Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    C'shqiptarizimi po mer permasa te medhaja:

    Shtetesia shqiptare, firmosen 300 "braktisje"

    Presidenti i Republikes, prej fillimit te vitit, ka nenshkruar 6 dekrete te posacme, duke plotesuar mbi 300 kerkesa per lenie te shtetesise shqiptare. Arsyeja: "Premtimi ose marrja e shtetesise nga nje vend tjeter". Lista e plote, ndersa jane shtuar edhe 46 shqiptare te rinj

    Elton METAJ

    Mbi 300 persona kane lene shtetesine shqiptare prej fillimit te vitit 2004, me dekrete te posacme te Presidentit te Republikes. Kreu i Shtetit ka hedhur firmen prej janarit ne 6 dekrete, duke plotesuar 302 kerkesa per lenie te shtetesise shqiptare. Kerkesa qe kane mberritur ne Presidence, te shoqeruar edhe me propozimin e Ministrit te Rendit Publik, Igli Toska. Nderkohe, Presidenti me tre dekrete te vecanta, me 13 janar, 4 mars dhe 14 prill, u ka dhene shtetesine shqiptare 46 personave, 27 prej te cileve e kishin lene ate me pare.

    Nderkohe, sipas Presidences, arsyeja kryesore per "braktisjen" e shtetesise shqiptare eshte premtimi ose marrja e shtetesise ne nje shtet tjeter. Ne kete menyre, mbi 300 personat i kane kerkuar Presidentit t'u heqe shtetesine e vendit tone dhe per rrjedhoje te dorezojne edhe pasaportat. Sipas procedurave, aplikimi per heqje dore nga shtetesia shqiptare, behet ne Komisariatin e Policise, ku ndodhet vendbanimi i perhershem i kerkuesit. Per ata shtetas qe banojne jashte shtetit, aplikimi mund te behet ne perfaqesite diplomatike ose konsullore te Shqiperise. Pas marrjes se kesaj kerkese, procedura vijon ne Komisariatet e Policise te rretheve nga inspektoret per te huajt dhe ne Ministrine e Rendit Publik nga Drejtoria Qendrore e Policise se Rendit (Sektori i Pasaportes e te Huajve). E gjithe rruga mbyllet brenda 5-6 muajve, pasi firmoset nga Ministri i Rendit Publik dhe Kreu i Shtetit.

    Presidenti Moisiu duket se po tregohet me doreleshuar se paraardhesi i tij Meidani per dhenien apo heqjen e shtetesise. Ndersa, Berisha, gjate kohes qe drejtonte shtetin, firmosi me mijera dhenie apo heqje shtetesise.

    Korrieri 18/05/04

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Pse cka duhet me ba, me i mbajte njerezit me zor? S'paskan te drejte njerezit me kerkue nji jete normale pa i ba keq kujt? Te vehet edhe nji here ligji per tentative per arratisje ( te zevendesohet me tentative per marrje shtetesije te huej)

    Pohimi qi Berisha firmosi mijera heqje shtetesije me duket i cuditshem. "Mijera" s'ka kuptim. Nji mije prej njiqind mije ndryshon shume. Tue pase parasysh qi Berisha ishte president ne vjetet e para te demokracise e kur emigrantet shqiptare kishin pak vjet ne vendet e hueja, pra pak kushte per kerkim te shtetesise tjeter.

    Gjithsesi me ritmin 302 ne 4-5 muej edhe Moisiu po kapka shifra me tri zero.

Tema tė Ngjashme

  1. Petri Ēeku, kitaristi me pėrmasa evropiane!
    Nga Davius nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-06-2019, 08:10
  2. Ekipet e mėdhaja, cilat do tė dėshtojnė?
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 17:21
  3. Lufta Europe-Amerike po merr permasa jetike
    Nga Alket123 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-12-2005, 22:04
  4. Logjika historike dhe pėrmasa tejhistorike
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:40
  5. Dhuna kundėr grave nė Sudan po merr pėrmasa katastrofale
    Nga ALBA nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •