Ne harten e arkeologjise se Shqiperise, rrethi i Lushnjes permendet vetem me qytetin e Barbunjes, pra me vone ne zbulimet arkeologjike do te shohim edhe Dushkun. Por kerkimet e metejshme do te nderpriteshin duke u lene pothuajse ne harrese. Rrethi i Lushnjes nuk u vezhgua nga ndonje ekspedite arkeologjike dhe mund te themi se kjo harrese ul interesin e vezhgimeve ne kete fushe me rendesi per historine kombetare arkeologjike. Gjate punimeve me traktor bujqesor, tarracimet apo vepra te ndryshme bonifikuese na eshte dhene nje material i pasur arkeologjik dhe mund te themi me bindje se Lushnja eshte rreshtuar ne vargun e rretheve te tjera qe paraqesin interes studimi.
Studimi yne mbetet kryesisht ne kuader informativ per faktin se zbulimi i pare eshte bere ne vitin 1978 ne nje zone bregdetare te quajtur "Kodrat e reres" ne Germenj te vogel, e cila i pergjigjet periudhes se bronxit "1500-1200 p.l.k.).
Por pervec kesaj zone nje material te rendesishem kane dhene germimet arkeologjike ne kodrat e Divjakes, te cilat kane hedhur drite mbi periudha te rendesishme kohore.
Por sipas specialisteve te Lushnjes, me interes do te jete ringritja e muzeut te Divjakes, per t'u dhene jete ketyre kodrave dhe per te rizgjuar interesin e banoreve e te vizitoreve te ndryshem. Te gjitha zbulimet ne rrethin e Lushnjes ndahen ne kater grupe.
Qeramika
Objekte te tilla ndeshen gjithandej. Por pergjithesisht ato kane karakter ndertimesh, sidomos tjegulla, ene ushqimi e rezervate prodhimesh, ene luksi e objekte te tjera. Ene te tilla kane ngjashmeri me enet e tjera te zbuluara ne treva te ndryshme te Shqiperise dhe i perkasin periudhes se hekurit te hershem. Duke ardhur ne kohe me te vona p.sh. shekulli IV p.l.k. enet prej balte vijne duke u perfeksionuar. Gjetjet me te shpeshta jane ato te Divjakes, Germenjit, Dushkut dhe kodrat e tjera te rrethit te Lushnjes. Objektet e luksit kane ngjashmeri me ato te Pojanit dhe Durresit.
Metali
Keto prodhime ndeshen rreth shekullit XIV p.l.k. qe kete periudhe e perfaqeson nje shpate bronxi qe ruhet ne fondin e muzeut te Divjakes. Per vazhdimesine e tyre u bene gjetje edhe ne Germenj rreth vitit 1978. Vend me rendesi ne keto gjetje zene armet e luftes dhe vegla bujqesore. Pothuajse te gjitha objektet metalike jane gjetur ne varre. Por nje vend te rendesishem zene dhe stolite, vathe prej ari, tibula bakri dhe pasqyra. Me interes jane dhe objektet metalike te gjetura ne kodrat e Lushnjes te cilat kane nje teknike te larte prodhimi "maja heshtash, sopata, kosore etj.)
Monedhat
Ashtu si qeramika dhe materialet e ndryshme te metaleve qe tregojne nje lashtesi te popullit ne zonat e Lushnjes, edhe monedhat kane zene nje vend te rendesishem ne fondin e muzeut te Divjakes. Ato jane gjetur ne Bishqukaq dhe fshatin Xeng. Shumica e tyre jane prej argjndi, kjo tregon se ka qene nje periudhe e zhvilluar nga shekulli IV p.l.k. qe njihet me emrin "Drahmi ilir". Por ne periudhat e mevonshme do te kemi monedha bakri te gjetura ne Hysgjokaj. Kjo lloj monedhe i perket prerjes se monedhes se perandorit romak Aleksander Saveri ne vitet "222-235), pra per 13 vjet.
Objektet e gjetura deri me sot ne rrethin e Lushnjes mendojme se kane hedhur drite mbi disa probleme.
Treva e Myzeqese ka qene e banuar nga nje popull me ekonomi dhe kulture te zhvilluar qysh ne mijevjecarin e dyte para Krishtit. Zhvillim me te madh kjo njeh ne fund te mijevjecarit te pare sidomos ne shekullin IV-II p.l.k. qe lidhet me boten helene te perfaqesuar ne keto kohe nga dy qytete vendase, Dyrrahu dhe Apolonia. Por dhe krijimi i shtetit te Taulanteve, i cili luajti rol te rendesishem ne jeten politike, jo vetem te fisit ilir te taulanteve, por dhe te qyteteve Bylis dhe Apolonise.
Ne qofte se kodrat e Divjakes dalin te banuara ne lashtesi mendohet se kjo duhet te jete e lidhur me pranine e detit dhe dokeve qytetare. Popullsia e zones se Lushnjes ka pasur nje popullsi teresisht fshatare me perjashtim te zonave te Babunjes.
nga Miranda Deda
Koha Jone
Krijoni Kontakt