Bushtra lehte ne rruge.
Ne kembet e saj nje kelysh i ngordhur kullonte gjak.
Njerzit e shihnin te habitur.
Nga fundi i barkur ajo zvarriste angullimen.
Mbushej me aromen e kelyshit, kur fryma i merrej nga lehja.
Pas kesaj angullinte 10 fish me forte.
Kalimtaret i benin parade kureshtjeve.
Nuhaste dhe lehte.
Dy sy si dy pellgje dhimbje kish.
Sa doja ti merrja arome kelyshit te saj.
Te ndieja kuderbimin e dhembjes.
Perpara saj qendrova.
Ajo nuk me lehu.
Ne duar mora trupin e te voglit.
E largova nga mesi i rruges.
E vendosa ngadale mbi toke.
Kjo ishte gjithcka mund te beja per te.
Me ndoqi me sy mirenjohje.
Angulliu pas meje.
Mbi shpine nuk ndjeja me syte e kureshtareve.
Nuhata duart.
Sdi cfare ere vinte dhimbja e saj.
Di se po plasja nga deshira te angullija me te.