Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Qeveria, kryqëzatë kundër qumështit jashtë monopolit

    Pas lojës me çmimin e bukës, shteti po eksperimenton me qumështin, për të testuar shqiptarët

    Qeveria, kryqëzatë kundër qumështit jashtë monopolit

    Edvin Rama dhe Agron Duka, të vendosur për t'i prerë rrugën fshatarëve që sjellin qumësht në Tiranë, për të mbështetur bizneset e tyre. "Ferlat" tregton qumësht pluhur, në vend të atij natyral

    Duke nisur që sot, të gjithë fshatarët shqiptarë nuk kanë më të drejtë të futen në kryeqytet me pagure me qumësht natyral nëpër çantat e tyre, kjo pasi qeveria ka marrë "de facto" vendimin për të ndalur shitjen e këtij produkti. Tani e tutje, asnjë prej qytetarëve të Tiranës e më pas edhe ata të mjaft prej qyteteve kryesore të vendit, nuk do të kenë më mundësinë që të pinë një gotë qumësht natyral, por duhet të blejnë me dy apo trefishin e çmimit, një litër qumësht pluhur, të ambalazhuar në kombinatet ushqimore të miqve të kryeministrit Nano, ministrit të Bujqësisë, Duka, apo të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Rama. Ky i fundit është dhe më i favorizuari, pasi, duke patur nën komandën e tij dhe policinë bashkiake, ka nisur që të zbatojë i pari shembullin e monopolizimit të qumështit. Ndërkohë që, për t'u dhënë përgjigje të gjithë atyre që i janë kundërvënë këto ditë, në lidhje me operacionet ndëshkimore kundër fshatarëve që sillnin qumësht në Tiranë, kryebashkiaku Rama është përgjigjur se, "nëse doni qumësht natyral, shkoni e milni gratë shtatzane". Me këtë frazë, sa qesharake, aq edhe banale, kryebashkiaku i Tiranës Edvin Rama, ka dhënë përkufizimin e skemës, se nuk do të ketë më për konsumatorët kryeqytetas, qumësht natyral lope, të sjellë nga fshatarët, e për më tepër me atë çmim, por vetëm qumësht pluhur nga kombinatet e miqve të tij, si ai i qumështit "Ferlat", që 800 gramë qumësht, e shesin me dyfishin e çmimit të pagureve të fshatarëve, që janë 1.5 litërshe. Mjafton kaq për të treguar se si po e monopolizojnë dhe të vetmin burim jetese për fshatarët, qumështin, njerëzit e qeverisë dhe të bashkisë së Tiranës, duke favorizuar bizneset e tyre apo të miqve të tyre, të cilëve, deri pak kohë më parë nuk po u shitej prodhimi. Ndërkohë, njerëzit e pushtetit, kanë shprehur dje vendosmërinë e tyre për të ndalur futjen e produktit natyral të fshatarëve në kryeqytet, me pretekstin se ky qumësht është jashtë standardeve të BE-së, si dhe tregtohet në kushte jo të përshtatshme. Në një konferencë shtypi, para hapjes së panairit të agrobiznesit shqiptar, përfaqësuesit e Këshillit të Agrobiznezit Shqiptar, kanë mbrojtur me të madhe interesat e disa biznesmenëve vendas, që nuk janë të kënaqur nga të ardhurat e deritanishme, por kërkojnë të monopolizojnë dhe produktin e fshatarëve të varfër, që këtë e kanë të vetmin mjet jetese. Këta përfaqësues, të mbështetur moralisht dhe financiarisht nga pronarët e disa bizneseve ushqimore, që në të vërtetë janë vetëm menaxherë të ministrave të qeverisë socialiste, kanë goditur disa tregtarë modest nga Fieri, Lushnja dhe Kavaja, që brenda të gjitha kushteve higjenike, grumbullojnë qumështin nga fshatarët dhe e shesin atë në tregun e Tiranës. Ndaj këtyre inisiativave të lira private, e për më tepër edhe të ndershme, biznesmenët e kryeqytetit dhe disa pseudo-specialistë të majmur nga projektet e OJQ-ve të huaja, kanë hedhur me qindra akuza, për gjoja, moskontroll ndaj produkteve dhe rrezikim të konsumatorit shqiptar, pasi qumështi që tregtohet prej tyre, është i papërdorëshëm dhe i dëmshëm. Por më tepër se sa interesi i konsumatorit, duket se këtyre personave u intereson interesi i xhepit të tyre, për të cilin janë të gatshëm edhe ta vdesin urie fshatarin shqiptar e ta varfërojnë sa më shumë konsumatorin vendas. Këtë e kanë konfirmuar dhe disa prej specialistëve të Drejtorisë të Shëndetit dhe Higjienës Publike, në Tiranë, që në mënyrë konfidenciale kanë deklaruar se, "krerët e tyre kanë qenë të detyruar që të mbështesin idenë e kryetarit të Këshillit të Agrobiznezit, duke treguar disa të dhëna analizash të falsifikuara, në lidhje me qumështin e tregtuar prej fshatarëve, për të favorizuar pretekstin e biznesmenëve të mëdhenj që, ky qumësht është i ndotur baktereologjikisht". Sipas këtyre specialistëve, qumështi i tregtuar nga fshatarët shqiptarë, është shumë i shëndetshëm dhe përmban të gjitha proteinat ushqyese, si dhe nuk ka nevojë që të përpunohet, pasi shqiptarët kanë traditën e tyre të vjetër familjare, të përpunimit të qumështit natyral, pasi ata e ziejnë atë para se ta pinë. Por nga ana tjetër, biznesmenët e mëdhenj që kanë kombinatet ushqimore, pretendojnë që t'ua grumbullojnë sasitë e qumështit të gjithë fshatarëve e më pas, ta përpunojnë atë për ta shitur në tregjet e vendit, në një kohë nuk dihet se me cilin çmim do t'ua grumbullojnë dhe sa do të tregtojnë më pas atë, e të tjera probleme si këto. Megjithatë, e mira është që qeveria të mos i shtojë edhe një tjetër hall konsumatorit shqiptar, i cili, në një situatë të vështirë shtrenjtësie të produkteve ushqimore të ketë shtesë edhe një tjetër artikull të përditshëm, në një kohë që pagat janë mikroskopike.

    E. Koçi
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    O Zot po si s'kane turp njehere... Po fshataret me se do mbajne frymen? Ve bast qe edhe keta politikane vete me ate lloj qumeshti jane ushqyer e jane rritur, pra me qumeshtin e fshatareve, ose te pakten me ate qumesht kane rritur femijet e tyre... Por ohhh harrova, ku i ka mbetur shpirt per femije Edi Rames. Si do rritet ai brez i tiransave pa qumesht natyral njehere. Ata do rriten me deformime ose gjera te tilla. Tallonet e kane rradhen! Stigmatizon edhe grate shtatzena pale! Ku e gjen guximin dhe denjesine te zere grate shtatzena ne goje ky cope hekur i ftohte?

    Tani e verifikova me te vertete qe qenka shnderruar tamam ne nje monster. Dhe kjo fjali po ju vjen nga nje njeri qe dikur (kur isha adoleshente e padjallezuar) e adhuronte E. Ramen.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    [QUOTE=ALBA]

    Ndërkohë që, për t'u dhënë përgjigje të gjithë atyre që i janë kundërvënë këto ditë, në lidhje me operacionet ndëshkimore kundër fshatarëve që sillnin qumësht në Tiranë, kryebashkiaku Rama është përgjigjur se, "nëse doni qumësht natyral, shkoni e milni gratë shtatzane".

    wow

    Flet si te jete nje nga ata qe jetojne ne West village ne NY, ata percmojne femrat (ne pergjithesi) dhe aq me teper shtatzane.

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. "Mëkatet e Berishës", libër në anglisht
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 18:49
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Vllezerit Bluz Skripti ne Shqip.
    Nga Antitrup në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 17:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •