Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Gjendem ne durez dhe ende jam duke e formuar mendimin tim per veren e ketije viti. po shoh shume gjera kane ndryshuar.
    Ka shume per tu thene , do te ishte mire qe te gjithe te thone mendimin e tyre.

  2. #12
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    Durresi eshte mbushur plot me kosovare dhe maqedonas. Me kane thene qe vazhdojne me besnikeri xhiron e famshme te plazhit.
    Sa per plazh kam pershtypjen se s'ia vlen me, pa u pastruar jo njehere

  3. #13
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ke absolutisht te drejte.

    Shto vetem:

    Cmimet e hoteleve dhe te ushqimit

    Mungesa e aktiviteteve te lira (turisti nuk do vetem diell e uje)

    Gjendjen e spitaleve ( kur te vijne mijera turiste do te ndodhe qe dikush dhe te semuret)
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Turizem ne forme Zbori

    Midis qindra e mijera formave te ndryshme te turizmit eshte edhe ai ne forme Zbori qe e ben kur te duash ne cdo cep te shqiperise.

  5. #15
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Mire eshte qe te kritikohet, dhe me te drejte ka shume gjera qe nuk shkojne, po qe vetem te ankohesh gjithe diten ( dhe pse ka gjera qe nuk shkojne ne turizmin shqiptar) nuk me duket interesante si llogjike.
    Nuk mund te thuhet qe turizmi sdo te zhvillohet edhe per 50 vjet ne Shqiperi kur ēdo muaj ndertohen hotele , shtepi , restorante, bare...me qellim turizmin. Infrastuktura eshte larg asaj te vendeve evropiane po ka meriten te permiresohet dita dites.
    Taksa per te huajt turiste nuk merren me ne Shqiperi ne hyrje te doganave ( dhe kjo eshte vere per te favorizuar turizmin).
    Makinat paguajne 1 dollare dita per sigurimin dhe kjo nuk eshte katastrofike se aq kushton vetem 30 min parking ne nje qytet perendimor.
    Nuk eshte mire qe dhe ne nje teme qe hapet se si duhet folur mire per shqiperine te vini e te nxirrni helmin qe keni perbrenda ketu!! Te pakten mesoni te flisni dhe per gjera pozitive pasi perndryshe sju beson me njeri per ato qe thoni.
    Kam shkuar ne shqiperi pothuajse ēdo 3 muaj dhe gjithmone ka permiresime ne menyre te habiteshme, dhe pse prape kam nje thes me kritika se jetoj ne perendim, po jam i detyruar te pranoj se aty ka shume njerez qe punojn, dhe mesojne ne nje periudhe kohe shume te shkurter profesione te ndryshme.
    Shqiperia do te jete me te vertete nje destinacion i vertete dhe per pererendimoret e ne jo me shume se 10 vite. Ky eshte mendimi im
    Peshendetje
    Just God Can Judge Me

  6. #16
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Plazhi me te vertete ka zona qe nuk pastrohet, po po te vesh re ne te gjitha plazhet private nuk ka probleme me pastertine.
    Plazhi i Durresit ku ka qene hotel Adriatiku nuk njihet me nga ndertimet, eshte ber qytet me vete, dhe per mendimin tim ka dyndje te madhe ndertimesh e popullsie.
    Me interesant ne ate zone duket shkembi i kavajes deri te mali i robit ( dhe pse popullsia aty eshte shtuar jashte mase me duket ndertimet jane bere me ne harmoni me natyren ).
    Konkurenca do te filloje te rrise cilesine per mendimin tim e ndoshta do te uli disi ēmimet qe per momentin duken jane teper te larta per nje vend me ekonomi ( te pakten zyrtare ) si Shqiperia. Megjithese nuk duhet harruar qe jane biznese qe funksionojne vetem 4 ose 5 muaj ne vit dhe ēmimet nuk mund te jene njesoj si ne nje qytet ku punohet gjate gjithe vitit.
    Just God Can Judge Me

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    Me falni po Shteti nderton gje politika Turizmi dhe me duket se ka nje Ministri Turizmi. Une mendoj se ne drejtim te mikpritjes se turisteve ka pasur permisime nga viti ne vit por vetem ne shkallen e turizmit familjar ndersa nga politikat e shtetit jo. Sepse po te shikojme pastertine si ne det dhe ne toke vlen per te deshiruar per te mos thene qe eshte e tmershme,flas per Durresin qe ndoshta ka dhe numerin me te madh te turistave. Gjithashtu une jam i mendimit se mungon dhe kultura e sherbimit ne te gjitha lokalet qofshin keto edhe te nje niveli te larte ne dukje. Githashtu infrastruktura vlen per te deshiruar, pa futur sigurine fizike apo kulturen e Policeve. Gjithashtu per nje vend qe kerkon te rise numerin e turisteve duhet qe te kete pa tjeter dhe ēmime stimuluese, sepse dihet qe gjithsekush shef fillimisht xhepin,dhe po shihet se ēmimet ne i kemi me te larta per momentin atehere turistet do te marin drejtime per ku ju del me mire dhe lire. Pra gjithe kete kosto duhet ta perballoj turisti si Shqipetar dhe ai i huaj. Per sa kohe nuk do te ndihet dora dhe e shtetit turizmi do te ngele ne keto nivele qe po shohim.
    instruktori

  8. #18

    Andi Bushati

    Me shpinen nga deti

    Nje bum turistik. Qe kerkon perpunimin e nje strategjie te re. Qe te mos tentoje vetem sjelljen e pushuesve ne brigjet shqiptare, por mbi te gjitha klimen e nevojshme per rikthimin e tyre

    nga Andi Bushati





    Nje vajze me shikim te tretur nga deti, e cila mban te hedhur pas shpines nje cope te gjate te kuqe, qe mund ta maresh edhe si shall, por edhe si flamur, eshte shfaqur qe prej fillimit te veres ne mbare mediat shqiptare. Ne te djathte te saj, nje mbishkrim i dukshem me te kuqe i uron te gjitheve: "Pushime te mbara". Poshte kembeve te hijshme te vajzes dallohet sigla e ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit. Eshte hera e pare qe ne Shqiperi ka kaq shume publicitet per turizmin vendas. Ne prag te kesaj stine, qeveria shqiptare aprovoi nje fond prej 70 milione lekesh per te propaganduar mrekullite e natyres shqiptare. Vete ministri paraardhes i Turizmit, drejtperdrejt nen kujdesin e ish kryeministrit Pandeli Majko, organizoi karvane turistiko- mediatike ne disa pika te vendit. Madje edhe ne Kosove e Maqedoni. Me siguri qeveria ishte pergatitur kete vit per nje vershim pushimtaresh kryesisht ne viset bregdetare te vendit. Me aq mundesi sa ka Shqiperia, infrastukrura ne nje fare menyre ishte pergatitur. Tashme shume rruge, si ato qe te cojne drejt bregdetit jugor, si ato qe te cojne drejt Pogradecit apo Shengjinit, jane permiresuar ndjeshem ne krahasim edhe me nje vit me pare. Siguria ne vend eshte shtuar. Investimet private jane permiresuar nga viti ne vit. Po t'u shtosh ketyre propaganden e zellshme qe eshte bere ne Kosove, sidomos permes ekranit te RTK, si dhe pamundesise qe kane pushuesit kosovare per te udhetuar jashte vendit te tyre, kjo vere parashikohej vertet te ishte e mbare. Rezultatet nuk vonuan. Shifra te peraferta flasin per gati 150 mije emigrante shqiptare qe jane kthyer te kalojne pushimet ne vendin e tyre. Fakti i bllokimit te Kapshtices dhe Kakavijes si asnjehere tjeter flet deri diku per kete dyndje. Por, ajo qe eshte me e rendesishmja ka qene prurja e pushimtareve nga Kosova. Statistikat flasin per rreth 500 mije pushues qe kane vershuar drejt Shqiperise. Mjafton nje llogari e perafert per te rrokur permasat e ketij bumi. Sikur me 600- 700 mije te ardhurit e kesaj vere te benim nje llogari te thjeshte, rezultati do te ishte impresionues. Nese secili prej tyre do te shpenzonte ne Shqiperi rreth 10 euro ne dite, per nje qendrim mesatar prej 10 ditesh, brenda kesaj kohe do te perftoheshin afro 60-70 milione euro. Kuptohet se sa e rendesishme eshte nje gje e tille per rritjen e konsumit vendas. Kuptohet se c'rol mund te luaje ky bum ne ekonomine tone, GDP-ja vjetore e se ciles eshte dicka me shume se 3.3 miliard euro.

    Pikerisht se kishte kapur risine e ketij shkembimi te ndersjellte, midis kosovareve qe blejne dhe shqiptareve qe shesin, botuesi kosovar Veton Suroi, fliste pak jave me pare per nje ptatforme te re ne marredheniet mbareshqiptare, ate qe po zevendeson vllazerimin etnik me interesin reciprok. E ky eshte vetem fillimi, konkludonte Surroi.

    Por qe ky start te jete vertet i mbare nevojitet tjeter gje. Jo rralle, ardhja e turisteve shqipefoles eshte shoqeruar me probleme. Nuk jane te pakte rastet kur makina me targa te Pejes, Prizrenit e Prishtines ndalohen e gjobiten ne menyre arbitrare nga policia. Nuk jane te rralla rastet kur ata priten ne pikat tona kufitare nga punonjes qe ngjajne me mercenare e qe te lene per pese euro te presesh me ore pa e kaluar traun e doganes.

    Nuk jane po ashtu te rralla rastet kur tregtare ambulante i ngrene artificialisht cmimet, pa ashtu si edhe pronaret e dhomave apo te hoteleve. Eshte e vertete qe keta te fundit do te aplikojne tarifat qe deshirojne. Eshte e vertete qe cmimet e tyre do te levizin sipas mekanizmit te perbotshem te kerkese- ofertes. Askush nuk mund te nderhyje ne zgjedhjet e tyre. Dhe problemi realisht nuk qendron tek ta. Por rastet e mesiperme jane vetem disa shembuj qe tregojne se prej tani, me turizmin, duhet ndjekur nje politike e ndryshme. Qe pikesepari duhet te krijoje nje klime te re. Jo ate te spekulimit dhe te fitimit sot per sot. Por ate te venies se tulles se pare drejt nje investimi afatgjate. Pikerisht per kete, strategjia e ndjekur deri me tani, ne mos do ndryshuar, sepaku duhet retushuar. Perpara se te perpiqet te demonstroje jashte dhe brenda kufijve mundesite qe ofrojne zonat turistike shqiptare, organizmat shteterore duhet te perpiqen te sensibilizoje ambientin vendas per nje mentalitet te ri dhe nje sjellje te re, ndaj kujdo qe vjen te shpenzoje ne Shqiperi. Ndaj vajza e hijshme qe shihte nga deti, nuk ka pse te mos kthehet tani per t'u buzeqeshur te ardhurve. Per t'u treguar se ne kete vend jane te mirepritur dhe gjithcka eshte ne sherbim te tyre. Kjo eshte sfida e domosdoshme per te mbajtur dhe shumuar ata turiste, qe kete vit zgjodhen te pushojne ne Shqiperi.

  9. #19

    Garip Troci

    Ne bregdetin e Durresit dhe te Kavajes mund te vesh re vetem disa cadra te ngritura dhe pak njerez qe levizin ne te. Plazhistet kane perfunduar sezonin e radhes me kujtime te mira dhe pakenaqesi. Mbetjet urbane me shqetesuese dhe uji jo i paster, ndersa sherbimi ka qene i nivelit te kenaqshem.

    Durres- Zona e plazhit trishtohet nga braktisja e pushuesve. Kosovaret jane me te shumtit qe kane perfunduar sezonin, ndersa kane mbetur me cadrat ngritur vetem zyrtaret e pushtetit vendor dhe administrata e ndonje ministrie. Vete plazhistet ne largim jane shprehur se kushtet e ndenjes dhe te gatimit kane qene te mira, cmimet goxha te kripura, por keto do te perballoheshin pa probleme nese rera dhe uji do te ishin me te paster. Nga Durresi ne Kavaje shtepite dhe hotelet kane qene te mbipopulluara, por infrastruktura ka lene per te deshiruar, cka sipas drejtuesve te dy bashkive eshte nje detyre per viti e ardhshem.

    Kosovaret, frekuentuesit me te shumte

    Kete vit, me shume se cdo vit tjeter, frekuentimi i plazhit qe nga Ura e Dajlanit deri ne Karpen te Kavajes ka qene jo i zakonshem. Sidomos prezenca e kosovareve qe jetojne ne Perendim dhe atyre qe jane me familjet e tyre ne Kosove ka qene e dukshme. Pervec hoteleve me emer si "Florida" e "Egnatia", ata jane akomoduar dhe ne shtepite private ne zonen e plazhit, sidomos ne ate te hekurudhes se Ilirise, Shkembi i Kavajes e te Golemit. Ne qofte se ne vitin e kaluar sipas disa statistikave te peraferta flitej per 70 mije kosovare te ardhur ne zonen e plazhit te Duresit, deri ne kufirin natyror te tij me Kavajen, kete vit mendohet per tre here me shume. Kryebashkiaku Miri Hoti thote se nuk ishin te pergatitur per je fluks te tille. Gjithsesi, rendi ne rremujen gazmore te plazhit ka qene ne nivelin e kenaqshem dhe ne saj te planeve konkrete e te detajuara te policise se Durresit e asaj te Kavajes. Edhe ne Spille, pervec policise se rendit per t'u ardhur ne ndihme pushuesve u instalua sherbimi i policise rrugore. Nje postbllok i levizshem 24 ore operoi ne zonen e Golemit.

    Cmimet te kripura, kushtet jo komode

    Pronaret e hoteleve dhe te bar-restoranteve, por edhe te shtepive private, ne saje te ketij fluksi te madh te pushuesve moren fitime te kenaqshme, por edhe konkurenca midis tyre levizi ne nivele te reja. Edmond Murrizi, pronar i hotel restorant "Edi" ne Golem, tregon per "KJ" se per 15 dite nje pushues ne fshatin turistik qiraja i kushtonte deri ne 50 mije leke te reja. Kurse ne motele qiraja arriti 40 mije leke te reja e ish-kabinat 20-25 mije leke te reja. Ne Golem fshat ne shtepite private qiraja ishte me e ulet, nga 15 mije deri ne 20 mije leke te reja. Vetem nje dreke me 4 veta kishte nje kosto deri ne 50 mije leke te vjetra. Me te preferuara per pushuesit ishin pjatancat e peshkut q-_onaret e ketyre restoranteve e sillnin nga Divjaka, apo deti Jon, sidomos nga Saranda ku kete vit pushuan dhe personat VIP te politikes, por edhe te letersise e te artit. Edhe hotel-restorant "Edi", tregon Mondi qe ka mbaruar per gjermanisht, eshte frekuestuar vitet e kaluara, por dhe kete vit nga VIP-at qe nga Ilir Meta, Luan Rama e deri tek avokati i mirenjohur Spartak Ngjela dhe kreu i ballit Shpetim Rroqi. Madje ketu pushonte dhe Teodor Keko qe vdiq para pak ditesh. Ish-presidenti Meidani, thote Mondi, preferonte hotel-restorant me 4 yje "Pameba". Rera ka qene e paster ashtu dhe deti, shton ai, ne kete zone te preferuar te Golemit, por mungesa e infrastruktures rrugore, pastertia i mbajne ende larg turistet e huaj. Eshte paradoks i madh qe ne plazhin e Durresit prej Ures se Dajlanit, deri ne Iliria, te mos kete tualete publike. Dhe ato te ish-komunales jane zaptuar nga disa te forte. Me te drejte nje avokat nga Golemi thoshte se "boll mire e kena kalu me pranine e plehrave dhe mbetjeve urbane, qe ta prishin boll terezine e pushimit". "Por kjo vitin e ardhshem mund te ule fluksin e kosovareve qe erdhen te pushojne kete vere ne Durres", thote kreu i bashkise se Kavajes Islam Veliu. Papastertia eshte e theksuar, shton ai, megjithese pronaret e 200 hoteleve e paguajne taksen e pastrimit. Ai eshte dhe kunder pranise se dukshme te policise ne zonat e plazhit dhe kerkon zevendesimin e tyre ne keto zona me agjente krimesh civile, sic i ka Perendimi. Sigurisht mungesa e infrastruktures rrugore, por edhe disiplinimi i rrjetit te ujerave te zeza nepermjet punimeve inxhinierike para se te ndertohen vilat, plehrat etj, mbeten mesazhe per nje pune te organizuar ne strategjine e zhvillimit te turizmit ne Durres e Kavaje per vitin qe vjen e me pas. E qe tani kur kane mbetur tek-tuk vetem ndonje cader ku pushojne e meditojne mysafiret e fundit qe jane me shume kosovare e zyrtare te pushtetit vendor, deri ne ministrite per keto mangesi jo te vogel duhet menduar seriozisht.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75
    Turizmi ne nje shkalle te dukshme dhe qe te ndihmoje ndjeshem ekonomine, nuk mund te ndertohet kurre sipas qefeve pa plan te individeve apo organizmave te ndryshem.

    Per me teper, ne nje vend si Shqiperia ku mungon pothuajse teresisht struktura e mirefillte e mikpritjes turistike, si dhe eshte joekzistente infrastruktura mbeshtetese, lenia e zhvillimit turistik ne parametra sporadike e te pakontrolluara mund te jene fatale. Nje shembull i mire per te pasqyruar kete "fatalitet" eshte bregdeti i Durresit qe sa vjen e kthehet ne dicka qe gjithcka mund te quhet por ama, "turistik" nuk mund te quhet.

    Zhvillimi i nje turizmi modern dhe te mbeshtetur ne kohe(sustainable tourism) kerkon nje strategji kombetare zhvillimi ose sic mund ta quajme thjesht nje"Masterplan turizmi"

    Faktikisht nje masterplan i tille i detajuar e modern hartuar nga GTZ-ja ekziston tashme prej disa vitesh, madje i eshte paraqitur me kohe Qeverive Shqiptare, e megjithate nuk verehet asnje perpjekje nga keto te fundit per te zbatuar qofte edhe disa pika kryesore te tij , qe mund te sherbejne si themelet e zhvillimit te nje sektori turistik modern ne vend.

    Duket se eshte ne interes te nje pjese te pushtetareve ta mbajne peng zhvillimin e turizmit shqiptar, per te evituar konkurrencen qe ndoshta mund te sillte falimentimin e shume objekteve turistike qe jane ndertuar nga parate e pista te ketyre pushtetarve dhe qe ne gjendjen e sotme te turizmit shqiptar gezojne ekskluzivitet dhe fitime te majme.



    Persa i perket asaj qe permendi dikush ketu per kushtet qe ofrojne hotelet ne Shqiperi, mund te them se nuk jam aspak dakord me mendimin se ato jane me poshte se hotelet me te njejtat yje ne Itali, Spanje, France etj

    Perkundrazi hotelet ne Shqiperi ofrojne shpeshhere kushte shume me te mira se objekte te te njejtin nivel ne keto vende.(sigurisht flasim per hotele me 2deri 3 yje jo per hotele luksi) Kete e them nga reagimi i te huajve dhe nga eksperienca e personave shqiptar qe kane udhetuar dhe ndenjur ne hotele te ndryshme neper keto vende.

    Cmimet jam dakord qe jane te larta sidomos krahasuar me nivelin ekonomik te vendit ne pergjithei e sherbimit ne keto hotele qe shpesh le mjaft per te deshiruar ne vecanti. Keto cmime jane relativisht te larta edhe ne krahasim me vendet fqinje me nje sektor hotelerie mjaft te konsoliduar si ne kushtet fizike qe ofrojne per akomodim po ashtu edhe ne nivelin e sherbimeve.

    Per sa kohe qe qeverite do te vazhdojne te ndjekin nje politike mosperfillse dhe te mbeshtesin zhvillimet sporadike ne turizem, zor se do te kemi permiresim, per te mos thene se do te kemi keqsim te gjendjes. Prandaj duhet qe qeveria te nxjerre Masterplanin e pluherosur nga syrtaret ku e ka harruar dhe te filloje te mendoje e veproje konkretisht per zbatimin e kesaj strategjie ne shkalle kombetare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armando2001 : 14-09-2002 mė 14:48
    Live and let live!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Bashkim Gazidede prononcohet nė media pėr ish-detyrėn si kreu i SHIK
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •