Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Kosovës po i mbarojnë paratë

    Si eshte e mudnur kur qeveria e te gjithe te koruptuarit per dite flasin se u privatizue kljo nderrmarjen u krye privatizimi i gjashte apo i shtate.Keto thenje e deklarime te bejne te dyshosh se me te vertete ke te beshe me njerez analfabete e me njerez te korruptuiar deri ne fyt.
    Si eshte em mudnur qe te behete pronar i "Feronikelit" ne person anonim qe deri dje ka qene i pa degjueshem,kjo ndodhe vetem ne Kosove,pse mos te behetn negociata me firma me renome boterore per blerjen e firmave Kosovare por em njerez te korruptuar e njeres te dyshimit.Kjo te jep me kuptue se edhe ata qe ndihmuan deri sotr e kan marre vesh se dicka nuk eshte kah shkon e pra jane sos parate.
    Asnje ndermmarje e pribvatizuar deri me sot ketu tek ne ne Kosve nuk ka dhen nje kontrubut per zhvillimin ekonomik,punesim apo zhdukjen e papunesie.Pra te gjitha keto nderrmatje jane bere pron private e ekonomija ne zero.Kjo te jep te kuptosh se kemi te bejm me analöfabet,dhe me jejtrez te korruptuart.Ku ka ne bote qe fabrikat apo nderrmarrjet e punetoereve ti jipen nje njeriu privat vetem ne Kosove e askund.
    Pra pupull hapi syt se marove.


    FMN konfirmon se Kosova po pëson një rënie të madhe ekonomike, veçanërisht pas reduktimit të ndihmave nga jashtë

    Kosovës po i mbarojnë paratë


    E. Kushova

    Aktiviteti ekonomik në Kosovë është ulur ndjeshëm, ndërkohë që shpenzimet e këtij vendi po përballohen me nivelin e ulët të ndihmës nga vendet donatore perëndimore. Sipas “Zërit të Amerikës”, ndërsa një vit më parë rritja e prodhimit të brendshëm ishte 3.5%, në vitin 2005 regjistrohet një rënie në ekonominë e Kosovës. Në preventivin e fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomia e Kosovës, do të jetë në të njëjtin nivel, dhe ndoshta do të ulet me 0.5%. Analistët thonë se kjo rënie vjen në një moment të vështirë, kur komuniteti ndërkombëtar po përpiqet ta çojë Kosovën, drejt një zgjidhjeje për statusin e saj të paqartë. Pikërisht, për shkak të papërcaktueshmërisë së statusit të saj që prej 6 vitesh, qeveria lokale e Kosovës, nuk është e aftë që të rrisë paratë në tregjet ndërkombëtare të parave, ose të marrë hua nga FMN-ja. Përfaqësuesi i lokal i FMN-së, Marc Auboin, thotë se FMN po bën gjithçka për t’u siguruar që Kosovës të mos i mbarojnë paratë. “Ajo që po përpiqemi të bëjmë, është që me paratë e mbetura në bankë, t’i ndihmojmë ata të kalojnë 2005 dhe 2006, në mënyrë që të paktën, situata makro-ekonomike, të mos varet nga përcaktimi i statusit”,- tha ai. OKB, pret që të nisë negociatat për statusin final në fund të këtij viti. Tepricat e buxhetit gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar, kanë krijuar një shifër prej 300 milionë eurosh në Kosovë. Por, buxheti i qeverisë tashmë është në defiçit dhe gjysma e tepricave tashmë janë harxhuar. Kosova përdor euron si monedhën qarkulluese. FMN po i kërkon qeverisë të shkurtojë shpenzimet në mënyrë që defiçiti i qeverisë të eliminohet. Kosova gjithnjë ka qenë pjesa më e varfër e ish-Jugosllavisë. Pati një zhvillim të shpejtë ekomik, kur ndihma e donatorëve vërshoi në Kosovë në fillim të kësaj dekade. Por këto donacione janë përgjysmuar tashmë. Pikërisht reduktimi i ndihmës ka shtuar papunësinë. “Papunësia është rreth 30% dhe vazhdon të rritet në këto momente, për shkak të ecjes në vend numëro të ekonomisë. Po kështu, papunësia rritet, pasi këtu është popullsia më e re e Evropës, dhe masa të mëdha njerëzish i shtohen forcës së punës çdo vit. Kështu, këtë vit, ekonomia nuk do të jetë e aftë të thitë gjithë këta njerëz që po shtohen”, thotë zoti Auboin. Disa ekonomistë të sektorit privat thonë se, niveli i papunësisë është gati 50%. Disa ekspertë thonë se kriza e mbarimit të parave në Kosovë, mund të shmanget nga donatorët perëndimorë, të cilët duhet të shpejtojnë me një ndihmë emergjente.




    21/07/2005
    KATEGORIA: Kosove

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga mani
    Si eshte em mudnur qe te behete pronar i "Feronikelit" ne person anonim qe deri dje ka qene i pa degjueshem,kjo ndodhe vetem ne Kosove,pse mos te behetn negociata me firma me renome boterore per blerjen e firmave Kosovare por em njerez te korruptuar e njeres te dyshimit.Kjo te jep me kuptue se edhe ata qe ndihmuan deri sotr e kan marre vesh se dicka nuk eshte kah shkon e pra jane sos parate.
    Kur ka mundesi qe aplikuesit per privatizim ti plotesojne te gjitha kushtet e kerkuara dhe (on top)te jet shqiptar,ateher kjo me duket gje e perkyrer!Pse jo?
    Une me mire ndjehem te kemi me shume shqiptare qe menagjojne me firma ne Kosove se sa ndonje i huaj!
    Prandaj,mani,hapi syt e leviz pak vendit,shikoje rastin edhe prej kesaj ane.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Renia e ekonomise se Kosoves ka filluar me kohe, tani po duket qarte. Ajo ekonomi e dobet nen zgjedhen serbe u shkaterrua edhe me teper me nderhyrjen e NATO-s. Por me e keqja ndodhi me pas, UNMIK-u nuk ishte efektiv ne rigjallerimin e ekonomise, qeveria kukull po ska gje ne dore. Ndihmat nga shoqeria nderkombetare nuk u administruan si duhet, per te hapur vende pune, humben kot. Varesia e Kosovareve nga ndihmat e huaja eshte diçka shume negative, se dihej shume mire qe ato nje dite do te shterojne. Dhe papercaktimi i statusit te Kosoves eshte problemi tjeter. Njerezit jane ne pritje te diçkaje si per te filluar nje jete te re ne Kosove, dhe mesa duket kjo jete e re do te vonoje ca. Bota ka zgjedhur te mos vendose menjehere per statusin e Kosoves, por ta shtyje sa te mundet problemin, per te genjyer dhe Kosovaret dhe Serbet me karamele te tjera siç jane integrimi ne BE.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Mire fole o SuiGeneris!
    Ky eshte realiteti i hidhur dhe nuk kemi faj ne te shkretet se asgje nuk mvaret nga ne te shkretet,drejtojme gishtin kah njeri-tjetri pa faj!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Po edhe une jam dakord RTK por ku more burr me i besue dikutj qe nuk tregoj asgje pozitive deri sot per kete popull te shkret.
    Une thash sa ndermmarje qe u privatizuen filluen nga puna e punesuan shqipetar?
    Shife cka thot ky tani e mbyshma mue mendjen.

    Dugolli: MTI ka përmbushur obligimet ndaj standardit të ekonomisë
    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në gjashtëmujorin e parë të vitit 2005 ka korrur mjaft suksese, meqë ka arritur të hartojë 10 ligje nga 18 sa kanë qenë të parapara dhe ka përmbushur të gjitha obligimet ndaj standardit të ekonomisë.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk po i mbarojne Parate Kosoves jo.. por nuk po i mbaron sulmi i perditshem agresiv e cinik e kriminal qe po ja bejne qeverise se Kosoves kjo Mafia thaqo krasno-iqe surrato-veton-iqe..

    Kurr ska pasur Kosova kaq bandite qe te veshur me Kostume armani e te pispillosur neper frizerkat speciale vijne ne parlament per te shkaktuar "shi ne kallamoq" te Serbise.


    100 dite ka qeveria e Kosoves qe ka filluar pune e 101 dite ka opozita thaqo veton-iqe qe sulmon kinse per "korrupsion e nepotizem" Qeverine e dale me vote.

    Pra pa hyre ne zyre te kryeministrise zoti Bajram Kosumi i dale nga koalicioni LDK-AAK ata (hajnat Thaqo jakupo Surro Nano -iste i thane ti ke vjedhur.

    Qeveria e Kosoves eshte pasuri Kombetare kurse opozita (PDK e satelitet e saje ) jane vegel e Serbise.

    Per cdo dite atyre u punon mendja si ta sabotojne ecjen perpara te Kosoves.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2005
    Postime
    43
    Tiradat pozite-opozite, si kudo, duhet te behen edhe ne Kosove, aq me teper qe lakmohen "standartet".

    Nderkombetaret gati sa nuk "shkrihen" se si vepron oponenca e qeverisjes.

    Nderkohe, Coviq deklaron se pa u zgjidhur problemi i serbeve, nuk zgjidhet ceshtja e Kosove, pra edhe ai po e pranon, me gjojen e vet se sllavet i kane lare duart nje here e mire prej Ksoves.

    Ne kete prizem duhen pare edhe zhvillimet, sidomos te fundit ne Kosove.

Tema të Ngjashme

  1. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  2. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33
  3. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •