Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ministria e Arsimit, 910 mijė lekė nė ditė pėr telefonat e zyrave

    Ministria e Arsimit, miliona abuzime me telefonat


    Elda Spaho

    15. Nga kontrolli i ushtruar nė pagesat nėpėrmjet veprimeve tė bankės rezulton se pėr vitin 2002 shpenzimet nė total pėr telefonat fiks janė nė shumėn 22.838.649 lekė, ose pėr ēdo ditė ėshtė shpenzuar mesatarisht 91.000 lekė. Nė mėnyrė analitike, telefonat me shpenzime mė tė mėdha paraqiten nė tabelė si mė poshtė:
    Nr. Telefoni Shpenzimet Nr. Telefoni Shpenzimet Nr. Telefoni Shpenzimet
    240435 611.075 228757 996.714 222707 2.140.813
    232002 1.509.997 227975 436.634 222607 904.779
    230747 1.185.678 227206 968.119 222260 807.541
    230314 1.198.197 226139 2.485.823 225987 552.385
    230.195 912.286 223150 2.480.291 225678 340.778
    Shpenzime pėr telefona celularė viti 2002 1.045.137
    Sipas tabelės sė mėsipėrme telefonat me numėr 226139, 223150, 222707 kanė shpenzuar mesatarisht rreth 10 mijė lekė nė ditė.

    Pėr periudhėn 9 -mujore tė vitit 2003 shpenzimet pėr telefonat fiks kapin shumėn 6.002.063 lekė, ndėr numrat me shpenzime mė tė mėdha pėrmendim:
    Nr. Telefoni Shpenzimet Nr. Telefoni Shpenzimet Nr. Telefoni Shpenzimet
    249514 739.536 226307 221.291 273199 159.258
    240468 1.157.180 225832 132.090 273199 159.258
    232002 1.085.534 223150 118.383 273198 151.698
    230195 363.914 222260 127.334 227206 177.107
    Telefona celularė periudha 9 –mujore e vitit 2003 852.757
    Nga tabelat e mėsipėrme, shpenzimet telefonike zėnė njė peshė specifike tė konsiderueshme nė totalin e shpenzimeve operative, kėshtu pėr vitin 2002, shpenzimet telefonike janė 23.883.786 lekė, ose 24.8 pėr qind e totalit tė shpenzimeve operative.
    Sipas Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, ministri Luan Memushi ka shpenzuar rreth 12 milionė lekė tė vjetra nė 2002 nga telefoni i zyrės. Sekretarja e tij, 15 milionė

    Ministria e Arsimit ka harxhuar rreth 229 milionė lekė tė vjetra vetėm pėr telefonat fiks tė zyrave tė saj, brenda vitit 2002. Pėrveē 10 milionė lekėve tė tjera pėr telefoninė celulare. Tre nga numrat e telefonave fiks tė zyrave, kanė harxhuar nga 100 mijė lekė tė vjetra nė ditė, secili. Shpenzimet e fryra tė telefonisė bėhen tė ditura nė raportin pėrfundimtar tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit (KLSH), i cili i shkoi Ministrisė sė Arsimit nė fillim tė majit.
    Telefonat fiks
    Nė miliona lekė kanė qenė edhe faturat e vitit 2003, pėr telefoninė fikse. Shumė nga numrat e zyrave i kanė patur tė hapura kodet dhe kanė patur fatura tė shtrenjta. Ndonėse shpenzimet janė ulur, Ministria e Arsimit ka harxhuar gjatė 9 -muajve tė parė tė vitit 2003 mė shumė se 60 milionė lekė tė vjetra pėr thirrjet telefonike. Gjithsesi, shifra mė e madhe ka qenė ajo e vitit 2003. Sipas Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, gjatė atij viti, Ministria e Arsimit ka harxhuar 910 mijė lekė tė vjetra nė ditė. Ka patur disa numra telefoni, mė saktė 226139, 223150, 222707 pėrdoruesit e tė cilėve kanė harxhuar 100 mijė lekė tė vjetra nė ditė. Telefoni i zyrės sė ministrit Luan Memushi ka harxhuar vitin e kaluar 1.185.678 lekė tė reja, kurse telefoni i sekretares sė tij edhe mė shumė, 1.509.997 lekė tė reja. Pėrveē 12 milionėve tė harxhuar gjatė vitit 2003 nga telefoni i zyrės, Memushi, si tė gjithė ministrat deri para pak kohe, e ka patur tė paguar nga shteti edhe tarifėn e numrit tė telefonit celular, sado e lartė tė ishte ajo.
    Sipas Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, shpenzimet pėr telefoninė fikse zėnė njė pjesė “tė konsiderueshme nė totalin e shpenzimeve operative. Kėshtu pėr vitin 2002, shpenzimet telefonike janė 23.883.786 lekė, ose 24.8 pėr qind e totalit tė shpenzimeve operative. Pėr periudhėn 9 -mujore tė vitit 2003, shpenzimet telefonike zėnė 6.5 pėr qind tė planit tė shpenzimeve operative”. Po sipas tė njėjtit burim, gjatė vitit 2002 dhe nėntė muajve tė vitit 2003, askush nuk ka vėnė kufij pėr shpenzimet e larta tė telefonisė fikse nė Ministrinė e Arsimit. “Nuk janė vendosur fare norma pėr pėrdorimin e telefonave fiks. Madje nuk ka as ndonjė program pune apo analizim tė tyre, veprim i cili do tė ketė efekte pozitive nė uljen e shpenzimeve operative”, thuhet nė raport.
    Telefonat celularė
    Pas milionave tė telefonisė fikse, para tė tjera janė paguar edhe pėr celularėt. Nė shifra mė tė vogla. Nė vitin 2002, Ministria e Arsimit ka harxhuar 1 0450137 lekė tė reja, kurse pėr 9 muajt e parė tė vitit 2003, ajo ka harxhuar 852.757 lekė tė reja pėr telefonat celularė. Por, sipas KLSH-sė, kėto nuk kanė qenė paratė e vetme tė harxhuara nga institucioni i dijes pėr celularėt. Gjatė 10 muajve tė parė tė vitit 2003, janė blerė 250 copė karta rimbushėse, nė shumėn 250.000 lekė. Sipas KLSH-sė, kėto blerje kanė qenė nė kundėrshtim me ligjin, sepse atyre nuk u ėshtė bėrė hyrje nė magazinė. “Kontabilizimi i 250 kartave rimbushėse ėshtė bėrė direkt nė shpenzime tė pėrgjithshme pa u bėrė hyrje nė magazinp, veprim qė ėshtė nė kundėrshtim me ligjin nr. 6942, datė 25.12.1984 “Pėr administrimin, dokumentimin, ruajtjen, dhe qarkullimin e vlerave materiale dhe monetare”, si dhe me ligjin nr. 7661, datė 19.01.1993”, thuhet nė raport.




    01/06/2004
    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,453
    Postimet nė Bllog
    22
    Pėrgjimet, 14 mijė euro njė diplomė

    Dėnohen me nga 4 muaj burg dy tė dyshuarit, kushti i vetėm pėr qytetarin: Saktėso datėn e gjimnazit!

    Tiranė, ish-mėsuesja e sekseri, qytetarit: Zgjidh degėn qė do.

    Njė ish-mėsuese dhe njė i akuzuar si sekser i saj janė shpallur fajtorė dhe janė dėnuar nga Gjykata e Tiranės, pasi i kanė kėrkuar njė shtetasi 12 mijė euro pėr njė diplomė tė shkollės sė lartė.
    Sipas vendimit tė Gjykatės sė Tiranės, shpallur pak ditė mė parė, shtetasja Hajrie Hanelli dhe Vani Nicka janė dėnuar me nga 4 (katėr) muaj burgim e 333.333 lekė gjobė pėr akuzėn e “ushtrimit tė ndikimit tė paligjshėm ndaj personave qė ushtrojnė funksione publike”. Historia, e cila nė vetvete duket se pėrmbledh fenomenin qė ndodh me blerjen e diplomave tė shkollės sė lartė nė vend, ka ndodhur nė shkurt tė 2011-s. I interesuari pėr diplomėn pyetet nga sekserėt se nė cilėn degė e kėrkon diplomėn, pasi mund t’ia sigurojnė atė sipas dėshirės, ndėrsa kushti i vetėm qė duhet tė plotėsojė, ėshtė qė tė sqarojė mirė datėn kur ka mbaruar gjimnazin, nė mėnyrė qė diploma e shkollės sė lartė tė mos jetė me njė datė mė para se ajo e shkollės sė mesme! Hetimet pėr ngjarjen kanė nisur mė 8 shkurt 2011 mbi bazėn e denoncimit tė qytetarit qė nuk e ka marrė diplomėn, pasi ka mėsuar se sekserėt nuk i kishin dhėnė zyrtarėve njė pjesė tė parave qė ai pagoi paraprakisht.
    Denoncuesi ka mėsuar se Hajrie Hanelli ka punuar si mėsuese nė njė shkollė nė periferi tė Tiranės dhe i ka thėnė se kishte njohje me njė drejtor shkolle, tek i cili mund tė siguronte diploma tė rregullta tė shkollės sė mesme, megjithėse personi i interesuar nuk bėnte asnjė ditė shkollė. Ajo i ka thėnė qė dhėnia e diplomės realizohej kundrejt pagimit tė shumės prej 6000 eurosh. Veē sa mė lart, e pandehura Hajrie i ka thėnė kallėzuesit qė mund tė siguronte edhe diploma tė shkollės sė lartė, kundrejt shumės prej 12.000 eurosh. Pasi regjistroi hetimin, Prokuroria autorizoi pėrgjimin e komunikimeve mes sekserėve dhe qytetarit tė interesuar.
    -Nga transkriptimi i bisedės sė zhvilluar mė datė 14.02.2011 midis kallėzuesit Xh.G dhe Hajrie Hanellit, kjo i thotė personit: “Fola me atė (personi qė do t’i bėjė diplomėn), tani do iki nė Greqi, por do ta bėj atė (diplomėn) tė lartėn, nuk e di ku do ta nxjerr, nė shtet apo privat”. Kur kallėzuesi e pyet pėr ēmimin, shtetasja Hajrie i thotė “Aq sa tė kam thėnė 12 (dymbėdhjetė), por do mundohemi t’i bėjmė ulje, por personi i do lekėt nė gjendje dhe unė i thashė qe do m’i lėrė mua t’i mbaj”. Kallėzuesi i thotė “Po t’u nevojit, deri nė 50.000 lekė tė rinj ia jap unė si njė lloj garancie”. Mė pas, kallėzuesi i thotė qė unė 12.000 euro i kam gati, i ngrijmė nė bankė me tė drejtė tėrheqjeje kur tė jemi tė dy, por bashkėbiseduesja Hajrie kėmbėngul “I mbaj unė eurot pasi jam nga ana jote. Ai po e bėri e bėn brenda javės, s’ka nevojė as pėr arkė, brenda javės e bėjnė kėta”. Mė pas, Hajria e pyet kallėzuesin “Tė pėlqen Ekonomiku si degė?” dhe, kur ndahen, i thotė “Hidhmi lekėt mua! …diploma nė dorė, zėre se i ke lekėt nė xhep, se unė jam me ty jo me atė”.
    -Nga transkriptimi i bisedės ambientale tė zhvilluar nė datė 21. 02.2011 midis kallėzuesit dhe Hajrie Hanellit, rezulton se
    ajo i thotė kallėzuesit: “E takova personin qė i kishte thėnė vetėm nė universitet privat, degėn ēfarė tė dojė, ata janė tė licencuar nga shteti dhe duhet qė personi tė jetė mbi 24 vjeē, qė tė pėrkojė koha e mbarimit tė viteve. Emrin e shkollės nuk e tregon se e ka sekret, ky person ėshtė i saktė nė veprime, ėshtė vetė zot vetė shkop. Se ata qė punojnė nė shtet duhet tė korrigjojnė tė tėrė regjistrat e katėr viteve qe tė vėsh njė emėr, tė hedhėsh notat, por me njė person nuk del ajo, se duhen firma tė shumė vetave. Ndėrsa ky ėshtė privat, e firmos vetė emrin nė katėr regjistra, nuk e merr vesh kush se ėshtė”. Mė pas, kallėzuesi e pyet nėse duhet tė paguante kapar, por e pandehura Hajrie i thotė “Asnjė lek nuk i jap unė pa dhėnė atė qė duhet tė japė (diploma). Fol me njerėzit e shtėpisė pėr lekėt dhe mė pas zgjidh profilin qė tė pėlqen ty, Juridik, Ekonomik, ēfarė tė duash”.
    -Nga transkriptimi i bisedės sė zhvilluar mė datė 28.02.2011 midis kallėzuesit dhe Hajrie Hanellit, rezulton se kallėzuesi i thotė tė pandehurės Hajrie: “Kam folur me babanė pėr lekėt dhe mė ka thėnė kujdes o djalė mos biesh viktimė”. Por ajo i pėrgjigjet: “Mos u mėrzit se ke rėnė nė duar tė sigurta. E shoqėroj unė atė, pa qenė lekėt prezent ai nuk fillon punė. Lekėt m’i jep mua, unė nuk t’i dorėzoj. Zėre se i ke ti, unė i dua pėr t’ia treguar atyre qė ja ku janė leket qe ka dorėzuar. Ai vetė nuk del tė tė takojė, nuk do tė dale fare nė skenė. Do mundohem unė ta mbroj atė lek, se tė kam dalė garant. Do flasim nė telefon; Po tė thashė unė, OK merri lekėt me vete qė ta mbyllim kėtė punė, se ėshtė plak ky personi”. Nė deklarimin e datės 28.02.2011 shtetasi Xhaferr Gixhari ka shpjeguar rrethanat qė rezultojnė nga pėrgjimi ambiental i sė njėjtės datė.
    -Nga transkriptimi i bisedės sė zhvilluar mė datė 22.04.2011 midis kallėzuesit dhe tė pandehurės Hajrie Hanelli, rezulton se: E pandehura Hajrie i thotė kallėzuesit qė ai person i ka thėnė qė, pa komunikuar bashkė, mos i thuaj gjė personit (kallėzuesit). Ai nuk ėshtė i pari nė kėtė drejtim, lidhen shok mbas shoku. Gjatė ndarjes, Hajria i thotė qė kėtė problem dua ta kryej sa mė shpejt.
    -Nga transkriptimi i bisedės ambientale tė zhvilluar mė datė 16. 06.2011 midis kallėzuesit dhe tė pandehurės Hajrie Hanelli, rezulton: E pandehura Hajrie i thotė kallėzuesit “Kam biseduar me atė personin dhe mė dha pėrgjigje pozitive. U gėzova shumė, sikur ta kisha pėr veten time, dy janė degėt nė Ekonomik, Financė dhe Administrim biznesi”. Mė pas i tregon pėr dokumentet qė nevojiten- kartė identiteti, foto, i jep njė letėr qė i ka shkruar personi me shkrimin e tij. E pandehura Hajrie i thotė kallėzuesit “Ai personi mė ka thėnė se cilat janė degėt, merri lekėt dhe brenda javės bėhet ky muhabet”. Ndėrsa pėr shumėn e parave, ajo shprehet se ia ka ulur duke i thėnė 14.000 euro. Mė pas, e pandehura Hajrie i kėrkon lekėt kallėzuesit me pretekstin pėr t’ia treguar personit. Kallėzuesi i thotė “Shumė e ngriti pazarin”, por Hajria i pėrgjigjet: “Le tė behet mbarė ty, se lekėt shkojnė e vijnė. Nė qoftė se nuk tė korrespondon data me tė mesmen, do t’i them qė tė nxjerrė njė diplomė tė shkollės sė mesme”. Kallėzuesi thotė “Nuk fus mė lekė tė tjera”. Mė pas, e pandehura Hajrie i thotė: “M’i jep leket t’ia tregoj unė atyre, nuk e lėshoj lekun e tjetrit. Ja ku e ke lekun, do t’i them personit po ėshtė gjė reale, hidhu”.
    -Nga transkriptimi i dt.27.06.2011 i bisedės sė zhvilluar mė datė 24.06.2011 midis kallėzuesit dhe tė pandehurės Hajrie Hanelli, rezulton se: E pandehura Hajrie i thotė kallėzuesit qė takova personin dhe ai i kishte thėnė “Muhabeti po nuk u mbyll deri tė hėnėn, nuk bėhet mė”. Mė pas, kallėzuesi i thotė qė, pasi ėshtė konsultuar me prindėrit, i kanė sugjeruar qė tė mos i japė tė gjitha paratė njėherėsh. Por pėrsėri e pandehura Hajrie Hanelli kėmbėngul qė lekėt duhen parapaguar patjetėr, duke u shprehur se do t’i mbante ajo. E pandehura Hajrie Hanelli i thotė kallėzuesit qė personi e ka njė bazė dhe ėshtė shprehur qė ai tė shkoje vetė ta marrė diplomėn nė sekretari, e cila ėshtė pėr fakultet ekonomik. Kallėzuesi shprehet se familja nuk e lejon qė paratė t’ia japė asaj tė gjitha nė dorė, insiston qė t’i derdhė nė bankė dhe pasi tė “mbarojė puna” tė shkojnė dhe t’i tėrheqin. E pandehura Hajrie shprehet qė “Banka ishte ajo dhe se ajo nuk do t’i lėshonte paratė pa mbaruar punė”.
    -Nga transkriptimi i dt.28.06.2011, i bisedės sė zhvilluar nė datė 27.06.2011 midis kallėzuesit dhe tė pandehurės Hajrie Hanelli, rezulton se: E pandehura Hajrie Hanelli e ka pyetur kallėzuesin se ku ishte problemi. Ai i ėshtė pėrgjigjur qė ditėn e nesėrme tė shkonin nė bankė dhe tė “mbaronin punė”. E pandehura Hajrie ėshtė shprehur se nuk ishte nevoja tė shkonin nė bankė, pasi ajo do ta dėrgonte pėr tė “mbaruar punė”. Kallėzuesi i ka thėnė tė pandehurės Hanelli qė nuk i jepte tė gjitha paratė pa marrė diplomėn, ndėrsa bashkėbiseduesja i ka thėnė qė do tė veprohej njėkohėsisht: “Ai do tė merrte diplomėn dhe do tė jepte paratė”. E pandehura Hajrie pyet se si ishte me gjendjen e lekėve dhe kallėzuesi i pėrgjigjet qė kishte gjetur 12 mijė euro. E pandehura Hanelli i thotė qė njė mijė euro do t’ia jepte asaj, shumė tė cilėn ajo do t’ia jepte personit qė i ofronte “kėtė mirėsi”. Kallėzuesi e pyet nėse kėrkonte 1 mijė euro apo njė milion lekė dhe e pandehura Hajrie i pėrgjigjet “1 mijė euro”. Hajria i kėrkon kallėzuesit dhe njė “kafe” pėr veten e saj. Kur kallėzuesi e pyet se sa ishte vlera qė kėrkonte, e pandehura Hajrie i pėrgjigjet qe e kishte nė dorė ai, por do tė ishte e kėnaqur dhe me 1 mijė euro. E pandehura Hajrie i thotė kallėzuesit qė te 12 mijė euro bėn pjesė dhe “kafja” e saj dhe e personit qė po i ndihmon. Kur shtetasi Xhaferr i thotė tė pandehurės Hajrie qė 1 mije euro do t’ia jepte ditėn e nesėrme bashkė me dokumentet, e pandehura Hajrie i kėrkon 2 mijė euro me qėllim qė 1 mijė euro t’i mbante ajo dhe 1 mijė euro t’ia jepte personit qė po i ndihmonte.
    -Nė datėn 29 qershor zhvillohet bisedė mes kallėzuesit dhe Hajrie Hanellit, ku ai i ka dhėnė tė pandehurės Hanelli shumėn prej 1000 eurosh. Mė konkretisht, nga biseda e zhvilluar rezulton: E pandehura Hajrie Hanelli sapo takon kallėzuesin dhe e shikon me zarf nė dorė, i thotė: “Paske ardhur me zarf, a i ke marrė eee?”. Gjithashtu, e pandehura Hanelli shprehet qė “Ai personi” e kishte telefonuar, i kishte thėnė se ēfarė po bėhej dhe e pandehura Hajrie i ishte pėrgjigjur qė kallėzuesi nuk kishte pėrgatitur dokumentet. Shtetasi Xhaferr i thotė tė pandehurės qė “Prandaj kishte sjelle leket” dhe e pandehura Hanelli shprehet qė nė kėtė mėnyrė personi qė po i ndihmon do tė nxitet mė shumė. E pandehura Hajrie shprehet qė do t’i thotė personit qė tė caktojė datėn dhe orėn e takimit, pasi deri nė kėto momente ai nuk kishte qenė i sigurtė. E pandehura Hajrie i thotė shtetasit Xhaferr qė nuk mund t’i merrte lekėt kallėzuesit dhe qė ky i fundit tė mos merrte diplomėn. Ajo shton se nuk mund ta bėnte kėtė veprim, pasi kishte dalė garant. E pandehura Hajrie i ka theksuar kallėzuesit se shtetasi qė i ndihmon ėshtė njė njeri korrekt, nuk kishte gjithēka nė dorė, por ishin persona tė tjerė qė njiheshin prej tij. Bashkėbiseduesja Hajrie Hanelli i thotė kallėzuesit qė vėrtetė ky i fundit po paguante para, por do tė siguronte njė punė. Ajo pyet sa para kishte sjellė me vete dhe kallėzuesi i thotė “1 mijė euro, siē e kishin lėnė”. Pasi kallėzuesi i numėron, ia jep tė pandehurės Hajrie dhe i thotė qė t’i numėronte edhe kjo e fundit. E pandehura Hanelli ka biseduar nė telefon me njė person, tė cilit i ka thėnė qė kallėzuesi nuk kishte firmosur ca dokumente nė Drejtorinė Arsimore. Gjithashtu ajo i ka thėnė bashkėbiseduesit tė thirrjes telefonike se duhej ta plotėsonte sa mė shpejt kėtė punė dhe se do tė takoheshin bashkė ditėn e nesėrme. Nė procesverbalin e datės 29.06.2011 janė pasqyruar paratė nė shumėn 1000 (njėmijė) euro, qė kallėzuesi Xhaferr Gixhari i ka dhėnė sė pandehurės Hajrie Hanelli.
    -Nga transkriptimi i bisedės sė zhvilluar mė datė 30.06.2011 midis kallėzuesit dhe tė pandehurės Hajrie Hanelli e tė pandehurit Vani Niēka, rezulton se: I pandehuri Vani i thotė kallėzuesit qė ato ishin ingranuar me kohė, por “Ai shoku” kishte shkuar nė Itali, nga ku tashmė ishte kthyer. I pandehuri Vani Niēka ėshtė shprehur se do ta bėnin tė rregullt diplomėn dhe kallėzuesi mund tė shkonte ku tė donte nė Amerikė, Kanada etj. Gjithashtu bashkėbiseduesi i ka thėnė kallėzuesit se duhej tė nxitonte, pasi ishte periudha qė dilnin diplomat dhe po tė mbaronte shkolla, procesi do tė mbetej pėr nė muajt dhjetor, janar. I pandehuri Niēka shprehet gjithashtu qė do ta bėnin tė rregullt diplomėn, pasi kallėzuesi po paguante paratė. Sipas bashkėbiseduesit, kallėzuesi do tė firmoste nė sekretari kur tė tėrhiqte diplomėn dhe pėr tri vitet e shkollės, pasi do tė veprohej sikur regjistrimi ishte bėrė para dy vitesh nė universitet.
    -Nga transkriptimi i bisedės sė zhvilluar mė datė 07.07.2011 midis kallėzuesit dhe sė pandehurės Hajrie Hanelli e tė pandehurit Vani Niēka rezulton se: I pandehuri Vani i shprehet kallėzuesit qė ishin gati ta ndihmonin dhe se ai kishte folur me njė pedagog, i cili i kishte thėnė qė ishte gati qė tė bėnte dhe dėftesėn e shkollės sė mesme dhe diplomėn e shkollės sė lartė. Gjithashtu, ai ka shtuar se pėr dėftesėn e shkollės sė mesme pedagogu ishte shprehur se mund ta prodhonte pėr 300 mijė, ndėrsa kallėzuesi i pėrgjigjet qė tė shihej mundėsia qė kjo shumė tė pėrfshihej brenda vlerės totale qė ai do tė paguante. I pandehuri Vani i thotė kallėzuesit qė paratė e diplomės duhet tė paguheshin nė dorė, ndėrsa shtetasi Xhaferr i pėrgjigjet qė bisedat ishin bėrė ndryshe me tė pandehurėn Hajrie. I pandehuri Vani shprehet se do tė pėrfitonte edhe personalisht para, pasi ai vepronte nė interes tė kallėzuesit dhe se meritonte tė fitonte diēka. Kallėzuesi propozon qė tė ngrinin paratė nė bankė, pasi ishte shumė e madhe, por i pandehuri Vani nuk e pranon njė gjė tė tillė.

    Vendimi
    Gjykata e Tiranės e ka dhėnė vendimin e saj nė lidhje me dėnimin e dy tė pandehurve tė kėsaj ēėshtjeje mė 19 qershor 2012. Sipas vendimit, qytetari qė kėrkonte diplomėn nuk e mori atė pasi pagoi 1 mijė euro paraprakisht dhe mė vonė mėsoi sė kjo shumė ishte mbajtur nga sekserėt dhe nuk ishte dorėzuar te personat qė mundėsonin diplomėn.

    Panorama
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,453
    Postimet nė Bllog
    22
    Notat e matematikės pėr maturantėt,MASH:Penalizim pėr nxėnėsit qė kopjuan

    Drejtori i AKP, Harizaj: Incidentet nuk cenuan procesin voluminoz.

    Pėr Ministrinė e Arsimit kopjet e maturantėve nėpėrmjet Facebook-ut nė prov-imet me zgjedhje nuk kėrcėnojnė procesin e Maturės Shtetėrore.
    Gjatė njė konferencė pėr shtyp, drejtori i AKP-sė, Alfons Harizaj, pranoi se njė gjė e tillė ka ndodhur dhe ndėshkimet do tė jenė individuale. “Mund tė ketė ndodhur dhe ka ndodhur, por kėto janė njolla shumė tė vogla nė krahasim mė tė gjithė procesin. Penalizimet do tė jenė sipas rregullores sė Maturės Shtetėrore nė mėnyrė individuale. Do tė ketė skualifikim nga provimi pėr nxėnėsit ose zbritje tė pikėve pėr pyetjet me zhvillim dhe alternativa. Nė asnjė rast nuk do tė kemi ndėshkime kolektive”, tha Harizaj. Sipas tij, dyshimet pėr kopje verifikohen nga njė komision i posaēėm. Harizaj reagoi dje edhe nė lidhje me 4 mėsuesit e arrestuar nė Kamzė. Ata u ofruan nxėnėsve zgjidhjen e pyetjeve tė tezės sė provimit tė Letėrsisė, nėpėrmjet SMS-ve, kundrejt pagesave prej 25-30 mijė lekėsh. “Kėta mėsues nuk kanė qenė tė pėrfshirė nė listėn e administratorėve qė Ministria ka miratuar. Janė mėsues, por kanė qenė pranė shkollave si tė gjithė qytetarėt e thjeshtė. Ky incident nuk cenon punėn voluminoze tė bėrė nga MASH”, tha Harizaj. Dje pasdite, MASH publikoi notat e provimit tė Matematikės. Gazeta publikon listat me kodet ID tė nxėnėsve. Sipas MASH-it, nesėr do tė nisė korrigjimi i testeve tė lėndėve me zgjedhje. Po kėshtu, kėtė javė do tė publikohet formulari A2. Pėr herė tė parė kėtė vit maturantėt do ta plotėsojnė online. Me anė tė tij ata zgjedhin 10 preferencat e shkollės sė lartė. Plotėsimin e A2 nxėnėsit do ta bėjnė vetėm pasi tė kenė marrė edhe notat e lėndėve me zgjedhje. Me rezultatet e gjithė komponentėve tė Maturės ata do tė llogarisin pikėt sipas formulave me koeficientet pėrkatės pėr profilin e shkollės dhe universiteteve.



    Tė arrestuarat: S‘pėrfituam para.
    Mėsueset: Ndihmuam nxėnėsit pėr miqėsi

    TIRANE – Mėsueset e shkollės sė mesme “Ibrahim Rugova” nė Kamzė, tė arrestuara tė shtunėn me akuzėn e korrupsionit me tezat e provimeve tė maturės, nuk e kanė pranuar kryerjen e krimit. Shtetaset Klodiana Kryemadhi, 33 vjeēe, Fatbardha Mahmutaj, 49 vjeēe, Arjana Metaliaj, 32 vjeēe dhe Nevila Fiku, 47 vjeēe, tė gjitha mėsuese pranė shkollės sė mesme tė pėrgjithshme “Ibrahim Rrugova” nė Kamzė, janė marrė nė pyetje nga hetuesit pas arrestimit nga policia. Sipas burimeve nga hetimi, mėsohet se mėsueset kanė mohuar tė kenė pėrfituar financiarisht nga zgjidhja e testeve dhe dėrgimi i pėrgjigjeve te maturantėt. Mėsueset mėsohet se kanė pretenduar se kanė ndihmuar disa nxėnės pėr shkak tė njohjes me ta dhe me prindėrit e tyre, por nuk ka pasur pėrfitim nė kėtė mes. Nga ana tjetėr, burimet e Prokurorisė dhe Policisė kanė thėnė se ka prova tė plota qė tregojnė se mėsueset e arrestuara kanė pėrfituar nga 25 deri nė 30 mijė lekė pėr zgjidhjen e secilės tezė nė tri provimet, Matematikė, Letėrsi dhe lėndė me zgjedhje. Sipas hetimeve, mėsuesja e fizkulturės pranė kėsaj shkolle ishte lidhur me prindėrit e dy vajzave maturante, nga tė cilėt kishte marrė ryshfet. Ajo i ka ndarė paratė me tri mėsueset e tjera nga tė cilat ka mėsuar pėrgjigjet e pyetjeve. Pasi kanė hyrė nė sallat e provimeve me telefon, nxėnėsit i kanė marrė pėrgjigjet duke plotėsuar kėshtu fletėt e testit. Prokuroria e Tiranės, e cila ka drejtuar hetimet, pritet qė ditėn e sotme tė dėrgojė nė Gjykatė kėrkesat pėr caktimin e masave tė sigurisė ndaj mėsueseve tė arrestuara. Rasti mė tipik i abuzimit tė tyre me detyrėn ka qenė provimi i Letėrsisė dhe pėrgjigjet pėr pyetjen e poezisė “Albatros”.

    tr.so

    Panorama

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,453
    Postimet nė Bllog
    22
    Pergjigjet zyrtare, kopjohet testi i Maturės, ja provat nė Facebook

    Arrestohen katėr mėsuese nė Kamzė. Dėrgonin me SMS zgjidhjet kundrejt pagesės. Gazeta publikon pėrgjigjet pėr tė gjitha degėt.

    Skandali, si kopjuan maturantėt nė provim.

    MASH: Po abuzohet, mundėsitė janė minimale. Kishim 5000 administratorė nė shkollat e gjithė vendit.

    Rrjeti social “Facebook” tradhton maturantėt nė provimet e fundit tė Maturės. Pavarėsisht se rregullorja ndalon kategorikisht pėrdorimin e celularėve gjatė testimit, duket se ka ndodhur e kundėrta.
    Situata kėsaj here ka dalė jashtė kontrollit. Ėshtė hera e parė nė 6 vitet e Maturės Shtetėrore qė skandali merr pėrmasa tė kėtij lloji.
    Herėt e tjera dyshimet kanė qenė sporadike dhe janė kaluar pa shumė bujė. Fillimisht ka qenė Parlamenti Rinor qė ka vėnė nė dispozicion foto tė faqeve personale nė Facebook tė disa maturantėve, tė cilėt kanė kėrkuar ndihmė nga shokėt e tyre pėr pyetje nė provim. Si pėr ironi, pyetja e postuar lidhet me arritjet e qeverisė. “Njerėz, jam nė provim. Mė ndihmon dot njeri me kėtė pyetjen… Renditni 3 arritjet e qeverise shqiptare, tė cilat ēuan nė liberalizimin e vizave pėr Shqipėrinė”, thuhet nė postimin e denoncuar. Do tė jenė ekspertėt qė do tė verifikojnė nėse kemi tė bėjmė vėrtet me kopje, apo me ndonjė “lojė” tė maturantėve pas testimit.
    Megjithatė, nga sa tregohet nė foto, ora kur pyetja e provimit ėshtė hedhur si status shėnon 12:58, ēka pėrkon me limitet e orarit prej 3 orėsh qė maturantėt kishin nė dispozicion pėr provimet. Fotoja tjetėr tregon pėr hedhjen e tezės sė plotė tė Anglishtes nė Facebook, ndėrkohė qė nė krahun e djathtė janė tė renditura komentet qė japin disa variante tė pėrgjigjeve. Nė faqe tė tjera tė rrjetit social janė zbuluar statuse ku kėrkohet ndihmė pėr pyetje tė ndryshme tė tezave.

    MASH: Po abuzohet
    Ministria e Arsimit ka hedhur poshtė nė reagimin e saj mundėsinė e kopjimit. Denoncimin e Parlamentit Rinor e ka cilėsuar si keqpėrdorje, ndėrsa pėr foton, ku duket teza e Anglishtes e hedhur nė Facebook, argumenti i kėtij dikasteri ishte se ajo mund tė jetė postuar pas provimit.
    “Kemi pasur 5000 administratorė nė tė gjithė vendin dhe asnjė maturant nuk ka kopjuar. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me njė keqpėrdorje tė Parlamentit Rinor”, thanė burime zyrtare nga MASH. Sipas kėtij dikasteri, do tė ngrihet njė grup ekspertėsh qė do tė verifikojė nėse kėto raste janė vėrtet kopje me celular, apo abuzime tė nxitura pėr tė deformuar procesin.
    “Sigurisht qė nuk mund tė kontrollojmė njė rrjet social qė ka miliona pėrdorues, por pėr rastet e denoncuara do tė jenė ekspertėt ata qė do tė gjykojnė nėse vėrtet bėhet fjalė pėr kopje. Nė rregulloren e Maturės Shtetėrore ėshtė e pėrcaktuar qartė: tė gjithė maturantėt qė kapen ose verifikohen se kanė shkėmbyer informacione gjatė provimit, pėrjashtohen automatikisht dhe humbasin tė drejtėn pėr tė konkurruar nė universitet”, sqaruan burime zyrtare nga MASH.
    Dje pasdite, ky dikaster publikoi ēelėsin e pėrgjigjeve pėr 27 lėndėt me zgjedhje. Gazeta publikon tė plota skemat pėr mė tė kėrkuarat, ku Anglishtja zė vendin e parė. Atė e kanė pėrzgjedhur 12 mijė maturantė.

    Formulari A2
    Pas daljes sė rezultateve tė Maturės Shtetėrore, maturantėt do tė plotėsojnė formularin A2. Me anė tė tij ata do tė zgjedhin 10 preferencat e shkollės sė lartė. Kėtė vit, pėr herė tė parė formulari A2 do tė plotėsohet nė mėnyrė elektronike. Sipas Ministrisė sė Arsimit, udhėzimi i plotė pėr mėnyrėn si do tė bėhet pėrzgjedhja e degėve do tė publikohet rreth datės 20 korrik. Pėrpara se tė plotėsojnė formularin A2, nxėnėsit do tė bėjnė llogaritjen e pikėve sipas formulave pėrkatėse.

    Provimi nė Burrel
    BURREL – Maturantėt e Matit, qė zhvilluan provimet me zgjedhje nė mjediset e shkollės “28 nėntori” Burrel, e nisėn atė me njė orė e gjysmė vonesė, me gjithė temperaturat e larta. Drejtori i Zyrės Arsimore Mat, Lefter Ballabani, e pranoi kėtė fakt, duke sqaruar se vonesa erdhi pėr shkak tė kujdesit tė treguar nga ana e specialistėve pėr dhėnien e testeve me saktėsi. “Ishte njė punė voluminoze, pasi kishim mė shumė se 30 lloje testesh dhe duheshin shpėrndarė me rregull, tha ai. Pėr tė gjithė maturantėt ėshtė dhėnė koha e plotėsimit tė testeve sipas udhėzimeve tė MASH”, deklaroi Ballabani.

    Ministri Tafaj
    ELBASAN – Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ishte dje nė Elbasan nė ditėn e provimit tė fundit tė maturantėve. Ai u shpreh se kėtė javė janė miratuar kuotat pėr pranimet nė universitetet publike, dhe 70% e maturantėve kanė mundėsi qė tė pėrfitojnė nga shėrbimi me kohė tė plotė dhe pjesa tjetėr tė ndjekė studimet e larta me sistemin part–time, nėse dalin me rezultat pozitive. Ministri Tafaji ka theksuar faktin se matura, nga viti nė vit ka pėsuar ndryshime pozitive dhe se plotėson standardet pėr t’u njohur nga vendet e BE–sė, nė mėnyrė qė tė gjithė maturantėt qė dėshirojnė tė ndjekin arsimin e lartė jashtė vendit, tė pranohen nė universitetet e tyre.

    Kamzė, arrestohen 4 mėsuese

    Policia e Tiranės: Morėn 25-30 mijė lekė nga secili nxėnės, abuzim nė tri provimet
    Dėrguan me SMS te maturantėt pėrgjigjet e tri provimeve
    Katėr mėsuese tė shkollės sė mesme tė pėrgjithshme “Ibrahim Rugova” nė Kamzė u arrestuan dje me akuzėn e korrupsionit me tezat e provimeve tė Maturės Shtetėrore.
    Nė njė aksion tė kryer nga Njėsia Task-Force Antikorrupsion nė Prokurorinė e Tiranės dhe nga Policia e kryeqytetit, ėshtė finalizuar arrestimi nė flagrancė i dy mėsueseve dhe mė pas kapja e dy tė dyshuarave tė tjera. Nė njė deklaratė pėr median, zėdhėnėsja e Policisė sė kryeqytetit tha dje se gjatė aksionit tė koduar me emrin “Matura” janė vėnė nė pranga shtetaset: Fatbardha Mahmutaj, 49 vjeēe, Klodiana Kryemadhi, 33 vjeēe, Arjana Metaliaj, 32 vjeēe dhe Nevila Fiku, 47 vjeēe, tė gjitha mėsuese tė shkollės sė mesme tė pėrgjithshme “Ibrahim Rugova” nė Kamzė. Arrestimet mėsohet se janė kryer ditėn e djeshme, vetėm pak orė pas pėrfundimit tė provimit tė maturės pėr lėndėt me zgjedhje. Edhe nė kėtė provim, ashtu si nė testin e Letėrsisė, njėra nga mėsueset ka realizuar dėrgimin e pėrgjigjeve tė testit me mesazhe te maturantėt brenda shkollės. Ata kishin hyrė nė sallėn e provimit me celularė me vete dhe mėsuesja e Fizkulturės ua ka dėrguar me mesazhe pėrgjigjet e testeve tė provimit. “Nga hetimet ėshtė zbardhur e gjithė skema e korrupsionit. Mėsuesja e Fizkulturės ėshtė lidhur me dy prindėr tė interesuar pėr ndihmė ndaj fėmijėve tė tyre. Kjo mėsuese nuk ka qenė pjesė e administratės sė provimit tė maturės, por ajo ka kėrkuar ndihmėn e kolegeve tė veta tė lėndėve pėrkatėse”, thanė burimet e hetimit. Sipas tyre, mėsuesja e Fizkulturės, ditėn e provimeve, nė rastin e Matematikės dhe tė Letėrsisė, por edhe ditėn e djeshme, i ka marrė pėrgjigjet e testeve nga tri koleget e veta dhe i ka dėrguar me mesazhe nė telefonat e nxėnėsve sipas njė pakti qė kishte bėrė mė parė me prindėrit e tyre. Sipas Policisė, pėr secilin nxėnės mėsueset kanė marrė 25-30 mijė lekė dhe mė pas i kanė ndarė sė bashku. “Shtetaset Nevila Fiku dhe Klodiana Kryemadhi u kapėn nė flagrancė nė Kamzė me shumat e parave tė pėrfituara nga kjo veprimtari e kundėrligjshme”, tha dje Policia. Nga burimet e hetimit ėshtė mėsuar se rastet e dėrgimit me mesazhe tė pėrgjigjeve tė testit dhe marrja e parave nga ana e mėsueseve janė dokumentuar me metoda speciale me zė dhe me figurė. Katėr mėsueset e arrestuara pritet tė dalin nė gjykatė javėn e ardhshme pėr caktimin e masės sė sigurisė.

    Mesueset e arrestuara

    1. Klodiana Kryemadhi 33 vjeēe
    2. Fatbardha Mahmutaj 49 vjeēe
    3. Arjana Metaliaj 32 vjeēe
    4. Nevila Fiku 47 vjeēe

    “Albatrosi”
    Njė prej rasteve tė provuara nga grupi i hetimit kur mėsueset e shkollės sė mesme tė Kamzės kanė dėrguar pėrgjigjet me anė tė celularėve te maturantėt qė jepnin provim, ka ndodhur nė testin e Letėrsisė. Njė nga pyetjet mė tė vėshtira dhe mė tė diskutuara, qė lidhet me “Albatrosin”, ėshtė zgjidhur nga tri mėsueset e shkollės sė mesme tė Kamzės, tė cilat ia kanė thėnė pėrgjigjen koleges sė tyre tė Fizkulturės, ndėrsa kjo e fundit e ka dėrguar atė me celular te dy nxėnės qė ndodheshin brenda shkollės duke dhėnė provimin.

    Panorama

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,453
    Postimet nė Bllog
    22
    Pranga pedagogut, ryshfet pėr njė notė kaluese

    ELBASAN- Njė pedagog i Universitetit “Aleksandėr Xhuvani” tė Elbasanit ėshtė ndaluar nga policia dhe dy tė tjerė janė nė hetim, nėn akuzėn e marrjes sė ryshfetit nė kėmbim tė dhėnies sė provimit.

    Mėsohet se i ndaluar ėshtė Pėllumb Kllogjeri, pedagog i Fakultetit Ekonomik tė kėtij Universiteti.

    Policia ka nisur veprimet pas denoncimit tė disa studentėve, qė e akuzonin atė pėr marrje parash nė kėmbim tė njė note kaluese nė provim.

    Panorama

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    keta mesuesit e bejne per te mos vdek per buk te gojesdhe i arrestojne, qeveritaret i kapib me presh ne dore dhe nuk u ndodh asgje, hajde demokraci hajde kjo po qe eshte lufta kunder korrupsionit, bravo shteti
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  7. #17
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga xhori Lexo Postimin
    keta mesuesit e bejne per te mos vdek per buk te gojesdhe i arrestojne, qeveritaret i kapib me presh ne dore dhe nuk u ndodh asgje, hajde demokraci hajde kjo po qe eshte lufta kunder korrupsionit, bravo shteti
    me 400mij lek nuk vdes kush per buke.

    per buke po vdesin ne Itali

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Un jam i besimit se tė vėsh nė shėnjestėr shtetin dhe nė kėtė rast puntorėt e tijė nė shkolla e larta nuk ka pėr tė ndihmuar shumė.

    Vjen njė ēastė qė invidivi nė ballkan duhet tė marri njė vendim.. tė shkoj me turmėn apo tė shkojė sipas mendjes sė vetė..

    Sa pėr ēėshtjen e lekut.. pėr mua nuk ėshtė rroga e ulėt e profesorit qė e detyron atė tė hedhi poshtė moralin! Ėshtė se sa e vlerson ai moralin!

    Pastaj duhet bėrė njė ndarje..

    ėshtė tjetėr gjė tė marėsh lek nga njė student qė ti ofron vetė sepse ai do tė marri notėn qyl.. dhe tjetėr gjė mos tė lėsh tė kalojė dikush qė ja vlenė.

    Jan shumė larg njėra nga tjetra.. nuk dua tė tregojė cila rrugė duet ndjekur nga studenti.. thjesht dua tė kujtojė se nė jetė gjithmon paguan.. thjesht disa herė mbase nuk e kupton qė ke paguar.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Rreth emrit shqiptar?
    Nga Xhemis nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 06:24
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •