Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet te hapen dosjet e komunizmit?

Votues
173. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    119 68.79%
  • Jo

    42 24.28%
  • Nuk e di

    12 6.94%
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 82
  1. #51
    Senior Member Maska e IL_DON
    Anëtarësuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    ne mal
    Postime
    163
    pffff
    ja ca qe duan ta destabilizojne shqiperine me keq me hapjen e dosjeve, o palla pak po vriten kot per nje fjale goje ne ditet e sotme, imagjinoni ato te cilet kane ndenjur 20 vjet ne burg apo ne internim cfare mund ti bejne atyre qe ja kane "fut". masanej me u hap dosjet mund te dali si nano si berisha + politikane te tjere ish-sigurimsa, ndonjerit mund ti dali babai sigurims, mund te na dali dhe vete Albo agjet i Tiranes ne USA :P. cer lesh dosje thoni mer amon shikoni perpara boni noi lek dhe hidheni te kaluaren mbrapa.
    Prenej nuk ben perpara populli shqiptar se merret me budallalleqe te tilla nuk shikon punen e vet po kane menjen qe ti bijne qylit dhe te merren me llafe.
    dosjet jane mire atje ku ishin dhe ai Kadareja na cau koken me ato shkrimet e vete sikur vetem ate e ka ndjek Sigurimi i Shtetit, leqe ai ja hodhi me mire nga te gjithe se ja futi vrapit nuk u fut as ne burg as nuk e kapi njeri por iku ne france doli pa lag fare tashti na derdellis mbi dosjet vk muhabete koti dhe ti Albo hap ndonje teme mbi gjerat qe i duhen shqiperise ne kete moment mos hap tema koti si puna e kesaj

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    4

    mos të mirremi shumë me të kaluarën se mund të humbim të ardhmen.

    Unë mendoj që dosjet nuk duhen hapur se kam frigë që do bëhet nje rrëmujë e madhe, dhe e mira së mirës e¨shtë që ne shqiptarët të mos këthejmë kokën nga mrbrapa por të shikojm përpara se kam frigë që edhe treni i fundit do na iki.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    4

    Mos ta harrojmë të kaluarë por të mirremi më shumë me të ardhmen.

    Mendoj që dosjet nuk duhen hapur për shkak se mund të krijohet një rrëmuj shumë e madhe në kohën që neve na nevojitet shumë qetësia.Hapja e dosjeve ju intereson shumë gjithë armiqve tanë që kemi për rrethë se ne duke u marrë me vetvetën ju lejmë shumë hapsirë që të realizojnë aspiratat e tyre shoveniste. Le të mirremi më shumë me të tashmën dhe të mendojmë për të ardhmen.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja cthote nusja e vogel
    -----
    hapja e dosjeve

    Bashkëshortja e djalit të Enverit mendon se është dakord për hapjen e dosjeve janë të favorizuarit, ndërsa kundër, ata që kanë frikë se u del emri


    Liljana Hoxha: Ç’fshihet pas idesë së Ismail Kadaresë për hapjen e dosjeve të Kulturës


    Luan Kondi

    Liljana, gruaja e Sokolit, djalit të ish-drejtuesit të sistemit të kaluar, Enver Hoxhës, vjen sërish në një debat publik ekskluzivisht për gazetën “Panorama”. Pasi ka folur për marrëdhëniet e saj me Nexhmijen, të venë e Hoxhës, apo dhe pretendimeve për lidhjet e saj me Ramiz Alinë, ajo tashmë i kthehet kritikave për shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare.

    Cilat janë mendimet e Liljana Hoxhës, lidhur me hapjen e dosjeve të Kulturës, ide e hedhur pak ditë më parë nëpërmjet shtypit nga Kardare. Çfarë e ka ngacmuar 53-vjeçaren në shkrimin e tij dhe përse ajo kërkon hapjen totale, në bazë të rregullave rigoroze, të dosjeve. Çfarë e shtyn Liljanën të mendojë se realizimi i idesë së hedhur nga Ismail Kadareja i shërben këtij të fundit dhe askujt tjetër. Përse ajo ka arritur në përfundimin se hapja e dosjeve i heq mundësinë njerëzve të Ramiz Alisë që të përdorim dokumente për qëllime politike të klanit të tij. A njihen personalisht Liljana dhe shkrimtari me famë? Cila është e vërteta e takimeve të Kadaresë me Enver Hoxhën. Këto dhe të tjera mësojini në vijim të intervistës së Liljana Hoxhës.

    Deklarimet tuaja, të konsideruara “debat” në opinionin publik, kanë ngjallur interes, por njëkohësisht edhe reaksion. A mund të thoni diçka rreth kësaj?
    Kjo “hapje” në publik është për mua një proces në zhvillim dhe i parashikuar. Mendoj se është një përshëndetje nga poshtë dhe sulm politik nga segmente të caktuara mediatike; të gjitha për interes të Ramiz Alisë dhe shumë, shumë më gjerë. Qëllimi im është që këtej e tutje të ngrihem kundër çdo padrejtësie, mashtrimi e manipulimi politiko-social ndaj shqiptarëve. Nëse në diktaturë nuk e kisha pjekurinë e sotme për të reaguar fuqishëm ndaj tyre, tashmë kam edhe shpirtin luftarak, tek shoh poshtërsitë e njerëzve më të përkëdhelur të sistemit të kaluar, të konvertuar gjoja në antikomunistë, revanshistë e barbarë, krahasuar me antikomunistët e mirëfilltë, që as u ankuan ndonjëherë e as u mburrën për këtë, e ende trajtohen sot në mënyrë inferiore nga koniukturat politike. Vetë unë e kam stimuluar debatin për ezaurimin e të gjitha mentaliteteve dhe paragjykimeve normale të mirëfillta, e sidomos, ato të nxitura kundër në ofensivë. Po ashtu, të gjitha tendencat e deri te xhelozitë profesionale apo për hapësirat mediatike, që më janë ofruar, presion i njëkohshëm ky ndaj botuesve, kryeredaktorëve dhe gazetarëve përgjegjës.

    Sulmet ndaj jush janë motivuar kryesisht në raport me Nexhmije Hoxhën, pra, nuse-vjehrrë apo jo?
    Motivi i dobët nuse-vjehrrë duket qartë që është fals. Megjithatë, për mentalitetin njerëzor, e sidomos atë shqiptar, kjo ka qenë karta më e studiuar, e cila mbetet akoma si tendencë për çdo paragjykim fillestar. Realisht, ky motivim i gënjeshtërt më ka penguar, si një skrupull shumë i fuqishëm, për t’u hapur deri më sot. Them se nuk ka mbetur më asnjë rezervë për ruajtje logjike njerëzore, jo më në lidhje me mua personalisht, por në lidhje me interesin e përgjithshëm.

    Kam pasur fatin të rritem pranë njerëzve shumë të ndershëm dhe të punoj gjithashtu me të tillë shumë të kualifikuar, gjë që nuk më lejon të bie poshtë as profesionalisht e as moralisht në poshtërsira të tilla, me të cilat krijohet qëllimisht konfuzion e keqmotivim për të shpërqëndruar vëmendjen për çka dëshmoj konkretisht, madje politikisht. Me gjithë shpirt jam përpjekur t’i them gjërat ashtu siç janë, e bindur se aty fillon ABC-ja e historisë së Shqipërisë pas viteve ’70. Edhe pse e ndërgjegjshme se kjo do të banalizohet qëllimisht, e hapa debatin me krushqinë apo aleancën fatale për trashëgimin e pushtetit, midis Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës. Janë pikërisht kryekomunistët apo shërbëtorët e djeshëm të sistemit të konvertuar në kryekapitalistë të sotëm, madje me rrugë të dyshimta, që “iu djeg miza nën kësulë”, e që shohin se e kam filluar debtin publik nga A-ja. Janë pikërisht këta që më pengojnë me presione të ndryshme motivacionesh të ulta, të vazhdoj leximin e alfabetit si vijon, se kështu mund të zbritet te prejardhja e secilit. Dua t’u them se do të gjej mundësitë, me çdo kusht, ta lexoj publikisht “alfabetin” siç është e jo siç e kërkon koniuktura social-politike e tyre.

    A mund të shpreheni më qartë se për kë e keni fjalën konkretisht?
    Mendoj se nuk është momenti të shprehem konkretisht për emra, përderisa dua të trajtoj fenomenin e ofensivës kundër meje dhe bashkëshortit tim, Sokolit. Megjithatë, më duhet të ndalem në një moment shumë të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare, pra, tek atributi që i jep vetes për ekskluzivitetin e përcaktimit të çdo logjike zhvillimi politik, social e kulturor në Shqipëri, për atributin që i jep vetes shkrimtari i shquar, Ismail Kadare. Nuk do të ishte ndonjë hata e madhe kjo, sikur Kadare të shquhej për atdhedashuri, mirënjohje e gjerësi shpirtërore, në mos mallëngjim, ndaj nderimit që i bën shoqëria shqiptare atij, me gjithë plagët e saj, për pak dinjitet kombëtar. Në të vërtetë, Kadare nuk ka qenë ndonjëherë i tillë, përkundrazi, nuk dua të ndalem sot në këtë që thashë, por roli i tij, përgjithësisht që nga viti 1990, është ai i një luftënxitësi të pashërueshëm të gjithë shoqërisë shqiptare, siç e kam thënë edhe herë tjetër, në emër çuditërisht të antikomunizmit. Mendoj se këtë ai e bën thjesht për interesa personale, të cilat ende nuk po i përmend dhe, parë në një plan më të thellë për interesa tepër më të komplikuara në lidhje me botën e jashtme, sidomos atë Perëndimore, së cilës i përket përgjysmë. Nuk do të desha ta kritikoj jashtë vullnetit tim Ismail Kadarenë. Po punoj me vete që më tepër të vlerësoj meritat e tij si shkrimtar i madh, sesa tiparet negative të karakterit me të cilat bën dëm, siç më ka mësuar personalisht Enver Hoxha. Megjithatë, them se dëmi nuk duhet lejuar të tejkalohet. Dua të flas më konkretisht për këtë rast. Pak kohë më parë, Kadareja është shprehur në një të përditshme për hapjen e dosjeve. Ndër të tjera, ai flet për “pinjollët e diktaturës”, të cilët sipas tij, na qenkan shprehur së fundi në media. Dua ta pyes konkretisht se për cilët “pinjollë me prejardhje diktature” e ka fjalën ai, që qenkërkan aktivizuar kohët e fundit, të aluduar se po kthehen, sipas tij, në jetën politiko-shoqërore me frymë tepër të rrezikshme për shoqërinë. “Disa nga këta pinjollë,- thotë Kadare,- kujtojnë se janë gati të marrin përsipër edhe borxhet e turpit të etërve të tyre, ndaj përpiqen ta vonojnë të vërtetën”. Kjo është një ligjëratë tipike kadarejane në nxitje të luftës klasore, që zë fill që në vitet ’90, por këtu merr papritur një ritëm konvulziv deri në ngërç ndaj shqetësimit. Përderisa Kadare nuk e merr guximin të flasë konkretisht, unë përsëri do të ndalem shumë e lënduar për çka thotë. Motivimi im më i painjorueshëm, me gjithë cinizmin e sotëm zyrtaro-politik, është të flas si shqiptare e jo si e reja e Enver Hoxhës. Prandaj do ta trajtoj këtë problem ashtu si çdo shqiptar i prekur, që lufton për të vërtetën. Madje, do t’i dilja në krah publikisht “këtij shqiptari” të goditur padrejtësisht nga Kadareja. Ky i fundit duhet të heqë dorë tashmë nga luftënxitja klasore globale, antikomuniste, që shërben për errësimin e syve të shqiptarëve. Atij i takon të flasë konkretisht, siç e kritikoj dhe vlerësoj edhe unë. Përse rikthimi në jetën shoqërore i “këtyre pinjollëve” e shqetëson dhe e tremb Kadarenë? Dhe ajo që është më kryesore, ai duhet të thotë, po konkretisht, se ku këta “pinjollë” po e dhunojnë të vërtetën. Të paktën, ai duhet të japë vetëm një shembull publik për ta vërtetuar thënien e tij. A nuk do të ishte kjo shumë më efikase në luftën kundër “pinjollëve të rrezikshëm”, që e dhunojnë të vërtetën?

    Ndodh shpesh që t’ju drejtohen me përcaktime të tilla si “e reja e Enver Hxhës”. A njiheni personalisht me ta?
    Njihem personalisht me Kadarenë e Godon. Ky i fundit është përzier poshtërisht në këtë histori. Por, përderisa atyre iu duhet të mos më njohin, edhe unë kam kujdesin të mos e kaloj debatin në njohjet personale. Në të vertetë, nuk po i shkruaj kujtimet e mia si e reja e Enver Hoxhës, por dëshmoj si shqiptare; e si e tillë kam argumentuar disa gjëra, të tjerat le të mbeten për më vonë.

    Thatë se jeni lënduar nga sa ka shkruar Ismail Kadare në një të përditshme shqiptare, pak ditë më parë. Mund të shpjegoheni më qartë?
    Kjo është e vërtetë. Mendoj se nuk ka shumë “pinjollë diktature”, që po luftojnë me zyrtarët e sotëm për të mbrojtur të vërteta historike si unë e Sokoli. Ndërkohë, dua të sqaroj se nuk është qëllimi ynë të revizionojmë Enver Hoxhën, pasi kjo nuk varet nga ne që ta bëjmë atë “Babo Natale”, ashtu sikurse nuk varet nga Kadareja, me gjithë përpjekjet monstruoze të tij për ta bërë djall. Gjithashtu ne nuk duam të mbyllim “plagët e shkaktuara nga diktatura”, duke i lëmuar me pambuk, për të aluduar se pas kësaj, Kadareja do të na presë krahëhapur në portat e komanduara prej tij të jetës politiko-sociale të vendit, të cilin ai e lë sa herë ia do qejfi. Për sa na takon mua dhe Sokolit, familja ime jo vetëm që nuk i ka shkaktuar plagë popullit, por as që u largua në vitin 1990 nga Shqipëria. Ne dolëm ballëhapur në mes të ditës përpara popullit, ashtu si nuk do të kishte guxuar ta bënte kurrë Kadareja, në momentet më të egra të revanshit antikomunist. Ndodhi kështu për arsye se nuk na mundonte asgjë në ndërgjegje. Ishim krejtësisht të pastër, edhe pse ishim njerëz të Enverit. Si mund të kemi turp ne prej Enver Hoxhës, edhe pse kështu na këshillon Kadare: “tani disa prej tyre (pinjollë), kujtojnë se janë të detyruar të marrin përsipër edhe borxhet e turpit(të eterve)”. Enveri na mësoi të gjithë ne shqiptarëve që ta duam atdheun, të jemi të ndershëm dhe të mos ia kemi me hile popullit, siç ia ka pasur edhe në “diktaturë”, edhe sot, Ismail Kadare e lukunia e politikanëve e qeveritarëve, që e konsiderojnë Shqipërinë “lopë për ta mjelë” vetëm për familjet e tyre. Pra, nuk jemi ne që e rrezikojmë shoqërinë, pse duam që të zbardhim të vërtetat e deformuara nga këta sharlatanë. Jo vetëm Enver Hoxha, por edhe Ahmet Zogu shihen kryesisht nga anët e tyre negative, tepër të egzagjeruara, duke anashkaluar qëllimisht profilin e tyre si burra shteti, që nuk përsëriten lehtë. I çuditshëm është anashkalimi i aftësive të tyre shtetformuese, sipas rrethanave dhe kohës. Kanë qenë dhe janë pikërisht këta mashtrues, rreziku i Shqipërisë, të cilët në vend që të zgjidhin problemet postkomuniste, pasojë e aktivitetit të tyre në diktaturë dhe sot, shohin ëndërra me sy hapur dhe kanë frikë se ne po i futemi politikës.

    Është e vërtetë se jeni pro hapjes së dosjeve?
    Kam përshëndetur punën e hapjes së dosjeve të Art-Kulturës, me kusht që ky veprim të jetë pararendës i hapjes së përgjithshme të të gjitha çështjeve sekrete për transparencë totale ndaj publikut. Mendoj se nëpërmjet kritereve rreptësisht principale e shkencore, të dihet gjithçka reale, kryesisht për figurat e djeshme e të sotme politike, që nga Enver Hoxha, si udheheqës shteti dhe si njeri, e të gjithë autoritetet politike e sociale, si Kadare e tek cilido, që kanë pasur role të rëndësishme dje dhe sot. Pavarësisht nga probleme të mprehta anësore shoqëruse për t’u menaxhuar që do të sillte hedhja e një hapi të tillë, ky do të ishte ekzaminimi më real dhe më shkencor i të keqes së përjetëshme midis nesh. Kjo do të ndodhte nëse do të lokalizohej kjo e keqe dhe pastaj të shërohet demokratikisht me psikoterapi të përgjithshme sociale. Përndryshe, pretendimi për të hapur vetëm dosjet e Art-Kulturës do të ishte vetëm një privilegj specifik e special, diferencimi tipik që i bënte edhe diktatura Kadaresë. Nëse do të ndodhë vetëm hapja e dosjeve të Art-Kulturës nëpërmjet dritës jeshile që i hap Ramiz Alia drejtorit të Arkivit të Shtetit, Shaban Sinanit, favorizohet Ismail Kadareja, por kjo mund të kthehet në bumerang. Do të ishte një goditje fatale, rënim i legjitimitetit moral i të gjithë trashëgimisë sonë kulturore-kombëtare.

    Ka shumë njerëz që janë pro hapjes së dosjeve të art-kulturës. Çfarë do të thonit për këtë?
    Nuk ka qenë vetëm Kadare i kërcënuar, por dhe shumë të tjerë. Disa janë persekutuar realisht deri në pushkatim prej denoncimeve. Por të gjithë e dinë se kush i ka denoncuar. Pra një hapje e tillë e pjesëshme për diçka që ata e dinë por të deklarohen formalisht emrat konkretë të kallzuseve i shërben vetëm Kadaresë dhe jo çështjes së përgjitheshme. Këtë e them pa dashur të mbroj cilindo “kallëzues”. Nëse nuk ndërmerret një aksion madhor emancipimi i përgjithshëm social, në gjetjen e ekuilibrit të paqes midis shqiptarëve, mbi gjithçka të gabuar që ne kemi bërë prej dobësisë njerëzore, në varësi të kohës e rrethanave, nuk do t’ia vlente të përballej opinioni publik me emrat e denoncuesve, midis tyre shkrimtarë dhe artistë të nderuar, që i kanë dhënë art-kulturës, ndoshta më shumë ndershmëri edhe se vetë Kadareja. Ne na mjafton të ndalemi te vepra e Kadaresë dhe jo te njeriu Kadare. A nuk është pikërisht ky, me fajin më të madh se kushdo tjetër në letërsinë komuniste, për nxitjen e urrejtjes klasore, persekutimin, izolimin e vendit e sidomos, adhurimin për komunizmin e partinë e Enver Hoxhës, pavarësisht nga nëntekset alegorike të kundërshtisë ndaj sistemit, që i duheshin vetëm për Perëndimin? Dosjet e hapura të Kulturës, përveç hakmarrje, konfuzion dhe ilaritet, janë në dëm të kulturës kombëtare dhe “një vrimë në ujë”.

    Ç´doni të thoni me këtë?
    Kjo do të thotë që hapja duhet të jetë e përgjithshme. Arkivat duhet të ishin hapur, sipas kritereve rigoroze, që pas viteve ’90. Atëhere hapja e tyre mund të sillte pasoja, por sot jemi më të ndërgjegjshëm, më të evoluar në mendim, të gatshëm e të uritur që të ballafaqohemi me të vërtetat e dokumentuara e shkencore, cilatdo qofshin këto të vërteta. Kështu do të shpëtojmë nga mashtrimet e manipulimet pa kufi. Kështu, Shaban Sinanit, drejtorit të Arkivave nuk do t´i jepej mundësia të emetonte dokumentacion për interesa të caktuara politike, false ose jo, për alibi mashtrimi.

    Më e rëndësishmja është e sotmja dhe e ardhmja, për një zhvillim komplet psikologjikisht të pastruar, të emacipuar. Për këtë duhen ditur individët nën ndikimin e shërbimeve të huaja për interesa antikombëtare. Kujtoj se edhe sot në SHBA jepen dënime të rënda, deri kapitale, për ata që kryejnë veprimtari të tilla. Kjo do të ishte kirurgjia e përgjithshme ndaj mashtrimit njëherë e përgjithmonë.

    Jam shprehur edhe tjetër herë se duhet vetëm të njohim të keqen konkrete e jo tymnajën kadareane, krahas dëshirës për falje ndaj njëri-tjetrit, për të riorganizuar një fillim nga ku mund të riaktivizohet morali ynë kombëtar me normat që i takojnë së sotmes e jo me ato që, megjithëse të përmbysura, po i përdorim më shumë se kurrë për të vrarë njëri-tjetrin. Nëse hapja e dosjeve të Kuturës ka qëllim të ngushtë demaskimi social, të mos harrojmë se kjo logjikë lufte ndaj njëri-tjetrit ka qenë për gjithë jetën e vendit deri edhe si shprehje e krimeve e represioneve me përmasa tejshpërdoruese të luftës së klasave, pikërisht prej “kallëzuesve”. Vetë Kadareja duhej ta propozonte këtë ide dhe jo të mendojë vetëm për veten e tij. Sidomos, përpara se ai të orientojë që të falen spiunët e serbëve në Kosovë, dhe këtë e bën në emër të kultit të tij, duhet të orientojë, po kështu, të hapen dosjet e spiunëve të serbëve në Shqipëri, kurse atij i mjafton të denoncohen gjynafqarët të tij, për të cilët ka qenë ritmikisht i informuar. Madje, ai ka bërë gallatë me ta, nën shoqërinë e ish-punonjësve të Sigurimit të Shtetit, me të cilët e lidhnin rolet e dyfishta. Prandaj kirurgjia e së keqes, pra hapja e dosjeve dhe zëvendësimi i klasës politike nga të rinj të pavarur, krejtësisht të mënjanuar nga mentalitetet e metodologjia e vjetër diktatoriale, do të shënonte fillimin e shërimit të shoqërisë shqiptare.

    Megjithatë, dua t’ju pyes nëse janë të vëteta ato që janë thënë se Ismail Kadareja e ka takuar vetëm një herë Enver Hoxhën? Ju, a menoni se është pikërisht kështu?
    Unë thashë se sot për sot dua të flas rreth asaj që shokojnë të gjithë shqiptarët. Në lidhje me takimet me Enver Hoxhën, Kadareja, së pari është një mashtrues dhe qëllimi që ai vepron në këtë mënyrë është shumë më i thellë, e megjithatë, unë nuk dua të ndalem në këtë pikë. Sot për sot, nuk është kjo që i intereson më shumë shqiptarëve. Dua që njerëzit të mos gënjehen dhe kur të vijë koha që të shihen me radhë disa gjëra, do të shihet se si mashtron Kadareja në lidhje me takimet e tij me Enver Hoxhën.

    -----

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Perse ju zonja dhe zoterinj (shok dhe shoqe )vazhdoni punen tuaj bindese ne mos hapjen e dosjeve?
    Perse, ne vend te fjales hakmarrje harroni te shkruani fjalen DREJTESI?
    Gjithkush qe e ka pesuar nga e kaluara kerkon drejtesi vetem drejtesi. Ku ta dini ju fatezinj kete fjale! Ne fytyren tuaj , ne shikojme frike dhe vetem frike ne hapjen e tyre!
    Atehere, si mund te shpresojme nese shteti, qeveria shqiptare te na ndihmoj ne rastet e vrasjeve apo zhdukjeve te shqipetareve ne bote, kur ende qeveria shteti jon nuk harrin te zbuloj autoret e krimeve ne Shqiperi, ne kohen e komunizmit?
    Ju zonja dhe ju zoterin nuk e dini se ka ende familje qe kerkojne familjaret e tyre te zhdukur. Mos harroni ata jan arrestuar nga njerzit e partise, me urdher partieje. Kerkojne te verteten!
    Aktapodhi nuk peson gje, nese i pret ndonje kembe, ai do te vazhdoje punen e vet, po nuk i shqyeve gojen qe lidhet drejtperdrej me stomakun e tij gllaberuse!
    Dhe mos harroni te vazhdoni te na bindni, nese ju vazhdoni te na bindi kunder hapjes ne me shume bindemi se ju dhe familja juaj ka qene i zhytur koke e kembe ne llumin famekeqe te dosjeve komuniste.

  6. #56
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    e fundit

    Dhe mos harroni te vazhdoni te na bindni, nese ju vazhdoni te na bindi kunder hapjes ne me shume bindemi se ju dhe familja juaj ka qene i zhytur koke e kembe ne llumin famekeqe te dosjeve komuniste. [/QUOTE]

    me vjen keq qe klasifikoni mendimet e njerzve qe shkruajne ketu me kesoj epitetesh <familje te zhytyra ne llumin komunist> e cdini ju per keta njerez qe shkruajne ketu mund te me thoni?...Nejse une mendoj qe kjo teme po ezaurohet dhe po kalon ne nje debat pa etike per kete sugjeroj founderin ta mbylle kete teme


    respekte nga odeoni

  7. #57
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Vendndodhja
    Prapa diellit
    Postime
    24
    Cdo veprim me impakt kaq te madh social ne nje shoqeri ka nje motiv, nje arsye, nje llogjike, dhe rrjedhimisht nje lloj interesi? Cilat jane keto ne rastin e hapjes se dojseve?

    Odeon per nje moment po bie dakort me ty dhe po pranojme se te gjithe ne qe flasim kunder hapjes se dojseve jemi familje ish-spiunesh.

    A mund te me thuash se si ky fakt, te ben ty apo sorrollopin tend, me te vlere se sa ne, spiunet, per shoqerine shqiptare? A mos je ti me i afte, me i zoti dhe individ me me vlere se sa ne per ate vend?? Heren e fundit qe une degjova, me duket se aftesia dhe vlerat merreshin me shkolle dhe arsim? Cilen nga keto pervetesove ti 50 vjet burgjeve apo kampeve te Hoxhes??

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    30
    pse te mos i hapin mjafton qe te mos keqperdoren , diçka qe do jete shume e veshtire , meqenese ideja per ti hapur u ka ardhur pikerisht dikujt qe ndonje interes rreth kesaj gjeje ........
    posso scrivere i versi più tristi questa notte......................

  9. #59
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    mazllemi jemi keqkuptuar

    mazllemi byrazer une jam nje nga ta qe jam kundra hapjes se dosjeve praktikisht aty ishte nje citim ne ato fjale mbi familjen e komunisteve te shkruara nga dikush tjeter. lexo me mire heren tjeter brother. po ske faj lal humb aq kohe per te bere knflikt sa [po lexon mbrapsht dhe ato qe jane mbare

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-05-2004
    Postime
    6

    Thumbs down Sa deshire paska ky poppull yni per te mos e harruar te kaluaren

    Po cti hapin ato dosje apo te fillojne te gjykojne njeri apo tjetrin , lereni mer te kaluaren e shikoni ne te ardhmen nuk mbahet gjithnje qafa mrapa se ju lodhet .

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Kush ishin ballistët?
    Nga Tepelenas_nr_1 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 09-12-2006, 10:52
  3. Aleksandër Meksi, Dhuna komuniste apo vetëm "dosjet" ..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-11-2006, 03:53
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •