gsh

------

DOSSIER

Gjatė 30 vjetėve tė fundit janė shuar jetėt e 35 artistėve tė mėdhenj tė skenės shqiptare ndėrkohė qė shumė prej brezit tė tė mėdhenjve dergjen tė sėmurė

Si u fikėn gjigandėt e skenės, nga Naim Frashėri tek Ferdinand Radi


--------------------------------------------------------------------------------

Ilir Bushi

Nė vitin 1975 vdiq Naim Frashėri, mė 1985 vdiq Sandėr Prosi dhe nė 1995 vdiq Ndrek Luca, duke shėnuar kėshtu njė humbje gjigantėsh nė ēdo 10 vjet, ndėrkohė qė aktori i njohur Akaki Orava, qė luante Skėnderbeun, ishte shuar 10 vjet mė parė. Ndėrkohė para dhe pas tyre arti shqiptar i kinematografisė njohu humbjen e 35 aktorėve tė tjerė si Pjetėr Gjoka, Besim Levonja, Marie Logoreci, Prokop Mima, Bexhet Nelku, Loro Kovaēi, dhe mė tej pas 90-tės vijojnė emrat e njohur, Vangjush Furxhiu, Pandi raidhi, Stavri Shkurti, Agim Shuke, Ilia Shyti, Ferdinand Radi etj. I pari prej gjigantėve tė mėdhenj tė skenės qė u nda nga profesioni i tij dhe nga publiku ishte Naim Frashėri, i cili kishte qenė njėkohėsisht edhe aktori i parė brilant i skenave tė improvizuara partizane, ku kishte shkėlqyer. Dhjetė vjet mė vonė, si pėr tė na kujtuar se artistėt mbeten tė pėrjetshėm vetėm nė kujtime dhe nė ekranin e kinemasė, u nda prej nesh aktori i mrekullueshėm Sandėr Prosi, i cili la pėrgjysmė ato ditė edhe xhirimet e filmit "Pranverė e hidhur".

Dhe dhjetė vjet mė vonė, Ndrek Luca, artisti i ēuditshėm shqiptar qė kishte provuar role shumėplanėshe nė skenė u tha "lamtumirė" skenarėve kinematografikė pikėrisht mė 1995, atėherė kur filmi shqiptar sapo kishte filluar tė njihte krizėn e tij mė tė tmerrshme qysh nga fillimet e para nė Shqipėri. Por 10 vjet pėrpara kėtyre humbjeve, shumė kilometra larg Shqipėrisė, pikėrisht nėn dėborėn ruse ishte varrosur aktori i madh Akaki Orava, i cili kish lėnė nė Shqipėri rolin e kryetrimit tė shqiptarėve qė quhej Gjergj Kastrioti. Por si ndodhi vdekja e korifejve tė artit shqiptar aq papritur, kur pėr disa prej tyre ishte pikėrisht momenti qė talenti tė shpalosej nė nivelin mė tė lartė. Dhe para e pas emrave tė mėdhenj tė kėtyre artistėve u shuan edhe shumė figura tė skenės qė megjithatė dalin tė gjallė nė kujtesat dhe ekranet tona. Dhe megjithėse pasuria e tyre ishte e vogėl duhet thėnė se emocioni qė u falėn tė tjerėve ishte i jashtėzakonshėm. Duke u ndalur tek tre prej gjigandėve tė artit skenik ne japim sot edhe majat mė tė larta tė grafikut artistik qė u arrit nėpėr vite.
Historia
Ishte data 15 gusht e vitit 1975, kur Naim Frashėri ishte 53 vjeē; ai sapo kishte mbaruar leksionet nė Fakultetin e Dramės dhe nė mesditė kishte ndier njė dhimbje nė pankreas. Mė parė ai kish vuajtur nga njė sėmundje verdhėze, por atė ditė pati njė goditje akute nė pankreas dhe vdekja ishte e menjėhershme. Nė varrimin e tij morėn pjesė tė gjithė nxėnėsit dhe studentėt e kryeqytetit, ndėrkohė qė humbja e aktorit skenik u konsiderua si mė e madhja nė art gjatė viteve tė pasēlirimit. Ndėrsa Sandėr Prosi vdiq nė hotelin "Vollga" tė Durrėsit, pas njė rrėzimi nėpėr shkallė. Filmi "Pranverė e hidhur", pėr tė cilin kishte shkuar atje, ndodhej nė sekuencat e para tė xhirimeve. Pas kėsaj humbjeje i gjithė komuniteti artistik i Shqipėrisė u hidhėrua pa masė, ndėrsa rolin te "Pranverė e hidhur" ia ngarkuan aktorit dhe regjisorit tė mirėnjohur Rikard Ljarja. Nga ana e tij, aktori tjetėr brilant Ndrek Luca vdiq nė 1995, kur aktivitetet artistike nė kryeqytet ishin ende tė paralizuara. Sipas specialistėve, Ndrek Luca ishte njė aktor shumėplanėsh qė pėrshtatej mirė si me skenat tragjike, ashtu edhe nėpėr komedi. Por humbja e tij na kujtoi njėkohėsisht edhe mbarimin e njė epoke tė tėrė prodhimtarie filmike, ku nga 14 filma nė vit, tanimė realizohen vetėm dy-tre. Thua se aktori i madh e kishte kuptuar se e kish kryer misionin e tij ndaj artdashėsve; ai iku njė mėngjes qetėsisht dhe pa bujė, por nderimi qė iu bė nga tė gjithė artistėt e Shqipėrisė ishte i merituar. Ndėrkohė, sipas rrėfimeve thuhet se edhe aktori gjeorgjian Akaki Orava kishte dhėnė shpirt duke mbajtur pranė raftit tė tij "Kanunin e Lekė Dukagjinit", tė cilin e kish marrė nga Shqipėria dhe e vlerėsonte midis tre-katėr librave mė tė veēantė. Ajo qė duhet thėnė pėr gjenjen e tyre ekonomike ėshtė e pėrbashkėt: Ata punonin dhe mbanin familjet me rrogat e tyre tė vogla, por asnjėherė nuk u ankuan pėr kėtė.
Rolet
Naim Frashėri ka interpretuar pėr herė tė parė nė Priskė tė Tiranės, ku teatri partizan shoqėronte pasdite batalionin luftarak tė paraditeve. Duke qenė edhe luftėtar, edhe aktor, Naimi spikati nė rolet e tij pėr gjetje tė detajeve tė besueshme aktoreske dhe seriozitet nė punėn e pėrditshme. Ndėrsa nė Teatrin Kombėtar, qė filloi nė 1945, ai ishte ndėr pionerėt themelues tė tij. Rolin e parė nė filma e luan tek "Skėnderbeu" mė 1953, ndėrsa tė dytin tek "Tana" mė 1958. Pastaj rolet e tij vijnė me radhė: "Fėmijėt e saj", "Gjurma, "Plagė tė vjetra" etj. Gjatė kėtyre viteve ai ka merituar titujt mė tė lartė artistikė e deri te "Hero i Punės Socialiste", qė ishte njė titull i lartė nderi. Por vdekja e tij nė moshėn 53-vjeēare u dha fund ėndrrave tė Naim Frashėrit, pikėrisht atėherė kur pritej qė ai tė shėrbente si fanar nė horizontin e kinematografisė dhe teatrit shqiptar. Dhe pavarėsisht nga jeta e shkurtėr, talenti dhe rolet qė realizoi mbetėn si shembuj pėrsosmėrie pėr brezin e mėvonshėm artistik tė Shqipėrisė. Pėr lartėsinė e realizimeve, diksioni i zėrit tė tij u krahasua me atė tė Aleksandėr Moisiut.
Ndėrsa Sandėr Prosi jetoi 65 vjet, por rolet qė realizoi janė tė shumta e tė panumėrta, deri nė atė masė saqė nuk besohet qė njė aktor t'i realizojė pėr kaq pak vjet. Sandri lindi nė 6 janar tė vitit 1920 dhe rolin e tij tė parė e ka realizuar nė filmin "Debatik", gjatė vitit 1961. Mė pas ai u bė aktori i roleve kryesore nė shumicėn e filmave, ku pėrmenden "Vitet e para", "Horizonte tė hapura", "I teti nė bronz", "Mėngjese lufte", "Yjet e netėve tė gjata", "Nė fillim tė verės", "Fijet qė priten", "Pėrballimi", "Nėntori i dytė" etj, etj. Ai numėrohet se ka luajtur rreth 32 role kinematografike dhe me qindra role nė skenėn teatrore. Ka fituar tituj nderi, por mbi tė gjitha ka mbetur nė kujtesėn e artdashėsve si "gjenerali i kinemasė shqiptare".
Ndėrsa Ndrek Luca, i treti sipas moshės, por i barabartė me dy tė mėdhenjtė pėr nga vlerat qė solli nė interpretimet artistike, ishte njė fenomen i kombinacioneve tė tragjikes me komiken. Ai gjithashtu numėron rreth 35 role nė kinema dhe shumė herė mė tepėr nė teatėr. Aq e vėrtetė ishte kjo gjė, saqė kur ndokush pyeste se "ku e ka shtėpinė Ndrek Luca", tė tjerėt i pėrgjigjeshin: "Nė Kinostudio". Roli i tij i parė nė kinema i pėrket vitit 1963 te "Detyrė e posaēme". Mė pas ai luajti tek "Komisari i dritės", "Oshėtimė nė bregdet", "Duel i heshtur", "Njėsiti guerril", "Prita", "Plagė tė vjetra", "Operacioni Zjarri" e dhjetėra tė tjerė. Ai ka luajtur gjithashtu edhe nė filmat televizivė, nga tė cilėt mbahet mend "Udha e shkronjave", ku ka luajtur bashkė me Sandėr Prosin.
Ishte pikėrisht filmi "Plagė tė vjetra" qė bashkoi ansamblin e tre korifejve tė artit skenik nė role kryesore qė do tė mbahen mend tepėr gjatė. Duket se regjisori Dhimitėr Anagnosti kishte pasur njė nuhatje dhe ndjeshmėri tė vėrtetė prej kineasti kur kishte zgjedhur ekipin e tij me tre emrat e tė mėdhenjve. Atėherė ishte ende fillimi i rrugėtimit kinematografik, por ky film shėnoi njė arritje interpretative (patjetėr edhe regjisoriale), qoftė edhe pėr faktin se aty merrnin pjesė tre aktorėt qė do tė shėnoheshin nė kronologjinė artistike si mė brilantėt. Thuhet gjithashtu se gjatė xhirimeve tė filmit "Plagė tė vjetra", tė tre gjigantėt rrinin bashkė dhe shkonin shumė mirė. Sipas bashkėkohėsve, thuhet se vetėm aktori Naim Frashėri kishte njė pesimizėm tė lehtė pėr rolin, ngaqė kish pritur qė kjo figurė e mjekut tė kishte mė tepėr hapėsirė nė film. Por, nė pėrgjithėsi pas xhirimeve Naimi ishte shumė i lumtur pėr cilėsinė e filmit dhe bashkė me dy kolegėt e tjerė kishin planifikuar tė shkonin edhe nė filmin tjetėr qė do tė xhirohej vitin e ardhshėm. Sidoqoftė, vdekja e tij e parakohshme ishte njė hidhėrim sidomos pėr kineastėt dhe dashamirėsit e artit skenik, por shembulli i tij reflektoi pėr shumė kohė nė jetėn e mėvonshme artistike tė vendit.
Detaje
Vangjush Furxhi ėndėrronte tė blinte njė raft bibloteke, Stavri Shkurti donte t'i vinte njė ēati shtėpisė qė pikonte, Agim Shuke synonte tė shiste biēikletėn e thjeshtė pėr tė blerė njė motorr, ndėrsa Ilia Shyti priste t'i rritej pensioni modest. Por asnjeri prej tyre nuk arriti dot tė realizonte ėndrrėn e vet modeste, ndėrkohė qė nė jetėn artistike ishin tė gjithė tė papėrmbajtshėm. Kėshtu vdiqėn kolosėt e artit kinematografik shqiptar, sipas njė skeme tė pėrsėritshme ku asnjeri prej tyre nuk u ankua dhe nuk bėrtiti qė s'u bė i pasur. Por pavarėsisht nga kjo, pavarėsisht edhe nga fakti se tanimė mosha e pionierėve tė parė qė bėnė epokėn interpretative tė kinemasė dhe teatrit nė Shqipėri i ka kaluar tė shtatėdhjetat duhet thėnė se ajo qė do tė ndodhė mė tej, ėshtė diēka e njėjtė me respektin qė u shumėfishua prej vitesh pėr gjigantėt e mėparshėm. Dhe ajo qė mund tė thuhet gjithmonė pėr vdekjen e artistėve ėshtė se ata janė tė gjallė. Dhe mė tej nė adresė tė tyre, nė vend tė miliona fjalėve tė tjera mund tė themi edhe njė fjalė e vetme: "Faleminderit". Dhe kjo vlen pėr gjithė brezin e krijuesve qė, megjithėse nėn diktaturė, arritėn tė na falin emocione dhe mbresa qė na e kanė pasuruar rininė tonė, duke sakrifikuar ata vetė rininė dhe jetėn e tyre.


---------------