Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Gazeta (anti-)Shqiptare vazhdon të ngacmojë çështjet fetare

    U bë disa kohë që kjo gazetë nuk lë rast pa i trazuar çështjet fetare. Me çfarë qëllimi? për t'i sheshuar? - Nuk e besoj.
    Ja dhe një artikull tjetër i GSH per nje problem qe nuk besoj se eshte kaq ekstrem sa c'na paraqitet:

    Myslimanët e Balliasit, kërcënojnë me derdhje gjaku për pronat e islamit

    ELBASAN (21 Maj) - Myslimanët e Elbasanit kundërshtojnë planin e ri urbanistik të qytetit, të miratuar para dy ditësh nga KRRT-ja e Bashkisë. Madje, ata kanë deklaruar dje se janë të gatshëm t'i mbrojnë me gjak pronat e islamit në qytetin e tyre. Irritimi i tyre ka të bëjë kryesisht me mospërfshirjen e ndërtimit të një xhamie të re e të madhe në vend të asaj të Balliasit, që është shkatërruar me eksploziv nga regjimi komunist. Për myslimanët e Elbasanit, projekti për ndërtimin e saj ishte miratuar që në vitin 1993. Por plani modern i qytetit, i cili u prezantua dje nga studioja projektuese B-GROUP, me qendër në Gjenovë të Italisë, dhe u miratua nga KRRT-ja e Bashkisë së Elbasanit, nuk e parashikonte ndërtimin e kësaj xhamie. Madje, në vend të saj është planifikuar ndërtimi i një pallati shumëkatësh. Gjithashtu, edhe për tjetërsimin e Namazgjasë myslimanët kanë kundërshtime. Sipas tyre, aty nuk duhet të ndërtohen pallate për banim. Kundër planit të ri urbanistik të qendrës së qytetit ka dalë dje edhe myftinia. Myftiu i Elbasanit, i zgjedhur në këtë detyrë para pak kohësh, tha dje për Gazetën se "nga ky studim i hartuar nga studioja italiane, janë cenuar interesat e besimit mysliman e ndoshta ndodh më tepër se kaq". Sipas myftiut Agim Duka, në studimin urbanistik, në mënyrë të pashpjegueshme nuk është përfshirë ndërtimi i objekteve të kultit. "Kështu, në këtë studim është anuluar vendimi i marrë më parë për ndërtimin e xhamisë së Balliasit, e cila u shemb në vitin 1967. Ajo ishte xhamia kryesore dhe ndër më të bukurat në Shqipëri. Në vend të saj parashikohet të ngrihet një pallat shumëkatësh, fakt ky që i ka bërë të mërziten besimtarët myslimanë," u shpreh Duka. Ndërsa një numër i madh myslimanësh, pasi mësuan mospërfshirjen e ndër-timit të objekteve të kultit në studimin e ri urbanistik, shprehën indinjatën e tyre për miratimin e planit nga KRRT-ja e Bashkisë. Disa prej tyre thanë dje se Bashkia, që drejtohet nga njerëz që janë elbasanas, nuk duhej kurrsesi të miratonte studimin e ri, pa u përfshirë në këtë të fundit objektet e kultit, aq të rëndësishme për myslimanët dhe për vetë Elbasanin, i cili, në shkallë qarku, 87 për qind të popullsisë e ka të fesë islame. Prej disa muajsh myslimanët e Elbasanit janë të bashkuar, pas një përçarjeje të gjatë që i kishte përfshirë. Shkak për këtë ka qenë toka e Namazgjasë, ku aktualisht ndodhet tregu i qytetit. Myftinia, që në atë kohë drejtohej nga Halit Muharremi, u akuzua për tjetërsim të pronave. Sipas deklaratave të asaj kohe, Muharremi, për qëllime fitimi, donte të tjetërsonte Namazgjanë, duke e kthyer në qendër biznesi. Drejtuesit e Xhamisë Mbret kërkonin që Namazgjaja të mos tjetërsohej. Pas shumë akuzave e kundërakuzave, dy palët u pajtuan, duke rënë dakord që në Namazgja të mos ndërtoheshin qendrat e biznesit.bm/bm (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Miredita,

    Ku eshte anti shqiptarizmi i gazetes ketu?

    Une shikoj thjesht nje lajm ku me informon mbi nje konflikt
    pronash siç ka me mijera ne Shqiperi.

    Ndoshta s'e kam kuptuar mire thelbin e shkrimit ?!


    Pershendetje!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga RoniSotiri
    Miredita,

    Ku eshte anti shqiptarizmi i gazetes ketu?

    Une shikoj thjesht nje lajm ku me informon mbi nje konflikt
    pronash siç ka me mijera ne Shqiperi.

    Ndoshta s'e kam kuptuar mire thelbin e shkrimit ?!


    Pershendetje!
    Natyrisht qe eshte thjesht nje konflikt pronash, por GSH na e paraqet si konflikt fetar. Ky eshte problemi.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Vendndodhja
    Prapa diellit
    Postime
    24
    Per aq kohe sa ne kerkojme qe vlerat dhe aspiratat tona ti gjejme dhe ti njehesojme me ato te botes perendimore duke mbajtur traditen tone fetare qe na rendit ne Buhara, konflikti i brendshem ne kete aspekt do jete gjithmone i gjalle. Ne do shqyhemi mes deshirave dhe integrimit qe synojme dhe traditave te pacivilizuara dhe orientale qe dominojne mentalitetin.

    Islami i cdo forme qofte detyron nje kulture apo funksionim shoqeror qe nuk perputhet me ate modero-kapitalisto-perendimore. Ne mund ta genjejme veten sa te duam por e verteta mbetet e vertete. Islami si kulture eshte padyshim jo-perendimore dhe nuk eshte i mirepritur ne perendim. Kjo na ve ne ne pozita shume te veshtira. Ne duam zhvillim ekonomik alla-perendimor, sic eshte ky projekt ne Elbasan, por nderkohe duam ta bejme kete edhe duke ruajtur mentalitetin dhe traditen arabo-myslimane, bile edhe me arrogance dhe kercenim. Kjo eshte vuajtja e vertete e shqiptareve. Te shqyer mes interesit dhe moralit, ne s'kemi per te bere kurre perpara nqs nuk bejme nje zgjidhje ta qarte dhe ti sherbejme asaj rigorozisht dhe pa kompromis.

    Une mendoj se shteti shqiptar duhet te jete super-laik dhe te mos konsideroje asnje deshire te komuniteteve fetare qe pengon apo i del perpara planit ose planeve per zhvillim ekonomik ne shqiperi. Sitemimi i kishave dhe xhamijave te jete prioriteti i fundit i shtetit shqiptar.

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe unë nuk shoh asgjë antishqiptare në këtë shkrim. Gazeta nuk po e kthen në konflikt fetar por në konflikt të muslimanëve shqiptar me shtetin dhe ashtu edhe qenka, e jo konflikt i kësaj feje me ndonjë fe tjetër.

    Mendoj se do të ishte mirë që para se ti veni tituj të tillë bombastik temave, shqyrtojini njëherë.

    Muslimanët shqiptarë e dijnë se islamizmi shqiptar nuk ka të ardhme prandaj duhet të mendojnë edhe në këtë se po ndërtuan xhamia (sidomos në qendra), kujt po ja ndërtojnë ato dhe sa e vështirë do të jetë të hiqen pastaj. Prandaj sa më pak xhamia, e qendrat mundësisht pa xhamia fare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    E keni mendimin per demokracine e Shqiperise, apo te nje shteti tjeter?
    Shikoni dhe keto vende qe jane perdimore kapitaliste- moderne, i kane te lejuar dhe jane te ndertuar kultet fetare te cdo lloji.
    Perse ngjallni rryma te tilla? Eshte e drejta e njeriut te besoj ne cilen fe qe ka deshire qofte kristiane, myslimane, budiste apo te tjera.
    Nese ti mendon se duhet te behet ashtu sic do ti qe je nje i vetem, apo nje pakice e vogel; ajo nuk eshte demokraci, por diktature.
    Eshte e drejta e qytetarve te Elbasanit te kene nje ndertese ku ti luten zotit(si duket kane hequr dore nga lutjet ne qeveri, per nje jete me te mire).Aq me teper kur e ka pronen e vet, dhe jane mbi 80% mysliman.
    Ju mendoni per demokraci dhe perparim, por nuk dini ende cili eshte parimi themelore i nje shteti, ju vetem mendoni si te vazhdoni ti shkelni te drejtat e njeriut!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Jane pikerisht dodonet e mazllemet qe ngjallin percarje. Vini re shkrimet e ketyre se sa te pacivilizuar jane. Dhe flasin per civilizim Sa per gazeten shqiptare, ky nuk eshte shkrimi i vetem qe ben ne kete drejtim. E kam shkruar edhe nje here tjeter ne keto momente percarja fetare eshte gjeja qe e demton me shume Shqiperine. Integrimin ta kerkojme ne drejtime te tjera dhe jo duke u nisur nga bindjet fetare. Te marrim shembull nga Fishta, Konica e Noli qe gjithmone aspironin per nje bashkejetese paqesore te komuniteteve te besimeve te ndryshme. Ti meshojme asaj VLERE te popullit tone qe eshte toleranca fetare. Dhe le ta kthejme ate ne faktor bashkimi e jo ndarje. MALLKUAR QOFSHIN ATA QE MBJELLIN PERCARJE................!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Vendndodhja
    Prapa diellit
    Postime
    24
    Beni, ti merr pak kot ketu me duket mua si Cifjta e Dules, qe i thone llafit.

    Te gjithe e duam paqen ne shqiperi dhe perparimin, ata qe pretendojne se e duan me shume se te tjeret, jane ndoshta individe me kot dhe me te pavlere qe kerkojne ta kopmesojne kete boshllek me llafe te bukura. Pikerisht anailen time nga e jotja e dallon fakti se ti flet bukur, me fjale plot idealizem dhe per situata perfekte, ku ne si shqiptare mund te zgjedhim cfare feje te duam dhe te pretendojme te aderojme ne perendim pa asnje problem, ku perndimi na pret krahehapur. Ti perfytyron nje jete ne islam ku rruga per ne europe eshte nje fushe apo lendine me lule te celura dhe ne fund te saj jane Europianet me pellumba te bardhe ne duar duke na pritur ne krahehapur, pa patur asnje problem se kultura jone eshte ne thelb antagoniste me ate te tyren. Pra ti i dashur ne ndryshim nga une fluturon me presh.

    Realiteti eshte se Europa eshte shume skeptike te na pranoje ne, si nje komb me kulture apo besim jo perendimor. Eshte tjeter parimi i demokracise e qe lejon Europen te pranoje larmishmerine e besimeve dhe tjeter opinioni real ne Europe qe nuk e shikon aspak me qejf dyndjen e kulturave arabo-aziatike. E verteta eshte qe vetem 4 vjet me pare Shqiperia u rendit e fundit ne listen e shteteve qe qytetaret Europiane deshironin te fusnin ne Europe dhe arsyet kryesore ishin 1) Krimi dhe 2) Besimi. Para nesh ishte Bosnja dhe Turqia po myslimane.

    Ja pra mos ta genjejme veten si kolopuca dhe ta shikojme realitetin ne sy. Ne duam te shkojme ne Europe por qytetet tona duam ti mbushim me simbole arabo-aziatike. Sikur nuk shkon pak kjo me duket mua. Feja Islame eshte pengese reale sot per integrimin ne Europe, kjo per arsye shume praktike dhe konkrete dhe kete e kane lakuar shume figura te shquara ne Shqiperi me ne krye Kadarene. Me tej feja islame nuk eshte shume e pranueshme per jeten alla-europiane qe ne kerkojme te jetojme, pra nuk eshte ne sherbim te interesave tona ekonomike dhe kombetare. Kjo nuk do te thote qe ne ti shpallim lufte ketij besimi apo ta eleminojme ate. Kjo thjesht do te thote se ka ardhur koha qe ne ta injorojme ate, sepse natyrshem shqiptaret i perkasin perendimit dhe kultures se tij, sepse ata gjithmone e me shume identifikohen me te, e aspirojne ate, jetojne aty dhe nje dite do shkrihen ne familjen europiane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mazllemi : 23-05-2004 më 03:59

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Mazllem! Nuk e kupton akoma se Shqiperine nuk e pranojne ne europe per arsye si mospermbushja e standarteve demokratike dhe jo ato qe na perrallis ti. Se ku e paske marre vesh qe ne nuk na pranojne per shkak te besimit kete nuk e di dhe mendja ma merr se ti ia fut kot per qellime diallezore. ( kam te drejte te aludoj per dicka te ketille ) Mazllem faktet jane kokeforte dhe do ti nuk do ti , shumica ne Shqiperi jane muslimane ( nuk po jap shifra ) Tani si mendon ti te presim derisa shqiptaret te konvertohen ne fe te tjera qe ti i quan te civilizuara? Po ne cilin besim duhet te kthehen shqiptaret sipas teje, ne ate ortodokse ( do te kenaqeshin shume greket ) Apo ne ate katolike...? Apo te mos kene asnje fe , sic u perpoq te bente xhaxhi Enver. O mazllem Europa e bota na rrespektojne e do te na rrespektojne per ato qe ne jemi, per ato vlera qe kemi. Dhe po nuk e respektuam ne veten mos prit te na respektojne te tjeret. Racizmit i ka kaluar koha dhe njerezit jane njerez te cilitdo besim, ngjyre apo qyteterimi qofshin. Edhe njerezve si puna jote i ka kaluar koha, eshte mire ta kuptoni kete dhe mos te ndillni zi e percarje. Hajt shnet.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2004
    Vendndodhja
    paris ,te lagjia e arabeve
    Postime
    21
    Mazllëm ndrysho emrin, se s'te qas evropa me kete emer.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •