Tema:
--------


U lind nė Shkodėr. Studioi nė Konservatorin “Ēajkovski” tė Moskės nė Rusi. Pas mbarimit tė studimeve nė vitin 1957 u emėrua nė Teatrin e Operas dhe Baletit, ndėrsa interpretoi nė shumė pjesė klasike, si “Kavaleria Rustikana”, “Nusja e shitur’, “Mrika”, “Pranvera”, “Madam Batėrflaj” “Lulja e Kujtimit” , operėn “Zgjimi”, Rigoleto, si dhe vitet e fundit tė karrierės sė tij ka kėnduar nė operat shqiptare “Goca e Kaēanikut”, “Borana”, etj.

Pėrcillet me nderim pėr nė banesėn e fundit tenori, Ibrahim Tukiēi

Shuhet zėri qė la pas jehonėn e bjeshkėve

Dhurata Hamzai

Trupi i pajetė i kėngėtarit tė operas dhe muzikės popullore, Ibrahim Tukiqi, u pėrcoll dje, nė mesditė, pėr nė banesėn e fundit. Personalitete tė kulturės dhe artit bėnė homazhe nė nderim tė figurės sė artistit nė hollin e Teatrit tė Operas dhe Baletit, ku ishte i pranishėm edhe ministri i Kulturės Rinisė dhe Sporteve, zoti Blendi Klosi. Para se tė pėrcillej pėr nė banesėn e fundit, Ibrahim Tukiēi u pėrshėndet nga tė pranishmit me fjalė tė pėrzemėrta pėr veprimtarinė e dendur artistike qė e ka kurorėzuar me shfaqje tė larmishme si brenda dhe jashtė vendit. Zhani Ciko, drejtori i Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit nė tė cilin Tukiēi shtriu gjithė veprimtarinė e jetės sė tij, nė promemorien kushtur Ibrahim Tukiqit, tha ndėr tė tjera se “nė memorien publike amplifikohet dhimbja pėr humbjen e artistit, kėsaj figure qė me artin e vet ka rrezatuar shpirtin shoqėror. Ibrahim Tukiēi, tė cilit sot me dhimbje po i japim lamtumirėn e fundit, ėshtė njė nga mė fatlumėt artistė qė ka pėrjetuar emocionin publik, entuziazmin nga vibrimi kumbues i zėrit tė tij, ngazėllimin nga skenizmi i tij dhe komunikimin me mijėra dėgjues njėherazi”. Duke e kujtuar figurėn e tij si artist tė lidhur edhe me interpretimin e kėngės popullore tė cilėn ai e pėrhapi nė njė mėnyrė dinjitoze nė skenat e botės gjatė turneve tė Asamblit Popullor tė Kėngėve dhe tė Valleve, Tukiēit i dhanė dje lamtumirėn e fundit shumė artistė, miq e familjarė, duke e uruar qė shpirti i tij t’i takojė pėrjetėsisė. Tukiqi ndėrroi jetė nė moshėn 78 vjeēare, tė premten nė mbrėmje nė spital nė Tiranė , ku ndodhej i shtruar prej disa ditėsh pėr disa probleme shėndetėsore. Ibrahim Tukiqi u largua nga kjo botė, duke lėnė pas kujtimin e zėrit tė tij tė cilin e ka shprehur qė nė qytetin e lindjes nė Shkodrėn e viteve ‘40 kur ka qenė fėmijė dhe deri nė vitin 1987, kur doli nė pension. Ibrahim Tukiqi ėshtė njė nga kėngėtarėt e parė qė njė pjesė tė madhe tė krijimtarisė sė tij e ka tė regjistruar nė njė CD. U lind nė Shkodėr. Studioi nė Konservatorin “Ēajkovski” tė Moskės nė Rusi. Pas mbarimit tė studimeve nė vitin 1957 u emėrua nė Teatrin e Operas dhe Baletit, ndėrsa interpretoi nė shumė pjesė klasike,

si Kavaleria Rustikana (1958), “Nusja e shitur’, “Mrika” (1960), “Pranvera”, “Madam Batėrflaj” “Lulja e kujtimit” (1961), operėn “Zgjimi”, Rigoleto (1965), si dhe vitet e fundit tė karrierės sė tij ka kėnduar nė operat shqiptare “Goca e Kaēanikut”, “Borana” , etj. Tukiēi njihet dhe pėr interpretimin e kėngės popullore midis tė cilave “Kenke nuri i bukurisė”, “Bishtalecat palė-palė”, “Hajde gjyle”, “Mic Sokoli”, etj. Pėr aktivitetet e tij, Tukiqi ėshtė nderuar me ēmime, medalje dhe tituj tė ndryshėm siē mund tė pėrmendim ēmimin e dytė nė Festivalin e Rinisė nė Bukuresht tė Rumanisė, nė vitin 1953. Diplomėn pėr festivalin e Vjenės nė Austri nė vitin 1958. Ka marrė titujt Artist i Merituar nė 1951 dhe Artisti i Popullit, nė vitin 1985.





-----------