E Enjte, 20 Maj 2004
MANASTIRI I ARDENICES, KESHTJELLA E MYZEQESE
Miranda Deda
I pozicionuar ne nje nga kodrat me te larta te Myzeqese, Manastiri i Ardenices quhet ndryshe dhe "Keshtjella e Myzeqese". Ky manastir i kushtohet te gjithe popullsise me besim ortodoks. Por ketu vijne turiste jo vetem nga te gjitha vendet e Shqiperise, por nga e gjithe bota. Ne diten e festes se Manastirit "8 shtator) pelegrine nga e gjithe Shqiperia mblidhen ne vendin e shenjte. Manastiri ka qene gjithmone nje qender kulturore, shpirterore dhe historike, shume e rendesishme per kishen orthodokse. Kjo per arsye se eshte njohur si rruga Egnatia. Sipas disa studiuesve, manastiri i ka fillesat e tij ne shekullin X. Ndersa sipas gojedhenave ai u zbulua ne shekullin XIII ose XIV gjate studimit te Epirit. Kisha kryesore "Lindja e Shen Merise" u ndertua nga mbledhja e kontributeve nga tregtaret e Voskopojes. Kisha u ngrit ne rrenojat e nje kishe tjeter te vjeter, e cila eshte shkaterruar bashke me Manastirin ne shekullin e XVII nga nje zjarr apo termet. Ne 1745 pas rindertimit te Manastirit vazhduan te jepeshin fonde per rindertimin e pjeseve te tjera te manastirit. Sot shumica e dhomave si ajo e miqve, e gatimit, etj., qendrojne ne famen e tyre origjinale.
Manastiri ze nje siperfaqe prej afro 3000 m2 e rrethuar nga nje mur guri me gjeresi 70-80 cm dhe lartesi mbi 3 metra, ne brendesi te te cilit gjenden dy kishat ajo e "Shen Triadhes" dhe "Lindja e Shen Merise", ish-biblioteka, 10-15 dhoma te murgjeve, dhoma e pritjes, e gatimit, mulliri i vjeter, etj., porta e vetme me te cilin komunikon ky manastir.
Tavanet si te kishave dhe te dhomave jane te punuara me dru dhe kane nje arkitekture te vecante dhe mjaft mahnitese. Perpara se te futesh ne kete kult te madh besimi, te shoqeron nje rruge me kalldrem prej 50 metrash gjatesi dhe 6 m gjeresi, e cila vazhdon deri ne brendesi te Manastirit.
Kisha "Lindja e Shen Merise"
Eshte kisha e vetme funksionale e Manastirit dhe njekohesisht nje nder kishat me te bukura dhe me mahnitese ne te gjithe Shqiperine. Gjithcka brenda eshte e punuar me nje teknike gati te paarritshme nga mjeshtri i madh i shekullit XVII, Kostandin Spataraku. Abioni mbi te cilin lexohet ungjilli, karriget, kandilat e vajit, shandani, vendi ku jane te vendosura ikonat, pra gjithcka ka nje arkitekture marramendese, ku vihet re punimi me mjeshteri i metaleve si ari, bronxi, bakri e deri tek gdhendja e mrekullueshme e drurit. Kisha ka nje pozicion lindje-perendimi dhe ne te dyja anet e saj jug dhe perendim muret jane te pikturuara. Ne dy radhet lart te afreskeve jane ta paraqituraveprimtarite e Jezu Krishtit nga lindja deri ne ringjallje. Ndersa ne dy radhet e poshtme jane paraqitur shenjtore te ndryshem nga shekulli I e ketej. Te gjitha keto piktura murale u bene ne 1744 nga vellezerit Kostandin e Thanas Zografi nga Korca. Po ne kete periudhe Manastirit ju dhurua nje ikone e Shen Gjon Vladimirit nga princi shqiptar Karl Topia, e cila sot gjendet ne Manastirin e Korces. Keto ikona u rikonstruktuan perseri ne vitet 1800. Duhet theksuar fakti se afresket e anes veriore jane shkaterruar totalisht si rezultat i futjes se lageshtise dhe te shiut. Ne vitin 1967 Manastiri u shkaterrua duke u kthyer ne lokal. Megjithate kisha pati demtime, por nuk u shkaterrua plotesisht dhe kjo fale priftit Irine Banushi "dhespot i Manastirit) nje njeri me kulture te gjere, qe arriti te binde nxenesit e shkollave dhe drejtuesit e tyre, se kjo kishe kishte vlera te medha kulturore dhe ishte thjesht nje veper arti.
Kisha e Shen Triadhes
Kjo eshte kisha e dyte qe ndodhet ne Manastir, dhe njekohesisht ne kete kishe ka vene kurore Skenderbeu ne maj 1451 me gruan e tij, Donika. Por nje hipoteze tjeter ekziston. Sipas saj Skenderbeu eshte kurorezuar si prijesi i shqiptareve. Nga historianet dhe studiuesit me e mundshmja ka qene martesa e Skenderbeut per faktin se ai gruan e kishte nga kjo zone. Manastiri ne ate kohe ka qene ne lulezimin e tij dhe vellai i Skenderbeut ka qene murg. Madje ne nje gadishull te vogel ne Greqi qe quhet dhe "Mali i shenjte" ka dokumente se ka jetuar vellai i Skenderbeut ne Manastirin e Hilandarit, ne te cilin ndodhet dhe varri i tij. Ne te lexohet: "Princi ilir". Madje ky manastir ka dy kodike ku flitet per provat midis Manastirit dhe familjes se Kastriotit.
Biblioteka
Manastiri ka pasur ne zoterim nje nga bibliotekat me te medha te zones se jugut. Rendesia e kesaj biblioteke ka qene se ajo permblidhte shume libra dhe dokumentacione shume te vjetra te cilat ishin te shkruara ne shume gjuhe te botes. Por gjithcka u shkaterrua vetem ne pak ore ne vitin 1932, kur biblioteka perfshihet ne flake dhe tym. Kesaj flake nuk i shpetoi pothuajse asgje pervec tre librave te vegjel qe jane epitafi i vitit 1700-1800, i cili eshte shkruar shqip me shkronja greke, nje bibel e po kesaj periudhe dhe nje liber Apostulli. Prandaj sot ekzistojne vetem guret e themelit. Brenda bibliotekes ka pasur pervec librave dhe mjaft sende te arta.
Manastiri sot vizitohet nga mjaft vizitore si te huaj dhe vendas. Kjo kryeveper eshte rikthyer ne jete vetem pas viteve '90 per besimtaret e tij. At Emanueli dhe At Efremi kryejne lutje dhe sherbesa cdo dite. Por, natyrisht me te vecanta jane ditet e diela, ne te cilat nuset mbushin kete tempull besimi per te lidhur kurore para Zotit.
Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
Krijoni Kontakt