Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    10-07-2002
    Vendndodhja
    Vjene-Austri
    Postime
    4

    A e duam dhe e respektojmë ne, Shqiptarët, Shtetin?

    Po te shqyrtojme periudhen qe nga perandoria osmane e ketej dalin nje varg pyetjesh por mbi te gjitha do te vecoja disa:

    (ne pyetjet e meposhtme fjala shtet nuk duhet te ngaterrohet
    me fjalen atdhe)

    1- A e shikon shqiptaret Kete perandori si shtetein e tyre?

    2- A i respektonin shqiptaret sa duhet ligjet e kesaj perandorie?

    3- A qe kjo perandori shkaktare qe shqiptari ta shikonte "shtetin"
    si armikun e tij dhe jo si mbrojtesin e tij?

    4- Pas rrezimit te kesaj perandorie shteti i ri qe u krijua a kishte
    peshe sa duhet ne mendjen dhe zemren e shqiptarit apo fjala
    e te parit te fisit ishte mbi ligjin e shtetit?

    5- Gjate periudhes kohore te "xhaxhi policit" zbatohej ligji se
    duhej zbatuar apo nga frika?

    6- Gjate periudhes se ndryshimeve demokratike(qe nga 1990 e
    deri me tani) a dogjem veten apo i beme inat shtetit?

    7-Pas "dashurise se madhe" qe tregoi shteti jugosllav per
    Kosovaret a do ta duan edhe ato shtetin e tyre ne menyre
    te sinqerte?

    8- A do te vije dita qe edhe ne shqiptaret po te shikojme nje
    demtim te shtetit apo shkelje te ligjit ne menyre vullnetare te
    denoncojme prane organeve perkatese kete gjest?

    ju ftoj qe tju pergjigjemi se bashku ketyre pyetjeve

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75
    Ndoshta pyetja e pare qe duhet bere eshte:


    A e duam dhe e respektojme ne shqiptaret veten???

    Me pergjigjen e kesaj pyejtjeje u jepet pergjigje edhe shume pyetjeve te tjera.
    Live and let live!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anëtarësuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301
    une per vete PO. sepse mendoj se mund te bej hajer me mire, kur shteti eshte i konsoliduar. dikush tjeter jo, sepse i intereson me shume anarkia. gjithcka eshte sipas interesave!!!!!!

    pershendetje....
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

  4. #4
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Cdonjeri duhet ta respektoje shtetin ....
    sikur respektojme njeri tjetrin .....

    KY eshte mendimi im.....sesa realizohet mendimi im nuk e di......
    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís;
    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anëtarësuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301
    ehhhh letersia76...ti thua "duhet ta respektoje"...por ne shume raste ka konflikt interesash!!!
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

  6. #6
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Nuk besoj se do te ndikonte e kaluara,nqs nje qeveri do te bente dicka per popullin ,sigurisht nuk pres te behen me urdher te peshkut,por te pakten vete shteti te tregonte se respekton qytetaret e vet ateher do ta respektoja dhe une.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anëtarësuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301
    a je i bindur per kete qe thua ari32???
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

  8. #8
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Po mos te isha nuk do ta shkruja,ky eshte mendimi im.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Me pelqyen te dyja pikat qe ngrejne Armando dhe Ari:

    1. A e respektojne shqiptaret vetveten?
    2. A e meritojne pushtetaret respektin e shqiptareve?

    Njeriu kur humbet respektin per vetveten si nje qenie me karakter, principe e aspirata, humbet edhe qellimin e egzistences. Fale kesaj ai manifeston vese te pakonceptueshme si rrjedhoje e prishjes se nje ekuilibri te brendshem. Pesimizmi kthehet ne urrejtja dhe urrejtja ne dhune. Dhuna sjell shkaterrim.

    Jam dakord edhe me Arin, qe shteti si institucion i ngurte, ka edhe pjesen e vet amorfe qe ndryshon dhe i vesh institucionit ngjyrat e celura te respektit dhe autoritetit te ligjit, ose ngjyrat e erreta te nje shteti policor, te korruptuar e me rradhe. Perpara se te kerkosh qe te te respektojne, duhet tu falesh njerezve respektin e duhur. Kjo shprehje mendoj une vlen edhe per ata qe marrin pushtetin per te drejtuar shoqerine shqiptare.

    Pika e trete qe une do te ngrija eshte: A ja dine shqiptaret vleren shtetit demokratik? Kjo eshte e diskutueshme dhe e shpi diskutimin ne nivel subjektiv ku secili e gjykon sipas mendjes se vet. Tek shqiptaret mungon kultura demokratike e ndertimit te nje shoqerie demokratike, pasi historia jone e shkuar na kish rezervuar nje drejtim tjeter te mbrapshte.

    Qe te respektosh nje njeri, duhet ta njohesh ate me mendimet dhe qendrimet e veta. E njejta gje vlen edhe per shqiptaret, qe perpara se te respektojne shtetin demokratik, duhet te njohin pergjegjesite e tyre si shtetas, dhe detyrimet e shtetit karshi tyre. Shume pak eshte punuar ne kete drejtim ne keto 12 vjet tranzicion dhe eksperienca e vetme qe shqiptaret kane me shoqerite demokratike eshte ajo eksperience qe kane akumuluar ne mergim ne vendet perendimore.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anëtarësuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301
    dakort ari32 vetem se me tingelloi pak si cuditshem!!
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarët s`kanë pse të druajnë nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  2. All-llahu ka thënë
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-01-2007, 07:25
  3. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  4. Shqiptaret, sa kokeforte
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 18:55
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •