Sure 7:157. Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndëshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e ndërojnë dhe e ndihmonë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.
Sure 61:6. Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët".
A ka ndonje profeci për ardhjen u Muhamedit jashtë Kuranit?? Po librat e shenjtë të Hebrenjve dhe të Krishterëve a e kanë parashikuar ardhjen e Tij?? Disa Muslimane besojne se tek Gjoni 14:16 gjendet një parathënie e ardhjes të Muhamedit parathene nga Jezusi por a është kjo gjë kështu ??
Shumë Muslimanë e lexojme këtë varg jashtë kontekstit të tij dhe ne nuk duam të bëjmë të njëjtën gjë, pra le ta shikojmë çfarë thotë ky varg dhe të zbulojme se a flet me të vertetë për Muhamedin
Gjoni 14:16-17
(16) Dhe unë do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, (17) Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.
Pra cilat jane disa cilësi të Ngushëlluesit që do të vijë ???
1- Ai do të qëndrojë gjitmonë me ju dmth është i pandekshëm, kurse Muhamedi vdiq
2- Bota nuk e njeh dhe nuk e sheh, kurse Muhamedi ishte i njohur dhe bota mund ta shihte
3- Do të qendroj me ju dhe do të jetë me ju, Ai do qëndronte me dishepujt kurse Muhamedi as nuk kishte lindur në atë kohë (dhe Ai Ngushëlluesi do të ishte me dishepujt,) gjë që është e pamundur që këto vargje ti pëkasim Muhamedit për vete arsye se Ai lindi shumë vone nga jeta e tyre në tokë
Po kush është ky Ngushëllues ?
Gjoni 14:26 Por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t`ju mësojë çdo gjë dhe do t`ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.
Pra cfarë kemi parë më lartë është se Muhamedi nuk mund ti kualifikojë cilësitë që Shkrimet na kanë dhënë për Ngushëlluesin dhe nuk bëhet fjalë për Muhamedin si pretendojnë ata por për Frymën e Shanjtë pra nuk na ngelet gjë tjetër vetëm të themi se Muslimanët duhet ti lexojnë mirë shkrimet dhe herës tjeter te vijnë me një varg më të mirë se ky ..
(copyright )
Pergjigju Muslimaneve
Krijoni Kontakt