Perftoj = marr. Perftojne pensionin pensionistet. Pensionistet kane punuar per ta siguruar pensionin. Dikur ne rini ata kane paguar per prinderit e tyre, ashtu sic po paguajne te rinjte sot per ta. Ata qe kane jetuar ne brezin e pare te venies ne jete te sistemit te pageses per pensionin dhe atij te perftimit (marrjes) se pensionit, ata po, qe kane pasur te drejte ta quajne se pensionistet kane perfituar prej tyre (mundit e djerses) dhe kjo bazuar ne faktin se ata nuk kishin ndonje siguri, se dikur edhe ata ne pleqeri do te mund te perfitonin nga ekzistenca e nje sistemi te tille. Kjo do te kishte nevoje per ekzistencen e nje strukture te qendrueshme shteterore dhe per zhvillim te mire ekonomik qe ajo qe paguan ata ne pikenisje e perllogaritur ne menyre matematiko-financiare ne te ardhmen te ishte me e vogel, ose maksimumi e barabarte me ate qe do te merrnin ne te ardhmen.
A thua kane qene te shumte ata qe kane ditur te bejne kesi llogarish matematiko-financiare? Nuk besoj, ndaj vertet do te doja te lexoja dicka mbi si jane pritur vendosjet e sistemeve te pensionit ne vende te ndryshme te botes. (Fillimisht i pranishem ne vendet, ku partite socialdemokrate/socialiste erdhen ne jete).
Sa me lart zhvleresohet krejt, kur fillohet diskutimi mbi drejtesine e niveleve te pensioneve, sepse kjo i kthen njerezit ne origjine. Dhe origjina do te kerkonte qe sipas asaj qe na mesojne se jemi te barabarte qe ne lindje, te ishim te barabarte, nderkohe qe kjo qendron larg te vertetes. Si mundet te rrenosh mrekulline e qenies unik ne bote me shikimin e vetes se barabarte me dikend. Gjenet jane te paret qe duhet te ngriheshin ne proteste dhe te kerkonin mosbarazine. Po, po nje revolucion, ne fund te se cilit bota do te clirohej nga cmenduria e qendisur ne gjuhet qe jetojme. Eshte mrekullia e sjelle ne jete prej gjeneve ajo qe duhet te vendose mbi boten. Mbi koken time qielli kriset dhe nje rrufe kercenon diten time te ardhshme. Reja zbraz te zezen mbi jeten perreth dhe me rrefen per drejtesine e mosbarazise. Edhe qielli eshte gjeni, u lind i tille; sa perjetova ishte shenje e kesaj gjenie, e afte per shuarjen e jetes. Zeri meket dhe revolucioni per fitoren e gjeneve tkurret ne kuroren qe leviz rreth kokes sime. Dielli zhvishet. Teshat e tij rrezore thyhen ne kende duke ndricuar butesisht jeten permes grilave gjysem te rena. Nuk me ben zemra t'i ngre grilat. Dielli i lakuriqte eshte nje pamje e bukur per shpirtin, por pas kesaj lodhjeje ne mendim, me dhimbset. Ai eshte nje viktime tjeter e mosbarazise, gjenise se te panjohures qe lidh jeten.
(vazhdon (perpunohet), kur te jem ndare pak nga pikenisja)
Krijoni Kontakt