Kreu IX
Atje, ku mbi nje korie te virgjer pyjesh te dendura ngrihet nje shkemb I zhveshur, ishin ulur dy veta. Poshte, ne skaj te pyllit, kullosnin kuajt e lidhur pas drureve. Ne vithet e secilit kishte nga dy canta. Druret ngriheshin si nje mase kompakte. Ato ngriheshin me qindra fut drejt qiellit, me trungje te trasha dhjete-dymbedhjete fut. Kishte dhe drure shume te medhenj. Gjithe mengjezin ata kishin udhetuar kaluar neper gryke, permes nje korie te pakalueshme, dhe vetem ketu, prane shkembit, dolen nga pylli dhe vetem atehere e pane te gjithe pyllin.
Nen kembet e tyre, sa te hante syri, permes nje tymi te kuqerremte, zgjateshin varg njeri pas tjetrit malet e largeta. Nuk kishin ane e fund keto male. Ato ngriheshin varg deri ne horizont, ku shkriheshin me mjegullen, ndersa pas tyre te behej sikur shikoje pafundesine. Pylli shtrihej si nje mur vigan, qe zgjatej per ne veri, ne jug, ne perendim dhe ne lindje, I paprekur, I pamposhtur, duke mbuluar token me nje veshje te forte.
Udhetaret sodisnin pa u ngopur bukurine e natyres; dora e djalit shtrengonte fort ate te shoes se tij; ketu ata kalonin muajin e mjaltit, ketu ne pyjet e Mendocinos. Veshja e tyre ishte e thjeshte: ajo nje kostum te perdorur me ngjyre te erret, ai kominoshe dhe kemishe leshi. Qafa e tij e perzhitur nga dielli ishte e zbuluar; I madh, I fuqishem, ai dukej si banor I vertete I pyjeve dhe shkonte shume me druret e medhenj te pyllit. Te jetonte me te ne pyll, ne pyllin e tij, ishte per vajzen nje lumteri e vertete.
--Po, ketu eshte shume here me mire e me bukur se cme ke treguar ti, vigani im I dashur, -- tha ajo, duke u mbeshtetur ne nje krah per ta pare me mire shokun. Te gjitha keto ne I shohim bashke, vetem te dy
--Dhe sa gjera te bukura do te shohim! shtoi ai dhe ja mbertheu doren me te dyja pellembet e tija.
--Jo, ne fillim do te rrime ketu! ju lut ajo. Pylli I erret nuk do te me merzise kurre po te jem me ty! Ai drejtoi trupin, u ul dhe e mori prane. I dashur! I peshperiti ajo pastaj. Kisha humbur cdo shprese se do te mund te gjeja dashurine e vertete.
--Kurse une nuk kam menduar kurre per kete. Por une me siguri e kam ndjere gjithmone qe do te te takoj nje here. Je e lumtur?
Ne vend te pergjegjes, ajo ju var ne qafe, dhe te dy hodhen veshtrimin tej pyjeve te pafund.
--A te kujtohet qe te kam treguar si ja mbatha nga ajo mesuesja kuqalashe? Kisha ardhur ketu per te paren here, por per mua dyzet apo pesedhjete milje ne dite ishin zbavitje. Tamam lekurekuq, apo jo? Atehere nuk mendoja per ty. Gjah kishte pak ketej, por trofte sa te duash. Neper keta shkembinj jetova atehere. As nder mend nuk mund te me shkonte se do te kthehem ketu me ty me ty!
--Dhe kampion boksi! qeshi ajo.
--Jo, per kete nuk mendoja fare. Babai gjithmone me thoshte se keshtu do te ndodhte, dhe une I besoja. Ishte shume I zgjuar. Njeri I madh!
--Por atij nuk I shkonte nder mend se ti do ta braktisje ringun.
--Nuk e di. I fshihte me shume kujdes nga une anet e erreta te boksit; sigurisht, kishte frike per mua. Te kam treguar per kontraten e tij me Stubnerin. Ne te ai ngrinte me force te madhe ceshtjen e ketyre ujdive. Marreveshja e pare e pandershme, dhe kontrata e humbiste vleren e saj.
--Dhe, megjithate, ti ke qejf te ndeshesh me Tom Kenemin. A e vlen barra qirane?
Ai e veshtroi ne sy.
--Po ti, a ke qejf?
--I dashur, une dua qe ti te besh ate qe deshiron!
Dhe ju duk e habitshme qe keto fjale I tha ajo, qe ishte me kokefortja, me tekanjozja e Sengstereve. Por e kuptoi qe tha te verteten dhe kjo e gezoi.
--Ama si bombe do te bjere! tha Pati.
--E cfare bombe? Nuk e kuptoj?
-- Edhe vete nuk e kam menduar si duhet. Ti mund te me ndihmosh. Se pari, do tja hedh edhe Stubnerit edhe sidikates se boksiereve. Do tua punoj mire. Do ta hedh Kenemin qe ne raundin e pare. Per here te pare ne jeten time do te behem I keq! I shkreti Tom Kenem! Do te jete viktima kryesore, megjithese nuk bie me poshte nga batakcinjte e tjere. E di cfare, kam nder mend te mbaj nje fjalim ne ring! Nuk ka ndodhur ndonjehere, por suksesi do te jete I padiskutueshem; do te zbuloj para publikut te gjitha te fshehtat e boksit! Boksin ata e kane kthyer ne loje komerciale dhe kjo prish gjithe punen. Pa shiko, qe ketu, para teje, e fillova fjalimin.
--Sa do te dodja te degjoja, -- I tha ajo.
Ai e veshtroi, sikur po vinte ne peshe te gjitha anet e mira e te keqia qe do te kishte ardhja e Modit ne ndeshje.
--Do te gezohesha shume. Por nuk besoj te kaloje pa ndonje skandal. Nuk dihet cmund te ndodhe kur te filloj te flas. Por te jap fjalen: sapo te mbaroj, do te nisem e do te vij te ti. Kjo do te jete ndeshja e fundit e Glendonit te Ri ne ring, e fundit fare!
-- Po ti nuk ke mbajtur kurre fjalime ne jeten tende, I dashur, -- foli ajo me njefare medyshje. Po sikur te mos kesh sukses?
Ai tundi koken I vendosur.
--Mos harro se une jam irlandez. Dhe ska irlandez qe sdi te flase. Qeshi me ze te larte dhe shtoi: -- Stubneri kujton se kam luajtur mendsh. Po te martohesh, nuk stervitesh dot me, me tha. E ckupton ai nga martesa? Ai vetem nje gje di: te bleje kapital te patundur dhe te rregulloje ndeshjet e boksit. Por kesaj radhe do te me shohe bashke me te shkretin Tom. Me te vertete qe me vjen keq per Tomin.
--Me sa duket, Bisha ime e Terbuar ka nder mend te egersohet e te terbohet me te vertete kesaj radhe! tha ajo.
Ai qeshi.
--Do te mundohem! Ndeshja e fundit, e kupton, e fundit fare! Pastaj ti, vetem ti! Apo te mos e bej fare as kete te fundit! Me thuaj!
--Si sdua? Une e dua viganin tim keshtu si eshte, le te beje cte deshiroje. Kur ke ti qejf te ndeshesh, domethene se kam edhe une. Si do te thoshte ti sikur une te ngulja kembe: <<Dua te luaj ne skene ose te shkoj ne Oqeanin e Qete, ne Polin e Veriut>>?
Ai foli mendueshem dhe shume seriozisht.
--Sigurisht, do te te thosha: <<Bej si te duash! Ti je ti; gjithmone te jesh ajo qe je dhe te besh ate qe deshiron>>. Une te dua pikerisht se ti je ti!
--Dhe qe te dy jemi budallenj te dashuruar! peshperiti ajo kur ai e leshoi.
--Mrekulli! thirri ai.
Ai u ngrit, mati me sy lartesine e diellit dhe zgjati doren drejt pyllit te dendur, qe mbulonte vargun e maleve te ndricuara nga rrezet e kuqerremta te perendimit.
--Do te na duhet te fleme ne pyll sonte. Deri ne stacionin me te afert nuk ka me pak se tridhjete milje.
Krijoni Kontakt