Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 31
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Khalik je shume interesant ne pergjigjen tate dhe do te e pranoja pjeserisht ate qe thua.
    Por qe te quash shqiptaret armiq te organizimit politik kjo do te ishte nje gabimi i madh te thuhej.
    ketu ka dy rruge:
    Ose ti nuk di cfare ka ndodhur ne historine shqiptare
    Ose ti e di dhe ja fut kodra mbas bregut.
    Do te te keshilloja te lexoje pak historine e Shqiperise dhe ndoshta mbas koncentrimit tend te kujdesshem do te nxirrje nje konkluzion te qarte persa i perket organizimit politik.
    Pershendetje

  2. #22
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Bashkeatdhetari im Gjethi ,keni te drejte ,mbase bera gabim kur u shpreha se : shqiptari eshte armik i organizimt poltik.
    Por me thene te drejten ,i bazuar ne ate pak istori qe di , ne cdo kohe qe ndermernin shqiptaret ndonje fushate (luftarake ,revulucionare ,perfituese etj.) nuk u bazonin ne qellime te largeta (qe eshte cilesi kryesore e mendimit politik) por ne probleme te castit psh. ne kohen e Skenderbeut gjthe ai organizim i madh i kombit ishte si fryt i luftes kunder te pushtuesit dhe temat e tjera qe e shqetesonin kombin tone nuk doli njeri ti sgjidhi.
    keshtu per fat te keq ndodh eshe sot ,Shqiptari mendon vetem ca do perfitoje ne momentin e vecante dhe jo per te nesermen prandaje eshte veshtire qe ne Shqiptaret te bejme perpara.Por megjithate une nuk mohoje shume gjera te tjera te mira te kombi jone (qe te mos keqkuptohem)
    Faleminderit per verejtjen tuaje

  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Khalid deshiroj edhe une qe te theksoj te njejten gje ashtu si edhe ti qe gjithshka ngelet, nuk e di si mund te ta krahasoj si nje propozim ne leter dhe qe burokratet tane kane zene si fare e ferres rushin dhe nuk e lene te piqet.
    Ne Shqiperi ka pasur figura dhe ka, qe mund te bejne gjithshka te mire ne sherbim te atdheut dhe ky nuk eshte faji i tyre, por i disa te tjereve qe historikisht jane shitur per interesa te ndryshme.
    Organizimi politik ka qene dhe mbetet si organizim qofte ky i mire qofte ky i keq por jo antiatdhetar.
    Shqiptaret e duan shtetin dhe tashme ne duam ta shohim te ndryshoje rrenjesisht ne kete zhvillim shekulli te ri, por sic e thashe me lart:
    Kur ferra ishte e vogel e pyeti rrushin se a me le nje cike vend se me eshte marrur fryma, dhe rrushi si human qe ishte i la vend.
    Por ce do se mbas ca kohesh ferra i kish marre frymen rrushit dhe rrushi i thosh, po te lutem moj ferre me ler pak vend se me vdiqe dhe ferra si ferre qe ishte as qe mor mundimin te terhiqet por perkundrazi e beri qe te thahet dhe tashme mezi prodhon ca kokrra per te mos u shuar.
    Khalid une nuk e ve ne dyshim diturine tende dhe te respektoj tashme kur ti kerkova nje fare ndjese qe ndoshta nuk ishte e nevojshme, sepse ne shkrimet tuaja dukesh njeriu i mire.
    Naten e mire

  4. #24
    Ekonomist
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Jam i mendimit qe shqiptaret nuk e duan shtetin.Gjithmone i kane vene minat atij.

    Po ta donin,nuk do ta kishin shkaterruar siç bene ne 1997-en
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Ne 97-en o Berto e rrezuan jo shqiptaret por komunistat dhe komplotet e huaja qe nuk duan qe Shqiperia te behet shtet.
    Kaq duhet ta dish lum vllai.
    Lojnat smbarojne kurre.

  6. #26
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Ohh te dashur sa dy gjera antagonista jane keto...dmth shqiptaret dhe organizimi i tyre ne shtet.

    Ne mentalitetin anti-shtet e kemi te skalitur ne kodin gjenetik. Ne fakt ne historikisht deri ne 45 kemi perfaqesuar nje bashkesi fisesh apo klanesh seicili ne hesap te vet. Deri ne ate kohe duke perjashtuar ketu disa arritje te Zogut ne menduam si nga krahina, funksionuam si nga krahina, beme gjerat per krahinen.....patriotizmi yne nuk i kaloi guret e krahines apo te mehalles, interesi yne po ashtu, ne kurre nuk luftuam bashke, kurre nuk punuam bashke dhe kurre nuk funksionuam bashke. Keto te gjitha jane veti anti-shtet qe na kane qeverisur ne per 500 vjet.

    E keqja eshte se edhe pas 50 viteve shtet absolut ku rregulli dhe disiplina arriti majat me te larta, e me te edhe vete civilizimi, ne perseri u kthyem ti shembellejme fiseve te Angoles apo atyre te amazones per nga organizimi shoqeror. Thone se ata qe nuk kane nevoje per shtetin jane ose ZOT-er ose barbare te eger. Ata jane llumi i civilizimit ku kaosi e anarkia mbreteron e ku asgje nuk ka shprese per zhvillim.

    Ja pse te dashur edhe filozofet me te medhenj perendimore, si Locke, Mill, Hume etj etj mbi filozofine e te cileve eshte ndertuar praktikisht struktura legjislative e shtetit amerikan, kane pohuar se kaosi dhe anarkia eshte e keqja me e madhe qe mund te perjetoje nje shoqeri, perballe se ciles dikatatura eshte parajse.

    Duke konsideruar kete fakt te provuar historikisht, dhe karakterin e shqiptarit, ne nuk mund te bejme ndryshe vecse te pranojme faktin se per shqiptaret diktatura nuk eshte thjesht nevoje por DOMOSDOSHMERI. Te drejtat e lirite jane per mua ideale turmash qe kenaqin turmat dhe instinktet e tyre prej kaosi. Shqiptaret jo vetem qe nuk jane gati per keti liri e te drejta, jo vetem qe ata abuzojne me to, por ne menyre teper te qarte i japin atyre tipare anti-shtet me pasoja katastrofike.

    E vetmja revolte e drejte e shqiptareve ne fakt ishte ajo e 97. Kete e ben te drejte fakti se niveli i ndergjegjes sociale qe kishin shqiptaret ne ate kohe ishte teper larte dhe teper alert , fakt ky qe nuk mund te mos gjeneronte revolte perballe abuzimeve kaq te hapura kaq te drejtperdrejta kaq anakronike dhe kaq katastrofike te shtetit shqiptar ndaj tyre qe i katandisi 10 here me keq se komunizmi. Qe shqiptaret te mos reagonin me revolte ne 97 do te thoshte se ata nuk mesuan asgje per 50 vjet. Me tej do te thoshte se ata jane nje tufe delesh te privuara nga cdo privilegj te menduari qe rrine urte dhe heshtin edhe perpara abuzimeve apo keqtrajtimeve kaq te hapura dhe fatale, si ato te shtetit te PD.

    Sa per komplotet e huaja. Ky variant sigurisht se shpejti do behet edhe estrade se per nja 50 vjet e lakoi Enveri per ti genjyer shaiptaret (te pakten ai kishte ca te drejte) e tani sigurisht ska se si tia leme vendin bosh endrave ne diell si keto. Qe te pohosh kete duhet te pranosh pikerisht ate fakt qe une permenda me siper. Pra qe shqiptaret jane nje popull teveqel e truthare qe edhe pse vidhet e abuzohet ne mes te dites deri ne qindarken e fundit nuk duhet te protestoje. Le te dalin bankat ne cdo shtet te botes e te deklarojne se 70% te klienteve te tyre kane humbur gjithcka dhe ta shikoni se cbehet. Njerezit do emigrojne ne shqiperi se do iu duket parajse.

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Taraso te kuptoj fare mire ne shkrimet tuaja, por ceshte me interesantja ti nuk kupton dhe dallon ndryshimet midis komplotit qe ju be shqiptareve ne 97 dhe arsyet se perse ndodhi keshtu.
    E ku kishe degjuar qe keto lloj piramidash te kishin lindur me pare?
    E dyta kush ishte i interesuar qe Shqiperia te shkaterrohej dhe jo te ndertohej?
    E di ti cfare ne kemi hequr gjate historise sone me fqinjet tane dhe me superfuqine e botes Rusine gjate lindjes se komunizmit e me pas?
    Perse ndodhi keshtu di gje ti?
    Perse te pakten u shkaterruam me keq se kurre ne historine tone?
    A thua valle vetem ky lloj zemerimi popullor do te krijonte efektin shkaterrimtar te shtetit qe dikush mund te kish sajuar?
    Miku neqoftese dhe tani akoma nuk e ke kuptuar te verteten e Piramidave me vjen keq qe do te jetosh akoma me gjate me endrren se Berisha ish ai qe sajoi keto piramida.
    Eshte folur shume per keto lloj piramidash saqe me ben pershtypje tashme qe ti nuk di gje.
    E thjeshte do te ishte qe te mos jesh alergjik ndaj semundjeve te vjetra qe kane mberthyer te gjithe evropen lindore.
    Shendet

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-11-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    1
    propozimi i bunes me duket interesant.
    le te provojme ne kete menyre dhe te shikojme statisticat
    :j

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tarasi, edhe flet per te mirat e disiplines e Shtetit e je kunder anarkise edhe hedh kte mendim "gjenial" se :
    " E vetmja revolte e drejte e shqiptareve ne fakt ishte ajo e 97".

    E kam thene dhe me pare ne shkrime tjera dhe e perseris..

    Asgje nuk eshte me flagrante e me qarte se revolucioni i 97-tes.

    Nuk ka nevoje askush te zhbiriloje arkivat e Stambollit e Vatikanit per te ndricuar ngjarje si e 97-tes.
    Ajo eshte e gjalle dhe e fresket sepse ndodhi tani ne kohet e reja ..ne kohet televizive e kompjuterike ..ne syte e botes..te burrave e grave e femijve Shqiptare.

    Te jesh Per shtet e te simpatizosh rebelizmin e 97-tes eshte si te jesh per lindjen e femijve e te shkelmosh gjinekologun e ti vesh tritol maternitetit..


    97-ta eshte simbol i Anti-shtetit..eshte fyerja me e rende qe i eshte bere Skenderbeut e Lidhjes Prizrenit.. Rilindasve e Ismail Qemalit..Arbereshve e Kosovareve..deshmoreve te te gjitha koheve..bile dhe deshmoreve partizane..

    Aq i turpshem eshte 97-ta sa as vet autoret nuk guxojne te mburren me te por perkundrazi ja veshin ate kasaphane te tjereve..

    Kurre as pardje bile Gjinushi, nji nga strateget e 97-tes nuk e pranon se ka gisht ne te por akuzon Berishen, presidentin e kohes.
    Jo me kot dhe "heroi" i 97-tes, Zan Caushi, ndodhet ne qelite e burgut..

    97-ta eshte epilogu i Stalinizmit Shqiptar dhe prelud i nji epoke barbarie te ciles nuk i dihet fundi..

    Keto dite Kreret e rebelizmit po bashkohen RReth bandes Mejdan-Gjinush-Klos e Rrogoz dhe shteti mund te ndodhet perseri para nji anarkije te re te tmershme.

    Marreveshja NANO-Berisha qe ka si baze nji mirkuptim, nji kompromis Historik te nevojshem e arsyeshem u sulmua ashpersisht nga "fondacioni" i Rebelizmit te 97-tes.

    Afrimi i Nanos drejt Mirkuptimit me Berishen shikohet me Tmerr nga strateget e autoret e 97-tes.

    Nano po braktiset nga PS.
    PS e do Nanon vetem si Hajdut..si shok hajdutesh..si gangster e maskara..
    Nji Nano i tille eshte i pranushem per PS staliniste-mafioze.
    Nji Nano i emancipuar qe gervisht "fondacionin" rebelo-mafioz eshte i rezikshem dhe i pa pranushem per Mafien staliniste 1942-2002.

    Prandaj ata po bashkohen dhe nuk eshte e larget dita qe NANO ose do kthehet ne gjirin e tyre si nje Bandit e shok banditesh ose do flaket nga Ps si deviator e tradhetar..

    KLOSI qe simbolizon PISLLEKUN 60 vjecar stalinist 1942-2002 eshte guri i proves i PS-se.

    Parlamenti i ketyre diteve eshte shume me regresiv e stalinist se Kongreset e para te PPSH-se 50 vjet me pare.


    Ti ke "lajthitur" i thone NANOS Partia e tije..O me ne o me ata..
    Zgjidh e merr..i thone ujqerit qe po mprehin dhembet per nji grusht te ri shteti qe mund te shkoje deri ne kasaphane..


    Zoti na ruajt !

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    O Braro deri diku fole mire, e me pas kalove pak ne subjektivizem.
    E gjithe politika shqiptare eshte e paafte.
    Kjo do te ishte pergjigja me e mire.
    Shendet

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarët s`kanë pse të druajnë nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  2. All-llahu ka thënë
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-01-2007, 07:25
  3. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  4. Shqiptaret, sa kokeforte
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 18:55
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •