Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    just passing by Maska e art groupie
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Postime
    14

    (prova teknike, te papurifikuara)

    Pse te hapem si nje lule
    kur me keputin,
    per te me dhene vetem pak me teper dite,
    ne vazo me uje te klorinuar e aspirine.



    Pse te zgjatem si nje lume
    e te rrjedh maleve, kthinave, kodrave,
    deri tek njerezit e qyteteve
    me deshiren e mire t’ju lag ballin e t’ju njom epshin
    gjate neteve te pagjuma verore
    kur trupat ju perpeliten ne ekstaze.

    Ata do te me ndotin me helmet e tyre urbane,
    sidoqofte...



    Pse te behem diell e hene bashke
    e te jap energji, drite, ngrohtesi, romance,
    atje ku njeriu shfrytezon e i grabit natyres
    gjelbersite pyjore te saj.
    Vetem pak kohe druri do perdoret
    e pas pak do digjet me mbeturinat e tjera plastike
    te bllokoje mushkerite e qiellit
    me tymin-hakmarrje,
    helmin origjinal te zemerimit blerosh,
    mesazh i nxirosur nga zemra e pyllit qe s’eshte me.



    Dhe pse te behem kanarine e te kendoj kenge gazi
    kur me fusin ne kafaz derisa te kendoj kenge vaji,
    derisa nuk kendoj me...
    Shoh nga dritarja e nje dhome me suva te rrezuar
    tufen e patave qe fluturojne qiejve
    dhe tragjikisht mes kaltersive me flatra shkruajne “V”

    Eshte Vdekja qe po vjen... paqendrueshmeria,
    konsumi, shfrytezimi, ndryshimi, fundi, harrimi...
    qe sikur drejtohet prej nje dore engjelli mistik
    ne qiej mbi kokat e botes, i ftuar nga shtegtimi.



    Nevoje, nevoje, nevoje...
    Nevoje dhe shfrytezim.
    Mireqenie.
    I forti do mare dhe i dobeti do jape,
    derisa dikujt kockat t’i treten ne mjerim.



    Derisa zoterise t’i jene nginjur te gjitha epshet
    dhe kordelat e bardhe, te pafajshem, te vajzerise njomzake
    nje nate te flene mbi gjoksin e tij deri ne agim,
    shpatulla mekanike, te forta gur,
    qe si nje thyerrese arrash me nje levizje... krrak!
    Dhe zemra e qumesht te nesermen thyhet ne gllaberim.

  2. #12
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Shume e bukur kjo e fundit,kompl.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  3. #13
    just passing by Maska e art groupie
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Postime
    14
    Faleminderit per fjalet e mira Blue sky.

  4. #14
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Toke ezmere, oaz blu...

    Prekjen e syve te tu mbi lekure ndjej
    irisi i tyre, per mua nje oaz jete blu,
    ndricim i bardhe, rrezatim melodie
    per veshet e shpirtit te tretur per uje.

    Lekura jote, nje toke ezmere
    e gjere, pjellore, si tek Mesdheu yne tutje tej,
    ti me jep ndjenjen, qe me te dore per dore
    dheut t'i eksploroj cdo plis, cdo reliev...

    Embel me fton, tinezisht me shikim magjepes,
    prane meje kerkon te jesh gjithe kohes amour
    se dielli po nxeh dheun e toke-shkretes
    qe mbi te bute, embel, ngrohte, te shtrihem une.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #15
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Te vij,
    e te vdes,
    e te qesh,
    e te therres,
    e te cirrem si e marre...

    Se ne bashke kurre s’qeme
    E kurre s’jemi ndare...

    E c'pati kjo zemra ime
    qe larg teje nuk rri dot?

    A thua e njohem njeri-tjetrin
    me perpara, gjate nje jete tjeter?

    A beson ne Zot?
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •