Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 71
  1. #21
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Prifti behira dhe Profeti Muhamed a.s

    Udhëtimi për në Sham dhe takimi me priftin Ebu Talibi do të shkonte për tregti me një vargan të Kurejshve deri në Sham (Siri).
    Muhamedi në atë kohë ishte dymbëdhjetë vjeç. Dikush ka thënë se ishte dymbëdhjetë vjeç e dy muaj dhe dhjetë ditë.
    Ebu Talibi nuk duronte dot që të largohej nga Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Nga dhembshuria që kishte për të, e mori me vete. Kur vargani arriti afër qytetit Basra, në kodrat e Shamit, u doli përpara një nga priftërinjtë e mëdhenj të krishterëve, që quhej Behira. Ai hyri midis varganit, shkoi te Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), e mori për dore dhe i tha: “Ky është më i madhi i njerëzimit. Ky është i dërguari i Zotit të botëve. Këtë e dërgon Allahu mëshirë për të gjithë botët.” Ata që qenë aty, e pyetën: “Ku e di ti këtë?” “Kur ju dolët prej qafës së malit,- tha prifti, nuk mbeti gurë e dru pa rënë në sexhde. E, gurët e drurët bëjnë sexhde vetëm për profetët. Unë, e njoh atë, sepse ka vulën e profetësisë pas shpine, nën shpatull; ajo është sa një mollë; e kemi të shkruar në librat tanë.” Pastaj, prifti Behira i nderoi ata me mikpritjen e tij. Ai i tha Ebu Talibit që ta kthente Muhamedin dhe të mos shkonte me të në Sham, sepse kishte frikë mos i ndodhte gjë nga jehudinjtë dhe romakët. Ebu Talibi e ktheu Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Mekë.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar më parë nga altini55
    Agion nuk do te thote fryma e shenjte por fryma e vertetes e kane perkthyer disa nejse lexoje mire kete shkrimin.

    hahahahaha
    Tek fjalet e urta thuhet se, i mari e tregon marezine nga marinat qe flet. Dhe ti Altin tani po e permbush marezine tende.
    Altin ke filluar tju mesoh Grekeve Greqishten haaaaaaaaaaaa. "Agio" do te thote I shenjte, ndersa i vertete ne greqisht i thone: "alithinos". " Pnevma" do te thote , Fryme. Paraklitos" do te thote , Ngudhellues. Por ti mbase je duke i perkthyer keto fjale simbas fjalorit te xhamishtes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 23-05-2004 më 19:18

  3. #23
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Deshmues po ku je mer Hajdar sa na kishte marre malli?

    Nese nuk di si te pergjigjesh me mire mos posto asgje sesa ja fut kot.
    Leri ata qe dine te pergjigjen.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #24
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    per deshmuesin

    Ne versionin origjinal te shkruar greqisht te ungjillit te Gjonit mbiemri 'ngushelluesi' eshte Parakletos, por Jezusi nuk ka folur greqisht, por gjuhen e nenes se tij qe ishte Aramisht(aramek) dhe ne aramisht 'ngushelluesi' perkthehet Ahmad
    Eurekaaa, Jezusi e ka thene 'shqip', sakte dhe paster emrin e atij qe do te vinte me pas.
    Ne fjalorthin shpjegues se bibles 'ngushelluesi' paraqitet si 'shpirti i shenjte' por ne fakt duket qe eshte nje genjeshter e madhe sepse gjithcka aty i referohet profetit te fundit dhe nuk do shume mendje e sy per ta pare, ai e ka thene me emer ate qe do te vije pas tij

    Jezusi foli per frymen e shenjte si per nje ngushellues, dhe tha se ai do te mesonte drejtonte dhe te fliste (Gjoni 14:16; 16:13).
    Fjala greke qe e perdori per ndihmes(pa-ra-'kletos) eshte ne gjinine "mashkullore". Prandoj kur iu referua asaj qe do te bente ngushelluesi, Jezusi perdori peremrat vetore "mashkullore". (Gjoni 16:7'8) Ndersa kur perdor per "fryme" fjalen asnjanese greke(pne'uma) me te drejte perdor peremra vetore asnjanes.

    Une dua te dal ketu qe edhe Muhamedi (s.a.v.s) ishte i gjinise mashkullore.

    Shumica e perkthyesve trinitare e fshehin kete fakt,sic pohon nje shlkrim katolik ne lidhje me Gjonin 14:17 <>

    Prandaj kur bibla perdor peremrat vetore mashkullore ne lidhje me (pa-ra'kle-tos) ajo i permbahet rregullave gramatikore dhe nuk shpreh ndonje doktrine.

    Shpjegimi i pare qe bera per per shprehjen "Parkletos" ne bibel dhe qe kjo ishte shprehje per ardhjen e Muhamedit, deshmues dhe cylotomic nuk ishin te qarte per kete.
    Do mundohem qe ne kete shkrim te jap edhe nje pergjigje te shkurter, persa i perket shkrimit qe

    Duke filluar nga argumenti me i forte qe John Gilchrist e ka shkruajtur :
    3. "To be with you FOREVER".
    When Muhammad came he did not stay with his people forever but died in 632 AD and his tomb is in Medina where his body has lain for over 1300 years. Nevertheless Jesus said that the Comforter, once he had come, would never leave his disciples, but would be with them forever.

    Ketu ky shkruan se Jezusi ka thene per Shpirtin e Shenjte se do te qendroje pergjithmone me njerzit ne toke dhe nuk do te largohet sic u largua Muhamedi.

    Ky eshte nje gabim i madh qe ka bere ky shkrimtare, dhe se dyti eshte nje mashtrim .
    Ne shpesh lexojme ne biblen e perkthyer per Shpirtin e Shenjte se ai do te qendronte “pergjithmone”. Por nese ne do te loxonim biblen origjinale te shkruar ne gjuhen greke, kete shprehje(pergjithmone) ne nuk do ta gjejme . Shprehja qe eshte ne bibel per kete ceshtje eshte : <> qe do te thote “ne moshen ” ose ne anglisht “into the age” .
    Krishteret e kane perkthyer kete ne shprehjen : “pergjithmone” gje qe nuk eshte e vertete.

    Jezusi tha:
    Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t`jua dërgoj.

    Keto fjale te Jezusit ishin per te treguar se Ngushelluesi do te vinte pas tij.

    Krishteret gabojne edhe me shume kur thone se edhe keto fjale ishin per Shpirtin e Shenjte, dhe jo per Muhamedin .Kete gabim ne e kuptojme sepse Bibla dhe Kurani na mesojne se Shpirti I Shenjte ka qene me pare dhe tani eshte Prezentme njerzit ne toke .Shpirti I Shenjte ishte present “gjat jetes se Jezusit” dhe para tij, ishte prezent qe ne diten e krijimit te tokes, gjithashtu ishte prezent me pofetet e meparshem.

    Krishteret nuk e mehojne faktin se Shprirti i Shenjte ishte prezent, kur Gjon pakezori pakezoi Jezusin.

    Kur Jezusi foli per Ngushelluesin ose po ta perkthejme nga greqishta do te ishte “Ndihmes (parakletos)”. Pra kur Jezusi tha per ndihmesin (parakletos) nuk foli per Shpirtin e Sjente qe so te vinte(edhe nuk do te kishte kuptim sipas shkrimit te mesiperm).

    Jezusi perseri nuk deshiroi qe te nenvlehtesonte vleren e Shpirtit te Shenjte kur ate e quajt “te gjinise mashkullore” .

    Porse keto thenie ishin per te lajmeruar per ardhjen e Muhammedit.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #25
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga altini55
    Ne versionin origjinal te shkruar greqisht te ungjillit te Gjonit mbiemri 'ngushelluesi' eshte Parakletos, por Jezusi nuk ka folur greqisht, por gjuhen e nenes se tij qe ishte Aramisht(aramek) dhe ne aramisht 'ngushelluesi' perkthehet Ahmad
    Eurekaaa, Jezusi e ka thene 'shqip', sakte dhe paster emrin e atij qe do te vinte me pas.
    Ne fjalorthin shpjegues se bibles 'ngushelluesi' paraqitet si 'shpirti i shenjte' por ne fakt duket qe eshte nje genjeshter e madhe sepse gjithcka aty i referohet profetit te fundit dhe nuk do shume mendje e sy per ta pare, ai e ka thene me emer ate qe do te vije pas tij

    problemi me ty eshte se ti nuk e ke pervetesuar faqen islamike ashtu sic duhet.

    Ajo qe pretendohet nga islamiket eshte qe cfare Krishti mund te kete thene ne Aramaisht, mund te kete perngjasim jo me parakletos, por paraklitos, qe kjo e fundit do te thote Ahmad ne gjuhen tuaj...(dmth te arabeve).

    Pra, jo parakletos, por paraklitos eshte ajo ku duan te dalin islamiket. Por puna qendron se NUK KA ASNJE manuskript te vetem, te gjithe qe i paraprijne me shekuj Muhamedit, qe ta kete fjalen paraklitos!!!!

    Jezusi foli per frymen e shenjte si per nje ngushellues, dhe tha se ai do te mesonte drejtonte dhe te fliste (Gjoni 14:16; 16:13).
    Fjala greke qe e perdori per ndihmes(pa-ra-'kletos) eshte ne gjinine "mashkullore". Prandoj kur iu referua asaj qe do te bente ngushelluesi, Jezusi perdori peremrat vetore "mashkullore". (Gjoni 16:7'8) Ndersa kur perdor per "fryme" fjalen asnjanese greke(pne'uma) me te drejte perdor peremra vetore asnjanes.

    Une dua te dal ketu qe edhe Muhamedi (s.a.v.s) ishte i gjinise mashkullore.

    Fjala greke "pneuma" eshte ne gjinine asnjanese, nderkohe qe peremri vetor per veten e trete njejes percaktohet me fjale te njejte., gjinia e te cilit percaktohet nga konteksti. Ne tekste peremri i shoqeruar me fjalen "pneuma" eshte "Ai", pasi Fryma e Shenjte eshte Person edhe jo dicka abstrakte, asnjanese.

    Duke filluar nga argumenti me i forte qe John Gilchrist e ka shkruajtur :
    3. "To be with you FOREVER".
    When Muhammad came he did not stay with his people forever but died in 632 AD and his tomb is in Medina where his body has lain for over 1300 years. Nevertheless Jesus said that the Comforter, once he had come, would never leave his disciples, but would be with them forever.
    Ketu ky shkruan se Jezusi ka thene per Shpirtin e Shenjte se do te qendroje pergjithmone me njerzit ne toke dhe nuk do te largohet sic u largua Muhamedi.

    Ky eshte nje gabim i madh qe ka bere ky shkrimtare, dhe se dyti eshte nje mashtrim .
    Ne shpesh lexojme ne biblen e perkthyer per Shpirtin e Shenjte se ai do te qendronte “pergjithmone”. Por nese ne do te loxonim biblen origjinale te shkruar ne gjuhen greke, kete shprehje(pergjithmone) ne nuk do ta gjejme . Shprehja qe eshte ne bibel per kete ceshtje eshte : <> qe do te thote “ne moshen ” ose ne anglisht “into the age” .
    Krishteret e kane perkthyer kete ne shprehjen : “pergjithmone” gje qe nuk eshte e vertete.

    http://www.blueletterbible.org/tmp_d...7-2717.html#16

    Jezusi tha:
    Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t`jua dërgoj.

    Keto fjale te Jezusit ishin per te treguar se Ngushelluesi do te vinte pas tij.

    Krishteret gabojne edhe me shume kur thone se edhe keto fjale ishin per Shpirtin e Shenjte, dhe jo per Muhamedin .Kete gabim ne e kuptojme sepse Bibla dhe Kurani na mesojne se Shpirti I Shenjte ka qene me pare dhe tani eshte Prezentme njerzit ne toke .Shpirti I Shenjte ishte present “gjat jetes se Jezusit” dhe para tij, ishte prezent qe ne diten e krijimit te tokes, gjithashtu ishte prezent me pofetet e meparshem.

    Krishteret nuk e mehojne faktin se Shprirti i Shenjte ishte prezent, kur Gjon pakezori pakezoi Jezusin.

    Kur Jezusi foli per Ngushelluesin ose po ta perkthejme nga greqishta do te ishte “Ndihmes (parakletos)”. Pra kur Jezusi tha per ndihmesin (parakletos) nuk foli per Shpirtin e Sjente qe so te vinte(edhe nuk do te kishte kuptim sipas shkrimit te mesiperm).

    Jezusi perseri nuk deshiroi qe te nenvlehtesonte vleren e Shpirtit te Shenjte kur ate e quajt “te gjinise mashkullore” .

    Porse keto thenie ishin per te lajmeruar per ardhjen e Muhammedit.

    Ketu behet fjale per menyren e vecante se si Fryma do ta zbulonte veten tek besimtaret., e kjo nuk ka te beje fare me ate nese Fryma ka qene apo jo me perpara aktive.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 25-05-2004 më 20:51

  6. #26
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    E pastaj thoni se Muhamedi nuk eshte Anti-Krishti!!!!

  7. #27
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Ne muslimanet se kuptojme pse ju keni kaq inat pse Muhamedi permendet ne bibel ne ekmi krenari qe Jezusi permendet ne kuran kurse ju sikur ju vrasim kur themi qe permendet doni apo sdoni ju ai permendet sepse eshte profet i derguar prej Zotit.

    DERI NE ARDHJEN E SHILOHUT

    Ky ishte mesazhi qeJakobi u la femijave perpara se ta vdiste (Gjeneza 49:1):"Jakobi u thirri djemeve dhe u tha: Mblidhuni sepse tani do tu deftoj se 'çfare do t'ju ngjase ne ditet e mepastajme".
    Gjeneza 49:1 O:"Skeptri dhe ligjvenesi nuk do ta ikin prej Judes, deri me diten kur te mberrija Shilohu: atij do t'i takoja atehere bashkajetesa e popujve."

    Me emrin Shiloh gjejme edhe nje qytet ne Bibel por kuptimi i vertete i kesaj fjale eshta paqe, qetesi, prehje d.m.th. Islami. Duket qarte se ky kuptim nuk mund te kete lidhje me qytetin e quajtur Shiloh dhe po qe sa do ti referohej nje personi, do ta ishte vecçse nje shtremberim i fjales Shaluah (Elonim) d.m.th. i derguar (i Allahut).
    Pra, vijimesia e Profeteve te Izraelit, nspermjet. pasardhesvQ te Isakut , do ta nderpritej kur te shfaqej Shilohu. Kjo korrespondon me ate çka thuhet ne Suren 2:133:"A qete deshmitare ne kohen kur Jakovin e mori vdekja? Kur ai u tha te bijve: Cfare do te adhuroni pasi une te kern vdekur? E ata i thane: "Ne do te adhurojme Zotin tend(Allahun), Zotin e eterve te tu Abrahamit Ismailit dhe Isakut. Nje Zot do t'i falemi e vec; Atij do ti jemi dorezuar!"
    Po keshtu, edhe ne Xheremia paralajmerohet se Profetet tani e tutje do te dalin nga nje populi tjeter. Xheremia 31 :36:" Po qe se keto urdhera nuk do te zbatohen me-tha Perendia, -atehere pasardhesit e izraelit nuk do te jene me populli im".E njejta gje nenkuptohet edhe ne Ungjillin e Mateut 21 :43:" Prandaj ju theMuslimani---- privilegji i sherbimit te Perendise, do t'ju hiqet. Do t'i jepet popullit qe do te veproje sipas kerkesave te kesaj porgjegjesie."

    A PERMENDET MEKA NE BIBEL
    "BEKA" ESHTE MEKKA

    Ne Meke ndodhet Ka'ba (Qabeja) e Shenjte, ndertuar prej Ibrahimit( Abrahamit) dhe birit te tij Ismail. Emri "Meka" (Makkah) eshte perdorur me shume se nje here ne Kur'anin e Lavdishem ne Suren 48:24. Nje emer tjeter per Meken eshte "Bcke", qe vjen si rezuitat i ndryshimeve ns shqiptim midis fiseve te ndryshme arabe. Edhe emri Beke eshte permendur me shume se nje here ne Surah 3:96. "Me te vertete:Shtepia e pare, (Xhamia) e ndertuar per njerez, eshte ajo qe u ngrit ns Beke( MEKKA) e dobishme, udherrefyese per mbare njerezimin.". Eshte vertete e mahnitshme por fjala Beke permendet edhe nga Profeti Daut(David) (PQMT) ne Psallmin 84:6:" Ndersa kaluam neper luginen e Bekes, ata ndertuan nje pus, dhe shiu i rrembyer mbushi vend in plot pellgje te medha." Pus i permendur prej Profetit David, eshte pusi i mirenjohur "Zemzen" i cili ekziston edhe sot e kesaj dite ne afersi te Ka'bes.

    SHTEPIA E LAVDlSE TIME THOTE ZOTI

    Isaja, kapitulli 60:
    1."Ngrihu e ndriço, pasi drita jote mberriti dhe mbi ty qendron lavdia e Perendise."
    Krahasoje me Suren 74:1-3:" 0 ti i mbuluar. Ngrihu dhe terhiqu verejtjen (duke i thirrur). Dhe madheroje Zotin tend!"
    2."Veshtro perreth, token e ka mbuluar erresira dhe popujt Jane te zhytur ne terr, por permbi ty do te ngrihet Perendia dhe lavdia e tij do te te shfaqet." Profeti Muhamed (PQMT) erdhi ne nje kohe te erret; kur bota e kishte harruar se Perendia eshte Nje, ashtu siç kish predikuar Ibrahimi(Abrahami) dhe profetet e tjere, perfshi edhe Isain (Jezusin).
    3."Drita jote do te ndriçoje kombet dhe sundimtaret do te dalin nga
    erresira e nates ne shkelqimin e agimit tend". ..
    4."Ngrej syte e hidh veshtrimin perreth. Ie gjithe do te vijne e do te
    mblidhen rreth teje.
    Ne me pak se 23 vjet u arrit te kryhej bashkimi i tere Arabise.
    5."...tek ty do te vije begatia e deteve dhe pasurite e popujve."
    Ne me pak se nje shekull, Islami u perhap ne Arabi dhe ne vendet e tjera.

    6."Toka jote do te mbushet me tufa devesh te Midianit dhe , Efeut. Njerezit do te vijne nga Sheba duke sjelle flori e temjan e duke levduar Perendine."
    7."Kopete e Kedarit do te mblidhen rreth teje dhe ti do te zoterosh gjithe deshte e Nebaitit, te cilat une do ti pranoj si kurban ne Altarin tim dhe si shenje adhurimi ndaj shtepise se lavdise Time."

    Ne mjaft vargje te Bibles, "Kedari" eshte sinonim i fjales" arab", duke marre kuptimin pergjithsues, si ne Ezekiel 27:21 :"Arabia, dhe gjithe Princerit e Kedarit..:'.

    Fiset e Kedarit (Arabise) u bashkuan "Shtepia e lavdise Time" i referohet Baneses se Allahut ne Meke "Kabes" . Eshte fakt I pamohueshem qe, fshatrat e Kedarit (ku perfshihet te pakten tere Arabia Saudite) jane i vetmi vend ne bote qe kane mbetur te pacenuara nga influenca e Kishes.Deshet qe do behn kurban jane flijimet qe behn ne periudhen e haxhit per kurban qe ne kendej festojme bajram kurbanin.

    8"portat e tua nuk do te mbyllen kurre, por do te qendrojne hapur ne dite apo nate. Drejt tyre do te marshojne plot triumf sundimtaret e fuqishem e ato do te pranojne brenda tyre begatine e popujve". Eshte po ashtu fakt se xhamia qe rrethon Ka"ben e Shenjte ne Meke ka ndenjur gjithnje e hapur, diten dhe naten.,
    . duke nisur qe nga koha kur Profeti Muhamed (PQMT) e pastroi nga idhujt e huaj, , prej qe 1400 vjet me pare. Per Haxhillek (Pelegrinazh}kane ardhur si njerezit e thjeshte, ashtu edhe sundimtaret.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  8. #28
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Eshte interesant po te shihet evolucioni i imazhit te Muhamedit sipas kronikaneve te krishtere qe nga shek 7 deri me tani. Te paret e Krishtere ne kontakt me idete e tij e quajten thjesht kristian heretik...deri sa evoloi ne anti-krisht, dhe ne varesi te situates politike iu ngjiten edhe epitete te tjera. Cdo gje qe thoni ju tani eshte funksion i kesaj historie qe e keni ketu me poshte.

    http://www.iviews.com/Articles/artic...ef=IV0405-2323

    Hajt lexim te mbare (po ditet anglisht)

    Emiri i Qafirateve te Bashkume Shqiptare.

  9. #29
    I perndjekur Maska e Upi
    Anëtarësuar
    28-04-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    4
    Sure 7:157. Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndëshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e ndërojnë dhe e ndihmonë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.
    Sure 61:6. Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët".

    A ka ndonje profeci për ardhjen u Muhamedit jashtë Kuranit?? Po librat e shenjtë të Hebrenjve dhe të Krishterëve a e kanë parashikuar ardhjen e Tij?? Disa Muslimane besojne se tek Gjoni 14:16 gjendet një parathënie e ardhjes të Muhamedit parathene nga Jezusi por a është kjo gjë kështu ??

    Shumë Muslimanë e lexojme këtë varg jashtë kontekstit të tij dhe ne nuk duam të bëjmë të njëjtën gjë, pra le ta shikojmë çfarë thotë ky varg dhe të zbulojme se a flet me të vertetë për Muhamedin

    Gjoni 14:16-17
    (16) Dhe unë do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, (17) Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.

    Pra cilat jane disa cilësi të Ngushëlluesit që do të vijë ???

    1- Ai do të qëndrojë gjitmonë me ju dmth është i pandekshëm, kurse Muhamedi vdiq
    2- Bota nuk e njeh dhe nuk e sheh, kurse Muhamedi ishte i njohur dhe bota mund ta shihte
    3- Do të qendroj me ju dhe do të jetë me ju, Ai do qëndronte me dishepujt kurse Muhamedi as nuk kishte lindur në atë kohë (dhe Ai Ngushëlluesi do të ishte me dishepujt,) gjë që është e pamundur që këto vargje ti pëkasim Muhamedit për vete arsye se Ai lindi shumë vone nga jeta e tyre në tokë

    Po kush është ky Ngushëllues ?

    Gjoni 14:26 Por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t`ju mësojë çdo gjë dhe do t`ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.

    Pra cfarë kemi parë më lartë është se Muhamedi nuk mund ti kualifikojë cilësitë që Shkrimet na kanë dhënë për Ngushëlluesin dhe nuk bëhet fjalë për Muhamedin si pretendojnë ata por për Frymën e Shanjtë pra nuk na ngelet gjë tjetër vetëm të themi se Muslimanët duhet ti lexojnë mirë shkrimet dhe herës tjeter te vijnë me një varg më të mirë se ky ..
    (copyright ) Pergjigju Muslimaneve

  10. #30
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Citim Postuar më parë nga Upi

    Do ti shpjegoj une ty shume bukur keto ajete

    E para per pjesen e bibles qe thote Ngushelluesi do te shikojme nese eshte profeti Muhamed a.s dhe pse pastaj do te shohim pse nuk eshte fryma e shenjte .

    Ngushelluesi permendet ne tre pjese biblike nje tek gjoni 14 15 dhe njehere tek gjoni 16

    15 ''Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia.
    16 Dhe unë do t'i lutem Atit dhe ai do t'ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,
    17 Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.
    18 Nuk do t'ju lë bonjakë, do të kthehem te ju.
    19 Edhe pak kohë dhe bota nuk do të më shohë më, por ju do të më shihni; sepse unë jetoj, edhe ju do të jetoni.
    20 Atë ditë do të mësoni se unë jam në Atin tim, dhe se ju jeni në mua dhe unë në ju.
    21 Kush ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe kush më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t'i dëftehem atij''.
    22 Juda, jo Iskarioti, i tha: ''Zot, si vallë do të na dëftehesh neve dhe jo botës?''.
    23 Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Nëse ndokush më do, do ta zbatojë fjalën time; edhe Ati im do ta dojë dhe ne do të vijmë tek ai dhe do të bëjmë banesën tek ai.
    24 Kush nuk më do, nuk i zbaton fjalët e mia; dhe fjala që po dëgjoni nuk është imja, por e Atit që më ka dërguar.

    25 Ju kam thënë këto gjëra, ndërkaq jam me ju;
    26 por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t'ju mësojë çdo gjë dhe do t'ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.
    27 Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.

    28 Ju keni dëgjuar që ju thashë: "Unë po shkoj dhe do të kthehem te ju". Po të më donit, do të gëzoheshit sepse unë thashë: "Po shkoj tek Ati"; sepse Ati është më i madh se unë.
    29 Dhe jua kam thënë tani, para se të ndodhë, që, kur të ndodhë, të besoni.
    30 Nuk do të flas më gjatë me ju, sepse po vjen princi i kësaj bote dhe ai nuk ka asgjë në mua;
    31 por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar. Çohuni, ikim prej këndej!''.gjoni 14

    Pjesa e dyte

    26 Por kur të vijë Ngushëlluesi, që do t'ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që del nga Ati im, ai do të dëshmojë për mua.
    27 Edhe ju, gjithashtu, do të dëshmoni, sepse ishit me mua që nga fillimi''.
    gjoni 15

    Pjesa e trete

    7 Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'jua dërgoj.
    8 Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.
    9 Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;
    10 për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;
    11 për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar.
    12 Kam edhe shumë gjëra të tjera për t'ju thënë, por ato ende ju nuk mund t'i mbani.
    13 Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t'ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t'ju kumtojë gjërat që do vijnë.
    14 Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t'jua kumtojë.
    15 Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t'jua kumtojë[.gjoni 16]

    Atehere shpjegojme keto vereset biblike

    15 ''Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia.
    16 Dhe unë do t'i lutem Atit dhe ai do t'ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju
    ,

    Jezusi thote Une do ti lutem Atit dhe Ai do tiu jap nje Ngushullues tjeter .

    Cfare del nga kjo fjali .

    E para Jezusi iu luska Zotit dhe kjo deshmon se Ai nuk eshte Zot sepse Zoti nuk i lutet Zotit.
    Jezusi thote se Zoti do ti japi njerzve nje Ngushullues tjeter,Kjo fjali tregon se kur Jezusi thote tjeter atehere nga kjo drejteperdrejte del se ai eshte nje "Ngushullues" per njerzit dmth derguar i Zotit sepse nese nuk do te ishte "Ngushullues" skishte pse perdorte fjalen "tjeter" por kishte thene do ju japi nje Ngushullues .Pra nese une jam engjell dhe ju them juve do tiu lutem Zotit qe tiu japi nje ngushullues tjeter atehere ju do ta kuptoni se fjala behet per nje engjell tjeter dhe jo per nje njeri sepse nuk do tiu thoja "Ngushsullues tjeter" por do tiu vije nje njeri duke mos perdorur fjalen "tjeter".Sepse kjo fjala tregon se eshte po e njejta qenie si Ai qe flet pra eshte profet ne rastin tone si Jezusi dhe jo nje engjell.

    E dyta shume vone bibla eshte shkruar ne gjuhen greke sepse gjuha origjinale e saj qe ka fol jezusi ka qene aramishtja apo jo dhe kjo eshte e padikstueshme tek te gjithe kristianet .Atehere gjate perkthimit fjala e humb kuptimin e saj origjinal ose emrin e saj.Pra nese ne aramisht Zotit i thojne Eloh ne greqisht i thojne TEO dhe atehere dikush do thote qe nuk eshte i njejti Zot sepse ndryshon fjala megjithese flitet per te njetin Zot por gjuha eshte e ndryshme.

    Pra fjala "Ngushullues " Ne shqip "Parakletos" ne greqisht Ahmad ne gjuhen e nenes te Jezusit aramisht dhe Ahmed ne arabisht megjithese jane fjale te ndryshme dhe ne gjuhe te ndryshme flitet per te njetin person.

    Si i themi ne shqiptaret Zotit Zot anglezet God arabet Allah italianet Dio megjithese fjalet jane te ndryshme kuptimi i tyre tregon se flitet per te njetin qenie ose Zot.

    Mesa di une ne bible dhe jezusi permendet ne nje profeci me emrin Emanuel ne nje profeci .Pra me gjithese permendet me emer tjeter por tregon se eshte i njeti person .

    21 Dhe ajo do tė lindė njė djalė dhe ti do t'i vėsh emrin Jezus, sepse ai do tė shpėtojė popullin e tij nga mėkatet e tyre''.
    22 E gjithė kjo ndodhi qė tė pėrmbushej fjala e Zotit, e thėnė me anė tė profetit qė thotė:
    23 ''Ja, virgjėresha do tė mbetet shtatzėnė dhe do tė lindė njė djalė, tė cilit do t'i venė emrin Emanuel, qė do tė thotė: "Zoti me ne"''.mateu 1

    Pra ne kete pjese te bibles tregohet se ne nje vend te bibles Jezusi eshte quajtur Emanuel kurse ne nje vend tjeter Jezus megjithese sipas kristianeve behet fjale per te njetin person por me emer te ndryshem.

    Pra jemi dakort bashke me kete rregull qe te njetin person ne gjuhe te ndrysme quhet ndryshe.

    Pra "Ngushellues" ne shqip "Parakletos" ne greqisht "Ahmad" ne gjuhen aramike te cilen e foli jezusi ne kohen e tij dhe "Ahmed" ne gjuhen qe permendet ne kuran.

    Pra problemi qendron tek ju qe e keni perkthyer biblen ne greqisht dhe i keni humb emrin origjinal per te cilen Jezusi flet.Pra dhe njehere po ta theksoj se jezusi foli ne gjuhen aramisht dhe jo ne gjuhen greke qe eshte shkruar bibla sot nejse pak rendesi ka kjo por kuptimi ka mbetur dhe shikohet qarte qe jezusi flet per nje te derguar tjeter.

    Ketu shikojme se Jezusi e quan veten te derguar te Zotit.

    - Mateu 10/ 40: "Ai që ju pranon ju, më pranon mua dhe ai që më pranon mua pranon atë që më ka dërguar."

    Me poshte quhet Mesia dhe mesues

    8 Por ju mos lejoni që t'ju quajnë rabbi, sepse vetëm një është mësuesi juaj: MESIA (Krishti), dhe ju të gjithë jeni vëllezër.(Mateu 23)
    Mateut 19/ 16: "Dhe ja iu afrua dikush dhe tha: Mësues I mirë." .-

    Shikojme poshte tani ne ajetin e gjonit

    16 Dhe unë do t'i lutem Atit dhe ai do t'ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,

    Pra sipas versetit te bibles kur jezusi iu lut Zotit per te derguar nje "Ngushullues tjeter" del qarte se do ti lutej per nje te derguar tjeter si puna e jezusit i cili ishte njeri sipas fjales se tij ne bibel

    22. Por, ndërsa ata qëndronin në Galile, Jezusi u tha atyre: Biri I njeriut do të dorëzohet në duart e njerëzve."( mateu 17)

    Pra fjala tjeter dhe lutja e Jezusit kushtuar Zotit tregon shume qarte se Jezusi do ti lutej Zotit per nje te derguar tjeter i cili ishte njeri sikurse Jezusi dhe jo fryma e shenjte.

    Fjala e bibles

    që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,

    Ne shpesh lexojme ne biblen e perkthyer per Shpirtin e Shenjte se ai do te qendronte “pergjithmone”. Por nese ne do te loxonim biblen origjinale te shkruar ne gjuhen greke, kete shprehje(pergjithmone) ne nuk do ta gjejme . Shprehja qe eshte ne bibel per kete ceshtje eshte : <> qe do te thote “ne moshen ” ose ne anglisht “into the age” .
    Krishteret e kane perkthyer kete ne shprehjen : “pergjithmone” gje qe nuk eshte e vertete.

    26 por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t'ju mësojë çdo gjë dhe do t'ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.
    27 Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.

    Fjala e Jezusit ne kete verset te vetm kur permendet fryma e shenjte tregon se Ngushulluesi do te na tregoje te gjitha ato qe tha jezusi.

    Me thoni kush qe ai ngushullues qe erdhi dhe tregoi per Jezusin me mire dh me qarte se Pejgamberi Muhamed a.s.Me thoni kush prej kristianeve ka treguar me mire se Profeti Muhamed a.s i cili e ka pershkruar dhe pamjen e tij duke thene se floket i ka kacurrela dhe ngjajne sikur pikojne dimante prej tyre.
    Kurani i madheruar ka treguar per Jezusin dhe historine e tij duke e lavderuar ate dhe duke i mesuar njerzit per historine e tij te sakte dhe ka vargje kuranore qe bibla si permend psh e folura e Jezusit ne diep kur akuzuan Marien per imoralitet Jezusi i foli kur ishte foshnje qe ai ishte i derguar i Zotit pjese te cilen nuk e ka bibla.

    Fjala e jezusit

    27 Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota;
    Kjo tregon per fene te cilen do te linte Jezusi duke e emertuar ate me emrin "Paqe" sic vjen dhe ne shume vende ne bibel

    Ngazëllo me të madhe, o bijë e Sionit, lësho britma gëzimi, o bijë e Jeruzalemit! Ja, mbreti yt po të vjen; ai është i drejtë dhe sjell shpëtimin, i përulur dhe i hipur mbi një gomar, mbi një gomar të ri.
    10 Unë do t`i zhduk qerret nga Efraimi dhe kuajt nga Jeruzalemi; harqet e luftës do të asgjësohen. Ai do t`u shpalle Paqe kombeve; sundimi i tij do të shtrihet nga deti në det, dhe nga Lumi deri në skaj të dheut.(zekeria 9 9/10)

    ose ne versetin tjeter ku tregohen per fjalen Paqe e cila eshte e barasvleshme me fjalen Islam.

    Sipas fjales qe u ka dhene bijve te izraelit duke shpallur Paqen me ane te jezus krishtit qe eshte lord i te gjitheve.(veprat e apostujve 10-36)

    Pra fjala nuk po e jap si e jep bota tregon shume mire se ishte fjala per emrin e fese dhe jo per paqen qe bota konsideron paqe dmth gjendje mos lufte.PRa fjala i krishter eshte thenie e mevonshme

    ( Veprat e apostujve) 11-26 ...Ketu ne antioki nxenesit per here te pare u quajten te krishtere"

    pra emri krishter nuk u emertua nga jezusi por nga njerzit te cilin te krishteret e adhurojne si Zot i cili ishte njeri qe ecte ne toke i derguar si profet dhe i cli gjithmone i ftonte njerzit per te adhuruar Zotin sic thuhet edhe ne bibel

    Dhe si shkoi pak perpara ra me fytyre ne toke dhe u lut (mateu 26-39)
    e jo te adhuronin ate per kete thuhet dhe ne bibel

    (matteu 18 15-9)" Dhe me kot me adhurojne duke mesuar doktrina qe jane urdherime nga njerzit"

    Pra keto versete tregojne qarte ardhjen e profetit Muhamed a.s dhe emrin e fese qe Jezusi iu la pasardhesve te tij duke e qujtur Paqe ne shqip Shalom ne hebraisht ose Islam ne arabisht.

    Fjala e jezusit

    29 Dhe jua kam thënë tani, para se të ndodhë, që, kur të ndodhë, të besoni.
    30 Nuk do të flas më gjatë me ju, sepse po vjen princi i kësaj bote dhe ai nuk ka asgjë në mua;

    Po te shikosh kete verset se Jezusi nuk o te fliste me gjate se do te vinte nje princ .Kush eshte ky princ qe permend jezusi.

    7 Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'jua dërgoj.
    8 Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.
    9 Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;
    10 për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;
    11 për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar.

    Pra Jezusi na thote njehere se nuk do te flase me se po vjen nje princ pastaj i thote dishepujve eshte me mire per dishepujt qe Jezusi te shkoje sepse po shkoi Jezusi do te vije Ngushullluesi i cili sipas fjales se Jezusit qeka me mire per ta se jezusi (Eshte me mire per ju te shkoj se po nuk shkova une nuk vije Ngushulluesi)

    Pastaj mbasi permend cdo te beje Ngushulluesi dmth do te binde boten per mekat per drejtesi etj pastaj thote
    per gjykim sepse princi i kesaj bote eshte gjykuar

    Pra mos dhe ketu ky princ sikurse lart qe jzusi nuk do te fliste se do te vinte princi dhe pastaj ai duhet te shkonte qe ta dergonte Ngushulluesin i cili do ti tregoje botes per mekat etj dhe pastaj vjen fjala biblike e cila me duket e ndryshuar me qellim.
    7 Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'jua dërgoj.
    8 Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.
    9 Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;
    10 për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;
    11 për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar.

    Versetin e fundit kristianet e perdorin per gje tjeter ne shembujt e tjere porse kjo fjali sikurse dhe fjalia poshte tregojne se princi eshte ngushulluesi

    29 Dhe jua kam thënë tani, para se të ndodhë, që, kur të ndodhë, të besoni.
    30 Nuk do të flas më gjatë me ju, sepse po vjen princi i kësaj bote dhe ai nuk ka asgjë në mua;

    Pra princi na qeka Ngushulluesi i cili eshte padyshim profeti Muhamed .a. s .

    Ne nje vend tjeter te bibles thuhet prape kush eshte ky princ.

    24 Shtatëdhjetë javë janë caktuar për popullin tënd dhe për qytetin tënd të shenjtë, për të t'i dhënë fund shkeljes, për t'i dhënë fund mëkatit, për të shlyer paudhësinë, për të sjellë një drejtësi të përjetshme, për të vulosur vegimin dhe profecinë, për të vajosur vendin shumë të shenjtë.
    25 Prandaj dije dhe kuptoje se, që kur ka dalë urdhri të restaurohet dhe të rindërtohet Jeruzalemi deri te Mesia,princi, do të duhen shtatë javë dhe gjashtëdhjetë e dy javë të tjera; ai do të ndërtohet përsëri me sheshe dhe me ledhe, por në kohëra plot ankth.
    26 Mbas gjashtëdhjetë e dy javëve Mesia do të vritet dhe askush nuk do të jetë me të. Dhe populli i një princi që do të vijë ka për të shkatërruar qytetin dhe shenjtëroren; fundi i tij do të vijë me një përmbytje, dhe deri në mbarim të luftës janë dekretuar shkatërrime.
    27 Ai do të lidhë gjithashtu një besëlidhje me shumë njerëz për një javë, por në mes të javës do t'i japë fund flijimit dhe blatimit; dhe mbi krahët e veprimeve të neveritshme do të vijë një shkatërrues, deri sa shkatërrimi i plotë, që është dekretuar, do të bjerë mbi shkatërruesin".(denieli 9/)

    Ketu tregohet qarte per profetizmin e ardhjes nje princi i cili mbas vdekjes se Mesias sipas bibles do te hyka ne juruzalem a nuk qe Profeti Muhamed qe e beri kete gje mbas largimit te jezusit nga kjo bote.

    Pra Ngushullesi qeka Princi dhe Princi do vika mbas Mesias dhe populli i tij do hyj ne juruzalem kush njeh historine do ta besoj kete qe eshte e ndodhur ne kohen e profetit Muhamed dhe ne kohen e khalifes Umer r.a .

    Pra per ato qe kane mend eshte shume e qarte qe ky Ngushullues eshte profeti Muhamed a.s ,

    Tani le te shikojme pse nuk eshte fryma e shenjte ose shpirti i shenjte ose pse nuk perjashton mundesine qe Profeti Muhamed te jte i udhezuar nga shpirti i shenjte sipas muslimanev eshte engjelli gabriel i cili shkoi tek Maria .

    Nuk sihte shpirti i shenjte ose fryme e shenjte sepse ne gjithe vargjet e bibles tregojne se ai do te vije kur dihej se fryma e shenjte ishte prezente ne kohen e Jezusit

    Krishteret gabojne edhe me shume kur thone se edhe keto fjale ishin per Shpirtin e Shenjte, dhe jo per Muhamedin .Kete gabim ne e kuptojme sepse Bibla dhe Kurani na mesojne se Shpirti I Shenjte ka qene me pare dhe tani eshte Prezent me njerzit ne toke .Shpirti I Shenjte ose frym,a e shenjte ishte prezent “gjate jetes se Jezusit” dhe para tij, ishte prezent qe ne diten e krijimit te tokes, gjithashtu ishte prezent me profetet e meparshem pra skishte pse te vinte me vone kur ajo ishte prezente

    Fjala greke qe e perdori per ndihmes(pa-ra-'kletos) eshte ne gjinine "mashkullore". Prandoj kur iu referua asaj qe do te bente ngushelluesi, Jezusi perdori peremrat vetore "mashkullore". (Gjoni 16:7'8) Ndersa kur perdor per "fryme" fjalen asnjanese greke(pne'uma) me te drejte perdor peremra vetore asnjanes.

    Une dua te dal ketu qe edhe Muhamedi (s.a.v.s) ishte i gjinise mashkullore.

    Shumica e perkthyesve trinitare e fshehin kete fakt,sic pohon nje shlkrim katolik ne lidhje me Gjonin 14:17 <>

    Prandaj kur bibla perdor peremrat vetore mashkullore ne lidhje me (pa-ra'kle-tos) ajo i permbahet rregullave gramatikore dhe nuk shpreh ndonje doktrine.

    Pra ska se si te ishte fryma e shenjte Ngushulluesi por nese me te vertet ka folur Jezusi per frymen e shenjte atehere kuptimi ka qene ky qe Ngushulluesi do te ndihmhej nga fryma e shenjte sic vjen ne nje vend tjeter ne bibel per profetet.

    10 Sapo arritën atje në kodër, një grup profetësh i doli përpara; atëherë ai u ngarkua nga Fryma e Perëndisë dhe filloi të bëjë profeci në mes tyre. 1 Samuel 10:10

    11 Atëherë populli i tij kujtoi ditët e lashta të Moisiut. Ku është ai që i nxori nga deti me bariun e kopesë së tij? Ku është ai që vinte në mes tyre Frymën e tij të shenjtë, (Isaiah 63:11)-
    -

    Dhe kete e dine mire kristianet se Kuranin e solli shpirti i shenjte ose engjelli xhibril ose gabriel qe e quajne ato sikurse ishte ky engjell qe nihmonte jezusin shpesh here.

    16:102.
    Thuaj; "Atë (Kur'anin) e solli "Ruhul Kudus" (xhibrili)- shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t'i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për myslimanët

    2:253.
    Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej tyre pati që All-llahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë, Isait,(jezusin) birit të Merjemës i dhamë argumente dhe e përfocuam me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin)

    Ja dhe maria e frymezuar nga shpirti i shenjte ose fryma e shenjte

    34 Dhe Maria i tha engjëllit: ''Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?''.
    35 Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ''Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet bir i Perëndisë.(luka1)

    Luken 1 :26-27.

    "Ne muajin e gjashte te barres se Elizabetes, Perendia dergoi engjellin Gabriel ne Nazaret ne Galile, tek nje virgjereshe me emrin Mari. Ajo ishte e fejuar me nje njeri te quajtur Jozef, qe ishte nga fisi i mbretit David."

    -[/B]

    Po keshtu dhe elizabeta me femine e saj Gjon pagezorin

    41 Dhe ndodhi që, sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Maries, fëmija i kërceu në bark, dhe Elizabeta u mbush me Frymën e Shenjtë,42 dhe thërriti me zë të lartë, duke thënë: ''Ti je e bekuar ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd. (Luke 1 -4142]-

    Por sipas bibles fryma e shenjte eshte e shtuar kurse me sakte per tiu atribuar engjellit gabriell do te ishte shprehja shpirti i shenjte dhe jo fryma e shenjte.

    (Romaket 7:6)Por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qënë të vdekur nga ç`ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës.

    Kjo tregon se risia e frymes ose shtesa e frymes eshte bere me vone nga pali i cili pretendoi se pa jezusin duke rene ne kundershtim me fjalen e Jezusit ne bibel dhe shkruati gjysmen e bibles .

    23 Atëherë, në qoftë se dikush do t'ju thotë: "Ja, Krishti është këtu", ose "Éshtë atje", mos i besoni.(A nuk ishte pali ai qe tha mu shfaq jzusi ne shkretetire)
    24 Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t'i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.
    25 Ja, unë ju paralajmërova.
    26 Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, është në shkretëtirë", mos shkoni atje: "Ja, është në dhomat e fshehta", mos u besoni.

    .(mateu 24)

    Verseti i bibles eshte shume i qarte per ate qe ka mend dhe dy te lexoje .

    Jezusi thote nese dikush thote ja krishti eshte ketu mos i besoni nese thote ja eshte ne shkretetire ose ne shpellle mos i besoni atij personi pra si i besojne krishgteret sot Palit i cili pretendoi se ai pa Jezuin kur vete jezusi tha kush thote me ka pare ketu ose atje mos i besoni atij njeriut.

    Ishte pali ai qe tha pashe jezusin jane kristianet e sotem te rrymave fetare qe thojne pashe jezusin ne qiell pashe kete pashe ate .Pali ishte na damask kur iu shfaq jezusi dhe ishte ne shkretetire mos gaboj.

    1 Ndërkaq Sauli, duke shfryrë akoma kërcënime dhe kërdi kundër dishepujve të Zotit, shkoi te kryeprifti,
    2 dhe kërkoi nga ai letra për sinagogat e Damaskut, me qëllim që, po të gjente ndonjë ithtar të Udhës, burra o gra, të mund t'i sillte të lidhur në Jeruzalem.
    3 Por ndodhi që, ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut(ne shkretetire),( befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli.
    4 Dhe, si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: ''Saul, Saul, përse më përndjek?''.
    5 Dhe ai tha: ''Kush je, Zot?''. Dhe Zoti tha: ''Unë jam Jezusi, që ti e përndjek; është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave''.
    6 Atëherë ai, duke u dridhur i tëri dhe i trembur, tha: ''Zot, ç'don ti të bëj unë?''. Dhe Zoti: ''Çohu dhe hyr në qytet, dhe do të të thuhet ç'duhet të bësh''.
    7 Dhe njerëzit që udhëtonin me të ndaluan të habitur, sepse dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njeri.
    8 Pastaj Sauli u çua nga toka, por, kur i çeli sytë, nuk shihte asnjeri; atëherë e morën për dore dhe e çuan në Damask.

    20 Dhe filloi menjëherë të predikojë Krishtin në sinagoga se ai është Biri i Perëndisë.

    21 Dhe të gjithë ata që e dëgjonin çuditeshin dhe thoshnin: ''Po a nuk është ky ai që në Jeruzalem përndiqte të gjithë ata që e thërrisnin këtë emër, dhe ka ardhur këtu me synim që t'i çojë si robër te krerët e priftërinjve?''.act 9

    Atehere kristiane te nderuar si e besoni Palin i cili ka predikuar dhe shpikur Jezusin si bir te Zotit po keshtu qe Jezusi u kryqezua per faljen emekateve te njerzve kur ka shkrujtur gjysmen e dhiates te vjeter ne kundershtim me fjalet e jezusit qe thote (kush thote e pashe jezusin mos i besoni) dhe nuk besoni Profetin Muhamed .as ne perputhje me fjalet e jezusit .

    Zoti ju udhezofte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 01-06-2004 më 09:24
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  2. Mësime të përgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32
  3. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •