Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 45
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Thumbs down Natori i persiatjeve

    ja sa tė erret
    wrong verb

  2. #2
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    ēudi!!! athua pėrse vallė?
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Gjysėmnata e dytė e ditės sė parė tė persiatjeve

    Tė parėt tanė kanė qėnė mė tė menēur se pėr sa i marrim. Gjysėmnata e dytė e ditės sė parė ėshtė thjeshtuar nė “Mbrėmja e ditės sė parė” pa dyshim burimi i saj ka qėnė i tillė: mbramja – e mbramja – e mbrapmja; pra pėr ta, pjesa e dytė e tė njėjtės nate tė atij 24 orėshi qė na duhet tė vimė njė herė rrotull boshtit.
    Gjuhėtarėt thonė se nata ėshtė qė kur nis errėsira e deri kur mbaron, sipas tyre nata shtrihet nė dy ditė tė ndryshme kalendarike, nėse rron nė polin e veriut gjashtė muaj tė mira. Bukur deri kėtu.
    Ushtrim: Me ēfarė shpejtėsie duhet tė lėvizim nėpėr Ekuador qė jeta jonė tė jetė gjithmonė ditė?
    Teorikisht njeriut i jepet mundėsia tė jetojė gjithė jetėn e jetės vetėm nė ditė e largqoftė natė. Rrjedhimisht nata, sipas pėrcaktimit tė gjuhėtarėve tanė, ėshtė gjithė jeta e njeriut. Bukur apo jo. Mbramja mirė e mirėmbrėma! Gjuhėtarėt, pa tė keq, nuk kanė nė fjalor fjalėn “nadja.”
    Po gjysėmnata e parė si quhet? Menata.
    Pra pėr paraardhėsit ka qėnė menata, dita, mbrėmja, 12-6, 6-6, 6-12, pėr ne tė sotmit 00.00- 12, 12-24. Pėr gjuhėtarėt dita dhe nata nisin e mbarojnė kur lind e perėndon Dielli. Lavdi Zotit, qė Dielli nuk ėshtė shuar.
    wrong verb

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Shpirti dhe mishi. Te kene te dy te njejten ditenate, apo ta kene te ndryshme.
    Shpirtit tim ja ka qejfi te zgjohet ne Tirane, Dielli po te mos e zinte Dajti do te kishte lindur ne 5:19 AM per te perenduar ne 7:56 PM, e plot ne 12:37 koha me e mire per nje pice te mesme e dy kriklla te medha birre ai kalon meridian ne jug. Besoj a jo dielli do te jete 151.3 x 10 ne fuqi te gjashte kilometra larg nga buzet time gjithmone te zhuritura.
    Cfare kohe, ne profesionin me te dashur te turistit.
    Se sezoni turistik u hap mishi im. E celi kryeministri, e nje minister fluturoi me ballon, i kemi qiejt e sigurt ne ore.
    -Te pyesim njehere?
    -Po mire.
    -Mire po jo Europen, as Ameriken se nuk jane asnjeanese.
    -Zbresim ne polin tjeter e pyesim Australianet fjala vjen, Ministrine e Puneve te Jashtme dhe Tregjeve.
    -Bukur boll, besa.


    This Advice is current for Tuesday, 18 May 2004, EST
    The Advice was issued on Friday, 12 December 2003, 17:04:11, EDT


    This advice has been reviewed. It contains new information on Safety and Security. The overall level of the advice has not changed.

    Australians in Albania should exercise caution and keep themselves informed of developments that might affect their safety. Australians should defer travel to the north east border areas between Albania and Kosovo (including Bajram Curri and the Tropoje) and the northern sections of the border with the Former Yugoslavia Republic of Macedonia (FYROM).

    Ke pyetje? Beja ambasades shqiptare ne Pekin, ja numrat e telefonit dhe emaili.

    Albanian Embassy in Beijing, China, telephone (86 10) 65321120, facsimile (86 10) 65325451, e-mail emalb@public.bta.net.cn

    Hajt u gthifsh shendoshe, shpirti im!

    E kujdes, fli me nje sy hapur e nje mbyllur. E po te ra rruga andej nga ruan kufijte NATO, kujdes se eshte me rrezik.
    wrong verb

  5. #5
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Dita ėshtė robit, nata ėshtė e hajnit – me kėto fjalė njė gjysh Kavaje i jep fund ēapkėnllėqeve ditore tė nipit.
    Nė ora 20:00 kėtu ku jam kėmbanat e njė katedrale lajmėrojnė gjindjen pėr herė tė fundit.
    Dje shkova e zgjodha nė Google midis 1,750,000 faqeve tė internetit qė kanė kryefjalė Albania pikėrisht atė qė ju thotė australianėve mos udhėtoni nė verilindje se tė grabitin. Ndjehem i brengosur qė ndodhi ndėrkohė me postimit tim. Rastėsi? Kėto rastėsitė qė dalin janė bėrė si malet me kripė tė kriporeve.
    Tani mė duket sikur telepatia mė ēonte nė ato rrugė qė dikush kėrkon t’i mbyllė, por unė nuk ja gjeja dot fillin.
    Dikush kėrkon t’i mbyllė ato rrugė, dhe kėtu nuk ka vend pėr persiatje, as pėr tė shprehur ēudi se nga e dinė australianėt qė nuk kanė as ambasadė nė Shqipėri.
    Qėnia njerėzore ėshtė e lexueshme. E pėr kėtė nuk duhen as mjetet fantastike tė Big Brotherit tė Oruellit, e as ato reale tė CIA-s. Shih te kamera mbi monitor. Qesh. Tė shohin. Por kėto janė ēikėrima para telepatisė.
    Kur shtrėngon vera, kur e kuqja e lulezjarrit flakėron ato pak lulishte nėpėr Shqipėri, kur bletėt zukatin ultas nėpėr kėmbė kalimtarėsh, prej nga lart tarracave tė pallateve zbresin poshtė me njė bukuri mahnitėse fije tė holla tė ylberta merimangash tė vogla tė arta. Rrugė telepatike fijesh nėpėr hapėsirė.
    Persiat si arrijnė merimagat e vogla ta pėrshkojnė hapėsirėn ashtu siē dėshirojnė, dhe pse jo mendimi ynė. Mbase ne jemi soj tjetėr, nga ato qė thurin rrjeta pesėkėndėshe, e mendimi na humbet nėpėr labirinthin e ngatėruar pa fillim e fund tė asaj qė kemi krijuar vetė. Ose duhet tė jemi nga ai soj qė krijon pezhishka tė ērregullta tė nxirra oxhaku.
    Gjithsesi, pėr tė mbijetuar na duhet tė kapim ato mizat e qelbura sojsėze qė vėrtiten rrotull. E tė ruhemi dhe nga zhuzhakėt e zinj qė na rrinė mbi kokė.
    Mos thoni asgjė. E marr me mend ē’keni pėr tė thėnė.


    Kėtė e lexova tek Ballkanweb gjysėmnatėn e parė tė ditės sė dytė:


    KUKES (18 Maj) - Njė autobus me kosovare ėshtė grabitur mbrėmė nėn kėrcėnimin e armėve nga 2 persona me maska. Ngjarja ka ndodhur nė njė aks tė rrugės Kukės-Tiranė nė vendin e quajtur Qafė Shllak rreth 300 larg qytetit tė Pukės. Grabitėsit kanė ndaluar autobusin dhe nėn kėrcėnimin e armėve u kanė marrė 40 pasagjerėve, lekėt qė kishin me vete celularėt dhe sende tė tjera me vlerė. Vengjarja ėshtė rreth 3 orė larg Kukėsit, dhe sapo kanė mbėrritur nė kėtė qytet rreth orės 5 00 tė mėngjesit tė sotėm, pasagjerėt kanė bėrė denoncimin nė polici. Policia e Kukėsit nė bashkėpunim me atė tė Pukės, kanė mbėrritur menjėherė nė vendngjarje, por ende nuk ėshtė bėrė i mundur arrestimi i personave pėrgjegjės pėr kėtė grabitje. Grabitja e sotme ėshtė rasti i dytė brenda kėtij muaji qė ndodh nė akset e rrugės Kukės -Tiranė.
    wrong verb

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kur shtrėngon vera, kur e kuqja e lulezjarrit flakėron ato pak lulishte nėpėr Shqipėri, kur bletėt zukatin ultas nėpėr kėmbė kalimtarėsh, prej nga lart tarracave tė pallateve zbresin poshtė me njė bukuri mahnitėse fije tė holla tė ylberta merimangash tė vogla tė arta. Rrugė telepatike fijesh nėpėr hapėsirė.
    Sa i bukur ky pershkrim!

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    I fituari

    (Me mirėnjohje tė thellė pėr George Orwell)

    Dhe hije shtrihen mbi mendjen tėnde, ti nuk di ē'tė bėsh pėrpos tė kthesh kokėn majtas e djathtas nė kėrkim tė syve qė kėrkojnė tė tė fiksojnė. Deri nė ēmendje. Pastaj kur veten e ke parė me sytė e tė tjerėve, kur je shtrėnguar tė mbyllesh nė brendi pėr tė ruajtur tė paktėn intimitetin nga pangopėsia e syve tė huaj, kupton, se gjithēka ėshtė e kotė; momenti mė i lumtur ėshtė ai i njohjes sė forcės kontrolluese mbi ty dhe i pranimit, se ajo aty do tė jetė nė njė formė apo nė njė tjetėr, megjithė denoncimin tėnd. Por nuk duhet tė kėnaqesh me kėtė njohje qė tė kalon nga gjendja e frikės nėn pėrgjimin nė atė tė ēlirimit nga mania e persekutimit. Dil pėrpara „vėllezėrve tė mėdhenj“ e thirrju mesa ke nė kokė: E di qė jeni aty, e aty do tė mbeteni. Frikė prej jush s'kam, lepuj fushash tė ajėrta, trajta tė pashquara me fytyrėn e mbuluar me cohė lėkure tė shformueshme. Tė tillė do tė mbeteni nė njė jetė dyngjyrėshe, tė bardhė e tė zezė, me detyrimin e ndėrhyrjes nė ylberin e ndjenjave dhe mendimeve pėr t’i cėnuar, gjymtuar, shkatėrruar nė shėrbim tė shtrimit e kultivimit tė njė shoqėrie, ku e dėmshmja ndahet me thikė nga e dobishmja, viktima tė njė pushteti qė qėndron mbi ju, idesė vete, pavarėsisht se sjellės nė jetė tė idesė mund tė keni qenė ju vetė. Rrjeta e merimangės ju ngėrthen edhe ju dikur e nė pėrpjekje pėr t’u shqitur prej saj lėkurėt ju ēirren njėra pas tjetrės e dikur mbeteni vetėm ju dhe mungesa, mungesa e lirisė, e shpirtit, identitetit.
    A duhet tė kem mėshirė pėr ju “vėllezėr tė mėdhenj”, qeniet qė sikurse unė do tė bini dikur nė rrjetėn e idesė (pastė ajo cfarėdo emri tė ndėrlikuar apo tė thjeshte, qoftė e thurur ajo nė formė shkronjore nė faqet e nje libri apo nė fytyrat e njerėzve qė u gjymtuan prej jush e ndoshta gjenden nėn tokė), pėr ju merimangat e vockla punėtore?
    Pėr merimangat thonė se janė tė shenjta. Duke u nisur ndoshta nga kjo e thėnė, nuk kam guxuar tė vras ndonjė deri mė sot, dikur madje kam provuar tė mbaja njė merimangė si kafshė shtėpiake (pavarėsisht se mundi mė deshtoi, sepse harrova ta ushqej). Rrjetat e tyre kanė magjinė e tė pashpjegueshmes, qė vendos tė lidhė me njė fill qoshe jete, teksa pėrkund kokrriza pluhuri e rreze drite qė i bien pėrmbi. Si vrojtuese magjish nuk e kam me dėshirė zhdukjen e tyre, megjithatė tė ulem t'i studioj nuk kam mundur akoma. Ose mė mirė tė themi e kam shtyrė pėr njė kohė tė pacaktuar. Ashtu siē duket mė ndodh dhe me pėrpjekjen e studimit qė ju kushtohet juve, „vėllezėr tė mėdhenj“. Por mė shumė se pėr studim, prania juaj jo e magjishme (sepse vjen si pasojė e njė procesi mendimi) ka nevojė pėr jetėn e njė fshese qė tė ketė forcėn tė ngrihet, kur ju mundoheni tė na zini dritėn e tė na shuani frymėn. E mė e fuqishmja fshese mbi rrjetėn tuaj ėshtė jeta vetė; sado tė mundoheni ta rrjetėzoni atė, ajo do tė vazhdojė tė mos vdesė.
    Pėr aq kohė sa tė kem gjuhėn mjet nė mendjen time, pėr mua ju do tė mbeteni thjesht thurės tė nėnshtruar. E nėse dilni mbi Zotin (a natyrėn pėr jo-besimtarėt) e arrini tė ma shuani kėtė frymė qė mė fal lirinė? Nuk ka gjė vėllezėr tė shtrenjtė, mė sė shumti do tė vdes, me dijeninė shpresėplotė, se me fundin tim do t’ju duhet tė vdisni edhe vetė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 20-05-2004 mė 01:03

  8. #8
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Shtriqem, shtrij krahėt drejt qiellit qė shpalos mbasditėn, dhe lė tė futen fluturimthi fėrfėllima pafund flatrash nė foletė e fshehta tė gjoksit.

    Pėllumbat platiten, futin kokėn ndėr trupa, pulitin kapakėt e syve, dhe fryma ime, pa u ndjerė, prej fytit fryn nė qiellin e flakėruar si fjolla V-ė e patave qė firon ujrave tė detit.

    Ndjehet vetėm frymėmarrja ime e lehtė, bota fle.
    wrong verb

  9. #9
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nje pjese e "Falmeshendet nga Mosuli" qe e kam te shkruar ne koke por jo ne kompjuter, do te kete edhe monumentin e Odhise Paskalit "Partizani fitimtar" qe gjendet me Mathauzen.
    Duke shpresuar se sa me lart nuk jam gabim, kutimi qe i ka dhene shqipja fjales dhe perdorimi i saj tek ai monument eshte siperan. Qyta e partizanit i cili ka vene poshte nje hitlerian eshte pezull, ajo nuk godet, nuk ja thyen nofullat tjetrit, (ndryshe nga sa behet ne politiken shqiptare). Me patjeter kritika duhet te kete dalluar fitimtarin nga te mundurin apo humburin. Gabim, qe ne pretendimin per te vene dicka ne te mire dhe te keqe, te bardhe dhe te zeze, dhe mandej ne pretendimin tjeter se ai gjermani ka humbur.
    Ka humbur? Cfare? Autori duke ndalur doren e partizanit sapo i ka falur jeten. Kur te falin dicka nuk je i humbur por je i fituar.
    Apologjia e vertete e Sokratit dhe Mirush Kabashi yne qe korr sukses kudo qe e shpirtezon tregon ate te verteten tjeter. Atdheu? Vreshtat e xit, e ullishtat e ypsilonit? A mund te humbesh kur nuk ke se cfare? C'kuptim ka pergjigjia: Humba asgjene?
    Rikthehemi tek shqipja e dashur dhe larmia e kuptimeve qe ajo i jep fjales.
    Kete huq e kam fituar...
    Kush eshte i fituari? Huqi! Hajdutlleku te themi. Fitorje e madhe apo jo.
    Ne sporte perdorim fitues. Partizani fitues i Kupes se Republikes per sezonin 2003-2004.
    Ne kumar perdoret fite.
    S'kam asnje fitim te zgjatem. Tabela e Humbje/fitimeve per vitin 2003.
    Atehere pa e pare fjalorin:
    Fitimtar duhet te jete ai qe di te zbrese me kembet e tij nga piedestali qe i ngrene dhe i fituar ai qe nen hijen e piedestalit bosh nuk ka njeri mbi koke.

    Te thenit e gjerave qe edhe jane edhe s'jane eshte zanat i poeteve - thote Umberto Eco, per te vazhduar - te cileve ju lejojme te genjejne sepse ate e bejne kete per gjerat me te medha (madhore apo siperane).
    wrong verb

  10. #10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Unhappy

    te dish te presesh
    takimin zbukuron
    wrong verb

  11. #11
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    cfare do te thote "natori i persiatjeve"? sinqerisht kurioz.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar mė parė nga kulla
    cfare do te thote "natori i persiatjeve"? sinqerisht kurioz.
    natori- njeriu i nates (Nocturni, nata e shpirtit)
    persiatjet -ec e jakjet

    Kulla, vertet do ta sqarojne? ca gjera shijohen me mire ashtu ne gjendjen primitive

  13. #13
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pėrsiat
    – shkruar me ė dhe jo me e siē e kam bėrė unė, ėshtė ... shqyrtoj gjatė diēka.
    Duhet tė jetė sinonim i meditoj – shestoj, mendohem gjatė pėr diēka. Tė gjitha kėto sipas fjalorit tė shqipes. Gjendur midis pėrsėrit dhe pėrsit, respektivisht sėrit (vė nė radhė) dhe sit (sit miellin) duhet tė marrė dhe njė kuptim po tė midistė.
    Nator
    – nuk ka nė fjalor por ka natoj – kaloj natėn, e natorit sipas meje ishte sendi ku do shkruaja pėr tė kaluar natėn, sipas Larsusit do ishte ai (unė) qė do kalonte natėn. Nator natar, apo ndryshe (pėr nokturn diku kam pėrdorur natėsor) nuk ėshtė njė ditar, nuk ka data, nuk kam pėr ta mbajtur pėrditė (dhe as ditėn).

    Pra njė titull pėr njė temė ku unė mund ti shkruaj dhe rishkruaj ato qė kam ndėrmend kur tė mė bėhet mbarė, pa u varur nga fakti qė kanė ndodhur apo jo sot.
    wrong verb

  14. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pak mbi "i fituari" dhe "fitimtari". Komenti yt i mesiperm D D me ben te shkruaj, si vijon:


    Perseri pa e pare fjalorin.... “fitimtar” ne kuptim te ngushte eshte personi qe korr fitore ne nje „beteje“ te ndermarre kunder dikujt/dickaje. Ai eshte aktiv ne procesin e arritjes deri tek fitorja, pra luftues per te triumfuar. Ne fund te procesit ai qe qendron perballe tij eshte “humbesi”….“I fituari” eshte personi qe merr pjese ne menyre pasive ne procesin qe con drejt fitores. Ne fund te ketij procesi ai gezon ashtu sikurse “fitimtari" (fitimi per te eshte i njejte si per te parin). (Ne ekonomi ky person (i fituari) mban emrin “free rider” – ne anglisht, apo “Trittbrettfahrer” – ne gjermanisht. Perdoret ne trajtimin teorik te te mirave publike, per te cilat duhet te paguaje dikush. Nje rast konkret: per biletat e autobuzit, tramvajeve ka njerez qe nuk paguajne, gjithsesi ata arrijne te udhetojne. Sherbimi shteteror i autobuzeve apo tramvajeve nderkohe sigurohet per shkak se pertej ketyre “free rider” ekzistojne shume e shume te tjere qe paguajne per kete sherbim (te mire) publike.

    Fitimtar ne kuptim te gjere (sic e ke dhene dhe ti D D) eshte ai qe korr fitore ne nje “beteje” dhe ne fund te saj nuk pranon ngjitjen ne piedestal, apo zbret vete nga piedestali ku e kane ngjitur. Per mua ka dy mundesi (do nderlikohet ca si shume arsyetimi, po po vazhdoj):

    - eshte dyfish “fitimtar”. Pas betejes ne te cilen korri fitoren, ai duhet te nise nje beteje tjeter, ate te mbrojtjes se gjendjes se fitores, ne te cilen ai vete rrezikon qe ne fund te jete humbes, Qe te mos e rrezikoje dicka te tille, ai zbret vete dhe kjo eshte fitorja, sepse ai kupton qe ky proces (deshira e mberritjes ne nje fitore) eshte i perseritshem (si perpetum mobile). Eshte fitore ne “betejen” kunder idese se pushteti eshte i perjetshem (dhe jo i ndryshueshem ne vazhdimesi). Pra eshte perseri aktiv ne kete "beteje" te dyte.

    - eshte “fitimtar” dhe “i fituar”. Fitimtar ne fund te “betejes” se pare, dhe “free rider” ne “betejen” e dyte, sepse le dy persona(grupime) te tjere ta vazhdojne betejen qe ai zhvilloi ne fillim. Cilendo pozite pacin dy personat (grupimet), ne favor apo kundra tij, cilido prej tyre qofte fituesi ne betejen e re, ai shmang rrezikun e rrezimit dhe mbetet per secilen prej paleve i respektuar si fitimtari paraardhes. Ne kete rast “I respektuar” = “I fituar”. Respektin e siguron si pasoje e qenies se tij pasive ne “betejen” e dyte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 22-05-2004 mė 09:55

  15. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Big Brother e me shume

    (nga "Eksperimente me heshtjen")

    Tė qeshėsh a tė qash


    Vėlla i dashur, kur me fjalė ndodh tė vrasim,
    Kur mėrzisė sė ditėve zemrat i zbrazim,
    Pa kuptuar nė fund, pėrballė njėri-tjetrit presim.

    Tė qeshėsh a tė qash, pėr njėri-tjetrin frymė e gjak.
    I falur je pėr gjithēka sot e nė mote tė vijė,
    Vėlla i dashur, pėr ty do tė flijohesha me shpirt.



    Mbėrthyer tė dy nė njė dhomė ku njė film gėzon,
    Nė ekranin e atij qe njerėzit budallalleps thonė.
    “Dikush qė nga larg po na sheh”, me vjen zėri nė vesh,
    “E vetme s’qenkam me tė tilla mendime”, me zė tė lartė qesh.
    Sa mirė kur nė hapėsirėn miliardėshe aq i vogėl je,
    Sa nė flagrancė private s’kujtohet kush tė tė gozhdojė,
    A veē varfėri prej burracakėsh kjo qė shpirtin ta pushton?
    Ngujuar tė mėdhenjtė nėse kėtė ide fikse e ēojnė nė kokė,
    A ndoshta hiē s’e vrasin mendjen, se ka tė tjerė pafund,
    Qė pėr flagrancat e tyre u duhet tė heqin mund.
    Big Brother*, gjigand i satelitėve qė ndrisin frikėn si kometė,
    Do tė biesh ti, a pa pėrjashtime veten ta ngujojmė pėrjetė?



    Tė qeshėsh a tė qash,
    Tė mbyllėsh gojėn a tė shpėrthesh nė maraz,
    Mė e lehtė sytė drejt ekranit t’i mbash.

    Ēudi, dhe bijė e vetme tė ndodhė tė jesh,
    e sigurtė se me mijėra Big Brothers**,
    i ke pas vetes duke tė ndjekur nė jetė.



    *Big Brother - Vėlla i Madh
    **Big Brothers - Vėllezėr tė Mėdhenj



    (Qershor 2003)

  16. #16
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Post

    (Ne ekonomi ky person (i fituari) mban emrin “free rider” – ne anglisht, apo “Trittbrettfahrer” – ne gjermanisht.

    Nė shqip ky person ėshtė PĖRFTUES.
    wrong verb

  17. #17
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Smile

    PRE-K

    Ping pong,
    Sing a song,
    Sing along,
    Ping pong,
    Ping, sing,
    Pong, song,
    Ping,
    Pong,
    Ping,
    Pong,
    Sing a song,
    Sing along,
    Ping pong.
    wrong verb

  18. #18
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nė shqip ky person ėshtė PĖRFTUES.
    I fituar ne kete mes doli Filani/Fisteku.

    Ne sa ke shkruar me lart a mos duhet "PERFITUESI" (me I)?
    Perfitues ka kuptim perkeqesues. I fituar nuk e ka te tille.

  19. #19
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Gjithcka flitet per Sigurimet Shoqerore e Pensionet ka baze togfjaleshin:

    Perftojne pension te plote pleqerie te gjithe ....

    e mos e vazhdoj se ngatrohem,

    ata qe e perftojne jane prinderit apo gjysherit tane qe ne i duam apo jo

    te dy fjalet si perftoj dhe perfitoj jane me te njejtin kuptim



    Detyra e shoqerise njerezore ne mijravjecare (qe prej Adamit me c'duket) ka qene te zbuloje talentet. Oh, gjenite gjithmone kane dale zbuluar, here duke thirrur ne rruge "Eureka" si Arkimedi, e here duke nxjerre vetem gjuhen si Ajnshtajni.
    wrong verb

  20. #20
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ding dong, ding dong
    Zgjohu moj e mira Jonke,
    Ora shtate po tregon
    Per ne kopesht ty te fton.

    Shkoi avioni ne Hong Kong
    Dhe te solli ty nje konke
    Qe di te rrije ne bisht
    Me huncken si jelly fish.

    Shkoi avioni ne Hong Kong
    Dhe te solli ty nje konke
    Si te ishte prej verteti
    Me huncken si kandil deti.
    wrong verb

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •