Tregtia

Jeton Demi - 21/05/2004

“Coca-Cola” prezanton ambalazhin dhe presidentin e ri pėr Shqipėrinė

Ambalazhi i ri i “Coca-Cola”-s do tė jetė i mbėshtjellė me ngjyrėn e flamurit shqiptar dhe me shqiponjėn dykrenare nė mes tė shishes, ndėrsa president i ri do tė jetė i biri i Kristina Buzit, Luka


Ambalazhi i ri me ngjyrat e flamurit shqiptar dhe presidenti i ri janė prezantuar me rastin e 10-vjetorit tė fillimit tė aktivitetit tė “Coca Cola Bottling Shqipėria” sh.p.k. (CCBS) nė vendin tonė. Prezantimin e kėtij ambalazhi tė ri e ka bėrė amdinistratorja e pėrgjithshme e CCBS-sė, Kristina Buzi, ku nuk i ka kursyer superlativat pėr flamurin shqiptar, qė do tė jetė simbol i kėtij ambalazhi tė ri. Ky produkt i ri futet nė treg jo rastėsisht me nisjen e sezonit tė ri veror, nisur nga fakti qė, sipas Buzit, shitjet e pijeve freskuese tė “Coca-Cola”-s rriten me 40 pėr qind gjatė sezonit veror. Dhe po tė marrim parasysh lidhjen e fortė qė ka simboli kombėtar (flamuri) me turistėt kosovarė, por edhe pėr shqiptarėt nga trojet e tjera, duket se Buzi me ambalazhin e ri ka synuar qė tė rrisė edhe mė tej shitjet gjatė kėtij sezoni, duke synuar grupin e turistėve nga Kosova apo edhe tė shqiptarėve nga Maqedonia dhe mė gjerė qė do tė pushojnė kėtė verė nė brigjet shqiptare.


Buzi Junior, presidenti i ri i “Coca Cola”-s
Luka Buzi ėshtė i biri i Kristina Buzit dhe ėshtė zgjedhur vetėm disa muaj mė parė si president i “Coca-Cola Bottling Shqipėria” sh.p.k. Buzi gjatė fjalės pėrshėndetėse nė gjuhėn shqipe theksoi: “2 vitet e fundit kanė qenė themelore pėr sa i pėrket rritjes tė tė ardhurave tė kompanisė sonė. Gjatė viteve tė ardhshme do tė punojmė mė shumė mbi organizimin nėpėrmjet trajnimit tė stafit, ku do tė pėrcaktohet edhe njė zė i veēantė investimesh, si dhe nė njohjen sa mė tė mirė tė tregut nė Shqipėri, shtimin e mjediseve nė stabilimentin aktual, punėsimin e punėtorėve tė rinj – veēanėrisht tė moshės sė re, por nuk mund tė lėmė pa pėrmendur shpenzimet pėr energjinė elektrike pėr shkak tė ndėrprerjeve qė vazhdojnė tė jenė prezente nė Shqipėri. Por pika mė e fortė mbėshtetėse, e jashtme dhe e brendshme, ėshtė risia”.


Aktiviteti i CCBS pėr 2003-shin
Pesė milionė arka unitare tė produktit “The Coca-Cola Company” tė shitura gjatė vitit 2003, shpėrndarja e ujit mineral “Tepelena”, 164 tė punėsuar janė kėto shifra qė e kanė bėrė biznesin CCBS-nė nė Shqipėri njė nga rastet e suksesshme tė sipėrmarrjes italiane.