Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Lobi shqiptar në Amerikë darkë me liderët kryesor shqiptar

    Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan organizon darkën për ndarjen e çmimeve për Bejkerin, Bardhën dhe Kole

    SHBA, lobi shqiptar darkë me liderët e politikës shqiptare


    A.Rama

    TIRANE- Politikanët dhe figurat kryesore të trevave shqiptare do të jenë si rrallë ndonjëherë të gjithë pjesëmarrës në një darkë të veçantë, organizuar nga diaspora në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Darka organizohet në 18 qershor nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në Hotel Plazza New York, për të dekoruar ish Sekretarin e Shtetit James Baker dhe dy shqiptaro-amerikanët e njohur Ekrem Bardha dhe Peter Kole. Çmimet që do të akordojë ky këshill janë për ish Sekretarin Baker, çmimi “Duart e Shpresës”, ndërsa Ekrem Bardha dhe Peter Kole me çmimin “Arritjet gjatë jetës”. Kjo ceremoni organizohet çdo vit duke ndarë çmimet e përcaktuara dhe kjo është hera e tetë që Këshilli planifikon këtë ceremoni.

    Pagesa
    Organizimi i darkës është shoqëruar edhe me elementë të veçantë sidomos për ata shqiptarë që banojnë në SHBA dhe që do të duan të marrin pjesë në këtë ceremoni kundrejt një pagese të caktuar. Sipas përcaktimit që kanë bërë organizatorët, 10 mijë dollarë kushtojnë 10 bileta, për ata që do të preferojnë të ulen në tavolinën kryesore, ku do të jenë të vendosur të ftuarit e nderit. Përkatësisht në këtë tavolinë do të jenë vendosur të ftuarit kryesorë nga Shqipëria Fatos Nano, Sali Berisha, Presidenti Alfred Moisiu, Presidennti i Kosovës Ibrahim Rugova, Kryeministri Rexhepi si dhe të ftuar të tjerë të rëndësishëm. Ndërsa pagesa për pasur një vend në tavolinat e tjera, vjen duke u ulur. Kështu në tavolinën ku do të vendosen sponsorët e aktivitetit, pagesa për grupin e 10 biletave të tjera shkon në 5000 dollarë, ndërsa në një kënd tjetër të quajtur “tavolina e përkrahësve”, pagesa për 10 bileta është përcaktuar 2 500 dollarë. Organizatorët kanë menduar edhe për ata që e kanë të pamundur të jenë në këtë darkë, edhe pse kanë dëshirë, duke mundësuar që të dërgojnë dhuratë individuale 250 dollarë në adresën ku është vendosur selia e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Ndërkohë për të kryer prenotimet është vënë në dipozicion web-site-i i organizatës duke krijuar mundësinë që pagesa të bëhet me kartë krediti. Është parashikuar që në koktejin që do të organizohet në hollin e Hotel Plazza, të zhvillohet edhe një seancë e shkurtër pyetjesh me ish Sekretarin e Shtetit Baker. Nga të ftuarit shqiptarë të Shqipërisë dhe të viseve të tjera shqiptare nuk është dhënë konfirmimi, për të marrë pjesë në këtë aktivitet.



    24/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan Mbrëmja e Tetë Përvjetore e Çmimeve:


    Shekulli

    Tavolina kryesore 10 000 $
    (Përfshin 10 bileta për darkën së bashku me vende në seksionin e nderit dhe 10 ftesa në koktejin VIP si dhe foto me personat që do të nderohen, si dhe renditje në listën e programit)

    Tavolina e Sponsorëve 5000 $
    (Përfshin 10 bileta darke dhe ulje në tavolinat ngjitur me seksionin e nderit, l5 ftesa VIP si dhe foto me personat që do të nderohen, shtuar dhe renditjen në listën e programit)

    Tavolina e Përkrahësve 2500$
    (Përfshin 10 bileta darke, 2 ftesa VIP si dhe foto me personat që do të nderohen si dhe renditje në listën e programit)

    Dhurues Individual 250 $
    (Në qoftë se e keni të pamundur të merrni pjesë dhe dëshironi të bëni një dhuratë, pagesa mund të dërgohet në adresën National Councile, 481 Avenue, Suite 922 New York, NY 1001

    Nderohen:
    James A. Baker, Ish Sekretar Shteti i SHBA
    Me çmimin “Duart e Shpresës”
    Peter Kole
    Me çmimin “Arritjet Gjatë Jetës”
    Ekrem Bardha
    Me çmimin “ Arritjet Gjatë Jetës”

    Të ftuar nga Ballkani
    Presidenti Alfred Moisiu
    Presidenti Ibrahim Rugova
    Fatos Nano
    Bajram Rexhepi
    Sali Berisha
    Servet Pëllumbi
    Nexhat Daci
    Kastriot Islami
    Pandeli Majko
    Musa Xhaferi
    Agim Çeku
    Ali Ahmeti
    Hashim Thaçi
    Arbën Xhaferi
    Ramush Haradinaj
    Genc Pollo
    Fatmir Mediu
    Mehmet Bardhi
    Osman Rexha
    Ferhat Dinosha
    Mark Krasniqi
    Riza Halimi
    Ymer Ymeri
    Fatos Tarifa
    Agim Nesho
    Lublin Dilja

    Mbreti Leka
    Mbretëresha Suzan
    Rexhep Meidani




    24/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema të Ngjashme

  1. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  2. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  3. Rreth emrit shqiptar?
    Nga Xhemis në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 06:24
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  5. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •