drunk drunk fshhh Gurgulloi pergjumshem nje kanoce birre, e shkelmuar, ashtu pa dashur. Ai ktheu pertueshem koken, disi ngadale, djathtas, dhe arriti vetem te gllaberonte momentin kur ai send i aluminte, me nje ndricim te verber nen reflektorin e rrezeve verdhacuke te henes, puthi shkujdesshem, dhe krejt pa tinguj shtese nje kuti te boshatisur cigaresh GR Lights. Zhurma e autobuzit te linjes J - K, ne distance, i ngjau me gerrhitjen konstante te nje frigoriferi Obodin, dhe , ndoshta, krejt padashur, trurin ja pershkruan kujtimet e femijerise. Iu kujtua po e njeta hene, pikerisht si ai globi i limonte, i oshilonte meshirueshem mbi krye, depertonte xhamlleqeve te dritares perbri shtratit te tij, dikur , me nje verdhesi te theksuar, si te vjedhur me ngulm prej rrethit te mezit te semaforit, i qendronte perpara. I erdhen ndermend, ninullat te merzitshme, po aq sa edhe kembengulese te motorrit jugosllav te frigoriferit, dhe ajo gromesira e shpeshte e atij sendi ftohes, tek kishte arritur temperaturen maksimale te ngrirjes.
- mmmmmmmm Jugosllavia?! Na ishte dikur nje shtet i madh!. dhe me nje levizje jo se kushedi sa te vrullshme, i dha trupit per majtas, duke braktisur ate skene puthjeje sendore midis te prapmeve metalike te nje kanoceje Budweiser dhe kryeve te kartonta te nje pakete te konsumuar cigaresh. - Na ishte njehere Jugosllavia!? mmmmmmm
Lorenc D. veshtroi rreth e rrotull, duke e rrotulluar trupin sa majtas-djathtas, bashkangjitur me nje levizje paralele te gjymtyreve te siperm. Ndjeu ca kercitje te dobta te klavikulave, dhe gjithe fajin ja vuri krevatit te vjeter, mbi te cilin prehte kockat per nate. Ngriti koken lart, dhe duke bashkerrenduar hapjen e metejshme te kraheve, me nje frymemarrje te thelle, iu duk sikur po perpiqej te thithte sa me shume yje ne zgerfalle. Nuk duhet nenvleftesuar fakti, se qielli ishte dekoruar plot me te tille yje pa fund, ngado hidhte veshtrimin, ndiente aromen e nje mbremjeje mund te ngarkonte vetem nje epitet mbi vete, apo metafore qofte mbi te gjitha ishte nje nate spiune. Ishte nje prej atyre neteve te errta ne brendesi, te cilat kishte degjuar se , kur Shen Pavli te hapte deren e salles se gjykimet - nete te tilla, keto nete te nxirra prej ndricimit te yjeve ishin deshmimtaret e vetme, te prapesive , njerezit bejne mbi Toke.
- Toke!!! une jam biri yt! dhe fuqishem grushtoi nje cope dhe` poshte kembeve te tij. Me degjon une jam pjella jote braktisja jote, njekohesisht! A me degjon ?! ( Heshtje, si ne cdo skene te tille.)
Momentalisht, perjetoi kollitjen e mbytur te motrit te autobuzit, rreth tridhjete hapa larg tij. Ngriti veshtrimin pertueshem, duke e fokusuar momentalisht te kembet e pasagjereve, perpelisnin hapa te shpeshte ne rritem , dhe jo mire te llogaritura.
- Ajo ndoshta zbret ne keto momente? mendoi per nje moment. Fytyra i mori nje pamje serioze disi, dhe rremujshem levizi duart permbi kemishen e grinjte te pahekurosur, duke flakur shigjeta kembengulese veshtrimesh mbi deren elektronike te autobuzit. Jo nuk ka mundesi, Ajo te vije me autobuze te tille. Eshte, thjesht, e pamundur, sa irracionale, po aq edhe e palogjikshme.
Heren e fundit, Ajo mberriti prej qytetit K, autobuzi nuk gelciste ne menyre kaq te neveritshme, dhe , njekohesisht, prania e saj mes atij grumbulli me njerez, te cilet te ulur ne ata stola te instaluar me rregull, perngjajnin me invalide lufte, do ti kishte lehtesuar frymemarrjen. Por , ne keto momente, Lorenc D. me dy gishtat e dores se majte zgjeroi me force jaken ovale te bluzes poshte kemishes, si te ishte nje nyje kravate, forcerisht e shtrenguar pas gurmazit te tij. Nuk mund te neperkemte realitetin se , edhe pasagjeri Iifundit kishte lene ate mjet transporti, i cili ashtu i boshatisur perngjante neveritshem me nje kuti te modernizuar konservash, qelbte ere djerse.
- Konkluzioni eshte teper i panderlikuar! Ajo ka kohe, me ka braktisur, apo te shprehem me drejt, kemi larguar njeri-tjetrin. Vecse une, ne nete te tilla, nuk deshiroj, ose une une nuk pranoj te perqafoj faktin se , se tani, egzaktesisht ne keto caste, emertohemi te HUAJ, (prej dy peremrave vetore, na perkufizojne me mos vetedije!)
Me gjysem hapa zig-zake u largua prej asaj kutie transporti, duke hedhur here pas here veshtrimin nga pas. Per nje moment, sa nuk u perplas me nje punonjes se agjensise se udhetimeve, i cili i shoqeroi hapat e Lorenc D. me nje mosperfillje te zakonshme, cdo njeri ndiek terheqjet e deformuarave te gjymtyreve te poshtem te nje te dehuri.
- Dhe ky psikopati mendon se jam i pire! Peshperiti ne vetevete.
I beri nje vend hijes se tij, pas nje tabele, mbi barin, perkufizonte me nje imtesi te rralle parkingun e stacionit te autobuzeve. Siper tij fluturonin afshet e pluhurosura, linin mbrapa autoveturat, vraponin mbi asfaltin e sapo shtruar te autostrades E-61. Mbi siperfaqen sferike te ores ne qender te qytetit, akrepat u perqafuan te 12-ta. Cuditerrisht, ai degjoi vetem njembedhjete kumbime gongu. Me tutje, me pas , perbrenda vranesires se nates asgje! Mekanikisht, asnje mermerime me teper. Edhe ngjyra e semaforit, diku perbri tij ishte ngujuar te e portokallta, perseri. Neoni i vigjilonte mbi krye, me nje deshire te pazakonte, qethte pa levizur, nen jehonen monotone te nje bzzzzzzzzzz-i, te shumefishuara forma hijerrenda te semaforit.
tak tak tak Trotuari po percillte pa pike kokecarrjeje oshetimen e mbytur te disa hapave te pergjumur, mbi siperfaqen e tij pllakore. Lorenc D. ngriti instiktivisht syte, dhe duke vendosur mjekren te berryli i mbeshtetur mbi kemben e majte, u mundua te fokusonte ate kalimtar te asaj minute te vone. Qyteti J pa ndrojtje, mund te konsiderohej si nje province e vdekur pas ores 9 te darkes, ose , te shpreh mendimin me saktsisht, rruget e tij perbenin sinonimin me te mundshem te nje kadavre te paidentifikuar ne morgun e spitalit me mure tuberkuloze ne periferine jugore te tij.
Figura e personit te vone, perngjante me nje send human te seksit femer. Ajo ndaloi per nje moment te semafori, hodhi veshtrimin pergjate rruges, dhe kur Lorenc D. mendoi se ajo do te kapercente drejt trotuarit te perbetuar beqar te anes tjeter te rruges, ajo berri nje hap mbrapa, si te kishte parandjere nje frymemarrje te larget, rrembente oksigjen bashke me te prej te plogeshtit ajrit kolektiv te asaj nate te heshtur. Me mosperfillje ktheu hapat mbrapsht, dhe me nje kthim te lehte te trupit, i detyroi floket e saj te kacurrelte te nderthurnin nje gjysem perimetri rrethi - nisi te ecte drejt vendondhjes se tij.
- A ju ndodhet nje cigare? e pyeti me delikatese, kur u gjend para portretit te ngurtesuar te Lornc D.
- Kam dy. ia ktheu Lorenc D., dhe zhyti doren te xhepi ne te djathte te kemishes te zhubrosur. Me kujdes nxorri dy cigaret, letra mbeshtjellese e te cilave, pasqyrohej e kackavallte nen driten e henes. Disi me zhurme i fryu xhepit, kishte strehuar cigaret kushe e di se per sa ore, dhe duke vazhduar ti bente frymemarrje artificiale pelhures se kemishes se tij, i zgjati njeren prej tyre.
- Po zjarr a kini? e pyeti ajo, duke larguar me gishtat e saj te holle rricat, i pikonin bezdisshem mbi sy.
- Mos kini nevoje edhe , per buze!- ja ktheu Lorenc D., duke i zgjatur nje kuti te demtuar kineze shkrepsesh, dhe
- Nuk po me pyet as si me quajne? vazhdoi ajo, duke ndricuar cigaren, i varrej lehtazi mbi buze.
- Nuk ka nevoje. I hodhi pergjigjen Lornc D. Vajza si ju kane vetem nje identifikim pergjithesues!
Flaka e zbehte e shkrepses leshonte nje drite te mjegullt mbi fytyren e saj. Lorenc D. arriti te analizonte detajshem zhgarravitjen e rrende, ajo u kishte berre buzeve te saj me nje te kuq tejet te theksuar. Me pas, kur ajo me nje lekundje hiperbolike te dores, shuajti shfrenueshem shkrepsen, shoqeroi shtellungat e para te tymit me nje buzeqeshje diaboleske.
- Gjithesesi, a je e lire sonte? vazhdoi Lorenc D., duke u munduar te nderpriste per nje moment vijueshmerine e detajeve te imazhit te saj.
- Sigurisht, po! Ku deshiron te shkojme? e pyeti ajo me nje ze, ku
ishte nderthurrur kenaqesia e castit me profesionin e saj te pernatshem.
- Nuk banoj shume larg prej ketu. lidhi fjalet pa ndonje fare ndrojtje Lorenc D., duke u ngritur prej vendit ku ishte ulur.
Aroma e pishave i shoqeroi pergjate gjithe rruges, derisa u gjenden perballe nje shtepie te drunjte trekateshe. Ballkoni ne katin e dyte kishte formuar bark, dhe derrasat e jashtme e pasqyronin ate ndertese si nje azil pleqsh, nga ata, gjendeshin me shumice ne periferine qytetit J. Xhamat ishin gjithandej te palare, dhe kombinonin toturueshem me dyert e jashtme, ku derrasat ishin plasaritur vende vende. Kercitje te thata shoqeruan hapat e tyre mbi korridor, dhe , ne momentin, kur Lorenc D. u gjend perballe hyrjes se tij, hodhi nje veshtrim te ceket perreth tij si te rruhej prej ndonje vizitori te padeshirueshem. Pasi shkopsiti deren me celes, shtrengoi fort dhembet, si per te mposhtur feshkellimen e ndere te deres. Ajo e ndoqi nga pas neper erresire, dhe cuditerisht Lorenc D. nuk mori mundimin te ndizte asnje prej dritave ne koridor, sado te verbra mund te perkufizoheshin, dhe aq me shume ne dhomen e gjumit.
Shfrenueshem e leshoi veten perbi kolltukun e vjeter prej lekure, teksa ajo mbeshteti linjat pas skeletit te deres. Duke hedhur syte gjithe andej neper dhome, inkoshiente nisi te ferkohej pas deres, (nje detaj, i terhoqi vemendjen Lorenc D.). Muret paraqiteshin krejtesisht te zhveshur prej ndonje porterti, pikture apo fotografie, qofte kjo e fundit edhe ne bardhe-zi. Ishte tejet e veshtire te gjeje ngjyren e sakte te atyre mureve, edhe me ndihmen modeste te drites se vagullt te henes, hynte vija-vija prej grillave shperqendrueshem te hapura.
- Gjej vend mbi shtart. iu drejtua Lorenc D., teksa e ndjeu forcen magnetike te nates mbi syte e saj te bardhe.
Ajo u ul, fillimisht, ne fund te krevatit, dhe me pas, filloi te ngjitej mbi te duke e terhequr zvarritshem trupin me duart, u pergjisnin dy degeve te nje shelgu lotues. I hapi kembet dembelshem, duke bere te vezhgueshme bardhesine e te sajave breke. Me nje ngurim artificial nisi te luante me kufijte e mishte te gojes se saj, fillimisht duke levizur butesisht gishtin tregues te dores se djathte lehtazi mbi buzen e poshtme, me pas , duke e thithur ne nje menyre konstante, tejet ekzaltuese. Per nje moment ndaloi.
- Po ti nuk po vjen? iu drejtua Lorenc D., - Nuk deshiron teme zhveshesh?
- Jo, thjesht deshiroj te te shoh. ia ktheu ai, me nje mosperfillje te theksuar, dhe , tejet serioz.
- Per kete me solle ketu? Thjesht te me shohesh?! Te mos me prekesh?!
- Zhvishu!!! ju drejtua Lorenc D. duke i hedhur nje veshtrim momental tavanit.
Ajo kapi me gishtat e njome, dekorene e bluzes roze, kishte veshur dhe e hoqi me nje vrull, paraqiste indirekt nje hibridizim nervash - nje fare inati te nderthurur me xhelozi. Ndoshta, per momentin i erdhi inat se , se ndoshta, nuk deshironte te besonte faktin e cuditshem, dhe tejet te pazakonte, se , fryma e asaj dhome do te ishte i vetmi trup, do te mund ta perkedhelte ate nate. Zbritja e zinxhirit te mini-fundit te saj te zi, ju bashkangjit mermerimes se zhveshjes se nje kutie te pahapur cigaresh. Lorenc D. ndezi shperfillshem nje cigare, teksa ajo shpengueshem liroi gjinjte e saj prej prangave te mendafshta te sytjenave. Teksa tymi nisi te migronte prej buzeve te tij, ajo i flaku mbi surrat mbathjet e bardha, te cilat pasi u perplasen me fytyren e tij; duke i dhuruar nje arome, te cilen askush vec tij nuk dinte ti gjente emertesen e duhur, ne ato momente; u rrezuan perkulshem mbi prehrin e tij.
- Po tani cdeshiron? iu drejtua ajo, krejtesisht e zhveshur dhe , njekohesisht e mbeshtjell prej mantelit gri te nates.
- EJA! per mua! I peshperiti prej kolltukut Lorenc D.
Ajo rrembeu nje sasi te caktuar prej ajrit te dhomes perbrenda kraharorit te saj. U shtri mbi shtart ashtu sikurse interpretuar ne sa e sa krevate te tjere, me nje dliresi per tu admiruar. Sigurisht nuk ishte hera e pare, e ndiente veten aktore ne nje nate ku yjet paraqiteshin spektatore te perzene prej shfaqjes se saj; ndonse ishte para here interpretonte krejtesisht vetem, nen ledhatimet e nje erresire monokromatike, tek tuk prishej prej nje ndricimi te mandarinte te cigares, digjej mes gishtave te Lorenc D.
Ngadale nisi te luante me mishin e bute te gjirit te saj te djathte teksa
gishtat e dore se majte, porsi segmente te stregjate nematodesh te porsa dale prej nje shiu imagjinar, nisen te leviznin zgjatshem permbi stomaun e saj. Kur thonjte i preken kallamin e pare te qimeve, rriteshin ne periferine e oazit te saj jugor, ndjeu se nata kishte pushtuar te dikurshmen, te shenjten Toke te Jugut, krejt pa lufte, cmenurisht pa puthje. Gradualisht, nisi te hapte kembet, duke i larguar si te ishin dy magnete te dobet me pole te njejta, te vendosur perpikmerisht perkundrejt njeri-tjetrit. Mornica te shumellojshme, porsi nje koloni milingonash, kerkonin me cdo kusht te bashkejetonin me deshiren e Lorenc D. i pushtuan trupin. Ndjeu se fytyra i kishte veshur nje vello te kuqerremte, krejt pa i kerkuar leje, teksa dy prej gishtave te saj nisen te hapnin ngadale buzet e gojes se poshtme. Deshira e beri te pamundur, saktesimin e vendodhjes se saj, teksa gishtat i parakalonin perbrenda atij tyneli te erret, zhurma vinte prej te cilit i kujtoi Lorenc D. plluq-plluqet e kemebeve te tij kepuceve me uje, teksa ecte pellgjeve formuar pergjate rrugicave, e shpini ne dyert e shkolles fillore.
Klithma e saj e fundit paralelizoi rrenien e hirit te cigares se pashkundur te Lorenc D. Ajo qendroi per disa sekonda pa marre fryme, ashtu me kembet ekstremisht te hapura, me dy gishtat perbrenda atij tuneli te mishte. Nje buzeqeshje i mbuloi fytyren, u pershkallezua me tej ne nje te qeshur groteske. Astu duke qeshur iu drejtua Lorenc D.
- E di, keshtu pa perdorur prezervativ ke per te me lene shtatzene!
Me levizje prej te dehuri nisi te vishej pa rregull, teksa breket as mori mundimin ti rrembente prej preherit te Lorenc D. Kur u ngrit prej shtratit, Lorenc D. i hodhi nje kartmonedhe 20 Koronshe, dhe ia beri me koke te largohej prej apartamentit te tij. Rrezueshem mebshtolli fytyren me duar, duke mbeshteur koken tek kryet e akullta te kolltukut prej lekure; teksa ajo u largua prej dhomes se tij te gjumit duke lemuar skeleton e deres se dhomes se tij te gjumit. Nje kercitje e vrare erdhi prej deres se jashtme.
Sot, eshte e Hene mendoi Lorenc D., ndoshta Ajo vjen sot. Instiktivisht mbylli syte duke pritur te afrohej orari i mberritjes se autobuzit te pare prej qytetit K.
Krijoni Kontakt