Nuk e di, perse zemra me rrahe aq shpejtuar,
si gurgullime e lumit ne pranvere,
tallazet zgjohen ne shpirtin tim
tek ty Nena ime dua te gjej strehe.

Dhe furishem me kaplojne mendimet,
dua ti preke duart tua me dashuri,
te mbeshtes koken ne preherin tend
dhe te qaj dua, te qaj si nje femij.

Por kilometra me ndajne nga ti,
kam shume nevoje per fjalet tua,
per miklimet dhe perkdhelite -
te me qetesosh ti shpirtin dua.

O Nene, sa me ka marre malli
te puthe ata sy dhe ato duar,
o Nene, sa kam nevoje
te me mbash ne preherin tend te bekuar.