Jetojme realitete kaq te nderthurura, ku nuk mpleksen vetem minuspluse te aferta, por edhe ekstremitete, aq sa s'merret vesh ku fillon njera e mbaron tjetra. Cdo tentim rremues ne shkaqet dhe pasojat e tyre, ne vend te arritjes ne konkluzione reale, te fut akoma me thelle kontradiktes. Kjo gje shkakton tronditje shpirterore, qe ze shtresa ne kohe edhe atehere kur raportet e kunderta zbuten ne disa pjese te tyre. Rreziku qendron ne animi dhe absolutizimi ne kete anim, duke minimizuar edhe ate pjese rrezatimi te ngrohte, qe patjeter ekziston ne shoqerine e sotme. Shprehem keshtu, pasi edhe une kam shembuj ngjashmerie ne anen e minusit, por i kam shpetuar kesaj tendence absulutizimi te se keqes. Ju kuptoj dhe ndjej, sikurse jetoj dhe ndjej realitete streses, por me nje force shpirterore kapercyese te gjendjes, nuk e kam lene dhe s'dua ta le veten te ngurtesohet ne shtresen e tmerrshme te stresit. Edhe e shkrojtura, i nderuar mik, eshte nje lloj kapercimi castor i domosdoshem, per gjendjen e renduar shpirterore. Respekt mondishall
-------------------------------------------------
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)