? Kush je ti qe jep verdikte pa pasur prova? Dhe menjehere pas kesaj te kercenuarit ftohen ne emisione televizive, degjohen me vemendje, respektohen, priten me pompozitet, shoqerohen me dashuri, percillen me veneracion."
Me duket pak e ēuditeshme per nje gazete qe vetquhet e pavarur dhe kete e shkruan me te madhe ne faqen e saj web!!!
Ato qe thuhen kundra te majtes as qe i ve ne dyshim qe jane gabime te renda dhe i denoj e behem solidar me gazetarin qe ka shkruar kete artikull por ne te njeten kohe nuk mund te jem dakort me te kur per hir te gabimeve te se majtes gazetari fal ne sy te opinionit publik gabimet e presidentit te ardheshem duke i quajtur si gjera qe nuk duhet te merret njeri!!
Roli i gazetarit eshte te denoncoje perpara opinionit publik anomalite qe ai konstaton ne punen e tij te perditeshme te informoje, e jo te mari pozicion ne ato qe thote, vetem keshtu ai mund te ndihmoje lexuesin e ta informoje ate sa me drejte e jo duke i servirur opinionin e vet.
Evetmja e perditeshme e pavarur e qe nuk merr pozicion qe kam lexuar deri me sot eshte "Albania dailynews" e paradoksalisht eshte prone e atij francezit qe gazeta Koha Jone "tallet" se i kane vrare qente....
Pershendetje
Krijoni Kontakt