Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Organizata shqiptaro-amerikane: SHBA-ja tė hetoj Nanon

    E Diele, 23 Maj 2004


    SHBA TE HETOJE NANON!

    Deklarate e Koalicionit te Organizatave Shqiptaro-Amerikane

    20 maj 2004

    Tom Delay

    Eliot Engel

    Bill Frist

    Hon Gil Gutknecht

    Hon. Walter Jones

    Sue Kelly

    Earl Pomeroy

    Frank Wolf RE

    Re: Fatos Nano/Shqiperi

    Te nderuar Kongresmene!

    Fatos Nano, kryeminister i Shqiperise, kohet e fundit vizitoi Uashingtonin ne bashkepunim me Shtepine e Bardhe, per te marre pjese ne ceremonine ku u urohej mireseardhja anetareve me te rinj te NATO-s. Gjate kesaj vizite, ju keni patur rastin ta takoni kryeministrin Nano dhe t'i shprehni atij falenderimin ne lidhje me bashkepunimin e ofruar nga Shqiperia ndaj luftes kunder terrorizmit. Ne, si perfaqesues te Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, do te na pelqente t'ju jepnim kete rast per disa informacione mbi kryeministrin shqiptar Fatos Nano si me poshte vijon:

    1. Populli shqiptar ushqen nje admirim te madh per Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe per kete ai i iu bashkua idese se tij per te mbeshtetur me forca ushtarake koalicionin nderkombetar per ne Irak, ne luften kunder terrorizmit.

    Ne fakt, Nano mbetet nje komunist i cili vazhdon te abuzoje zyrtarisht me vendosmeri dhe me metoda antidemokratike kunder reformave me te cilat po ecen Shqiperia. Per me teper, ky bashkepunim i ofruar prej Nanos ndaj Shteteve te Bashkuara eshte nje vetesherbim qe ai kerkon t'i beje vetes, duke shfrytezuar kete deshire te mire te popullit shqiptar ne perpjekje per ta nen vete popullin shqiptar me fuqine e tij.

    2. Nano vuajti nje denim ne burg gjate viteve 1993-1997, si pasoje e disa falsifikimeve te dokumentave zyrtare mbi privatizimet. Ne janar te ketij viti, Presidenti amerikan Bush, firmosi nje deklarate mbi kreret e shteteve te huaja te korruptuar te cilet nuk duhet te hyjne ne territorin amerikan. Me pranimin e Nanos ne shtepine e Bardhe ne 29 mars, eshte opinioni yne qe Bush demonstroi nje qendrim te dyshimte dhe kontradiktor ne lidhje me deklaraten e bere prej tij ne janar.

    3. Megjithe lirimin e Nanos nga burgu, dhe deklarates se pafajesise se gjykatave shqiptare qe iu dha nen kontrrollin e tij te plote, Nano ka qene tema e nje sere materialesh te subjekteve politike-nderkombetare dhe atyre mediatike mbi pastrimin e parave, trafiqet njerezore, korrupsioni i politikaneve dhe te tjera aktivitete te paligjshme.

    4. Nje informacion i vecante shqetesues lidhur me Nanon, mbetet ai qe ka te beje me nje llogari ilegale bankare te tij ne nje banke zviceriane. Ky informacion i eshte percjelle Shtepise se Bardhe, Departamentit te Drejtesise, Departamentit te Shtetit Amerikan dhe disaanetareve te Kongresit.

    - Nje debat kombetar i hapur ne Shqiperi kohet e fundit eshte edhe ai mbi shperdorimet dhe veprimet antiligjore ne sektorin e Telekomunikacioneve. Ky, bazuar ne konkluzionin qe Unioni Nderkombetar i Telekomunikacioneve dhe qeveria amerikane nxoren mbi telekomunikacionet ne Shqiperi. Sipas tyre, marreveshjet e interkonjeksioneve te aplikuara ne Shqiperi jane anormale dhe ITU ka arritur ne perfundimin se marreveshjet e interkonjeksionit te zbatuara ne Shqiperi kane qene jonormale dhe se qeveria nuk ka ndjekur nje hetim transparent mbi kete ceshtje. Ne kete situate, ka patur lidhje te Nanos me deputete te vecante, si njeri prej tyre Dhimitraq Rafti, i cili e ka shoqeruar Nanon ne Uashington. Ky vleresohet si i implikuar ne strukturimin e marreveshjeve te telekomunikacioneve per qellime personale.

    Si perfaqesi e komunitetit shqiptaro-amerikan ne SHBA, ju lutemi qe ju dhe vartesit tuaj, ne lidhje me palen shqiptare, te ndermarrin keto iniciativa:

    1. Nje hetim emergjent dhe agresiv mbi korrupsionin dhe aktet korruptive te Nanos, ashtu sic eshte kerkuar edhe me pare nga Departamenti i Drejtesise.

    2. Qeveria amerikane te mbeshtese nje hetim transparent mbi industrine shqiptare te Telekomunikacioneve.

    3. T'i permbaheni deklarates se bere nga Presidenti Bush ne janar te ketij viti per hyrjen e Nanos ne territorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, derisa te dalin rezultatet e hetimit dhe dokumentat e tyre te jete te kompletuara.

    4. Te siguroheni qe emerimi per postin e ambasadorit te Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi, adreson keto ceshtje ne bashkepunim me vazhdimesine e ketij procesi. Ne besojme me force se Shqiperia do te jete me prane Shteteve te Bashkuara dhe do te bashkepunoje me Uashingtonin aty ku perputhen strategjite dhe interesat, si pershembull lufta nderkombetare kunder terrorimit.

    Ne mbeshtesim fuqimisht gjithashtu ne integrimin e Shqiperise ne strukturat euro-atlantike ne pergjithesi dhe ne NATO ne vecanti.

    Gjithsesi, nese qeveria amerikane do te hedhe syte ne korrupsionin politik, kjo do te jete nje precedent i rrezikshem per politiken tone te jashtme ne rajonin e Ballkanit.

    Bashkepunimi huaj ne lidhje me keto kerkesa, do te jete mese i cmuar dhe ne do ju falenderonin lidhur me kete ceshtje.

    Me shume respekt

    Albanian Aid Society of Michigan, Albanian American Community of Illinois, Albanian Center of New York, Albanian Heritage Foundation, Chameria Association, New Albanian Generation, Pan Albanian Federation, VATRA.

    Schumer Members of the Albanian Issues Caucus.





    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Dodon,
    un nuk shof gjikundi fjalen HETIM nga ana e SHBA-se.
    Shof qe dhe shoqata te tjera ne Amerike nuk i qenkan bashkangjitur kesaj deklarate. Sidoqetejete eshte nje gje pozitive qe Organizatat Shqiptare ne Amerike kane vendosur te unifikohen sadopak ne qellimet qe i kane parashtruar vetes. Dihet qe Nano gezon rrespekt ZERO ne SHBA nga Shqiptaret, madje do thosha dhe nga diaspora ne pergjithesi per shume pelivanlliqe te tij dhe te kopese se gangove dhe rrugaceve ordiner qe e ndjekin nga pas. Me shume se pergjigja qe kongresmenet mund te japim, me gezon fakti qe paska nje unitet, dhe ne nje te ardhme uroj qe ky unitet te zgjerohet jo vetem ne Amerike, por edhe me shoqatat e tjera qe ekzistojne ne Evrope, qofte keto Shqiptare e qofte keto etnike.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Cyclo nuk kuptova fjalinė e fundit se ēfarė deshėt tė thonit me Shqiptare dhe Etnike.

    Ėshtė shumė i rėndėsishėm bashkėpunimi mbarėshqiptar dhe ēdo politikan shqiptar duhet ta dijė se pa pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e shqiptarėve si nė atdhe ashtu edhe nė diasporė nuk mund tė bėj asnjė ditė nė pushtet.

    Nano ishte nė Amerikė dhe kaloi disa ditė nė strip klubet e New Orleansit nė vend qė tė takohej me komunitetet shqiptare kėtu, pra duke injoruar fare shqiptarėt e Amerikės.

    Pastaj tė mos flasim pėr korrupsionin, albtelekomin e vjedhjet tjera qė i ka bėrė shqiptarėve gjatė gjithė kohės qė ka qenė nė pushtet.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shqiperia Etnike e kisha llafin(Shoqatat Kosovare ne Gjermani etj ejt)
    Nesje, Nano nuk ka cfare ti takoj shoqatave Amerikane, kur ato e urrejn edhe sduan ta shofin me sy. Prandaj kjo leter nuk eshte sepse jane "inatosur" keto shoqata me sjelljen e Nanos ndaj tyre, por sepse ai person po e ben BOZE me politiken e shtrember ne Shqiperi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Cyclo tė paktėn nė diasporė tė mos bėjmė dallime duke pėrdorur terma tė tillė fare tė panevojshėm sepse krijojnė pėrēarje e nuk janė nė interesin tonė.

    Para disa kohės kėshtu ma tha edhe dikush tjetėr, kur i tregova se jam nga Prishtina tha se ti nuk je shqiptar por ti je kosovar.

    Kėto terma janė shumė tė kėqinj dhe nuk duhet tė pėrdoren sepse nuk i shėrbejnė interesit mė tė mirė tonė kombėtar.

    Fakt qė shqiptarėt e Kosovės janė kosovar ashtu siē edhe shqiptarėt e Labėrisė janė Lab apo shqiptarėt e krahinave tjera shqiptare, por qė tė gjithė janė shqiptar dhe nuk kemi pse tė bėjmė dallime tė tilla duke pėrjashtuar gjysmėn e kombit nga Shqiptaria, edhe pse kjo gjė nuk mund tė arrihet sepse nuk mund tė ndėrrohet populli atje. Pastaj siē e thashė edhe disa herė tjera nuk ėshtė nė interesin tonė sepse interesi jonė ėshtė tė jemi bashkė dhe ribashkohemi sa mė shpejt, sepse bashkimi e bėn fuqinė. E pėr kėtė jeni deklaruar edhe juve shumė shpesh kėtu nė forum.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Atehere Dodon, nuk ke pse kapesh kot per nje llaf kur i di se cilat jane dhe mendimet e mia mbi kete ceshtje. Un vete jam Himariot me origjine dhe me vjen keq kur degjoj rrockelleqet qe behen andeja sidomos me ngritjen e flamurit Grek(nderkohe qe Greket dhe Turqit i kane prere kokat priferinjve ne Himare i kane shuajtur rrenjet e tyre ne Progonat etj etj) apo edhe me vete Shqiptaret qe i perbuzin te gjithe duke i quajtur grek te gjith ne Jug. Pra duhet te kete nje ndergjegjezim per kete ceshtje. Ne qe jemi jashte atdheut dhe qe vuajm ne nje menyre apo ne tjetren, diskriminimin, mallin per te afermit tane, veshtiresine per tu adoptuar etj mbjellim dhe krenarine tone per tu dalluar nga cdo komb, dhe si rrjedhoje shumica ndergjegjezohet per situaten ne vend dhe se ka ardhur koha per veprim ndaj krimbit qe po na han nga brenda, qofte ky politik, qofte keqinformim, qofte paragjykim ndermjet nesh etj etj.


    Un flas per aktualitetin dhe per gjendjen politike te tanishme, qe ai term(ETNIKE) eshte madje LUKS te perdoret, pasi eshte fakt se ne ate drejtim jemi te ndare, qofte ne Kosove e qofte ne Maqedoni qe Shqiptaret, qofte per 3 milion arvanitasit ne Greqi(tjeter gje qe rreth 1 milion di shqip vetem) plus 700.000 emigrantet atje, e qofte per vete gjendjen politike ne Shqiperi qe eshte per ibret.

    Pra ne kuadrin politik, ne te kaluaren , dhe sot nuk ke qene ASNJEHERE I BASHKUAR(pervec Skenderbeun qe edhe ate e tradhetuan etj). Shpirterisht te gjithe Shqiptaret jane shqiptare ne cdo epoke kohore, por kur vjen puna tek politika dhe interesat nuk jam fort i bindur per bashkim, pasi po te kishte qene interesi per bashkim si piksynimi i pare atehere nuk do ishim te percare sot dhe do kishim marre pavarasine nje shekull me pare se ce kemi marre rrezik.

    Prandaj dhe te thashe uroj nje bashkim te diaspores per keto ceshtje, dhe me shpresa qe qysh andeja do kete nje rrigjallerim te ndergjegjes tone persa i perket ceshtjes kombetare. Kur them gjallerim, them veprim, nacionalizem, etj etj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Cyclo i di mendimet e tua dhe plotėsisht pajtohem me ty me shumicėn absolute tė gjithė asaj ēfarė shkruat mė sipėr dhe mendimeve tua nė pėrgjithėsi.

    Unė u kapa pėr atė term sepse nuk duhet tė pėrdoret ai term nga asnjėri prej nesh. Poqese e tolerojmė, pastaj do tė na bėhet shprehi dhe kėshtu vjen edhe deri te pėrēarja apo edhe ndarja qė ėshtė edhe mė keq pėr tė gjithė ne.

    Ėshtė fakt qė ne kurrė s'kemi qenė tė bashkuar politikisht dhe prandaj i kemi punėt kėshtu si i kemi. Por kjo nuk do tė thotė se ne tani nuk duhet tė punojmė qė tė ribashkohemi sepse po nuk punuam pėr ribashkim edhe nuk ribashkohemi e po punuam pėr tė edhe ribashkohemi (gjė qė unė jam mė se i bindur).

    Edhe njėherė pajtohem me shumicėn absolute tė asaj ēfarė shkruat mė sipėr dhe duhet tė punojmė nė tė gjithė mėnyrat e mundshme qė tė realizojmė kėtė dhe tė ecim para kombėtarisht qė tė paktėn brezat e ardhshėm tanė tė jetojnė ashtu siē duhet dhe meritojnė.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    as mua nuk me pelqen qe hallet e shtepise ti mare vesh lagja
    cfare dua te them eshte qe kur ske para nuk je akoma i varfet
    por kur te gjithe e marrin vesh qe ske para me 100% je i varfer dhe kure ske per ta ngritur koken
    e mja me keto llogjikime filani komunist se nuk ka patur e ka me komunist se sala qe eshte kunder cdo privatizimi
    mua nuk me pelqen as nanoja as nick-name i "mazllemit" LOL
    po mazllemi nuk eshte dhe aq mazllem po llafos me fakte (numra e kam llafin) so nqf se do i pergjigjeni pergjigjuni me fakte dhe jo me ai/ajo komunist

    ps megjithemend si ka mundesi kjo shoqata nuk kerkon nje hetim per 1.2 bilion

  9. #9
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Meqe faktet flitkan qarte konsideroni keto fakte:

    Fakti 1:105 milion-nr i minutave te telefonatave te destinuara ne Shqiperi me origjine Greqine

    Fakti 2: 85 milion- nr i minutave qe Albtelekom raporton te kene origjinuar nga Greqia per ne Shqiperi.

    Fakti 3: Albtelekom paguhet nje % te tarifes per cdo minute telefonate qe kalon nepermjet rrjetit te tij.

    Rezultati: Dikush ka futur ne xhepin e vet fitimin e Albtelekomit qe i perket nga 25 milione minuta te origjinuara vetem nga Greqia (po shtetet e tjera?).


    P.S Ky eshte vetem 1 rast.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    ja dhe faktet

    Kontrolli i Lartė i Shtetit: Ministria e Arsimit ka llogaritur gabim preventivėt. Shumė dokumente janė pa data

    Tendera me shkelje edhe pėr kopshtet dhe universitetet


    Elda Spaho

    Llogaritė e bėra gabim qė nė fillim, para hapjes sė tenderit, nga njėsia e prokurimit nė Ministrinė e Arsimit, nuk mungojnė as nė rastin e kopshteve. Nė njėrin prej tyre, buxheti i shtetit ka humbur rreth 180 mijė lekė tė vjetra. Nuk mungojnė as sot, nė tė dhjetėn ditė tė botimit nga “Shekulli” as tenderat e Ministrisė sė Arsimit, ku mungojnė datat nėpėr dokumente. Gjithēka bėhet e ditur nga faqet e projekt-raportit sekret tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit pėr vitin 2003.

    Tė tjera para tė humbura

    Nė Elbasan, nė Tiranė, nė Devoll, nė Shkodėr, nė Librazhd, nė Petovė. Kjo ėshtė harta e shkeljeve tė publikuara sot tek ‘Shekulli’, pėrsa u pėrket humbjeve ekonomike qė ka pėsuar buxheti i shtetit vjet nga tenderat e Ministrisė sė Arsimit. Pėrveē tyre sot do tė publikohen edhe shkelje tė tjera, qė mė shumė se me paratė e thata, kanė lidhje me respektimin e procedurave. Nė 6 vendet e sipėrpėrmendura, nė shumicėn e rasteve, sipas Kontrollit tė Lartė, njėsia e prokurimit nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės (MASH), ka llogaritur gabim preventivėt, para se tė hidheshin nė tender. Fill pas kėsaj, edhe fituesit e shpallur kanė bėrė pak a shumė tė njėtat gabime, duke llogaritur kot disa shpenzime. Nė ndonjė rast tjetėr janė bėrė gabime tė tjetėr lloji, nė strukturėn e llogaritjeve, qė nuk fajėsojnė njėsinė e prokurimit, por komisionin e vlerėsimit tė ofertave, tė dyja struktura brenda Ministrisė sė Arsimit. Bėhet fjalė pėr tenderat e kopshtit me ushqim (4 grupe nė Elbasan), shkollės ‘Aleks Buda’ nė Tiranė, shkollės 8-vjeēare dhe asaj tė mesme fshatrat Braēanj dhe Hoēisht tė Devollit, shkollės 8-vjeēare tė Rajcė-Bardhajt nė Librazhd, shkollės nė Petovė dhe shkollės 8-vjeēare nė Fshatin e Ri tė Shkodrės. Vetėm rikonstruksioni i shkollės sė mesme nė Hoēisht i ka sjellė mė shumė se 2 milionė lekė tė vjetra dėm buxhetit tė shtetit, sipas Kontrollit tė Lartė tė Shtetit. I cili, pėr kėtė rast, ka ngarkuar me pėrgjegjėsi komisionin e vlerėsimit nė MASH.

    Data tė munguara

    Jo vetėm nė tenderat e shkollave, por edhe nė ato pėr blerjen e pajisjeve universitare. Data tė munguara nėpėr dokumente kanė gjetur vend edhe nė njė tender tė tillė (Blerje pajisjesh pėr arsimin e lartė) zhvilluar nga MASH vitin e kaluar, mungesė qė ka shtyrė inspektorėt e KLSH-sė tė deklarohen tė pasigurt pėr ecurinė e mėvonshme tė tenderit. “Procesverbali i zhvillimit tė tenderit dhe procesverbali i klasifikimit tė firmave janė pa datė, nė kundėrshtim me nenin 10 tė Ligjit nr.7971, datė 26 07.1995. Nė kėto kushte nuk mund tė gjykohet nėse janė respekuar afatet kohore tė procedurave tė tenderimit si dhe lėnia afat pėr ankim tė konkurrentėve pjesėmarrės, duke ngarkuar me pėrgjegjėsi njėsinė e prokurimit”, thuhet fjalė pėr fjalė nė projektraportin e KLSH-sė.
    Pa datė janė edhe disa dokumente edhe nė tenderin e shkollės 8-vjeēare nė Braēanj tė Devollit, thuajse tė njėjtat shkresa si nė rastin e blerjeve pėr arsimin e Lartė. Edhe pėr kėtė tender, inspektorėt e KLSH-sė nuk kanė qenė nė gjendje tė deklarojnė nėse hapat e tjera tė tenderit kanė qenė ose jo tė rregullta.

    Boks
    Shkeljet nė tenderat e publikuara sot
    Shkolla 8-vjeēare nė Fshatin e Ri, Shkodėr, -dėm ekonomik prej 11 424 lekėsh tė reja
    Shkolla 8-vjeēare nė Braēanj, Devoll- dėm ekonomik prej 11 387 lekėsh tė reja
    Kopshti me ushqim, 4 grupe, Elbasan - dėm ekonomik prej 17 665 lekėsh tė reja
    Shkolla 8-vjeēare nė Petovė, -dėm ekonomik prej 24 706 lekėsh tė reja
    Shkolla 8-vjeēare, Rajcė-Bardhaj, Librazhd - dėm ekonomik prej 12 829 lekėsh tė reja
    Shkolla 8-vjeēare “Aleks Buda”, Tiranė – dėm ekonomik prej 12 529 lekėsh tė reja
    Shkolla e mesme nė Hoēisht, Devoll – dėm ekonomik prej 270 792 lekėsh tė reja

    Gjithsej 361 332


    Disa llogari tė thjeshta

    Sot “Shekulli” boton pėr herė tė dhjetė pjesė nga projektraporti sekret i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, pėr shkeljet e tenderave tė organizuara nga Ministria e Arsimit nė vitin 2003. Sipas llogaritjeve tė mėposhtme del se vetėm pėr 21 tenderat e publikuara deri tani, Ministria e Arsimit i ka shkaktuar shtetit njė dėm prej rreth 593 milionė lekėsh tė vjetra vitin e kaluar. Por pėrveē kėtyre, projektraporti deklaron edhe shkelje tė tjera, pėrtej parave. Bėhet fjalė pėr abuzime nė pėrzgjedhjen e fituesve, dokumentet e parregullta, qė ka shumė mundėsi ta shtrenjtojnė edhe mė faturėn e mėposhtme qė shqiptarėt kanė paguar pėr tenderat e Ministrisė sė Arsimit. Mė poshtė do tė gjeni shkeljet e bėra nė tenderat e:
    Universitetit “Fan Noli”, nė Korēė -dėm ekonomik pėr buxhetin e shtetit prej 10 920 436 lekėsh tė reja
    Shkollės sė mesme tregtare nė Vlorė - dėm ekonomik prej 10 725 585 lekėsh tė reja
    Shkollės 8-vjeēare nė qytetin e Pogradecit – dėm ekonomik prej 5 097 659 lekėsh tė reja
    Qendrės kulturore tė fėmijėve, Vlorė – dėm ekonomik prej 1 046 668 lekėsh tė reja
    Shkollės “10 Korriku”, nė Tiranė – dėm ekonomik prej 3 893 814 lekė lekėsh tė reja
    Shkollės 8-vjeēare nė Gjorm tė Vlorės- dėm ekonomik prej 2 953 289 lekėsh tė reja
    Shkollės 8-vjeēare “Mark Lekaj”, Lezhė – dėm ekonomik prej 6 756 527 lekėsh tė reja
    Shkollės sė muzikės, Elbasan – dėm ekonomik prej 7 275 116 lekėsh tė reja
    Shkollės sė re tė gjuhėve tė huaja, Korēė- dėm ekonomik prej 11 996 634 lekėsh tė reja
    Shkollės nė Babrru, Tiranė – dėm ekonomik prej 617 942 lekėsh tė reja
    Shkolla 8-vjeēare nė Karbunarė, Lushnjė- dėm ekonomik prej 17 203 lekėsh tė reja
    Blerje pajisjesh laboratorike –dėm ekonomik prej 82 920 lekėsh tė reja
    Shkolla 8-vjeēare, Rajcė-Bardhaj, Librazhd- dėm ekonomik prej 12 829 lekėsh tė reja
    Shkolla e ciklit tė ulėt nė Leq, Peqin- dėm ekonomik prej 14 870 lekėsh tė reja
    Shkolla 8-vjeēare “Aleks Buda”, Tiranė – dėm ekonomik prej 12 529 lekėsh tė reja
    Shkolla e mesme nė Hoēisht, Devoll – dėm ekonomik prej 270 792 lekėsh tė reja
    Shkolla 8-vjeēare nė Petovė, -dėm ekonomik prej 24 706 lekėsh tė reja
    Ndėrtimi i shkollės nė Gramėz, Krujė-dėm ekonomik prej 26 215 lekėsh tė reja

    Totali – dėm ekonomik nė vitin 2003 rreth 592 025 400 milionė lekė tė vjetra

    Shkelje tė tjera pa dėm ekonomik -13 tendera
    Nuk kanė qenė vetėm paratė gjithė ē’kanė humbur shqiptarėt nga shkeljet nė tenderat e Ministrisė sė Arsimit, vitin e kaluar. Njė pjesė e shkeljeve nuk kanė qenė thjesht ekonomike, por proceduriale. Tė llojit: data tė harruara, mungesa e njoftimit nė gazetė, etj., etj.. Kontrolli i Lartė i Shtetit ka ngritur nė shumė prej kėtyre rasteve dyshimet se pas shkeljeve tė procedurave, fshihen tė tjera abuzime, ndoshta edhe ekonomike.

    Shtypja dhe shpėrndarja e teksteve tė klasės sė parė
    Shtypja dhe shpėrndarja e teksteve tė klasės sė dytė
    Shtypja dhe shpėrndarja e teksteve tė klasės sė gjashtė
    Shtypja dhe shpėrndarja e fletėve dhe fletoreve tė punės pėr arsimin 8-vjeēar
    Shtypja dhe shpėrndarja e teksteve tė vitit tė I dhe tė II pėr arsimin e mesėm tė pėrgjithshėm
    Shtypja dhe shpėrndarja e teksteve tė vitit tė tretė dhe tė katėrt tė arsimit tė mesėm tė pėrgjithshėm
    Shtypja dhe shpėrndarja e teksteve tė arsimit tė mesėm profesional 4 dhe 5-vjeēar
    Blerje pajisjesh pėr arsimin e lartė
    Blerje shkumėsi
    Shkolla e mesme e bashkuar Cukalat, Berat
    Sistemi i ftohjes nė Ministrinė e Arsimit
    Konvikti i shkollės sė gjuhėve tė huaja dhe rrethimi i shkollės, Tiranė
    Konvikti i shkollės sė mesme, Rubik



    24/05/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Topi, Fahriu dhe gazetaret..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:14
  3. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviēit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  4. Presidenti Bush fiton zgjedhjet ne SHBA
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 25-11-2004, 11:26
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •